Sulmuesi i Atletico Mardrid, Diego Forlan, ka thënë se ai ka marrë ofertë nga Interi dhe ka shtuar se është i interesuar të transferohet te gjiganti italian.
Klubi i Serie A është në treg për një sulmues të ri pasi pritet ta shesë Samuel Eto'o te Anzhi Makhachkala dhe e sheh Forlan si një zëvendësim të përkryer për kamerunasin.

“Kam marrë ofertë nga Nerazzurrët. Do të ishte realizim ëndrre të zhvendosem në Milano dhe të luaj për Interin”, citohet të ketë thënë Formlan për La Gazzetta dello Sport.

Uruguaiani, i cili ka kontratë me Atletico Madrid deri në verën e vitit 2013, po ashtu ka thënë se ai ka qenë në kontakte edhe me Galatasarayn.
Mesfushori i Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, thotë se ai është i ngazëllyer nga interesimi i Milanit për shërbimet e tij.
Kampioni i Italisë ende është në kërkim të “Mister X”-it të paralajmëruar dhe është lidhur me një mori mesfushorësh së fundi, përfshirë edhe mesfushorin gjerman. Madje u raportua se Rossonerët kanë ndarë 25 milionë euro për Schwainsteiger, ndërsa ky i fundit nuk ka nguruar të lavdërojë klubin italian.

“Milani është një klub i madh. Kurrë mos thuaj kurrë, andaj do të shohim”, ka thënë Schweinsteiger për sportiven franceze L'Equipe.
Adriano Galliani ka zbuluar se kampioni i Serie A ka kontaktuar me agjentin e mesfushorit të Barcelonës, Thiago Alcantara, për të diskutuar një transferim të mundshëm gjatë verës.
Klubi nga San Siro është i etur të sjellë lojtarë të rinj në mesfushë dhe e sheh 20-vjeçarin si një shtesë ideale në ekip. Megjithatë, agjenti i Alcantar, Giovanni Branchini, kishte qenë i shpejtë për ta bërë të qartë se Barcelona nuk ka synime për ta shitur të riun premtues.

“Kam biseduar me agjentin e Thiago Alcantara, Giovanni Branchini, i cili është në Forte Dei Marmi gjatë pushimeve, por Barcelona nuk dëshiron ta shesë atë”, ka thënë Galliani në një konferencë shtypi.

Së fundi u tha se edhe Roma është e interesuar ta transferojë mesfushorin në formë huazimi.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka lavdëruar sulmuesin Fernando Torres pas performancës impresive të tij kundër Stoke Cityt gjatë vikendit.
Pavarësisht se dështoi të shënojë, 27-vjeçari u emërua njeriu i ndeshjes në barazimin pa gola ndaj Stoke Cityt.

“Ka qenë një dallim i madh fakti që ai ka pasur para-sezon me ne. Ndonjëherë kur ju arrini për një shumë aq të madhe të parave te një ekip tjetër dhe qyteti ndryshon aq shumë dhe ka shumë presion”.

“Ai ka kaluar në disa lëndime sezonin e kaluar dhe nuk ishte situata ideale për të, por ju mund të shihni se ai po adaptohet mirë çdo javë. Tash ai i njeh lojtarët dhe mënyrën e lojës tonë”.

“Ai bëri një paraqitje të mirë kundër Stoke dhe meritoi të shënojë një gol. Ai ishte afër në disa raste, ai krijoi hapësirë dhe shanse për të tjerët. Mendoj se Fernando ishte i shkëlqyeshëm në sulm dhe është keq që ai nuk i shndërroi në gol shanset”, ka thënë Cech.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, thotë se transferimi i Cesc Fabregas do të jetë edhe i fundit i kësaj vere.
Ish-kapiteni i Arsenalit dje kompletoi transferimin e tij te klubi i fëmijërisë dhe Zubizarreta ka konfirmuar se ata nuk janë duke kërkuar të sjellin më shumë lojtarë këtë verë.

“Afati kalimtar kurrë nuk mbyllet për ekipe si Barcelona, por për momentin ne nuk jemi duke kërkuar [lojtarë të rinj]”, ka thënë Zbuzarreta.
Interi është duke synuar të sjellë disa yje të Real Madridit në radhët e veta para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Me Samuel Eto'o që është në prag të largimit drejt klubit rus Anzhi, Interi është në treg për të gjetur zëvendësim dhe ka kthyer shikimin kah Reali.

Corriere dello Sport shkruan se Interi e sheh sulmuesin Gonzalo Higuain si një zëvendësim ideal të Eto'o.

