Kenny Dalglish beson se nervat kanë ndikuar në transferet e reja të Liverpolit në barazimin prej 1-1 ndaj Sunderlandit në hapje të sezonit në Ligën Premier.
“Katër djemtë të cilët debutuan ishin pa nerva. Është vërtet risi që të luash për herë të parë në Anfield, sidomos për Jose Enriquen që nënshkroi dje”.
“Mendoj se ata të gjithë bënë diçka të mir në lojë. Ne jemi të kënaqur me ta dhe ata do të përmirësohen. Mendoj se lojtarët ishin paksa nervoz, është punë e madhe të debutosh në Anfield”, ka thënë Dalglish.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka kritikuar ashpër performancën e gjyqtarit në tëkimin Newcastle-Arsenal duke thënë se kartoni i kuq për Gervinhon nuk ishte i drejtë pas incidentit të këtij të fundit me Joey Barton.
“Mendoj se kam parë më shumë se gjyqtari dhe ose është dashur të jenë dy të kuqë ose dy të verdhë dhe jo një i verdhë e një i kuq. Joey Barton ka shpëtuar me një karton të verdhë. Edhe vitin e kaluar shpëtoi kështu”.
“Gervinho thotë se nuk ka simuluar dhe unë i besoj atij. Do të shikoj mirë dhe do ta apeloj kartonin e kuq”, ka thënë Wenger.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se ekipi i tij ka mbaruar të gjitha punët sa u përket transferimeve këtë verë.
“Ne kemi pasur 26 seanca stërvitore dhe shtatë ndeshje miqësore. 26 seancat stërvitore dhe shtatë ndeshjet ishin nga një orë e gjysmë secila. Ne e kemi planifikuar sezonin në mënyrën më të mirë. Ne nuk jemi përgatitur vetëm për Superkupën, por për tërë sezonin”.
“Skuadra është e vogël, por shpresoj të marr edhe ndonjë lojtar të ri nga Real Madrid B”, u shpreh Mourinho duke u dhënë fund spekulimeve për transferimin e Neymar nga Santosi.
Kampioni i Anglisë, Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën Premier me rezultat 2-1 ndaj WBA-së në transfertë.
Ishte kjo një sfidë shumë e vështirë për Djajtë, të cilët kishin epërsinë, por më pas në fund falë magjisë së Ashley Young shënuan fitore.
Ishte një pasim i Ashley Young ai që gjeti të lirë Wayne Rooneyn i cili realizoi për 1-0 dhe zhbllokimin e rezultatit (13’).
Megjithatë vendasit u kundërpërgjigjen fuqishëm me anë të Shane Long (37’) që barazoi rezultatin në 1-1.
Gjatë gjithë pjesës së dytë Djajtë e Kuq u përpoqën që të shënojnë fitoren dhe ia dolën me sukses kur Steven Reid (81’) shënoi autogol për 2-1.
Me këtë fitore Manchester United krijon epërsi dy pikëshe që në javën e parë me të gjithë rivalët tjerë (Arsenalin, Chelsean, Liverpoolin) të cilët barazuan në javën e parë. Rivali lokal Manchester City nesër e zhvillon takimin ndaj Swanseas.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i gatshëm që të thyejë klauzolën në kontratën e Neymar prej 50 milionë eurosh dhe ta sjellë talentin në Stamford Bridge.
Daily Star shkruan se Blutë janë të bindur se mund ta mposhtin Real Madridin në garë për të dhe kjo do të ndodhë me t’u thyer klauzola në kontratën e tij.
”Real Madridi ishte serioz për të, por për një arsye apo tjetrën marrëveshja dështoi. Paraja flet kështu që me një ofertë prej 40 milionë funtesh në tavolinë, Neymar mund të bëhet shpejtë lojtar i Chelseat”, tha një burim i tabloidit.
Nënkampioni i Anglisë, Chelsea, ka dështuar që të shënojë fitore në javën e parë të sezonit të ri në Ligën Premier, pasi u ndal në një barazim pa gola në Britannia Stadium te Stoke City.
