Supermodelja nga Paraguai, Larissa Riquelme, ka dalë përtej kornizave të fushës së lojës mes klubeve futbollistike Barcelona dhe Real Madrid të cilat takohen sot, duke u shprehur se trajneri i Barcës, Pep Guardiola është më seksi.
Në një intervistë për Interviu, bukuroshja deklaroi se asaj i pëlqen më shumë Guardiola pasi është më seksi.
Ajo pozoi nudo në fanellat e Barcelonës dhe Real Madridit dhe pos tjerash shtoi se do të bënte seks në debutim me Cesc Fabregas, që luan sonte për herë të parë në fanellën e Barcës.
Samir Nasri ka mohuar spekulimet se ai është duke u larguar me hidhërim dhe frustrim nga Emirates.
Mesfushori i cili ka edhe një vit kontratë me klubin nga Emirates, është lidhur me një kalim te Manchester City gjatë verës dhe një llogari e rrejshme me emrin e tij në Facebook ishte shprehur kinse ai po largohet me hidhërim dhe frustrim nga Emirates.
“Dua t’i qartësoj gjërat, nuk kam llogari në Facebook dhe kështu kurrë nuk kam thënë se po largohem i nervozuar”, theksoi Nasri.
Anësori i Arsenalit, Theo Wlcott ka lëvduar natyrën e fitores prej 1-0 ndaj Udineses në ndeshjen e parë të zhvilluar në Emirates, por ka pranuar se ekipi italian nuk do të dorëzohet aq lehtë.
“Mbrëmja ishte pozitive, ne kemi lënë portën të pa prekur dhe shumë lojtarë të rinj kanë luajtur, bënë shumë mirë dhe morën përvojë”.
“Udinese është ekip shumë shumë i mirë. Teknikisht ata janë të shkëlqyer dhe ata janë të fortë dhe të shpejtë. Në disa momente na kanë dhënë mësim edhe pse në fund rezultati ishte i mirë. Do të ketë shumë më shumë presion në stadiumin e tyre, pasi ata duhet të sulmojnë. Do të jetë e vështirë, por mezi e presim atë takim”, ka thënë Walcott.
Stafi teknik i Real Madridit, me në krye zëvëndëstrajnerin Aitor Karanka i kanë sugjeruar Pepes që të mos ndryshojë stil përkundër thirrjeve të lojtarëve të Barcelonës që braziliani ta ndryshojë stilin për shkak të ashpërsisë së tepruar.
Pepe ka nervozuar lojtarët e Barcelonës me lojën e tij tejet të ashpër në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës dhe janë Blaugranët ata që i kanë dhënë ultimatum brazilianit të ndryshojë, në të kundërtën do t’i kthehet ashpërsia në të njëjtën mënyrë.
“Ju e njihni atë mirë. Ai është një djalosh që i përjeton ndeshjet ndryshe nga të tjerët. Ai është me rëndësi për ne, na duhet një lojtar i atij tipi në ekip”, theksoi Karanka duke motivuar Pepen të vazhdojë ashtu siç di më së miri.
Barcelona është përfituesja më e madhe nga të gjitha ekipet tjera për pjesëmarrjen sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, duke lënë prapa Manchester Unitedin.
Barcelona përfitoi 51.025 milionë euro nga 754 milionë euro të shpërndara për skuadrat pjesëmarrëse në garën më prestigjioze evropiane Ligën e Kampionëve. Këtu shtojmë edhe nëntë milionë euro tjera nga UEFA si shtesë për shkak se Blaugranët e ngritën trofeun për herë të katërt.
United fitoi 53 milionë euro nga UEFA, përderisa në vendin e tretë është Chelsea, që përbën befasi, pasi me 44 milionë eurot e fituara, la prapa ekipet si Schalke, Real Madrid dhe Inter.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se Wesley Sneijder është i pa prekshëm dhe se nuk do të largohet nga klubi, pa marrë parasysh situatën me Samuel Eto’on i cili është pranë kalimit te Anzhi.
“Ka pasur shumë spekulime për Sneijderin. Nuk ka lidhje nëse Eto’o largohet apo qëndron në klub”.
“Sneijder ishte i pa prekshëm edhe para situatës me Eto’on, dhe kështu është edhe nëse Eto’o tani do të largohet. Shkurt, Sneijder nuk shkon askund”, tha Moratti për La Gazzetta dello Sport.
