Agjenti i Ablerto Aquiulanit pret telefonatën vendimtare nga Milani për ta larguar klientin e tij nga Anfield dhe për ta bërë lojtar të kampionit të Italisë.
Milani dhe Fiorentina janë duke u lidhur me transferimin e mesfushorit, kurse pa qartësitë në transferimin e tij e kanë bërë atë të gjendet në mes të një thike me dy teha.

“Adriano Galliani i di të gjitha faktet dhe ai është mirë i informuar. Milani ka thënë se ka nevojë për një mesfushor, kështu që ne nuk duhet ta përmbyllim këtë mundësi”, u shpreh agjenti i italianit.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas beson se sulmuesi Fernando Torres do të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Stoke Cityt në Britannia Stadium.
“Mendoj se ai do të jetë mirë dhe do të jetë në formacion për Stoken”.

“Ai kishte pësuar një lëndim dhe dje ai nuk ka arritur të kujtojë se çfarë ndodhi. Ka probleme me formën fizike, por mendoj se do të jetë i gatshëm për Stoken”, ka thënë Villas Boas.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se Topçinjtë janë ende klub i madh në futboll, përkundër largimit të kapitenit Cesc Fabregas.
“Ne ndjejmë se kemi qenë afër vitin e kaluar dhe tani jemi edhe më të mirë. Ne do të jemi në maje, mos u brengosni”.

“Pse? Sepse kemi ekip të ri që mund vetëm të përmirësohet. A duam të blejmë? Nuk e di sepse për momentin kemi skuadër të madhe, kemi shumë lojtarë”, u shpreh ai.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka qeshur me spekulimet të cilat e lidhnin me një largim nga Interi drejt Rubin Kazanit.
La Gazzetta dello Sport pohon se klubi rus është serioz në garë për italianin, pas dështimit të tentimeve nga Napoli dhe Genoa për të.

“Këto spekulime vërtet më bëjnë të qesh. Unë natyrisht se do të qëndroj. Unë jam lojtar i Interit, jam këtu i lumtur dhe dua ta respektoj kontratën”, theksoi Milito.
Sulmuesi i Santosit, Neymar ka refuzuar që të përjashtojë një kalim ose te Real Madridi ose te Barcelona, duke thënë se nuk ka ndonjë preferencë të caktuar përpos klubit të tij aktual, Santosit.
“Unë jam lojtar i Santosit dhe nuk kam nënshkruar për Realin. Pasi e lëvdova Barcën, nuk do të thotë se jam i interesuar për ta. Unë jam lojtar i Santosit, por nuk përjashtoj as Barcën e as Realin për të ardhmen”, theksoi Neymar.

Neymar pritet që të qëndrojë te Santosi deri në janar, nga ku më pas do të kalojë te ndonjë prej gjigantëve spanjollë.
Bosi i manchester United, Sir Alex Ferguson ka bërë një aludim të fuqishëm se Djajtë janë larguar definitivisht nga gara për transferimin e mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder.
Është zbuluar nga mediat angleze gjatë ditës se United ka hequr dorë nga Sneijder, gjë në në njëfarë mënyre konfirmohet nga vet strategu skocez i cili bëri një aludim të fuqishëm duke folur para Mary Leishman Foundation në Dunfermline.

“Një grup të shëndosh e krijoj moralisht, duke u dhënë uri për të fituar, duke u dhënë dëshirë për të luajtur futboll. Sekreti nuk qëndron tek të hollat”, aludoi Ferguson, pasi Sneijder është duke kërkuar pagë astronomike.
Kapiteni i Chelseat, John Terry mendon se mosha e re e Andres Villas Boas (33 vjeç) nuk paraqet fare problem për ekipin që ta respektojë atë. Madje Terry thotë se Villas Boas është sikurse Jose Mourinho sa u përket cilësive.
“Secili menaxher i Chelseat krahasohet me Mourinhon dhe ndoshta kjo është më e shprehur në Andren, që nuk është e drejtë të bëhet. Por, qartë ne kemi mësuar gjërat nga Mourinho ashtu siç i mësojmë nga Villas Boas tani”.

“Ai meriton respektin tonë. Ai ka një qëndrim fituesi, ai nuk di të humbasë. Ai ka aq besim në vete, ju bën aq të sigurtë”, tha Terry.
Anësori i Hamburgut, Eljero Elia ka thumbuar Juventusin duke thënë se përkundër faktit që u refuzuar oferta e gjigantit torinez, për të kjo nuk paraqet asnjë problem.
“Hamburgu më ka thënë se refuzoi një ofertë nga Juventusi, por kjo nuk është problem për mua”.

