Roma ka kompletuar transferimin në parametra zero të mbrojtësit Gabriel Heinze nga Marseille.
Lajmin e bëri të ditur vet gjiganti italian me anë të një komunikate për shtyp, pa dhënë detajet mbi kontratën.

Roma pos Heinzes sot kishte konfirmuar edhe transferimin e Bojan Krkic nga Barcelona.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka bërë të qartë se portugezi Nani nuk do të largohet nga klubi nga Old Trafford, pas spekulimeve që e lidhnin atë me një largim.
“Nani luajti mirë gjithë sezonin e kaluar, por Valencia erdhi dhe forma e tij ishte aq e mirë sa që e pata të vështirë ta lë jashtë ekipit”.

“Nani është lojtar i mirë dhe personaliteti i tij po përmirësohet. Ne do të jemi sfidues sezonin e ardhshëm dhe ai do të luajë shumë ndeshje. Nanit nuk i erdhi mirë që nuk luajti në finalen e Ligës së Kampionëve, por ai është i ri dhe ai po piqet si njeri”, potencoi Fergie.
Juventus ka zbuluar se ka kompletuar nënshkrimin me mesfushorin e Bayer Leverkusen, Arturo Vidal, për 10.5 milionë euro.
Kiliani ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Biankonerët pasi ka kaluar testet mjekësore më herët gjatë ditës.

Shuma e transferimit do të paguhet në tre këste: pesë milionë do t’i jepen klubit gjerman menjëherë, derisa tre milionë do të paguhen më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Dy milionë e gjysmë euro të mbetura do të shkojnë në konton e Bayer Leverkusen më 31 dhjetor të vitit 2012.

Juventus po ashtu ka zbuluar se shuma e transferimit mund të rritet edhe për dy milionë euro, në varësi prej paraqitjeve të lojtarit në pesë vitet e ardhshme.

Vidal, 24-vjeçar, ka qenë shtyllë e Bayer Leverkusen që kur iu bashkua klubit në vitin 2007 nga Colo Colo, klub i cili po ashtu do të fitojë 30 për qind të shumës transferuese.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se ai është duke menduar tri transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar veror, por shtoi se ekzistojnë probleme të caktuara për këtë.
“Mendoj se është vërtet e vështirë të blesh ndonjë lojtar të mirë sepse të gjitha ekipet e mira i duan këta lojtarë”.

“Ne kemi dy-tre lojtarë që na interesojnë, por varet. Ne duhet të përmirësohemi sepse ne jemi për momentin me shumë pak lojtarë dhe duhet të blejmë lojtarë të rinj”, ka thënë Mancini që nuk përjashtoi lagimin e Tevez drejt Argjentinës, pa përmendur Interin.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se ai është duke menduar tri transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar veror, por shtoi se ekzistojnë probleme të caktuara për këtë.
“Mendoj se është vërtet e vështirë të blesh ndonjë lojtar të mirë sepse të gjitha ekipet e mira i duan këta lojtarë”.

“Ne kemi dy-tre lojtarë që na interesojnë, por varet. Ne duhet të përmirësohemi sepse ne jemi për momentin me shumë pak lojtarë dhe duhet të blejmë lojtarë të rinj”, ka thënë Mancini që nuk përjashtoi lagimin e Tevez drejt Argjentinës, pa përmendur Interin.
Jose Mourinho do të ketë pushtet shumë më të madh se sa të tjerët para tij te Real Madridi, pasi është emëruar edhe drejtor sportiv, që së bashku me rolin e trajnerit të klubit, e bën atë menaxher sipas modelit anglez.
Bordi i Real Madridit ka aprovuar një numër ndryshimesh që e shohin portugezin me fuqi shumë më të madhe kur vjen deri te interesat e ekipit.

“Drejtorati i Real Madridit, që është takuar të enjtën, ka aprovuar strukturën e re organizative që e përfshin një drejtor të përgjithshëm unik në Jose Sanchezin, Manuel Redondo do të jetë përgjegjës për presidencën, ndërsa Jose Mourinho është emëruar drejtor sportiv i klubit”, shkruan në një komunikatë nga klubi mbretëror.

Pas ndryshimeve të bëra, Jose Mourinho pritet të ketë më shumë ndikim në vendim marrje dhe në transferimin e lojtarëve.
Gjiganti turk, Galatasaray ka gjetur zëvëndësimin për Lorik Canën, ai është mesfushori brazilian i Juventusit, Felipe Melo.
28 vjeçari kishte deklaruar vet se do të largohet nga Juventusi dhe pas disa ditësh negociata, klubi turk ka siguruar shërbimet e tij. Ai konsiderohet një prej dështimeve më të mëdha të Juventusit, pasi është blerë 25 milionë euro nga Fiorentina, ndërsa është shitur për 13 milionë te Galata.