Roma dhe Wolfsburgu kanë arritur marrëveshje prej 10 milionë eurosh për transferimin e mbrojtësit Simon Kjaer te klubi Giaolloros, gjithnjë sipas mediave italiane.
Sky Sport Italia pohon se klubi italian i ka ofruar Wolfsburgut plot 2 milionë euro të cilat pritet që të ndiqen nga një pagesë prej 8 milionë euro vitin e ardhshëm për 22 vjeçarin.
Kjaer pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me përfitime prej 1.5 milionë euro në sezon.
Interi ka konfirmuar se mbrojtësi brazilian, Lucio ka rinovuar kontratën me klubin italian, që do ta mbajë atë në Giuseppe Meazza deri në verën e vitit 2014.
Gjiganti i mbrojtjes Nerazzure i cili konsiderohet si një prej më të mirëve në botë për pozitën e tij ishte kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane por tani ka firmosur kontratën e re.
Lucio ka fituar çdo titull të mundshëm në futboll pas vetëm dy vjet qëndrimi te kampioni i botës për klube.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wnger thotë se ai është i gatshëm të shpenzojë edhe 40 milionë funte për një lojtar.
“Unë do të paguaja 30 milionë, madje edhe 40 milionë nëse gjej lojtarët e duhur. Por, nuk është në pytje paraja, është në pyetje cilësia”.
“Mendoj se unë kam krijuar një reputacion të keq për shpenzimet. Unë nuk dua të shpenzoj shumë para për lojtarë të nivelit mesatar”, theksoi francezi për Sky Sports.
Bacary Sagna ka qenë plot lëvdata për bashkëlojtarin e tij Aaron Ramsey pas fitores së mbrëmshme në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kampionëve ndaj Udinese.
Pavarësisht se është vetëm 20-vjeçar, Ramsey mori detyrën për të dirigjuar lojën në mesfushë gjatë takimit të mbrëmshëm dhe asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Theo Walcott.
“Cesc është lojtar i madh. Ai ishte një prej lojtarëve më të mirë por kjo është pjesë e futbollit. Çdo sezon ne fillojmë dhe në fund disa lojtarë largohen. Kjo ndodh dhe vetëm dua t’i dëshiroj atij çdo të mirë. Do të më mungojë sigurisht, por Aaron Ramsey bëri një punë të mirë dhe do të tregojë se edhe ai është një lojtar i madh”, ka thënë Sagna.
Atletico Madrid raportohet se ka ofruar pesë milionë euro për mesfushorin e Wolfsburgut, Diego.
AS shkruan se klubi spanjoll dëshiron ta sjellë brazilianin në Vicente Calderon për të rritur kualitetin e sulmit pas largimit të Sergio Aguero drejt Manchester Cityt.
26-vjeçari dëshiron të largohet nga Bundesaliga pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin Felix Magath, dhe ka dështuar të rikthejë formën e shkëlqyeshme të cilën e gëzoi te Werder Bremen më herët gjatë karrierës.
Kushtet personale mes lojtarit dhe klubit spanjoll tashmë janë caktuar, dhe ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshje mes dy klubeve. Gjermanët raportohet se kërkojnë 10 milionë euro për mesfushorin.
Interi raportohet se është në kontakte me Chelsean për transferimin e sulmuesit Didier Drogba.
Interi dëshiron të shtojë opsionet në sulm, me Samuel Eto’o që pritet të largohet këto ditë drejt Anzhi. Daily Mail shkruan se klubi italian ka shprehur interesim për sulmuesin e Bregut të Fildishtë, derisa bisedat për kontratë të re të këtij të fundit vazhdojnë të zvarriten.
Ekipi italian do të preferojë një huazim për Drogba, 33-vjeçar, por mund të ofrojë edhe 6 milionë funte nëse Blutë pranojnë të marrin Goran Pandev si pjesë të marrëveshjes.
Samuel Eto’o nesër pritet të nënshkruajë me Anzhi Makhachkala për t’u bërë atleti më i paguar në cilindo sport në planet.
Burime nga Rusia thonë se Eto’o do të pranojë menjëherë një shumë prej 7 milionë euro, ndërsa Interi do të fitojë 35 milionë nga transferimi i tij.
Eto’o më pas do të paguhet 15 milionë euro në vit, plus bonuse si: 20 mijë euro për çdo gol që shënon dhe 10 mijë euro për çdo asistim.