Ndeshja filloi tepër e balancuar me Blutë që ishin favoritë nga fillimi i takimit. Drogba filloi takimin në pankinë, kurse Torres ishte titullar.
Në pjesën e dytë ndeshja ishte diç më e mirë me disa raste për Stoke Cityn dhe me disa gjysmëmundësi për Fernando Torres, i cili nuk shënoi as nga dy metra. Vlen të përmendet se spanjolli është në formë tejet të dobët dhe se barazimi është si pasojë e mos konkretizimit të rasteve nga ‘El Nino’.
Në fund të takimit Blutë bënë më shumë presion mbi kundërshtarin, por çka vlen kjo kur as Didier Drogba nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e mrekullueshme të vendasve.
Kështu pas barazimeve të Liverpoolit dhe Arsenalit, dështimeve të të mëdhenjve iu bashkohet edhe Chelsea dhe kjo sigurisht është mundësi e artë për Manchester United që të shënojë fitore sot ndaj Wolvesit për të krijuar dhe epërsinë e parë ndaj rivalëve për titull.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi e konsideron Manchester Unitedin si rrezikun kryesor për Blaugranët në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
“Ata mbesin ekip të cilin të gjithë duan ta mopshtin. Ata kanë përvojë të madhe dhe suksese të shumta prapa tyre”.
“Ju nuk mund ta bleni këtë. Sikurse Barcelona, ata duket se po bëhen edhe më të mirë çdo sezon. Unë pres që United të jetë rreziku më i madh i joni në mbrojtje të titullit”, u shpreh Messi.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lamparpd thotë se ai ndihet mirë te klubi londinez teksa është duke hyrë në vitin e dhjetë të tij si lojtar i Bluve.
“Unë po ndihem mirë. Unë jam kënaqur në të gjithë dhjetë sezonet që i kam luajtur këtu dhe mezi e pres të 11-tin, pasi nuk kemi fituar asnjë trofe sezonin e kaluar”.
“Është sezon i madh për të gjithë ne dhe jam i kënaqur që ndihem 100 përqind i gatshëm sepse unë nuk e kam pasur këtë për një kohë të gjatë. Unë vërtet mezi e pres fillimin e sezonit”, ka thënë Lampard.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka thënë se ai nuk po e nënvlerëson Swansean, kundërshtarin e parë në sezonin e ri në Ligën Premier, por se ekipi i tij sipas italianit është i pa përgatitur.
“Kur filloni sezonin dhe luani ndaj një ekipi që vjen nga championshipi, atëherë është e vështirë”.
“Vitin e kaluar, ishte e vështirë të luanim ndaj ekipeve që u promovuan në Ligën Premier. Por ja pse është Liga Premier më e mira, për shkak të vështirësisë. Mendoj se ndeshjet e para do të jenë të vështira për ne, skuadra nuk është 100 përqind e përgatitur”, tha Mancini.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas këmbëngul se ai është në gjendje që ta përballojë presionin dhe të përmbushë pritjet të cilat janë mbi skuadrën e tij.
“Unë duhet t’i përmbush pritjet. Unë nuk do ta pranoja vendin e punës po që se nuk do të isha në gjendje ta përballoja këtë presion. Presioni vjen nga të mos qenit i suksesshëm. Nëse jeni i suksesshëm, ka fleksibilitet”.
“Unë nuk mund ta përgatis veten për dështime. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, por duke u përgatitur për dështime, ju e fusni veten në rrugën e dështimit. Shpresoj se do të fillojmë me fitore ndaj Stokes”, ka thënë Villas Boas.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar para ndeshjes së Superkupës së Spanjës se titulli është më i rëndësishmi gjatë verës, por më pak i rëndësishëm për tërë sezonin.
“Është trofeu më me rëndësi i verës. Lojtarët nuk kanë thënë se janë të përgatitur vetëm për Superkupën, por për tërë sezonin. Këtë e them nga përvoja me Interin. Unë mund ta kem humbur atë sezon Superkupën, por më pas fituam tripletën”.
