Arsenali ka kompletuar transferimin e parë serioz për këtë afat kalimtar veror, me mesfushorin Alex Oxlade-Chamberlain që ka kaluar nga Southamptoni te Arsenali për 12 milionë funte.
17 vjeçari është një prej mesfushorëve më me prespektivë në Angli, kurse transferimi i tij automatikisht do të thotë se Cesc Fabregas është lojtar i Barcelonës, pasi Oxlade-Chamberlain luan në të njëjtën pozitë, madje është shumë më i shumëanshëm – ai mund të luajë në çdo pozitë që ekziston në mesfushë pa ndonjë problem.

Kalimin e Oxlade-Chamberlain natyrisht se e lëvdoi Arsene Wenger, i cili pati vetëm fjalë të mira për të riun, duke thënë se ai di ta lexojë lojën dhe ka pasime vdekjeprurëse.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta mezi e pret ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës që zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, pasi mesfushori kërkon fitore në Bernabeu para ndeshjes kthyese në Camp Nou.
“Shpresoj se Superkupa e këtij viti nuk do të jetë sikur e edicionit të kaluar. Ne duam që të luajmë mirë në ndeshjen e parë, kështu që gjërat të duken më mirë për ndeshjen kthyese. Ne nuk po mendojmë për disfatë në Bernabeu. Ne duam ta fitojmë ndeshjen e parë”.

“Ne kemi punuar shumë për këtë ndeshje. Ne jemi stërvitur dhe kemi luajtur mjaft mirë. Ndeshja është fare pranë dhe unë dua të luaj mirë. Ne jemi të motivuar për të fituar trofeun tonë të parë të sezonit dhe po shkojmë në Bernabeu për të fituar”, deklaroi Iniesta.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin Emmanuel Adebayor në të cilën pritet të përfshihet edhe mesfushori në largim Fernando Gago.
Sport raporton se Mourinho shpreson që të ulë kërkesat e Cityt me përfshirjen e Gagos në ofertë për togolezin.

Real Madridi dëshiron të paguajë vetëm 10 milionë euro për Adebayor, përderisa sheikët e Manchester Cityt kërkojnë 16 milionë.
Milani është i gatshëm që të zgjerojë planet për gjetjen e ‘Mister X’ pas fitores në Superkupën e Itlalisë ndaj Interit.
Il Corriere dello Sport shkruan se Milani dëshiron që të transferojë një superyll pas transferimit të Ibrës verën e kaluar.

Lista e shopingut e Silvio Berlusconit konsiston nga sulmues të spikatur, duke përfshirë Didier Drogban, Lukas Podolskin, Emmanuel Adebayor, Dimitar Berbatov dhe Amauri.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger sipas tabloideve britanike është i frikësuar se mund të humbasë edhe Cesc Fabregasin edhe Samir Nasrin gjatë ditëve në vijim.
Daily Star shkruan se dy yjet e Arsenalit janë shumë pranë largimit nga klubi, ndërsa Wenger frikësohet nga kjo më shumë se të gjithë, pasi Arsenali do ta humbiste statusin prej klubi të madh.

Megjithatë, francezi nuk ka opsion tjetër nëse Manchester City dhe Barcelona insistojnë për blerjen e yjeve dhe anasjelltas, yjet insistojnë për largim nga Emirates.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson është vënë në mbrojtje të portierit nën zjarrin e mediave, David De Gea.
Ishte portieri i porsatransferuar te United për 18 milionë funte ai që gaboi dy herë rëndë, sidomos në golin e dytë të shënuar nga Edin Dzeko në Superkupën e Anglisë të zhvilluar të dielën. Dhe, ajo që ne dhe Fergie ia propozojmë De Geas është të mos i lexojë gazetat angleze në ditët në vijim.

“City është ekip i madh dhe topi i lansuar në golin e parë ishte i mirë, portieri nuk kishte gjasa aty. Në golin e dytë kemi mundur ta bllokojmë goditjen dhe ai e zuri portierin në këmbën e gabuar. Por, mendoj se duhet t’ia dilni me këtë dhe ai nuk ka ndonjë problem për gabimet e bëra”, potencoi Fergie.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany e ka pranuar fajin për golin e fitores të shënuar nga Nani në sekondat e fundit të Superkupës së Anglisë.
Gabimi i Kompany bëri që Nani të shënonte gol, pasi nuk arriti ta largojë topin nga gjysma e fushës.

”Ndodh, nëse jeni një qendërmbrojtës atëherë keni shumë përgjegjësi, por duhet ta pranoj fajin, ky është futbolli”, tha Kompany.
Antonio Cassano ka refuzuar ofertat nga Wolfsburg dhe Olympique Marseille dhe nuk ka synime të largohet nga Italia, shkruan La Gazzetta dello Sport.
Wolfsburg dhe Marseille supozohet se kanë qenë të interesuar për CAssanon, por tash duhet ta kthejnë vëmendjen diku tjetër, pasi sulmuesi dëshiron të mbetet në Serie A.

