Jo Wilfried Tsonga është kualifikuar për në gjysmëfinale të Mopntreal Masters, ku do të përballet me numrin një të botës, Novak Djokovic.
Francezi fitoi në dy sete ndaj spanjollit të tetë në botë Nical Almagro (6-4, 6-4), derisa serbi fitoi po në dy sete ndaj francezit tjetër Gael Monfils (6-2, 6-1). Fitorja e Djokovic e çon rekordin e tij të sezonit në 51 fitoren kundrejt një humbjeje.

Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen amerikani Mardy Fish dhe serbi Janko Tipsarevic.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villa-Boas, është i gatshëm të pensionohet në moshën 34-vjeçare.
Portugezi është vetëm 33-vjeçar dhe thotë se mund të heqë dorë nga puna e trajnerit jo më larg se vitin e ardhshëm nëse ai fiton katër trofe me Blutë: Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën Carling.

“Nëse i fitoj të katër trofe do të pensionohem”, ka thënë Villas-Boas duke qeshur.

Ai fitoi katër tituj sezonin e kaluar, kur drejtoi Porton, por nuk u pensionua. “Jo, por kam menduar për këtë”, ka komentuar më tej portugezi.
Arsenal është i interesuar të arrijë marrëveshje shkëmbimi me Manchester Cityn – duke kërkuar Carlos Tevez për Samir Nasri.
The Sun shkruan se Tevez është duke u përpjekur të largohet nga Manchesteri gjithë verën. Dhe me menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, që është nën presion të madh për të sjellë një top lojtar, Topçinjtë së fundi kanë dalë me një propozim tronditës.

Mesfushori Nasri shpresoi të nënshkruajë me Cityn që dje, pasi i është premtuar një marrëveshje në vlerën e 180 mijë funteve në javë. Por Arsenali, që po ashtu është në prag ta humbasë kapitenin Cesc Fabregas, ka bllokuar lëvizjen derisa ata tentojnë të zgjidhin situatën duke përfshirë Tevez në marrëveshje.

Për të arritur një marrëveshje, Topçinjtë do të duhet t’i ofrojnë edhe para Cityt për argjentinasin, pasi sulmuesi vlerësohet 50 milionë funte.

Më e mira që Arsenali mund të nxjerrë nga Nasri është 25 milionë funte, pasi francezi ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij – që do të thotë se ai mund të largohet verën e ardhme pa i sjellë klubit asnjë fitim. Sidoqoftë, Arsenali shpreson ta ulë shumën e parave kesh që duhet të japë për Tevez deri në 10 milionë.

Një problem tjetër për Arsenalin mund të jetë paga e Tevez, e cila është jo më pak se 200 mijë funte në javë.
Los Angeles Galaxy dëshirojnë të ofrojnë 3 milionë funte për sulmuesin e Tottenhamit, Robbie Keane.
The Sun shkruan se klubi amerikan është duke përgatitur një transferim befasues të Keane.

Dhe David Beckham ka porositur sulmuesin e Spursave të shfrytëzojë shansin për të përfunduar karrierën e tij në ligën MLS.

Keane, 31-vjeçar, është cak edhe i Blackburn dhe Leicester, me trajnerin e këtij të fundit, Sven Goran Eriksson, që është i gatshëm të ofrojë po aq para sa LA Galaxy për ta çuar atë në Championship (kategorinë e dytë angleze).

Megjithatë zyrtarët e Galaxy tashmë kanë zhvilluar biseda dhe janë të bindur se do ta transferojnë irlandezin.
Juventus ka zgjeruar kërkimet për mesfushor dhe tashmë ka shënjestruar yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, si transferim të mundshëm.
Pasi tashmë është lidhur me transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Juan Manuel Vargas, dhe Schalkes, Jefferson Farfan, Sky Sport Italia tash shkruan se gjiganti nga Torino tash shikon edhe kah mesfushori francez.

28-vjeçari sapo është rikthyer në fushë për Bayernin pas një lëndimi, por Juventusi është duke i mbajtur opsionet e hapura dhe mund të jetë i gatshëm të bëjë një ofertë në çastet e fundit për të.

Antonio Conte dje tha se ekipi i tij nuk ishte krejtësisht i kompletuar pasi ata ende nuk kanë qenë në gjendje të nënshkruajnë me një lojtar i cili do të luajë gjatë gjithë krahut të majtë.

Ribery ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2015.
Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel ndjen se gjiganti i Ligës Premier është në duar të sigurta me dy portierët e rinj, Anders Lindegaard dhe Davide de Gea.
“Unë e njoh Anders Lindegaardin pasi e kam shikuar duke luajtur për Danimarkën dhe ai vërtet ka luajtur mirë. Por, ky është Old Trafford. Është ndryshe të luash për një ekip norvegjez e ndryshe të luash për Unitedin”.

“E njëjtë për De Gean, edhe pse ai ka luajtur te një klub me presion si Atletico. Mendoj se tani United ka zgjidhur problemet sa i përket portës dhe atë edhe për vitet ne vijim”, u shpreh Schmeichel.
Mesfushori turk Arda Turan thotë se ai gjithmonë do të zgjidhte Aletico Madridin para Real Madridit.
Dy bashkëkombësit e tij, Nuri Sahin dhe Hamit Altintop, së fundmi iu bashkuan Real Madridit, por ndryshe nga ta Turan nuk do ta kishte preferuar klubin mbretëror.

“Real Madridi nuk ka bërë ofertë për mua, por edhe nëse do ta kishte bërë, unë do ta preferoja Atleticon. Unë e di se do të jem pjesë e Atleticos dhe e di se ata kanë tifozë të mrekullueshëm, të njëjtë sikurse të Galatasarayt”, theksoi Turan.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder besohet se është duke bërë shtytje për të kaluar te gjiganti i Ligës Premier, Manchester United, por problemi qëndron te paga e tij.
Independent shkruan se Manchester United nuk do ta kërkojë më Sneijderin, pasi ka përqëndruar tani vëmendjen te ndonjë mesfushor tjetër klasi pas kërkesave të mëdha kontraktuale të holandezit.

Burimet e Independent besojnë se Sneijder dëshiron të largohet nga Interi pasi nuk beson se në të ardhmen mund të ketë sukses me klubin zi-kaltër.
Arsenali ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për tranfserimin e sulmuesit nga Costa Rica, Joel Campbell.
Sulmuesi 19 vjeçar ishte pjesë e kombëtares së Costa Ricas ku shkëlqeu me dy gola në katër ndeshje dhe natyrisht se Arsene

Wenger ishte tepër i kënaqur me kompletimin e këtij përforcimi.

“Joel Campbell tashmë ka treguar se ai është një lojtar me cilësi dhe që ka luajtur për kombëtaren në një moshë të hershme. Ne mezi kompletimin e formaliteteve të transferimit”, theksoi Wenger për faqen zyrtare.