Manchester City është duke këmbëngulur se Interit i duhen vetëm para për të bindur ‘qytetarët’ ta lejojnë transferimin e Carlos Tevez në Meazza.
Manchester Evening News raporton se City ia ka bërë të qartë Interit se nuk e ka ndërmend që të lejojë largimin e argjentinasit për një shumë më të vogël se 50 milionë funte.
Roberto Mancini e kishte bërë të qartë se e ka në planet e tij Tevez, por se nuk dihet asgjë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Manchester City shpreson ta kompletojë transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Samir Nasri, para fillimit të sezonit të ri.
L’Equipe shkruan se Manchester City ka intenfisikuar përpjekjet për të transferuar francezin në Etihad Stadium për fillimin e sezonit të ri.
Tashmë City ia ka ofruar Nasrit një kontratë prej 185 mijë funtesh në javë, por shumë varet edhe nga situata e Manchester United me Wesley Sneijder, pasi në rast të dështimit të transferimit të holandezit, menjëherë në planet e Djajve do të rikthehej Nasri.
Milani është i gatshëm që të bëjë ofertë për sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, kjo pas transferimit të pasardhësit të Drogbas, Romelu Lukaku te klubi nga Stamford Bridge.
Mediaset që është pronë e Silvio Berlusconit raporton se Milani është duke bërë plane serioze për të transferimin e Drogbas dhe kjo mund të realizohet pas shitjes së Antonio Cassanos.
Tashmë rruga për Drogban është gjysmë e pastruar me Alberto Paloschin që ka kaluar te Chievo gjatë të hënës.
Real Madridi beson se ka transferuar Lionel Messin e ri, shtatëvjeçarin nga Argjentina, Leonel Angel Coira.
Trajneri i juniorëve të Real Madridit, Rafael Gabaldon konfirmoi për Ole dje se Los Blancos kanë transferuar Coiran, i cili bëhet transferi më i ri i huaj në histori të klubit.
Coira tashmë ka filluar të krahasohet me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, ndërsa ai zgjodhi klubin mbretëror para rivalit Atletico Madrid.
Asi i Interit, Samuel Eto’o është duke kërkuar transferimin te ekipi rus Anzhi Makhachkala që do t’ia rriste pasurinë kamerunasit për 80 milionë euro.
La Gazzetta dello Sport shkruan se zyrtarë të Anzhit janë në Itali për të biseduar me zyrtarët e Interit, me ofertën prej 20 milionë eurosh në vit të pranuar nga Eto’o.
Anzhi është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për sulmuesin e Interit, por mund të shkojë deri në 30 milionë euro.
Sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi ia ka hapur derën një rikthimi të Kakas në San Siro nga Real Madridi.
“Ricky Kaka është mik i imi dhe unë gjithmonë dëgjohem me të. Nëse ai kthehet, të gjithë do të ishin të lumtur”.
”Partneriteti Kaka-Inzaghi u ka dhënë fansave aq shumë kënaqësi dhe sukses”, u shpreh italiani.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka pranuar se ka pasur biseda jo zyrtare me kampionët e Ligës Premier, Manchester United.
“Manchester United nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare. Ndoshta kanë ekzistuar bisedime jo zyrtare”.
“Gjithmonë ka kontakte. Unë nuk e di nëse jam interesuar për t’u larguar. Nëse diçka vjen këtu pari, kam mjaft kohë për të vendosur. Unë ka gjasa të mëdha të jem edhe lojtar i Interit, por edhe të largohem. Varet nga Interi, jo nga unë”, tha Sneijder për NOS.
Federata Angleze e Futbollit (FA) e ka anuluar miqësoren e Anglisë ndaj Holandës për shkak të protestave në Londër.
Ndeshja është dashur të zhvillohej të mërkurën, por pas protestave të cilat kanë hyrë në natën e tretë, ndeshja është anuluar.
Ky vendim vjen pas negociatave të zyrtarëve të FA me policinë e Anglisë, për shkak se do të ishte e vështirë për forcat e sigurisë përballimi i protestave dhe mbajtja e rendit dhe ligjit në stadiumin legjendar, Wembley.
Atalanta do ta fillojë sezonin 2011-2012 në Serie A me minus gjashtë pikë, pasi komisioni disiplinor i FIGC-së ka konfirmuar dënimet pas hetimit për skandalin më të fundit të manipulimeve në futbollin italian.
Kështu, Atalantës do t’i hiqen gjashtë pikë me të filluar sezoni, kurse kapitenit Christian Donit i është ndaluar që të jetë në futboll për tri vjet e gjysmë, ashtu sikurse bashkëlojtarit të tij Thomas Manfredinit.
Ish-reprezentuesi italian dhe krijuesi i skandalit të fundit, Giuseppe Signori është dënuar me pesë vjet jashtë çdo aktiviteti të futbollit dhe pritet që t’i ndalohet marrja e ndonjë roli në futboll për pjesën e mbetur të jetës së tij.