“Mendoj se edhe Barcelona mendon njëjtë. Për mua, ky është trofeu më i rëndësishëm i verës dhe më pak i rëndësishmi i sezonit, por ne duam ta fitojmë atë. Dhe unë mendoj se kundërshtari po ashtu dëshiron të fitojë”, u shpreh Mourinho.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka thënë se ai mezi e pret ndeshjen e parë ndaj Wolves, duke shtuar se Djajtë janë të gatshëm për sezonin e ri.
“Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si shkoi parasezona jonë”.
“Përfitimi më i madh nga përfshirja e të rinjve në ekip është se ata u japin stërvitjeve uri dhe entuziazëm. Stërvitjet kanë qenë të mrekullueshme dhe unë gjithmonë kam qenë i mendimit se puna në stërvitje reflektohet në fushë. Këtë keni mundur ta shihni edhe ndaj Manchester Cityt”, potencoi Fergie.
Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez i ka thënë agjentit të tij se dëshiron të kalojë gjatë verës te gjiganti italian Interi.
Il Corriere dello Sport ka zbuluar se Carlos Tevez gjatë një bisede me agjentin e tij Kia Joorabchian, i ka thënë këtij të fundit se dëshiron të shkojë në Itali dhe të luajë për Interin.
Ende nuk dihet se ku është duke procesuar ky transfer, por ai është shumë i mundur nëse marrim parasysh se Eto’o do të shitet te Anzhi Makhachkala në ditët e ardhshme për 40 milionë euro.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes ka shprehur indinjatën e tij pasi pa skuadrën e tij të fituar në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Wolfsburgit të shtunën.
“Ne kemi luajtur kundër një ekipi në formë të mirë. Edhe pse goli erdhi në sekondën e fundit, unë jam tepër i kënaqur që mposhtëm Ëolfsburgun”.
“Disfata ndaj Monchengladbachut na bëri me dije se ishte shumë me rëndësi të shënojmë fitore këtu”, tha Heynckes.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është shprehur për superndeshjen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, duke thënë se përkundër formës së madrilenëve ekipi i tij do të kërkojë fitoren në Bernabeu.
Në fillim Guardiola u shpreh për sagën Fabgrebas, duke thënë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se ai ende është lojtar i Barcelonës.
“Cesc Fabregas? Më kanë thënë se negociatat janë drejt përfundimit, kanë mbetur edhe disa dokumente, apo diçka e tillë, por e vërteta është se ai është lojtar i Arsenalit”.
Më tej Guardiola vazhdoi duke lëvduar Real Madridin, para se të lëshonte një kërcënim drejt homologut të tij Jose Mourinho.
“Real Madridi ka treguar formë të mirë në ndeshjet parasezonale. Vet statistikat flasin, ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet dhe kanë shënuar plot 27 gola. Sidoqoftë, nuk jemi këtu për të pësuar, por për të fituar”, përfundoi Guardiola.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger u ka thënë fansave të Arsenalit që të qetësohen dhe të mos kenë merak, pasi ai nuk ka frikë që të shpenzojë në afatin kalimtar veror.
“Unë nuk jam kundër shpenzimit të parave nëse ata lojtarë mund ta përmirësojnë skuadrën tonë, por së pari duhet t’i gjejmë ata. Ne po kërkojmë shumë, më besoni. Ne jemi një ekip i madh, por nëse mundemi do të sjellim edhe më shumë lojtarë”.
“Sidoqoftë, ne kërkojmë top cilësi. Ne nuk jemi të frikësuar nga shpenzimet, mos u frikësoni për këtë, por ne duam të dimë çfarë të marrim për këtë. Gjithë ajo që më intereson është që tifozët të jenë prapa klubit, këtu e kam frikën më të madhe, dua t’i kem tifozët në krah”, u shpreh Wenger.
