Arsene Wenger mund të hasë në probleme më të mëdha disiplinore me UEFA pasi ka komunikuar me stolin e Arsenalit gjatë ndeshjes së mbrëmshme të play-offit të Ligës së Kampionëve ndaj Udineses në Emirates Stadium.
Francezi ishte i përjashtuar për këtë ndeshje për shkak të abuzimit me referin zviceran Massimo Busacca në disfatën e vitit të kaluar nga Barcelona. Kritikat e Wenger pas ndeshjes çerekfinale të sezonit të kaluar bënë që ai të përjashtohet për ndeshjen e mbrëmshme, por ai mund ta shohë veten në telashe të tjera pasi ka komunikuar me stafin.
Wenger u vërejt gjatë pjesës së parë se përcillte instruksionet e tij te menaxheri ndihmës Pat Rice përmes trajnerit të ekipit të parë, Boro Primorac. Por UEFA paralajmëroi Wengerin gjatë pauzës se ai po shkelte rregullat dhe si rezultat ai u tërhoq nga komunikimi.
Mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa kundër Wenger, që do të mund ta suspendonin atë edhe për ndeshjen e kthimit ndaj ekipit italian.
Pep Guardiola mund t’i japë Cesc Fabregas shansin të debutojë sonte në takimin e Superkupës së Spanjës përballë Real Madridit.
Cesc ka qenë pjesë e stërvitjeve të djeshme dhe Guardiola nuk ka mohuar se ish-mesfushori i Arsenalit mund të jetë pjesë e ndeshjes.
“Do të shohim nesër. Ai është stërvitur mirë, ai nuk ka nevojë për më shumë kohë vetëm, por me grupin. Ai mund të zgjidhet, por nesër ne do të shohim nëse ai mund t’i luajë 90 minuta ose sa”.
“Ai është i shkëlqyeshëm dhe luan futboll shumë të mirë, ai është djalosh i cili ka thellësi në pasimet e tij, ka kualitete të mira sulmuese dhe luan në disa pozita. Ai është këtu për të mësuar mekanizmat, konceptet, por është shumë i lëvizshëm dhe dinamik”, ka thënë Guardiola.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, është i ngazëllyer nga mundësia të luajë në krah të nënshkrimit rekord të klubit, Sergio Aguero.
Aguero, i cili erdhi për rreth 38 milionë funte nga Atletico Madrid këtë verë, debutoi si zëvendësues në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Stoke duke shënuar dy gola.
“Është mrekulli për një lojtarë të futet në 30 minutat e fundit dhe të shënojë dy gola. Jam shumë i lumtur për të, por po ashtu për Cityn që ka një lojtar si ai – ai vetëm mund të na ndihmojë në të ardhmen”.
“Ai madje nuk është 100 për qind ende. Në ndeshjet e ardhshme ai vetëm mund të përmirësohet. Ai ka shënuar dy herë kur nuk ishte në formën më të mirë, andaj mezi pres të shoh çfarë mund të bëjë kur jetë 100 për qind. Çdo lojtar është i mirëpritur në ekipin tonë, pasi ne duam të fitojmë tituj”, ka thënë Dzeko.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se Nerazurrët do t’i mbijetojnë shitjes së sulmuesit Samuel Eto’o, sikur i mbijetuan shitjes së Zlatan Ibrahimovic dy vite më parë.
“Interi do të vazhdojë të jetë i madh. Eto’o largohet? S’ka dramë. Edhe kur e humbëm Zlatan Ibrahimovic gjithçka ishte OK. Ai na la neve dhe ne fituam gjithçka”
“Carlos Tevez (Manchester City), Diego Forlan (Atletico Madrid), Ezequiel Lavezzi (Napoli)? Po, emrat e përmendur janë duke u marrë parasysh. Dhe Wesley Sneijder do jetë ende këtu”, ka thënë Moratti për Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i shqetësuar se Real Madridi është më mirë i përgatitur se katalanasit për ndeshje e kthimit të Superkupës së Spanjës.
“Në ndeshjen e parë, Madridi ishte më i mirë, në këto tre ditë ne kemi përmirësuar disa gjëra, por besoj se ata ende janë më të mirë. Ky është mendimi që kam, por çdo ndeshje është një tregim në vete”.