“Juventusi bën të ditur se ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për transferimin e Felipe Melos. Kontrata dhe çmimi fillëstar i huazimit do të paguhet në tri pjesë prej 1.5 milionë eurosh. Po ashtu ekziston dhe opsioni që vitin e ardhshëm të transferohet komplet kartoni i lojtarit për 13 milionë euro”, shkruan në komunikatën e Zonjës së Vjetër.
Arsenali dhe Barcelona pritet të mbajnë bisedimet e radhës për Cesc Fabregasin javën e ardhshme, me londinezët që pritet të kërkojnë plot 45 milionë euro.
Pas transferimit të Sanchez, prioritet i Barcelonës është Cesc Fabregas dhe përkundër çmimit të lartë, Barcelona është e vendosur t’i shkojë deri në fund dhe t’i japë finishin sagës dyvjeçare transferuese.

Drejtuesit e Barcelonës nuk e kanë hedhur poshtë që akordi me Arsenalin të arrihet jo më larg se javën e ardhshme.
Asi i Manchester United, Wayne Rooney e ka shënuar tanimë fitoren e parë ndaj rivalit të përbetuar Liverpoolit, duke mposhtur Luis Suarez dhe Fernando Torresin sa i përket popullaritetit ndër anglezët.
Mirror shkruan se Rooney ishte emri më popullor ndër fansat e futbollit anglez, duke shitur shumë herë më shumë fanella se sa yjet e Liverpoolit, Fernando Torres (që tani luan për Chelsean) dhe Luis Suarez.

Top dhjetë lojtarët më popullorë në Angli:

1) Rooney, Man United
2) Torres, Liverpool/Chelsea
3) Gerrard, Liverpool
4) Chicharito, Man United
5) Van Persie, Arsenal
6) Lampard, Chelsea
7) Drogba, Chelsea
8) Suarez, Liverpool
9) Arshavin, Arsenal
10) Giggs, Man United
Transferimi i Carlos Tevez te Interi për tifozët e Interit nuk është më një teori e pa mundur për t’u realizuar, pasi tashmë janë vënë kontaktet e para konkrete.
Carlos Tevez, i rikthyer nga forma e tij katastrofale në Copa America, momentalisht po qëndron në Sardenja ku po i kalon pushimet verore.

Dhe, mediat italiane besojnë se argjentinasi mund të konsiderohet tashmë lojtar Nerazzur, pas vizitës që i bëri drejtori i Interit, Marco Branca futbollistit të Manchester Cityt. Sigurisht, asnjë takim i këtij tipi nuk është i rastësishëm dhe temë e bisedimeve besohet të kenë qenë detajet kontraktuale të sulmuesit të ardhshëm Nerazzur.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka lansuar një deklaratë jashtëzakonisht kontraverse ku e ka quajtur futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin ‘idiot’. Ai shtoi se Messi e turpëroi veten duke marrë pjesë në Copa America.
“Nëse do të isha Lionel Messi, unë do të thosha se nuk do të luaja. Më dërgoni në gjyq, më suspendoni, por unë nuk do të shkoj që ta turpëroj veten sepse jam lojtar i madh. Unë luaj për Barcelonën dhe unë nuk po vij këtu për disa idiotë të cilët nuk dinë se si të luajnë me mua”.

”Messi është idiot. Ai e turpëroi veten duke luajtur në Copa America dhe ky ishte gabimi i tij, deklaroi De Laurentiis për Sky Sport Italia.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Cesc Fabregas dhe Samir Nasri, dy lojtarët të cilët besohet se do të largohen nga Emirates gjatë verës, e duan shumë klubin e tyre.
“Në rastin Fabregas, ai është i ndarë mes Barcelonës, ku u rrit, dhe arsenalit, ku ishte edukuar. Nuk është arsye financiare”.

“Me Nasrin është njëjtë – ata të dy e duan klubin dhe janë shumë të kënaqur me ne. Shpresojmë se mund t’i mbajmë që të dy këtu”, tha francezi.
Arjen Robben thotë se ai nuk është i shqetësuar për formën jo aq të mirë para-sezonale të Bayernit dhe shton se ata duhet të gjejnë ekuilibrin që nga fillimi i sezonit.
“Ekuilibri duhet të jetë më i mirë. Sigurisht ne kemi nevojë ta fillojmë sezonin më mirë se sa e bëmë vitin e kaluar. Sezonin e kaluar, ne kishim shtatë ose tetë pikë pas shtatë ndeshjes, që sigurisht nuk ishte një fillim i mirë”.

“Ne duhet ta gjejmë ekuilibrin, siç bëmë në pesë ndeshjet e fundit të sezonit. Duhet të përmirësohemi edhe në mbrojtje edhe në sulm dhe të shmangim pranimin e golave me lehtësi”, ka thënë Robben.

Bayerni ka përforcuar repartin mbrojtës duke transferuar portierin Manuel Neuer dhe mbrojtësit Rafinha dhe Jerome Boateng, por siç tregoi edhe gara e fundit, LIGA Total! Cup, përforcimet e reja kanë nevojë për kohë të adaptohen, pasi bavarezët u mposhtën dy herë, kundër Hamburg dhe Mainz.

“Rezultatet? Ata nuk janë kambana alarmi. Ne ende jemi në para-sezon dhe duhet ende të përmirësohemi – për këtë arsye ekziston para-sezoni dhe përgatitjet. Nuk ka aspak panik pas katër golave që pranuam në LIGA Total! Cup”, ka shtuar holandezi gjatë një interviste për Goal.