Megjithatë, Nerazurrët nuk do të ndalojnë aty: mbrojtësi Marcelo dhe anësori Angel di Maria po ashtu janë në listën e blerjeve.
Interi është duke synuar të sjellë disa yje të Real Madridit në radhët e veta para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Me Samuel Eto'o që është në prag të largimit drejt klubit rus Anzhi, Interi është në treg për të gjetur zëvendësim dhe ka kthyer shikimin kah Reali.

Corriere dello Sport shkruan se Interi e sheh sulmuesin Gonzalo Higuain si një zëvendësim ideal të Eto'o.

Megjithatë, Nerazurrët nuk do të ndalojnë aty: mbrojtësi Marcelo dhe anësori Angel di Maria po ashtu janë në listën e blerjeve.
Raul Albiol mund të detyrohet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.
Ish-mbrojtësi i Valencias u la në stol për ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Përforcimi i ri i Realit, Raphael Varane, 18-vjeçar, tash është zgjidhja e parë për Jose Mourinhon, dhe Albiol e di mirë se ai ka pak shanse të rikthehet në planet e portugezit dhe është i gatshëm të largohet.

Albiol së fundi është lidhur me një transferim te Manchester City.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ata kanë mundur të fitojnë më shumë para nëse do ta kishin nxjerrë Cesc Fabregas në shitje të hapur.
Topçinjtë i lejuan ish-kapitenit të rikthehet te Barcelona në vend se ta shesin atë te ofertuesi më i madh.

“Nëse ai do të ishte në shitje për çdo klub, ne do të kishim fituar më shumë para, por ne nuk deshëm ta shesim. Nëse Cesc ishte në shitje dhe ju mund të bëni një ankand në mes të Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City, ju sigurisht do të fitoni më shumë para, por ai dëshironte të shkojë vetëm te Barcelona”.

“Ne as që u munduam të inkurajojmë klubet tjera pasi ne nuk dëshironim ta shesim lojtarin. Dëshira jonë ishte ta mbajmë atë”, ka thënë Wenger.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është i ngazëllyer me formën e tij që po kalon së fundmi.
“Tash shoh më shumë topa, kolegët e mi më kërkojnë më shumë. Ka shumë pasues të mirë në ekip. Do të kem shumë mundësi të shënoj. Dhe duhet t’i shndërroj ato në gola”.

“Kam thënë disa herë, kurrë nuk kam pasur problem me Jose Mourinho. Kam biseduar me të dhe tash e kuptoj në mënyrë të përkryer se çfarë ai pret nga unë”, ka thënë Benzema.
Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, ka thënë se ai mund të luajë për njërin nga klubet ruse në të ardhmen, pasi t’i japë fund aventurës së tij në Gjermani.
Robben ka përcjellë me interesim veprimet e fundit të klubit rus Anzhi Makhachkala, që transferoi Roberto Carlos dhe që është në rrugë për të transferuar edhe Samuel Eto'o nga Interi.

“Sigurisht kam dëgjuar për Anschi Makhachala, ata kanë shumë para. Por unë nuk dua të flas për të ardhmen time. Jam 27-vjeçar dhe jam i lumtur te Bayerni. Por në jetë gjithçka mund të ndodhë dhe ndoshta një ditë do të luaj në Rusi”, ka thënë Robben.
Roberto Mancini është i ngazëllyer me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren e mbrëmshme 4-0 ndaj Swansea, në veçanti me Sergio Aguero, i cili shënoi dy gola në debutimin e tij si zëvendësues.
Vendasit filluan sezonin e ri me fitore falë golave nga Edin Dzeko, David Silva dhe dy golave të argjentinasit, i cili arriti për 40 milionë euro nga Atletico Madrid.

“Po, jam i ngazëllyer me performancën e tij. Por mendoj se në pjesën e parë Swansea luajti mirë, dhe për 15-20 minuta ne kishim ca probleme. Pasi filluam të bëjmë presion, atëherë ne kishim shumë shanse për të shënuar, dhe në fund isha shumë i kënaqur ”, ka thënë Mancini për Sky Sports.

Strategu italian po ashtu ka thënë se Aguero ka nevojë të rikuperohet pasi sapo ka përfunduar Copa America tre javë më parë.
Sulmuesi i Liverpoolit, Andry Carroll ka thënë se ai ndihet i gatshëm dhe mjaft në formë për të shfaqur paraqitje të mira në fanellën e Liverpoolit.
“Unë kam pasur një parasezonë për të cilën kam pasur nevojë dhe e cila më ka ndihmuar të tejkaloj lëndimet. Unë isha i lënduar një kohë të gjatë, kështu që ishte mire të luaja në disa ndeshje dhe ta rikthej formën fizike ashtu si të shënoj disa gola”.