29-vjeçari ka joshur interesimin e klubeve si Fiorentina dhe Genoa, por paga e lartë e Cassanos është një pengesë për të dyja ekipet.

Cassano ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2014, por sulmuesi duket se është tepricë në kërkesat e kampionit të Italisë dhe vazhdimisht është duke u lidhur me një largim nga San Siro.
Sulmuesi i Santosit, Neymar, ka deklaruar se Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe thotë se ai mezi pret të përballet me kampionin e Evropës më vonë gjatë këtij viti.
Braziliani fitoi Copa Libertadores me ekipin brazilian për t’u kualifikuar për Kupën Botërore të Klubeve dhe ata mund të përfundojnë duke u përballur me Barcelonën në finale.

“Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe ata kanë lojtarin më të mirë në botë në ekip, por ne do të luajmë futbollin tonë kur të takohemi me ta. Nëse përfundojmë duke luajtur kundër Barcelonës, do të doja të shkoj fyt-më-fyt me ta”.

“Të mposhtësh Barcelonën është një detyrë shumë e vështirë. Nuk mendoj se ka taktika të veçanta të cilat duhet t’i përdorni. Ne vetëm duhet të lutemi, t’i kërkojmë Zotit ndihmë dhe të japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Neymar gjatë një interviste për Fifa.com.
Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai synon t’i fitojë të gjithë titujt e mundshëm në sezonet e ardhshme para se të pensionohet në fund të kontratës së tij me Milanin.
“Dua të vazhdoj të luaj për edhe dy ose tre sezone dhe dua të fitoj çdo trofe të mundshëm duke veshur fanellën e Milanit. Do t’i var këpucët sapo t’i arrij këto objektiva dhe sapo kontrata ime me Milanin të skadojë”, ka thënë Ibra për Tuttosport.

Sulmuesi 29-vjeçar ka marrëveshje me kampionin e Serie A deri në verën e vitit 2015. Ibra ka fituar tetë tituj të njëpasnjëshëm të ligës në tre vende, por ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve.
Carlos Tevez është rikthyer në kampin stërvitor të Manchester Cityt, por e ardhmja e argjentinasit mbetet ende e paqartë.
City më herët i dha pushim të zgjatur kapitenit pasi ai kishte qenë pjesë e Copa America me kombëtaren e Argjentinës.

Në mungesë të Tevez, City u mposht 3-2 nga rivalët e hidhur, Manchester United, në ndeshjen e Community Shield në Wembley gjatë të dielës, edhe pse qytetarët avancuan me rezultat 2-0 në pjesën e parë.

Ende është e paqartë nëse 27-vjeçari do të jetë në gjendje ose nëse do të ftohet të luajë për ndeshjen e parë të sezonit në Ligën Premier të cilën City e zhvillon si nikoqir i ekipit të porsa-promovuar në elitën e futbollit anglez, Swansea, që zhvillohet javën e ardhshme.

Tevez vazhdimisht e ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchesteri këtë verë, me qëllim që të jetë më afër familjes së tij në Argjentinë. Pas dështimit të transferimit të tij te ekipi brazilian Corinthians, ai së fundi është duke u lidhur me një transferim te Interi.
Gennaro Gattuso ka porositur Milanin të blejë mesfushorin e Fiorentinës, Riccardo Montolivo ose atë të Liverpoolit, Alberto Aqulani.
Milani është në kërkim të një mesfushori i cili do të zëvendësonte të larguarin drejt Juventusit, Andrea Pirlo, dhe që të dy emrat e lartpërmendur janë lidhur me transferim në San Siro.

“Mënyra se si shoh unë, Milani ka nevojë për një njeri në mesfushë. Ne të gjithë pak a shumë kemi të njëjtat karakteristika në atë zonë. Ne kemi nevojë për një lojtar i cili mund ta nxitë ekipin të lëvizë më shumë”.

“Mbase Aquilani mund ta bëjë këtë punë më mirë, derisa të gjithë ne e njohim Montolivon, pasi ai ka qenë lojtar i kombëtares italiane për vite. Aquilani dhe Montolivo që të dy janë lojtarë të shkëlqyeshëm”, ka thënë Gattuso për Gazzetta dello Sport.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka deklaruar se kampionët e Italisë, janë të vendosur të arrijnë sukses në të gjitha garat në sezonin 2011/12.
Klubi nga San Siro filloi sezonin me fitore 2-1 ndaj Interit në Superkupën e Italisë, por Silva nuk është i kënaqur me vetëm këtë trofe dhe dëshiron të fitojë edhe Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të ri.

