Alexandre Pato ka shprehur kënaqësinë e tij që i ka ndihmuar Milanit ta fitojë Superkupën ndaj Interit të shtunën.“Unë tentova më të mirën që t’i ndihmoj ekipet në minutat sa kam luajtur. Unë arrita ta vë Julio Cesarin jashtë golit dhe Boateng të shënojë. Jam i kënaqur”.
“Forma e dobët në sulm? Ne duhet të luajmë dhe të shohim, përgjigjen do ta merrni në fushë”, tha braziliani.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se skuadrës së tij po i mungon ende forma më e mirë fizike, por beson se Blaugranët do ta gjejnë atë gjatë sezonit.“Na duhet më shumë kohë për të arritur formën e plotë dhe më të mirë fizike, por aspekti mental i gjërave po ashtu luan rol me rëndësi”.
“Forma jonë nuk është çfarë do të duhej të kishte qenë. Real Madridi definitivisht është duke shkuar mirë dhe neve na duhet kohë. Por, do t’i bindi lojtarët e mi se ata mund të fitojnë”, potencoi Guardiola.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se ekipit do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me sistemin 3-4-3 të trajnerit të ri Gian Piero Gasperini.“Në pjesën e parë, ne luajtëm shumë mirë, sidomos në fillim. Më pas kemi qenë në konfuzion, sidomos në pjesën e dytë”.
“Sidoqoftë, është mirë dhe nuk është problem nëse ndodh dhe vjen këtej pari te një ekip si Interi. Këtë vit do të bëjmë diçka të re. Për t’u përshtatur me taktikat e reja të Gasperinit, na duhet pak kohë”, precizoi Zanetti.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka pësuar një lëndim në nyje gjatë miqësores ndaj Benficas.Van Persie shënoi gol në Eusebio Cup, por menaxheri Wenger nuk arriti të caktojë një afat kur do të kthehet Van Persie pas shfaqjes së këtij problemi.
“Është lëndim në nyje, nuk e di sa keq është. Gibbs ka problem muskulor në kofshë dhe Vermaelen ka një problem të vogël në shpinë”, theksoi Van Persie.
Manchester United ka shënuar fitore sensacionale ndaj rivalit të përbetuar Manchester Cityt në momentet përfundimtare të takimit të zhvilluar në Wembley i vlefshëm për Superkupën e Anglisë, me rezultat 3-2 dhe atë pas disavantazhit prej dy golash.Ndeshja filloi tepër e baraspeshuar me Unitedin që dominoi në posedim dhe në përgjithësi në lojë.
Sidoqoftë, pas disa gjysmë rasteve ishte David Silva ai që nga goditja e dënimit ia servoi në kokë topin mbrojtësit JoLeon Lescott, i cili pa prolem shënoi për 1-0 (38’). Reagim i dobët i portierit De Gea, i cili po e zhvillonte debutimin zyrtar në fanellën e Djajve.

Përsëri në shprehje erdhi De Gea. Në fund të pjesës së parë Edin Dzeko nga 30 metra lansoi një goditje jo dhe aq të pa përshtatshme që u shndërrua në gol falë intervenimit katastrofal nga gardiani spanjoll (45’), 2-0.
Sir Alex Ferguson njihet si motivues i përkryer dhe pasi zëvëndësoi tri lojtarë titullarë dhe futi në lojë tri lojtarë të rinj me të filluar pjesa e dytë, skocezi aplikoi presion mbi rivalin.
Një harkim i Ashley Young nga gjuajtja e lirë përfundoi në këmbët e Chris Smalling (52’) i cili shkriu epërsinë e Cityt në 2-1.

Dhe presioni i United vazhdoi deri në minutën e 58-të, kur pas një aksioni të përbashket të Rooneyt, Tom Cleverleyt dhe Nanit, shënoi ky i fundit për 2-2 dhe rikthimin në lojë të Djajve. Ishte ky aksion tipik me një prekjke në hapësirë të vogël. Edhe më mirë se Barcelona…
Në vazhdim ndeshja u baraspeshua, me Cityn që rrezikoi seriozisht De Gean nga distanca, por spanjolli ishte më i sigurtë në fund të takimit.
Një kundërsulm i shpejtë i Manchester United bëri që hero i takimit të shpallej Nani, (90+2’) i cili shënoi për 3-2 dhe fitoren sensacionale.
Kjo ndeshje garantoi se Liga Premier sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e zjarrtë, me Manchester Unitedin si favorit absolut për ta mbrojtur titullin, duke parë dhe lojën fantasike të shfaqur në pjesën e dytë.
Real Madridi e ka shfrytëzuar Manchester Cityn si stacion për transferimin e Sergio Agueros nga Aletico Madridi.Sunday Express citon burimet spanjolle të cilat pohojnë se Reali ka angazhuar Cityn që ta transferojë Agueron, pas insistimit të Atleticos se nuk do t’ia shesë rivalit sulmuesin më të mirë.
“Ëndrra e Agueros gjithmonë ka qenë Real Madridi. Përderisa është i ngazëllyer për kalimin te City, synimi i tij ultimativ është të kalojë në Bernabeu. Mund të jetë qëndrim afatshkurtër dhe nuk ka asgjë që mund të bëjë Atletico ta ndalë këtë. Shumë njerëz në Spanjë besojnë se ai do t’i bashkohet Realit në mundësinë e parë”, theksoi një burim i tabloidit britanik.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic mendon se Milani tani ka mentalitet fituesi, pas rikthimit të rezultatit ndaj Interit në sfidën e Superkupës.“Ne nuk kemi luajtur në nivelin më të mirë në aspektin e cilësisë, por edhe fizikisht edhe mentalisht ne vërtet jemi të fortë, sikurse gjithmonë”.