Joe Hart ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Cityn, ka konfirmuar klubi anglez.
Portieri 24-vjeçar erdhi te City për 600 mijë funte nga Shrewsbury Town në vitin 2006, por arriti ta shohë veten si numri një te klubi dhe te kombëtarja angleze vetëm vitin e kaluar, pas disa paraqitjeve mbresëlënëse.
“Jam absolutisht i ngazëllyer që kam nënshkruar marrëveshjen e re dhe është një moment shumë ngacmues për mua të jem një lojtar i Cityt. Nuk mund të mendoj veten të jem diku tjetër përveç Cityt dhe vërtet ndjehem si në shtëpi. Ndjehem shumë i privilegjuar të qëndroj këtu edhe për pesë vite të tjera”, ka thënë Hart.
Interi është duke synuar mesfushorin e Lazio, Hernanez, si zëvendësim të drejtpërdrejtë për Wesley Sneijder.
Sneijder pritet të transferohet në Angli këtë verë, me Manchester United dhe Manchester City që luftojnë për të marrë shërbimet e tij.
Mediaset shkruan se Interi tash është duke kërkuar të gjejë një zëvendësim dhe tashmë ka hapur negociatat me Genoan për Juraj Kucka.
Megjithatë, Hernanes po ashtu është duke u menduar nga Interi pas sezonit të tij të jashtëzakonshëm në Evropë.
Ish-mesfushori i Sao Paulo pritet të shkëlqejë edhe më shumë në sezonin e ri dhe Interi mendon se ai do të ishte një pasues ideal për Sneijder.
Ylli i Interit, Samuel Eto’o, është duke anuar për një transferim te Anzhi Makhachkala, për të cilin klubi rus do të harxhonte jo më pak se 80 milionë euro.
Gazzetta dello Sport shkruan se zyrtarë të Anzhi sot do të qëndrojnë në Itali për biseduar me zyrtarë të Interit, pasi tashmë i kanë ofruar një kontratë trevjeçare sulmuesit, nga e cila ai do të fitojë 20 milionë euro në vit.
Eto’o është i impresionuar dhe kërkon edhe një vit shtesë me të njëjtat kushte. Anzhi është i përgatitur t’i paguajë 20 milionë euro Interit, shumë e cila mund të shkojë deri në 30 milionë.
Nëse marrëveshja arrihet me shifrat më të larta, Anzhi do të harxhonte deri në 110 milionë euro për të pasur Eto’o në radhët e veta për katër vitet e ardhshme, 30 për Interin dhe 80 për lojtarin.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i gatshëm t’ia ofrojë Napolit sulmuesin Mario Balotelli si shkëmbim për shërbimet e Ezequiel Lavezzit.
Mancini tashmë ka shfaqur interesim në Lavezzin, i cili do të ishte një partner ideal për Sergio Agueron në sulmin e Cityt.
Corriere dello Sport shkruan se Mancini ka humbur durimin me Balotellin, i cili sërish nuk arriti të kontrollojë veten në disfatën ndaj Manchester United në Wembley.
Në vend se të këmbëngulë për sulmuesin problematik, Mancini është i gatshëm të pranojë disfatën dhe t’ia ofrojë atë Napolit në shkëmbim të plotë për mesfushorin me tipare sulmuese, Lavezzi.
Përforcimi i ri i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, thotë se ai është krenar që do të luajë për një klub të klasit si Arsenali.
Mesfushori, i cili do të mbushë vetëm 18 vjet javën e ardhshme, dje kompletoi transferimin e tij te Arsenali pasi dy klubet arritën marrëveshje të vlefshme 12 milionë funte për transferimin e tij.
“Jam i ngazëllyer që i bashkohem Arsenalit. Është një klub fantastik dhe vërtet mezi pres mundësinë për të luajtur futboll në nivelin më të lartë. Arsenali ka një menaxher të shkëlqyeshëm te Arsene Wenger, lojtarë të kualitetit më të lartë dhe një stil atraktiv të lojës. Këto të gjithë kanë qenë faktorë që unë të nënshkruaj për Arsenalin”.
“Jam krenar që i bashkohem Arsenalit, por po ashtu do të doja të shfrytëzoj mundësinë për të falënderuar çdokënd te Southampton për ndihmën e tyre dhe mbështetjen gjatë hapave të parë të karrierës time, për të cilën gjithmonë do të jem falënderuese”, ka thënë mesfushori.
Oxlade-Chamberlain iu bashkohet Topçinjve pas një sezoni të shkëlqyeshëm në stadiumin St Mary ku luajti rol kyç në promovimin e Southampton nga League One (kategoria e tretë) në Championship (kategoria e dytë në kampionatin anglez).
Ai shënoi 10 gola në 41 paraqitje në ligë para se të votohet si lojtari më i mirë i vitit në League One.
Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, mendon se Chelsea mbetet rivali më i afërt për Djajtë e Kuq.
“Në mendjen time Manchester United është ekipi më i mirë në vend dhe pastaj është Chelsea. City ka harxhuar shumë para, por me këtë vjen presioni dhe si ata do të përballen me këtë nuk e di”.