“Tani duhet të shënoj gola dhe të tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj. Është niveli më i lartë dhe unë e dua këtë klub. Tani duhet të shënoj shumë gola, të dëshmoj kush jam”, ka thënë Carroll.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder është i zhgënjyer pse Manchester United ka hequr dorë nga tratativat për transferimin e tij.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Roberto Mancini ka marrëveshje me Massimo Morattin për shumën e transferimit, por Sneijder nuk dëshiron ta mendojë një kalim te Manchester City.

Holandezi ka kërkuar që të kalojë te Manchester United dhe kjo është arsyeja pse ai tani besohet të jetë futur në depresion, pas heqjes dorë nga Djajtë për të.
Milani mund ta ketë në skuadër për fillimin e sezonit të ri mesfushorin legjendar, Leite Kaka.
Përkundër deklaratave të Adriano Gallianit se transferimi i Kakas është i pa mundur, mediat italiane thonë se me kalimin e kohës gjasat për transferimin e Kakas në San Siro janë duke u rritur.

Besohet se Kaka pritet ta shqyrtojë pozicionin e tij në fundjavë, pasi çdo lënie jashtë fushe ndaj Barcelonës të mërkurën në ndeshjen kthyese të Superkupës do të thoshte se ai do të kërkonte publikisht kthimin në Milanello, qoftë në formë huazimi, qoftë me transferim direkt.
Kreu i Chelseat, Bruce Buck ka pranuar se ai nuk e di nëse tentimet e klubit për transferimin e Luka Modric do të vazhdojnë edhe më tutje.
Tottenhami kërkon 35 milionë euro për Modric, por Chelsea nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 30 milionë euro, gjë që për krerët londinezë do të thotë se mund të largohen nga gara për kroatin.

“Shumica e klubeve nuk dëshirojnë të flasin për lojtarët që po i kërkojnë, por rasti Modric u bë publik. Ne kemi barë oferë, Daniel Levy e refuzoi dhe unë nuk e di nëse do të vazhdojmë tratativat. Andres Villas Boas nuk ma ka dhënë listën e tij, por ka përmendur pozitat ku duhen përforcime dhe nuk ka precizuar se cili lojtar duhet të transferohet”, tha Buck.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri beson se Antonio Cassano do të qëndrojë në San Siro, por tha se sulmuesi duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
“Unë jam i bindur se ai do të qëndrojë dhe klubi ka këtë qëndrim për të ardhmen e tij. Por, ai është që vendos për të ardhmen e tij, për të luftuar për një ekip që garanton tituj”.

“Paraqitja e mirë për kombëtaren i ka dhënë shtytje të madhe. Ai luajti shumë mirë edhe ndaj Malmos. Ai është lojtar me rëndësi. Është në dorë të tij që të vëndosë”, ka thënë Allegri.
Mirko Vucinic është i gatshëm që t’i ndihmojë Juventusit që të kthehet në Ligën e Kampionëve dhe beson se skuadra aktuale mund të rifitojë titujt për bardh e zinjtë.
“Juventusi është në klasin botëror. Liga e Kampionëve është fascinuese dhe është gara më e rëndësishme, kështu që do të doja të rikthehesha në atë garë me Juventusin”.

“Ne po punojmë që të rikthehemi në nivelet e para dhjetë viteve, por do të jetë rrugë e gjatë. Kur unë iu bashkova klubit, unë bisedova me trajnerin dhe presidentin dhe të gjithë këtu dëshirojnë ta shohin Juventusin e të kaluarës”, deklaroi Vucinic.
Ashley Young është shumë i ngazëllyer me rolin e tij në fitoren e Manchester Unitedit ndaj WBA-së të dielën, që ishte dhe debutimi i tij.
“Unë kam dashur që goli të shënohej më herët. Por është gjithmonë më mirë kur goli shënohet më vonë. Më pas duhet ta mbroni epërsinë, gjë që edhe e kemi bërë”.