“Unë nuk jam i interesuar për të kaluar te një klub i të njëjtit nivel. Juventusi mund të jetë prej më të mirëve në Itali, por ata nuk janë superiorë për Hamburgun. Nëse do të kishim biseduar për Arsenalin apo Chelsean, atëherë do të ishte më ndryshe”, potencoi Elia.
Cesc Fabregas tashmë është lojtar i Barcelonës dhe kjo tani është punë e kryer, pasi mesfushori do të nënshkruajë shumë shpejtë marrëveshjen që do ta mbajë atë në Camp Nou.
Sipas Marca, mesfushori i ri i Barcelonës do ta nënshkruajë marrëveshjen të dielën, kurse do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, me prezantimin zyrtar si lojtar të hënën mbrëma.

Zyrtarizimi i Fabregas te Barcelona është shtyrë për shkak të Superkupës së Spanjës, ndeshja e parë e të cilës zhvillohet në Bernabeu.

Sipas mediave spanjolle, shuma totale e transferimit është 40 milionë euro, 36 milionë të cilat i ka paguar Barcelona, 5 milionë të cilat i ka dhënë vet Fabregas dhe 1 milion tjetër në formë të bonuseve për gjigantin londinez, Arsenal.
Ji-Sung Park ka nënshkruar kontratën e re e cila do ta shohë jugkoreanin në Old Trafford deri së bashku në fundin e sezonit 2012/2013.
Rinovimin e Park e mirëpriti Sir Alex Ferguson i cili tha: “Ji ka qenë lojtar i rëndësishëm me vite të tëra për ne. Ai ka energji dhe ka shënuar gola në ndeshje të mëdha. Ai është lojtar i popullarizuar i skuadrës dhe me përvojë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Ji-Sung Park kaloi te Manchester United nga PSV Eindhoven në verën e vitit 2005 dhe ka 177 paraqitje në fanellën e Djajve.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola do të duhet t’ia dalë pa të lënduarit Gerard Pique dhe Sergio Busquets për supersfidën e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit.
Dyshja pësoi lëndimet respektive në miqësoren prej 2-1 ndaj Italisë të mërkurën dhe mund të mos jenë në formacion për ndeshjen e të dielës.

Ndeshja e parë e Superkupës që zhvillohet me sistem vajtje-ardhje zhvillohet të dielën në Bernabeu, kurse ndeshja kthyese dhe vendimtare zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Camp Nou.
Ish-portieri i Real Madridit, Francisco Buyo, është i bindur se djelmoshat e Jose Mourinhos do ta fitojnë Superkupën e Spanjës, dhe ai pret që ata ta shkatërrojnë Barcën me rezultat 5-0 në ndeshjen e parë në Bernabeu.
Madrid u mposht me të njëjtin rezultat në El Clasicon e parë të sezonit të kaluar në Camp Nou, por Buyo nuk ka dyshime se ish-klubi i tij do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë këtë herë.

“Real Madridi është favorit për Superkupën. Mendoj se ata do ta fitojnë ndeshjen e parë me rezultat 5-0. Ata më pas do ta përfundojnë ndeshjen në udhëtim me 3-1. Real Madridi ka shumë lojtarë kualitativ”, ka thënë Buyo për Marca.
Mbrojtësit e Barcelonës, Carles Puyol dhe Gerard Pique kanë mirëpritur transferimin e shokut të tyre të kombëtares, Cesc Fabregas te klubi katalanas.
“Sot do të jetë ditë e madhe”, theksoi Pique në Twitter, kurse nga ana tjetër Valdes aludoi se transferi i Fabregas është çështje orësh.

Kapiteni i klubit Carles Puyol e shprehu kënaqësinë në transferimin e Fabregas dhe i uroi atij mirëseardhje: “Mirë se vjen në shtëpi, o Cesc. Jemi të lumtur të kemi këtu”.

Transferimi i shumëpritur i Cesc Fabregas do të zyrtarizohet në orët në vazhdim, pas plot dy viteve spekulime për të ardhmen e katalanasit. Cesc Fabregas pritet të përfitojë pesë milionë euro më pak te Barcelona, por do të transferohet për një shumë prej 35 milionë euro në Camp Nou.
Gjiganti italian, Juventus, raportohet se ka kthyer vëmendjen kah anësori i Schalke, Jefferson Farfan.
Pasi nënshkroi me Mirko Vucinic për të përforcuar repartin sulmues që tashmë përbëhet nga lojtarë si Fabio Quagliarella, Alessandro Matri, dhe Milos Krasic, Biankonerët janë në kërkim të edhe një lojtari ofensiv.

