Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka parashikuar që Liverpooli të jetë rivali kryesor në Ligën Premier këtë sezon.
Ish-lojtari i Evertonit ka qenë gjithmonë rival i Liverpoolit, por kësaj here pranon se te Redsat po zhvillohet një revolucion nën drejtimin e Kenny Dalglish.

Arritjet e Jordan Henderson dhe Charlie Adam, të cilët iu bashkuan dy përforcimeve të janarit, Andy Carroll dhe Luis Suarez, kanë çuar ekipin në një nivel tjetër, sipas sulmuesit anglez.

“Mendoj se Liverpooli do të sfidojë këtë herë. Ata kanë bërë disa nënshkrime vërtet të mira – lojtarë britanik – dhe nën urdhrat e Kenny Dalglish, jam i sigurt se ata do të luftojnë më fuqishëm se kurrë më parë për të qenë lart. Ata do të mendojmë se kanë shans për ta fituar titullin”, ka thënë Rooney.
Patrick Vieira beson se ekipi aktual i Arsenalit luan më mirë tash por ka mungesë të fuqisë fizike, e cila ndikon që klubi të mos mund të fitojë trofe.
Topçinjtë kanë kaluar gjashtë sezone pa fituar ndonjë trofe që kur Viera, i cili bëri 406 paraqitje për londinezët, shënoi penaltinë vendimtare në finalen e Kupës FA në vitin 2005.

“Që kur unë jam larguar nga Arsenali atje ka lojtarë të rinj, një gjeneratë e re dhe ndoshta një filozofi e re, pasi Arsenali luan futboll më të mirë se që kemi luajtur ne në kohën time. Pasimet dhe lëvizjet janë më të mira dhe ata janë më të shpejtë. Por ekipi jonë ishte më fizik dhe i përgjigjej më mirë lojës angleze”.

“Ka shumë dalim në mes ekipit të tashëm të Arsenalit dhe atij që luaja unë. Shikoni në portierin aso kohe, ju kishit personalitetin dhe praninë e David Seaman. Në mbrojtje ishin lojtarë si (Tony) Adams, (Steve) Bould dhe (Martin) Keown dhe pastaj unë dhe Emmanuel Petit në mesfushë – ishte një ekip shumë i madh, fizik dhe i frikshëm. por sinqerisht besoj se ekipi i Arsenalit tash luan më mirë se që luanim ne. Dallimi është se ne kemi vendosur trofe në murr”, ka thënë Vieira.
Mbrojtësi i Interit, Lucio, është pajtuar të nënshkruajë kontratë të re e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2014.
Mbrojtësi veteran ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën aktuale, që ka çuar në spekulime se ai mund të largohet nga Interi këtë verë.

Klubi nga Dubai, Al Ahli, ishte parashikuar si një destinacin i mundshëm i Lucios, si edhe Malaga dhe disa klube të Ligës Premier.

Por tash thuhet se lojtari ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për të vazhduar kontratën e tij edhe për dy vite të tjera.
Genoa është futur në bisedime me Fiorentinën për të transferuar sulmuesin Alberto Gilardino, bën të ditur Sky Sport 24.
E ardhmja e italianit është cak i spekulimeve të shumta pasi sulmuesi shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me ambiciet e pakta të klubit.

Interesimi i Genoas në Gilardinon, i cili ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2013, nuk është risi, pasi klubi edhe më herët ishte interesuar për të, por ka filluar negociatat vetëm tash.
Mesfushori i Santosit, Ganso, ka deklaruar se ai dëshiron të luajë vetëm për Milanin, përkundër interesimit të PSG-së së Leonardos.
“Unë e dua vetëm Milanin dhe jam i gatshëm të pres”, besohet t’i ketë thënë Ganso bashkëkombasit të tij Thiago Silva, gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport.

Milani po ashtu është lidhur me transferimet e Riccardo Montolivos dhe Marek Hamsik.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka numër të njëjtë golash me Sergio Agueron në Copa America, një statistikë kjo që nuk e brengos fare uruguaianin i cili është i interesuar për ta fituar trofeun.
“Të jem top golashënues nuk më intereson dhe aq. Unë dua të jem pjesë e një ëndrre kolektive e cila do të realizohet duke e fituar Copa America”, theksoi Suarez.

Uruguai do të tentojë ta fitojë trofeun e parë të Copa Americas që nga viti 1999 të dielën në përballjen finale ndaj Paraguait.
Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness ka akuzuar Arturo Vidal për thyerjen e premtimit dhe marrëveshjes verbale me gjigantin gjerman, përderisa kiliani po përgatitet për të kaluar te Juventusi.
“Vidal e ka thyer premtimin”.

“Do të ishte keq po që se ai do të priste edhe një vit për të kaluar te ne, por unë nuk kam pritur që ai të transferohet te Juventusi”, tha Hoeness për Spox.
Alberto Aquilani sipas gjasave do të mbetet te Liverpooli, ka thënë agjenti i tij Franco Zavaglia, pavarësisht se lidhet me një transferim te Fiorentina.
“Aquilani sipas gjasave do të qëndrojë te Liverpooli. Alberto është rikuperuar nga problemet e gjurit, ai është rikthyer në ekipin kombëtar dhe ka karakteristika të cilat nevojiten për t’ia dalë mirë në Ligën Premier”.

“Ai është në para-sezon me Liverpoolin dhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet e turneut veror deri tash”, ka thënë Zavaglia.

Aquilani ishte i huazuar te Juventusi sezonin e kaluar, por klubi italian nuk e shfrytëzoi opsionin për të nënshkruar kontratë të përhershme me të.