Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes beson se skuadra e tij nuk do të ketë telashe me Zurichun për t’u kualifikuar më tej në Ligën e Kampionëve.
“Futbolli zvicëran ka përparuar shumë kohëve të fundit dhe duhet ë jemi të kujdesshëm. Por, mendoj se është kundërshtar i menaxhueshëm dhe kemi gjasa të mira për fazën grupore”.

”Ne thjesht kemi tepër klas për kundërshtarët”, tha Heynckes për televizionin e klubit.
Roma është vënë në kërkim të mbrojtësit të Wolfsburgut Simon Kjaer.
Roma tashmë ka dështuar që ta transferojë danezin për 6 milionë euro, por pas largimit të Mexes dhe transferimit të Heinez, është paraqitur nevoja edhe për një qendërmbrojtës tjetër.

Kjaher është përmendur nga Sabatini si lojtar që u intereson Giallorosëve, por shumë varet dhe nga kërkesat e ujqve gjermanë.
Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo ka insistuar se nuk ka pasur negociata me Manchester Unitedin për Wesley Sneijderin dhe as që ka ardhur ndonjë ofertë e pa refuzueshme nga anglezët.
“Unë e kam thënë dhe e përsëris, kjo ka dalur vetëm nga gazetat dhe ne nuk po flasim për këtë. Ai është pjesë integrale e ekipit tonë dhe nuk ka negociata”.

“Nëse ne do të pranonim ndonjë ofertë të pa refuzueshme? Unë po ashtu e kam përsëritur këtë shumë herë. Nëse ne do të pranonim ndonjë ofertë për Sneijder ose lojtarë të tjerë, ofertë të pa refuzueshme, atëherë do të mendonim. Por, e përsëris, nuk ka negociata”, tha Paolillo.
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ndjen se ekipi i tij do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve në lidhje me Barcelonën gjatë sezonit të ardhshëm, ku ai pret të triumfojë në të gjitha garat.
“Ne po mendojmë për veten dhe për parasezonën. Ne kemi lojtarë të mëdhenj në këtë ekip dhe ne duam të luftojmë për të gjithë titujt, për tifozët të cilët gjithmonë na kanë përkrahur”.

“Ne duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të mos mendojmë për Barcelonën. Në fund ne duhet t’i masim gjërat”, u shpreh Pepe.