“Ishte me rëndësi vitale që të fillojmë me fitore. Shumë është thënë për formën tonë në udhëtim sezonin e kaluar. Nëse ne mund të vazhdojmë me këto rezultate, atëherë jam i sigurt se ne do të jemi në gjendje për ta fituar titullin përsëri”, ka thënë Young.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se ai është tepër i pikëlluar për largimin e Cesc Fabregasit, i cili ka kompletuar transferimin e shumëkërkuar te gjiganti spanjoll, Barcelona.
“Ne kemi humbur një lojtar të klasit botëror dhe jemi të pikëlluar për këtë. Ne kemi tentuar ta mbajmë atë, por në fund, ne është dashur ta respektojmë edhe dëshirën e lojtarit”.

“Klubi mbush 125 vjet këtë sezon dhe përkundër largimit të lojtarëve të mëdhenj, ne kemi treguar se mund të mbijetojmë dhe kjo është ajo që duam të tregojmë, se ne kemi fuqi dhe jemi të bashkuar për të luftuar më shumë se kurrë”, potencoi Wenger.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso është shprehur ‘pro’ një rikthimi të legjendës Rossonere, Leite Kaka.
29 vjeçari është lidhur me një rikthim në San Siro, përkundër pohimeve se Jose Mourinho e dëshiron atë në Bernabeu. Allegri po ashtu tha se një transfer është i pa mundur, ashtu si Adriano Galliani. Por, Gattuso nuk ndalet dhe kërkon që Kaka të rikthehet te vendi.

“Kaka? Ne e dimë se si punojm në Milanello. Është ka gjasa që ai të rikthehet, atëherë ai natyrisht do të na ndihmonte”, theksoi Gattuso.
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri ka kritikuar qëndrimin e tifozëve të Arsenalit, duke thënë se ai ka dëgjuar gjithë atë që kanë kënduar të shtunën.
Samir Nasri shfrytëzoi Twitterin për të shprehur pa kënaqësinë me tifozët, duke thënë se ai ende është lojtar i klubit nga Emirates.

“Unë kam dëgjuar atë që kanë kënduar të shtunën tifozët, por është vërtet mos respektuese kjo, pasi jam ende lojtar i Arsenalit”, ka shkruar Nasri në Twitter.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka pranuar publikisht se ai nuk e do fare Pepen, pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar në Bernabeu dhe dje, teksa hezitoi të kritikonte karakterin e gjyqtarëve.
Pepe në disa raste ishte tepër i ashpër në Daniel Alvesin dhe kjo ndoshta për shkak të urrejtjes mes tyre, kur sezonin e kaluar në Bernabeu Pepe mori një karton të kuq pas simulimit artistik nga Daniel Alves, që dhe në fund ishte fatal për Realin.

“Pepe nuk është mik i imi, ne jemi rivalë dhe le ta lëmë kësisoji. Gjyqtarëve shpesh u mungon karakteri kur ata drejtojnë ndonjë ndeshje në Bernabeu”, ka thënë Alves për Sport.
Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez thotë se ekipi i tij duhet t’ia japë fundin Real Madridit në ndeshjen që zhvillohet në Camp Nou të mërkurën, pas barazimit me rezultat 2-2.
“Është rezultat i mirë, por ne duhet t’ia japim fundin Realit në Camp Nou. Ne duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë të mërkurën. Ne duhet të bëjmë atë që klubi bëri gjithmonë: të dalim dhe të fitojmë”.

“Debutimi? Atë ia dedikoj familjes dhe të gjithë njerëzve në Kili”, tha Sanchez.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është shprehur shumë i kënaqur me barazimin prej 2-2 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.
“Ne ia kemi dalë të menaxhojmë lodhjen, dhe ky është rezultat i mirë”.

“Për të mërkurën do të përgatitemi pa u ndalur dhe shpresoj t’i kemi tifozët për të na ndihmuar dhe për të bërë atë që këmbët nuk do të mund të bëjnë”, deklaroi Guardiola.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos shprehu zhgënjimin e tij me barazimin prej 2-2 ndaj Barcelonës pasi sipas tij, Los Blancos ishim larg më të mirë se sa Blaugranët.
“Ne kemi pasur shumë raste për të shënuar dhe ja pse ky rezultat duket i pa mjaftueshëm. Ne kemi luajtur mirë dhe ishim superiorë sipas mendimit tim”.

“Ne ishim shumë më të mirë se sa në ndeshjet tjera ndaj Barcelonës. Ne kemi shfaqur paraqitje të mrekullueshme dhe gjithmonë e kemi ditur se çfarë duhet të bëhet. Ne kemi pasur posedim të topit, por na mungoi fati që kemi pasur në ndeshjet tjera”, u shpreh Ramos.