“ [Por] Rivali më i madh i Manchester United është Manchester United. Nëse ne jemi në gjendje të mjeshtërojmë me veten dhe të luajmë me aftësitë tona gjatë sezonit, ne do ta fitojmë ligën, kjo nuk është arrogancë, është vetëbesim”, ka thënë francezi.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, beson se bashkëlojtari i tij Zlatan Ibrahimovic duhet të shënojë më shumë gola në Serie A.
Ibra shënoi golin e barazimit në Superkupën e Italisë ndaj rivalit lokal, Interit, ndeshje kjo e zhvilluar të shtunën në Pekin të Kinës ku ekipi i trajnerit Massimiliano Allegri fitoi me rezultat 2-1.
Suedezi shënoi 14 gola dhe kontribuoi me 11 asistime sezonin e kaluar kur Milani fitoi titullin e kampionit të Italisë, por Gattuso pret më shumë nga Ibra në sezonin e ri.
“Dikush si Ibra në Itali duhet të shënoi 30 gola në sezon. Për një lojtar të kualitetit të tij, ai shënon shumë pak”, ka thënë Gattuso për La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ka shprehur zhgënjimin me humbjen e skuadrës së tij ndaj Borussia Monchengladbachut të dielën pasdite.
Gjiganti gjerman dështoi të shkëlqente ndaj skuadrës së dobët nga Monchengladbachu, duke u mposhtur 1-0 nga këta të fundit, në ndeshjen e parë të sezonit.
“Ne është dashur ta rrisim shpejtësinë dhe ta lëvizim topin më shumë, por nuk kemi qenë të përkushtuar që nga fillimi. Ne është dashur të luajmë me më shumë presion. Gladbachu ishte shumë i organizuar. Ata na e kanë bërë një rrjet të merimangës dhe ne kemi hyrë në të”, theksoi Heynckes.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa i është bashkuar radhës së lojtarëve të Barcelonës të cilët i bëjnë thirrje asit të Arsenalit, Cesc Fabregas, të transferohet në Camp Nou.
Fabregas tashmë një kohë të gjatë është lidhur me një rikthim në Spanjë dhe të dyja klubet kanë qenë në bisedime për një transfer potencial gjatë verës.
“Shpresoj se Fabregas do të përfundojë në vendin ku jam tash, t’i bashkohet Barcelonës. Mendoj se ai është pjekur dhe është përmirësuar. Ai vërtet do t’i shtonte cilësi ekipit”, u shpreh Villa.
Mesfushori i Santosit, Ganso ka deklaruar se ai do të qëndrojë në klub edhe për Kupën Botërore të Klubeve në dhjetor, duke u distancuar nga lufta për shitjen e kartonit të tij në mes të kompanisë që ka gjysmën e aksioneve të tij, DIS dhe Santosit.
“Unë ia kam dhënë fjalën presidentit Luis Ribeiro dhe këtë dua t’ua qartësoj tifozëve. Unë do të luaj në Botërorin e Klubeve. Unë nuk kam marrë ndonjë ofertë dhe besoj se as Santosi nuk ka marrë ndonjë”.
“Tifozët e Santosit duhet ta dinë se kjo luftë është mes DIS dhe Santosit, dhe jo në mes të Gansos dhe Santosit. Unë e kam dhënë fjalën time dhe mund t’ua garantoj tifozëve se nuk do të largohem”, deklaroi Ganso.
Portieri i Chelseat, Petr Cech nuk e di as vet kush do të luajë nga fillimi në ndeshjen hapëse të sezonit në Ligën Premier kur Blutë udhëtojnë në fushë të Stoke Cityt.
“Mendoj se është e drejtë të themi që secilit lojtar i është dhënë kohë e njëjtë për t’u dëshmuar, por vërtet nuk e di kush do të luajë ndaj Stoke Cityt”.
“Nuk mund të themi asgjë, pasi trajnerët kanë edhe një javë për të vendosur për formacionin startues. Ne jemi të kënaqur që kemi fituar miqësoren e fundit. Në parasezon ne fituam të gjitha ndeshjet dhe kjo është mirë për aspektin psikologjik”, pohoi Cech.
Portieri i Bayernit të Munichut, Manuel Neuer, ka marrë përgjegjësinë për golin që e shkaktoi humbjen shokuese në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbachut.
Bayerni humbi një numër rastesh para se në minutën e 62-të Igor De Camargo të shënonte me kokë, falë gabimit të Manuel Neuer që nuk arriti ta grushtojë topin.
Neuer tashmë është një figurë e urryer nga tifozët e Bayernit dhe duke folur për Bild pas ndeshjes, ai pranoi gabimin.
“Gjithçka shkoi keq, nuk i shfrytëzuam rastet tona. Dhe më pas gabimi im bëri që të pranojmë gol. Unë jam dukur shumë keq”, u shpreh Neuer.
