Ata së fundi bënë ofertë për Eljero Elia që u refuzua nga Hamburgu, por sipas Gazzetta Dello Sport, ata tash kanë kthyer vëmendjen kah 26-vjeçari peruan.

Farfan ka joshur vëmendjen e Juventusit falë paraqitjeve të tij në sezonin e kaluar kur ndihmoi ekipin të arrijë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të fitojë Kupën e Gjermanisë, DFB Pokal.

Ish-ylli i PSV aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim në këmbë dhe ende nuk është paraqitur për Schalken këtë sezon. Ai vlerësohet në regjionin e 18 milionë eurove.
Bayern Munich ka marrë disa lajme të pakëndshme derisa përgatitet për ndeshjen e nesërme derbi të Bundesligës përballë Wolfsburgut.
Lajmet e fundit thonë se Arjen Robben ka pësuar një lëndim dhe tash mund të mungojë në ndeshjen e radhës për bavarezët.

Sipas Bild, anësori holandez ka pësuar një lëndim në shpinë që i shkakton atij dhimbje.

“Sigurisht, ai është në pikëpyetje”, ka thënë trajneri Jupp Heynckes rreth situatës së Robben.
Paris Saint-Germain është duke menduar zëvendësimin e trajnerit aktual Antoine Kombouare me ish-menaxherin e Chelseat, Carlo Ancelotti, nëse ai dështon ta çojë ekipin e Ligue 1 në kahe të duhur në javët e para të sezonit të ri.
Ancelotti u shkarkua nga detyra e trajnerit të Chelsea në maj dhe zbuloi se ai nuk do të punojë për një vit pasi dëshiron të pushojë nga futbolli.

Megjithatë, drejtori sportiv i PSG, Leonardo, supozohet se e sheh Ancelottin si personin e përkryer për të udhëhequr ekipin ambicioz të kryeqytetit francez në sezonet e ardhshme dhe shpreson se 52-vjeçari mund të bindet për t’u rikthyer në futboll më herët.

Paris Saint-Germain humbi në ndeshjen e parë të sezonit, duke u mposhtur para tifozëve të vet me rezultat 1-0 nga Lorient. Ata udhëtojnë te Stade Rennais në ndeshjen e dytë të sezonit, e cila zhvillohet këtë vikend.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i etur për sukses në prag të sezonit 2011/12, dhe e ka bërë të qartë se dëshiron më shumë trofe se sa rekorde individuale.
Portugezi shënoi plot 40 gola në sezonin e kaluar, por nuk arriti të fitojë ligën ose Ligën e Kampionëve, pasi Barcelona ishte dukshëm më e mirë.

“Sigurisht, do të bëj maksimumin për të shijuar një sezon të shkëlqyeshëm. Sidoqoftë, nuk mendoj për të thyer rekordet e mia nga viti i kaluar. Dua të fitoj trofe me klubin dhe do të bëj gjithçka për ta arritur këtë. Kjo është ajo për të cilën të gjithë ne punojmë”, ka thënë Ronaldo për Marca.

Reali pret Barcelonën të dielën në ndeshjen e parë të sezonit, Superkupën e Spanjës. Ndeshja e dytë dhe vendimtare për fituesin e kësaj gare do të zhvillohet të mërkurën në Camp Nou.
Newcastle United është i gatshëm të rikthehet te Manchester United për të forcuar edhe më shumë ekipin.
Ish-anësori i United, Gabriel Obertan, këtë javë u bë nënshkrimi më i ri i Newcastle, por menaxheri Alan Pardew planifikon të sjellë edhe një emër tjetër nga radhët e Djajve të Kuq në repartin e sulmin.

Evening Chronicle shkruan se Pardew synon sulmuesin e United, Kiko Macheda. Italiani mund të jetë në dispozicion në formë huazimi para se tregu transferues të mbyllet.
Cesc Fabregas dhe Samir Nasri Cesc Fabregas dhe Samir Nasri janë lënë jashtë ekipit të Arsenalit i cili gjatë të dielës do të udhëtojë në fushë të Newcastle United për ndeshjen e parë të sezonit në Ligën Premier.
Dyshja raportohet se janë afër për t’u larguar nga Emirates Stadium njëri drejt Barcelonës dhe tjetri drejt Manchester Cityt, dhe nuk do të jenë pjesë e ndeshjes në St James Park.

Mbrëmë Arsene Wenger tha se ai dëshiron që situata rreth dyshes të zgjidhet sa më shpejt që mundet.