“Nëse ndeshja e kthimit do të ishte pas dy javësh, do të ishte ndryshe. Ne do të duhet të luajmë më mirë se që bëmë në Santiago Bernabeu për ta fituar Superkupën”.
“Ne duhet të luajmë me atë lloj shpejtësie të cilën nuk mundëm ta aplikonim në lojën tonë në takimin e parë. Tre ditë kanë kaluar, ne jemi stërvitur shumë mirë”, ka thënë Guardiola.
Theo Walcott thotë se fitorja 1-0 ndaj Udineses në Ligën e Kampionëve u ka dhënë atyre një fuqi shtesë për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Itali javën e ardhshme.
Goli i Walcott i shënuar në minutën e katërt ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren Arsenalit, edhe pse italianët keqpërdorën disa raste në të dyja pjesët.
“A na ka dhënë shtytje fitorja? Sigurisht, por gjëja më e rëndësishme është që ne nuk pranuam gol dhe mbrojtja ishte e qëndrueshme edhe njëherë, sikur gjatë vikendit”.
“Është mirë të shënosh gol, por ata janë një ekip i fuqishëm dhe ne do ta kemi të vështirë të shënojmë atje, por ne besojmë se nëse luajmë të njëjtin futboll, ne mund të nxjerrim rezultat të mirë”, ka thënë Walcott.
Theo Walcott thotë se fitorja 1-0 ndaj Udineses në Ligën e Kampionëve u ka dhënë atyre një fuqi shtesë për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Itali javën e ardhshme.
Goli i Walcott i shënuar në minutën e katërt ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren Arsenalit, edhe pse italianët keqpërdorën disa raste në të dyja pjesët.
“A na ka dhënë shtytje fitorja? Sigurisht, por gjëja më e rëndësishme është që ne nuk pranuam gol dhe mbrojtja ishte e qëndrueshme edhe njëherë, sikur gjatë vikendit”.
“Është mirë të shënosh gol, por ata janë një ekip i fuqishëm dhe ne do ta kemi të vështirë të shënojmë atje, por ne besojmë se nëse luajmë të njëjtin futboll, ne mund të nxjerrim rezultat të mirë”, ka thënë Walcott.
Samuel Eto’o është shumë pranë largimit nga Interi, pasi reprezentuesi kamerunas do t’u nënshtrohet testeve mjekësore me Anzhin në Romë të enjtën, sipas ANSA.
Sulmuesi ishte pritur t’i kompletonte testet të hënën me Anzhin, por ai do të udhëtojë në Romë vetëm të enjtën për t’iu nënshtruar testeve, nga ku më pas do të finalizohet dhe kompletohet transferimi në kampionatin rus.
Interi pritet të përfitojë mbi 30 milionë euro nga ky transferim dhe tashmë Nerazzurët janë vënë në ndjekje të zëvëndësuesit të kamerunasit që erdhi si pjesë e shkëmbimit të vlefshëm 70 milionë euro me Zlatan Ibrahimovic nga Barcelona.
Pronarët e Manchester United, familja Glazer, është e gatshme të shesë të gjitha aksionet, pas ofertës prej 1 miliardë euro nga bursa e Singaporit.
Edhe më parë familja Glazer ka pasur oferta joshëse nga Fondacioni i Katarit, por e cila u refuzua.
United ka mbi 500 milionë funta borxhe nëpër bankat britanike dhe ato familja e pasur amerikane do të tentojë t’i pastrojë me anë të shitjes te burse e Singaporit, që deri tani po tregohet ofertuesi më serioz për klubin nga Old Trafford.
Arsenali është shumë pranë kualifikimit të Ligës së Kampionëve pasi ka shënuar fitore minimale prej 1-0 ndaj skuadrës italiane, Udinese.
Ndeshja në Emirates filloi me dominimin e plotë të vendasve të cilët kaluan shpejtë në epërsi. Një harkim i ulët në zonë e gjen të lirë Theo Walcott i cili pa ndonjë problem të madh realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Topçinjve në këtë takim (4’).
Në vazhdim të takimit Udinese pati një rast të mirë, por nuk arriti ta konkretizojë në lojë dhe përkundër dominimit të anglezëve në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pa ndryshuar.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Friuli të Udines, ku Udinese do të tentojë ta shkrijë disavantazhin prej 1-0.