“Nuk po bëj shaka kur them se ky ekip i Milanit mund të fitojë gjithçka. Ne tashmë kemi fituar një trofe, por ka edhe tre që na mungojnë. Milani mund ta fitojë Ligën e Kampinëve, por po ashtu edhe ekipet si Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United”.

“Ne kemi një ekip shumë të fuqishëm, dhe jemi më shumë se sa autsajder. Ne kemi treguar se pse jemi më të mirët në Itali me atë rikthim kundër Interit. Po ashtu dua ta fitoj Kupën e Italisë këtë sezon. Ju duhet gjithmonë të keni ambicie për të fituar nëse luani futboll”, ka thënë Silva për La Gazzetta dello Sport.

Milani fillon sezonin e ri 2011/12 në Serie A me ndeshjen e 27 gushtit kundër Cagliarit.
Anësori i Manchester United, Nani, ka lavdëruar shpirtin luftarak të ekipit të tij pas fitores ndaj Manchester City.
Nani ishte ylli i ndeshjes, derisa Djajtë e Kuq mposhtën rivalin lokal në garën e Superkupës së Anglisë, e cila njihet si Community Shield.

“Ky është United, ne të gjithë besuam deri në minutën e fundit dhe qasja e djelmoshave në pjesën e dytë ishte ajo çfarë gjithkush shpresonte se ne mund ta bëjmë”.

“Është mirë të luash kundër Man Cityt dhe të fitosh kështu. Mendoj se fansat tanë do të jenë shumë krenar për ne, është një ditë e bukur”, ka thënë Nani për Sky Sports.
Blerim Xhemaili, është i ngazëllyer nga fakti se do të luajë në Ligën e Kampionëve me Napolin në sezonin e ri.
Xhemaili u transferua te Napoli muajin e kaluar nga Parma dhe do të jetë pjesë e garës evropiane pasi klubi napolitan u pozicionua i treti në tabelën e Serie A sezonin e kaluar.

“Nëse ne besojmë në vete, atëherë ne mund të shkojmë larg. Kam gjetur shumë talentë këtu, më shumë se sa kam pritur ndonjëherë. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të mësojmë si të përballemi me euforinë dhe entuziazmin. Ne duhet të jemi kokulur”, ka thënë përforcimi i ri i Napolit.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, i cili aktivizohet për përfaqësuesen e Zvicrës, po ashtu ka thënë se ai është adaptuar në ekip pa asnjë problem dhe ka lavdëruar fansat e klubit të ri.

“Jam përshtatur në ekip pa probleme. Çdo bazë e fansave ka karakteristikat e veta, por në veri dhe jug të Italisë kam kuptuar se tifozët italianë janë shumë të pasionuar”, ka thënë Xhemaili për Corriere dello Sport.
Wesley Sneijder është i bindur se ai do të shitet nga Interi në ditët në vazhdim.
Sneijder, i cili është cak i dy gjigantëve anglez, Manchester United dhe Manchester City, refuzoi të flasë për mediat italiane pas disfatës 2-1 në Superkupën e Italisë nga Milani, por ka pranuar të flasë për ato holandeze.

“E di vetëm se Interi ka nevojë për para dhe unë mund të largohem nëse një ofertë e duhur arrin. Kam pesë ditë pushime pas miqësores së të mërkurës kundër Anglisë dhe shpresoj se rasti i të ardhshmes time të qartësohet gjatë kësaj kohe”.

“Jam krenar që dëgjoj se edhe United edhe City janë të interesuar për mua, por deri tash nuk kam pasur kontakte me asnjërin klub. Sa i takon të ardhmes time, kaq mund të them”, ka deklaruar Sneijder.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, raportohet se ka në tavolinë një kontratë të re nga Chelsea.
Arritja e supozuar e Romelu Lukaku te Chelsea do të shkaktonte një tepricë sulmuesish në ekip, dhe kjo ka ngritur spekulime për të ardhmen e lojtarëve si Drogba, Nicolas Anelka, Salomon Kalou dhe Florent Malouda, karriera e të cilëve është në dyshime nën drejtimin e trajnerit të ri Andres Villas-Boas.

Nëse ndonjëri prej tyre do të duhet të largohet, ai nuk do të jetë Drogba, shkruan PA Spor Sipas këtij mediumi, Blutë tashmë i kanë bërë ofertë sulmuesit për të vazhduar kontratën e cila skadon verën e ardhshme.
Ylli i Manchester United, Wayne Rooney, ka tallur rivalët e Manchester Cityt pas fitores së djeshme në Community Shield.
Djajtë e Kuq ishin në disavantazh 2-0, por arritën ta përmbysin rezultatin dhe të fitojnë superkupën e Anglisë me rezultat 3-2. Dhe Rooney ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të shprehur ngazëllimin e tij.