“Ne shpresojmë ajo të zgjidhet shpejt, në njërin, ose në drejtimin tjetër. Ne do ta dimë këtë shumë shpejt. Situata e Nasri është stabile”.

“Sërish, është vështirë të flasësh për transferime, por ne jemi në një situatë kur duhet të marrim një vendin, në një ose në drejtim tjetër. Do të ishte ideale nëse kjo zgjidhet para fillimit të sezonit”, tha Wenger.
I riu i Barcelonës, Thiago Alcantara, është i bindur se katalanasit kanë gjithë çfarë ju nevojitet për të mposhtur Real Madridin në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Santiago Bernabeu këtë të diel, derisa ndeshja e dytë do të zhvillohet tre ditë më vonë në Camp Nou, dhe Alcantara nuk ka dyshime se Barcelona do të dalë fituese.

“Është shumë e thjeshtë: mendoj se Barcelona do ta fitojë dhe do ta ngrejë trofeun. Kur ju mjeshtëroni të gjithë aspektin mbrojtës dhe ofensiv të ndeshjes dhe gjithmonë keni pjesën më të madhe të posedimit, ju qëndroni në pol-pozicion për të fituar”.

“Ne e dimë se puna jonë e fuqishme dhe stili tipi i lojës na kanë udhëhequr drejt shumë sukseseve dhe do të vazhdojmë të luajmë kështu. Real Madridi është rivali ynë më i madh dhe ju kurrë nuk dëshironi të humbni ndaj tyre. Ky është rast edhe tash”, ka thënë Alcantara për Sport.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Laurent Blanc, mendon se Barcelona ka nënshkruar me “lojtarin e ëndrrave” kur ka transferuar Alexis Sanchez.
Francezi ishte i impresionuar nga Sanchez në miqësoren e të mërkurës kundër Kilit, ndeshje e cila përfundoi me barazim 1-1.

“Ai ka kualitete të cilat çdo amator ose lojtar evropian ëndërron t’i ketë. Ai është shumë i talentuar”, ka thënë Blanc.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se kampioni i Evropës, Barcelona, nuk është një ekip i pathyeshëm.
“Nëse ju i gjeni ata në ditën kur ata luajnë aq mirë sa munden, nuk jam i sigurt se dikush mund t’i prekë, nëse jam i sinqertë. Por fizikisht, vërtet besoj se ne jemi një rival i nivelit për ta”.

“Andaj, nëse ne duhet të përballemi me ta më herët ose më vonë në Ligën e Kampionëve, besoj se kemi një shans të mirë, si çdokush”, ka thënë Terry.
Vicente del Bosque, thotë se nuk ka arsye për panik pas disfatës nga Italia.
Kampioni i Evropës dhe botës u mposht 2-1 në miqësoren e zhvilluar të mërkurën në Bari, por kjo nuk e shqetëson shumë trajnerin spanjoll.

“Ne filluam vërtet shumë keq. Megjithatë, jam i lumtur me paraqitjen në pjesën e dytë. Nëse flasim në përgjithësi, kjo ishte një ndeshje e mirë. Por në pjesën e dytë, kur ne përmirësuam lojën, ndodhi disfata”, ka thënë Del Bosque.
Jo-Wilfried Tsonga i ka dhënë edhe një goditje tjetër të pakëndshme Roger Federerit, duke e mposhtur zviceranin 2-1 në sete (7-6, 4-6, 6-1) dhe për të siguruar vend në çerekfinalen e Montreal Masters.
Federer, i treti më i mirë në botë, erdhi në rundin e tretë të turneut duke kërkuar hakmarrje ndaj francezit pas disfatës ndaj tij muajin e kaluar në Wimbledon, por rezultati mbeti i njëjti.

“Ai më mposhti mua në Wimbledon, andaj nuk e di se sa befasi është kjo. Mendoj se nëse ai do të luajë mirë sërish dhe unë nuk do të luaj në formën time të më të mirë, ai mund ta bëjë atë sërish. Ai ka vetëbesim tash”, ka thënë Federer.

Nga gara e Kanadasë janë eliminuar edhe i dyti në botë, spanjolli Rafael Nadal dhe i katërti, britaniku Andy Murray.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se Milani është në pole pozicion për të mbrojtur titullin, pak para fillimit të sezonit të ri në Serie A.
“Është e drejtë që Milani të jetë favorit para të gjithëve, ata janë më të mirët dhe mendoj se Interi është prapa tyre”.

“Nëse Interi do ta shesë Eto’on te Anzhi, atëherë do të vijë ndonjë lojtar tjetër i madh dhe nuk mendoj se do të jetë ndryshe ky ekip”, tha Chiellini.