Në ndeshjet tjera Kopenhagen ka pësuar humbje 3-1 në shtëpi nga Plzen, Twente ka barazuar 2-2 në Enschede me Benfican, kurse Lyoni ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Rubin Kazanit.
http://i53.tinypic.com/j9levp.jpgMbrojtësi i Interit, Douglas Maicon pritet që të operohet në gju për shkak të një problemi të shfaqur së fundmi, konfirmoi klubi italian.
Braziliani e pësoi lëndimin gjatë një seance stërvitore javën e kaluar dhe ishte lejuar që të pushojë dy ditë, por testet kanë treguar se Maicon duhet që patjetër të operohet.
Ende nuk dihet sakt sa do të mungojë Maicon, por sigurt do të mungojë në javët e para që përbën goditje të rëndë për trajnerin Gasperini.
Braziliani e pësoi lëndimin gjatë një seance stërvitore javën e kaluar dhe ishte lejuar që të pushojë dy ditë, por testet kanë treguar se Maicon duhet që patjetër të operohet.
Ende nuk dihet sakt sa do të mungojë Maicon, por sigurt do të mungojë në javët e para që përbën goditje të rëndë për trajnerin Gasperini.
Milani ka konfirmuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të mungojë dy javë për shkak të lëndimit në nyje.
Sulmuesi e pësoi lëndimin në miqësoren prej 2-2 ndaj Malmos, duke e lënë fushën në mes të pjesës së dytë.
Kështu, sipas të gjitha gjasave Rossonerët do të jenë pa sulmuesin e tyre kryesor për ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Cagliarit më 27 gusht.
Interi është duke u lidhur me transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Javier Mascherano, pas rikthimit në vendlindje të Cesc Fabregas të hënën.
Klubi italian momentalisht po kërkon një zëvëndësues për largimin e Samuel Eto’os te Anzhi dhe me rreth 40 milionë eurot nga ajo marrëveshje, mund të shohim një pjesë të mjeteve të shpenzuara për argjentinasin.
Javier Mascherano mund të jetë i detyruar për t’u larguar nga Camp Nou, pasi tani ka shumë konkurrencë me Cesc Fabregasin dhe Sergio Busquets, të cilët edhe ashtu janë të preferuarit e tranerit Guardiola.
Anësori i Manchester United, Ashley Yong dëshiron të përmirësohet edhe më shumë përkundër debutimit fantastik ndaj WBA-së ku shënoi një gol dhe asistoi për Rooneyn në fitoren prej 2-1.
“Unë marr mbi vete gjithçka nga stërvitjet dhe unë dua ta vë atë në fushë në çdo moment kur e bart fanellën e United”.
“Unë mësoj dhe unë po bëhem mik me të gjithë kolegët. Unë kam mirëkuptim me të gjithë lojtarët, të gjithë janë të mirë këtu, prandaj kanë fituar aq shumë tituj”, tha Young.
Mario Balotelli ka dëshpëruar tifoët Rossonerë, pasi ka shfrytëzuar fazën warm-up të ndeshjes ndaj Swanseas për të bërë shaka me komentet e tij të bëra së fundmi se nuk është i lumtur në Angli.
B45 u paraqit me një fanellë “Unë e dua Manchesterin”, dhe nën sloganit ka shfrtëzuar një marker të kaltër për të shtuar fjalën ‘City’.
Megjithatë ende mbeten të gjalla spekulimet për largimin e tij edhe pse nuk dihet vërtet destinacioni i futbolistit më problematik në botë, pasi askush nuk e dëshiron në ekip.
Anësori i Lyonit, Michel Bastos ka sqaruar vendimin e tij për t’i mbyllur dyert një kalimi potencial te Juventusi, pasi ka ndjerë se italianët nuk ishin të aftë për të përmbyllur marrëveshjen.
“Kjo ndodhi, Juventusi bëri dy oferta zyrtare për mua, por Lyon nuk i pranoi. Kjo ishte e tëra”.
“Unë kam pasur nevojë që të qartësohet e ardhmja ime. Unë kam pasur nevojë të di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Unë jam lodhur ng apritjet dhe e mora vendimin. Unë do të qëndroj te Lyoni”, potencoi Bastos.
Tottenhami është i bindur se mund të përmbyllë me sukses një marrëveshje huazimi për sulmuesin Emmanuel Adebayor brenda 48 orëve të ardhshme, gjithnjë sipas Goal.
Shuma e huazimit besohet të jetë rreth 2 milionë funte, përderisa nga 170 mijë funte në javë sa do t’i fitojë togolezi te Tottenhami, 85 mijë do t’i paguajë City.
