Nostalgjia nuk ishte përvojë edhe aq e këndshme për David Beckham të shtunën mbrëma në Los Angeles Coliseum, pasi që e pa të mposhtur ekipin e tij, L.A. Galaxy nga ish-ekipi i tij Real Madrid me rezultat 4-1.


Ishte transferimi i kësaj vere i Realit José María Callejón ai i cili e zhbllokoi rezultatin (31'). Nëntë minuta pas këtij goli i riu Joselu arriti që ta dyfishojë epërsinë. Rezultati i pjesës së parë ishte 2-0.


Në pjesën e dytë, në listën e golashënuesve futet edhe golashënuesi më i mirë i Realit sezonën e kaluar, Cristiano Ronaldo (53'). Golin e fundit të Realit në këtë ndeshje e shënoi Karim Benzema (58').


Adam Cristman shënoi golin e nderit për L.A. Galaxy në minutën e 67.


Ishte ky takimi i parë parasezonal i Realit, ndërsa takimin e radhës e zhvillon më 20 korrik ndaj Chivas de Guadalajara.
Argjentina është eliminuar nga Copa America pasi u mposht në çerekfinale pas penaltive nga Uruguai në ndeshjen e zhvilluar në Santa Fe, në Argjentinë, ku dhe po mbahet kompeticioni.
Ndeshja filloi në mënyrë tejet dinamike, pasi skuadrat kërkuan portën e njëra-tjetrës.

Ishte Diego Perez ai që pas gjashtë minuash lojë arrin që të përvidhet në zonë dhe të shënojë për 1-0 dhe shokun në Santa Fe ndër mijëra argjentinasit.Mirëpo, kur ke në ekip një jashtëtokësor si Lionel Messi, ndodh që ta barazoni shpejtë rezultatin. Një pasim hyjnor, i jashtëzakonshëm, ai pasim prej Zoti të futbollit e nxori para porte Gonzalo Higuain (18’), i cili shënoi për 1-1. Nuk munguan ovacionet, e as përqafimet ndër Madrilenë e Blaugranë.Në vazhdim loja ishte tejet e baraspeshuar, para se Diego Perez (39’) të largohej me karton të kuq nga loja, për t’u freskuar në zhveshtoret e stadiumit.
Në pjesën e dytë përsëri lojë monotone dhe tensione të shumta. Rasti më i mirë i takoi Higuainit, i cili pas një pasimi nga Messi me një kthim nuk arriti të shënonte në portën e Musleras.
Në fund të takimit Tevez tentoi që të shmangte vazhdimet, por gjuajtja e tij e lirë përfundoi në këmbët e Musleras. Në ato momente u largua nga loja edhe Mascherano me kartonin e dytë të verdhë, duke bërë që ndeshja në vazhdime të shkonte me rezultat 1-1 dhe me 10-10 në lojtarë.
Uruguai në vazhdime shpresoi duke menduar se ka gjasa për ta bërë çudinë, por nuk arriti të rrezikojë. Messi vazhdoi me tentimet, por më kot kishte probleme me mbrojtësit e Uruguait.
Ndeshja u desh që të vendosej pas penaltive dhe ashtu si gjatë gjithë takimit, fantastik u tregua Fernando Muslera i cili ndali penaltinë e Carlos Tevez, për ta kualifikuar kështu Uruguain në çerekfinale të garës, ku do të takohet me Perun.
Argjentina kështu eliminohet nga Copa America përkundër faktit se ishte nikoqire dhe kishte pranë vetes tifozët. Së pari Bolivia, më pas Kolumbia dhe vuajtjet vazhduan edhe ndaj Uruguait, kurse Lionel Messi mund të vazhdojë ëndrrat e tij për trofe me kombëtaren.
Përfaqësuesja e Perusë ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Kolumbisë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Copa America.
Koha e rregullt e takimit përfundoi pa gola, ndërsa vlen të përmendet një penallti e huqur nga kolumbiani Falcao (66’), e cila i kushtoi përfaqësueses së tij.

Në vazhdime, lojtarët peruanë u treguan më të suksesshëm duke realizuar dy herë.

Pas një gjuajtje të lirë, aty u gjend Carlos Lobaton për ta kaluar Perunë në avantazh (102’), ndërsa dhjetë minuta më vonë, Juan Manuel Vargas e vulosi fitoren duke realizuar golin e dytë të përfaqësueses së tij.

Në gjysmëfinale, Peru do ta presë fituesin e duelit në mes të Argjentinës dhe Uruguait.
Benfica e ka transferuar qendërmbrojtësin argjentinas Ezequiel Garay nga Real Madridi.
Klubi portugez e ka konfirmuar transferimin e 24-vjeçarit përmes një komunikate të shkurtë për media, ndërsa nuk janë dhënë detaje për çmimin e transferimit dhe gjatësinë e kontratës.

Garay nuk arriti të zë vend në formacionin bazë të Los Blancos, ashtu që klubi spanjoll lejoi largimin e tij.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka deklaruar se titulli i vitit 2006 për të ka rëndësi sikurse të gjithë titujt tjerë të fituar.
Në sezonin 2005/2006 titullin e fitoi në fushë Juventusi, mirëpo ai iu dha Nerazzurrëve si pasojë e skandalit Calciopoli, ndërkohë që së fundmi është vërtetuar se ky titull i është marrë pa të drejtë Zonjës së Vjetër.

“Është interesante që edhe pas pesë vitesh vazhdon të mbetet i kontestuar. Fatmirësisht, sagës po i vjen fundi. Nuk ka dyshim që ky titull është sikurse të tjerët”, ka thënë Zanetti për Eurosport.
Rio Ferdinand beson se Manchester Unitedi ka mjaft lojtarë me përvojë për të konkurruar në Ligën Premier, përkundër se tashmë nuk gjendet lojtarë të tillë, si Edwin van der Sar, Paul Scholes, Gary Neville, Wes Brown, John O’Shea dhe Owen Hargreaves.
“Nuk pajtohem se kemi mungesë përvoje. Ne kemi lojtarët të tjerë që mund t’i zënë këto zbrazëti”.

“Ka njerëz si unë, Vida (Vidic), Park Ji-sung, Patrice Evra, Darren Fletcher, Wayne Rooney. Mund të vazhdoj tutje”, ka thënë Ferdinand për Sky Sports.
Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, ka pranuar se Real Madridi do të jetë favorit për ndeshjen miqësore që zhvillohet sonte mbrëma në Los Angeles.
“Ne jemi dy ekipe të mira”, theksoi Becks për Marca.

“Do të jetë shumë e vështirë të luash ndaj një Real Madridi të tillë. Do të ketë përfitime për Galaxyn që do të luajë në këtë ndeshje, duke përfshirë dhe formën fizike. Por, Real Madridi në çdo ndeshje është favorit”, tha Beckham.