“Natyrisht, loja mund të përmirësohet. Le të vazhdojmë kështu dhe le të fitojë ekipi. Unë dua të fitoj me këtë ekip. Historia dhe tradita na imponon që të jemi fitues”, u shpreh Ibracadabra.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka thënë se tentimet për të transferuar Cesc Fabregas do të përfundojnë me sukses në të ardhmen e afërt.“Ne mezi presim që të na bashkohet Cesc dhe duket se gjithçka është në fazat finale”.
“Është çështje kohe kur do të arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Arsenalit, por jam optimist dhe mendoj se Cesc do të vijë në klub”, theksoi Xavi.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e di nëse Cesc Fabregas do të qëndrojë në klub, përderisa jemi në mes të afatit kalimtar veror.Saga transferuese e Cesc Fabregas nuk e ka gjetur ende fundin përkunër faktit se dy vitet e fundit ishin përplot spekulime për të ardhmen e tij.
“Situata nuk është zgjidhur ende, por siç kam thënë dhe dje, nuk kam asgjë për të shtuar”, theksoi francezi.
Barcelona mund të ketë pësuar humbje të rëndë nga Chivas me rezultat 4-1, por nuk ekziston arsye për Blaugranët të jenë të zhgënjyer pasi ekipi i tyre është në formën e zakonshme.Goli i parë i takimit dhe i fundit për Barcën në atë sfidë i shënuar nga David Villa është material i përbërë nga 42 pasime mjeshtërore tipike të Barcelonës, edhe pse në fund rezultati ishte tjetër.
Ekziston kundërthënie e madhe mbi atë se pse Barca u mposht nga Chivas dhe Real Madridi mposhti këtë të fundit me rezultat të thellë 3-0. Gjithçka do të marrë kahje tjetër, rivaliteti do të rritet më 14 gusht në duelin e parë të Superkupës së Spanjës që zhvillohet në Santiago Bernabeu – El Classico.
Real Madridi dëshiron që me çdo kusht ta rikthejë Kakan te Milani, ose ta lë atë drejt Chelseat për një shumë marramendëse.El Mundo Deportivo shkruan se Real Madridi mund të lirohet nga Kaka për vetëm 11 milionë euro.
Kjo do të ishte shumë tepër e vogël dhe automatikisht do të thoshte humbje e madhe për Los Blancos të cilët paguan 65 milionë euro për shërbimet e yllit brazilian. Kaka ka vuajtur nga lëndimet te Reali që pas kalimit nga Milani.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka deklaruar se Mario Balotelli do të sillet mirë ndaj Manchester Unitedit në finalen e Superkupës, pasi në të kaluarën italiani ka pasur telashe me lojtarë si Rio Ferdinand.“Jam i sigurtë se Mario do të sillet si duhet kur ne të luajmë ndaj Unitedit sepse ai luan për ekipin dhe është lojtar fantastik. Ai ishte i fokusuar kur ne mposhtëm Unitedin në gjysmëfinale dhe mendoj se do të jetë përsëri. Shpresoj që të ndodhë kështu sepse ai ka gjithçka për të qenë top lojtar”.
“Kur ai mendon për gjërat me kokën e tij, ai mendon se është më i miri. Ky është Mario. Ai është djalosh fantastic. Nuk e them se e kam blerë apo pse është italian, por pse ka personalitet në fushë”, ka thënë Mancini.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka dërguar sinjal të qartë homologut të tij të kombëtares së Anglisë, Fabio Capello se mund ta harrojë Jack Wilsheren për miqësoren e pa rëndësishme ndaj Holandës.“Ata mund ta përfshijnë në ekip sat ë dëshirojnë. Ai nuk do të luajë, kjo është shumë e thjeshtë. Unë do të doja që ai të luante, por nuk mundet”, theksoi Wenger.
Wilshere është duke vuajtur nga një lëndim dhe është në pikëpyetje nëse 19 vjeçari do të startojë në sezonin e ri.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson beson se ndeshja në kuadër të Superkupës së Anglisë ndaj Manchester Cityt dhe statusi prej derbit lokal nuk do ta ndryshojë rëndësinë e takimit.“Është e lehtë të bëhesh emocional për këtë lloj të lojës. Por, nuk e mendoj se do ta ndryshojë politikën tonë. Superkupa është një ndeshje e madhe dhe hap i madh në sezonin e ri”, theksoi Ferguson.
Manchester United takohet me Manchester Cityn sot me fillim nga ora 15:30 në Wembley.
Manchester City dhe Interi kanë mohuar spekulimet e La Gazzetta dello Sport se ishte bërë një ofertë për mesfushorin holandez, Wesley Sneijder.27 vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në Ligën Premier gjatë verës dhe përkundër faktit se është pranë Unitedit, një kalim te City është hedhur kategorikisht poshtë.
“Nuk ka negociata për të. Unë e kam thënë dhe po e përsëris, nuk ka negociata për të”, theksoi Ernesto Paolillo, drejtori i Interit teksa Nerazzurët janë duke ‘vajtuar’ pas disfatës së dhimbshme në Superkupë ndaj Milanit.
