“Kam diçka për të thënë. Mendoj se sot ishte një leksion futbolli. Një fitore e madhe për kampionët”, ka shkruar sulmuesi anglez.
Legjenda e Liverpoolit, John Toshack, është caktuar përzgjedhësi i ri i përfaqësues së Maqedonisë në futboll.
Ish-trajneri i Real Madridit, 62-vjeçar, ka qenë i papunë që kur u largua nga Uellsi pas disfatës 1-0 nga Mali i Zi në shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.

“Jam i nderuar që Federata e Futbollit të Maqedonisë më ka caktuar si trajner të ekipit kombëtar të Maqedonisë. Shpresoj se së bashku të arrijmë sukses në nivel ndërkombëtar”, ka thënë ai për ueb faqen e FFM-së.
Reali i Madridit vazhdon turneun në Kinë. Por kësaj here ata kanë zhvilluar një ndeshje shumë interesante. ata në fushën e gjelbërt janë përballur me 109 fëmijë kinez të cilët i kanë vështirësuar jo pak madrielenët. Por, edhe siç mund ta kuptoni, vështirësia nuk vjen nga kualiteti i fëmijëve por nga kallaballëku në fushë.
Mesfushori i Interit, Thiago Motta, e ka shprehur zhgënjimin e tij për shkak të humbjes së Nerazzurëve ndaj Milanit në kuadër të Superkupës së Italisë.
Zikaltrit dominuan në gjysmën e parë, mirëpo nuk arritën ta mbanin epërsinë prej një goli, ashtu që rivalët kuqezi e përmbysën rezultatin.

“Kjo humbje është vështirë të përtypet. Ishte një ndeshje të cilën mund ta menaxhonim më mirë, sidomos për faktin se në gjysmën e parës kemi luajtur mirë”, ka deklaruar Motta.
Sir Alex Ferguson e ka lavdëruar golashënuesin e dyfishtë në fitoren dramatike të Manchester Unitedit kundër rivalit lokal, Manchester City, në kuadër të Community Shield.
Anësori portugez ishte njeriu kryesor i Djajve të Kuq në fitoren prej 3-2 në Wembley, ndërsa trajneri nuk ka hezituar ta lëvdojë lojtarin e tij.

Ferguson ka thënë se Nani ka luajtur mirë edhe në sezonin e kaluar, porse ai kishte vendosur për Valencian për shkak se skuadra kishte pasur nevojë për freski.
Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka folur për dëshirën e tij që t’i shohë lojtarët anglezë me formë të ngritur para ndeshjeve kruciale për kualifikim në Euro 2012.
“Ne jemi me fat pasi ekipet angleze, top ekipet, kanë blerë disa lojtarë të rinj. Ata mund të përmirësohen nëse luajnë në ekipet e mëdha sepse duhet të fitojnë çdo ndeshje”.

“Është ndryshe të luash në mes të tabelës e ndryshe në maje, duhet të fitoni për të luftuar për tituj. Për atë arsye do të më interesojnë anglezët e Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt”, deklaroi Capello.
Legjenda gjermane Franz Beckenbauer ka lëvduar mesfushorin e Borussia Dortmundit, Mario Goetze, duke thënë se ai është i ngjashëm sikur Lionel Messi.
“Është e pa mundur ta ndalësh Goetzen. Ai luan sikurse nuk po përballet me askënd në fushë”.

“Ai i ka atributet e njëjta sikur Messi, stili i lojës i të cilit, leximi i lojës dhe instinktet prej futbollisti i bën ata më të mirët”, u shpreh Beckenbauer.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk do të lejojë që Cesc Fabregas dhe Samir Nasri të largohen gjatë afatit kalimtar veror.
Daily Star Sunday shkruan se Wenger është i vendosur që njërin prej lojtarëve të mos e lejojë të largohet dhe jo të dy, mirëpo njëri patjetër se do të largohet.

Kjo do të thotë se ose Nasri i kërkuar nga Manchester City, ose Cesc Fabregas i kërkuar me ngulm nga Barcelona do të duhet të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Emirates.
Juventusi i ka planifikuar bisedimet për anësorin Eljero Elia me klubin e holandezit, Hamburgun.
Sipas Tuttosport, Juventusi është tejet serioz për ish-mesfushorin e Twentes dhe Antonio Conte dëshiron ta ketë atë në skuadër.

Bianconerët dëshirojnë të paguajnë 8 milionë euro për të, por nuk dihet nëse gjermanët do ta pranojnë këtë ofertë.