Edhe Real Madridi ishte i interesuar për ta rikthyer Adebayor në Bernabeu, por së fundmi Tottenhami ishte më serioz dhe është pranë ish-sulmuesit të Arsenalit.
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka duket se ka vendosur të largohet nga Chelsea pasi u la në pankinë për ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Stoke Cityt.
Kështu së paku raporton The Mirror që nuk e sheh sulmuesin në planet e Andres Villas Boas, sidomos pas transferimit të Fernando Torresit në janar.
Torres, Drogba, Sturridge, Kalou dhe Malouda të gjithë janë njerëz ofensivë dhe së bashku me romelu Lukakun që pritet së shpejti të jetë në formacionin bazë, vështirë se francezi mund të gjejë më vend, jo në fushë, po as në pankinë.
Robin Van Persie është emëruar kapiten i ri i Arsenalit, pas largimit të Cesc Fabregas drejt Barcelonës.
Wenger ka konfirmuar holandezin si kapiten për shkak të performancave të tij dhe lojalitetit ndaj klubit. Zëvëndëskapiten u emërua Thomas Vermaelen.
“Robin Van Persie do të jetë kapiteni për këtë sezon. Ai është lider me mënyrën se si luan, për shkak të qëndrimit dhe dëshirës për të fituar. Ai ka qenë në klub që një kohë të gjatë dhe ai është po ashtu lider teknik. Thomas Vermaelen do t’i asistojë, është vendim të cilin unë e kam marrë dhe jam i bindur se grupi do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj”, ka thënë Wenger.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani nuk ka ndonjë problem me Rino Gattuson dhe thirrjet e tij për rikthimin e Kakas nga Real Madridi në San Siro.
Sidoqoftë, përkundër faktit që Galliani nuk e përjashton një rikthim të brazilianit, ai ka ripësëritur vështirësitë financiare për Rossonerët në realizimin e kësaj marrëveshje.
“Të shohim çfarë do të ndodhë. Për momentim jemi mirë kështu, edhe nëse afati kalimtar është i hapur deri më 31 gusht. Unë do të isha i lumtur po aq sa Gattuso nëse ai do të kthehej. Dy vite më parë kur ai u transferua te Reali, jam prekur aq shumë. Por, ai ka një çmim që është i lartë për Milanin. Që të vijë këtu, ai duhet të pranojë ulje të pagës, më shumë se Fabregas te Barcelona. Dhe që ai të rikthehet, duhet ta blejmë me para në dorë, më vjen keq për tifozët, por rikthimi i tij nuk do të ndodhë kurrë”, u shpreh Galliani.
Interi është tejet i interesuar për ta transferuar sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.
Bisedimet kontraktuale mes Drogbas dhe Chelseat kanë pësuar ngecje për shkak të hezimit të Bluve për t’i dhënë kontratë afatgjate sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.
Mediaset raporton se Interi është duke e monitoruar situatën dhe është duke e shqyrtuar Drogban si zëvëndësim të Eto’os që do të kalojë te Anzhi Makhachkala. Interi transferimin do ta realizonte në formë të një huazimi njëvjeçar, ashtu sikurse me Hernan Crespon shumë kohë më parë.
Arsenali është i gatshëm për të bërë një transferim sensacional të mesfushorit të Lille, Eden Hazard, i cili do të ishte zëvëndësues i të larguarit Cesc Fabregas.
Me Fabregasin dhe Nasrin tashmë të larguar nga Arsenali, Hazard i cili nuk vlen më shumë se 20 milionë euro, është shndërruar ndër caqet kryesore të Arsene Wenger.
Operacioni do të jetë i vështirë, por mediat angleze parashikojnë se transferi mund të kompletohet në orët e fundit të afatit kalimtar veror.
Galatasaray ka konfirmuar transferimin e Emmanuel Eboue nga Arsenali për një shumë prej 3.5 milionë eurosh.
Eboue largohet kështu nga Emirates pas gjashtë vitesh në kryeqytetin anglez dhe tani do të tentojë fatin me klubin turk ku ka nënshkruar kontratë katërvjeçar të vlefshme 2.5 milionë euro në sezon.
“Arsenali është papjtuar për shitjen e Emmanuel Eboue. Transferi është i vlefshëm 3.5 milionë euro. Ai është lojtar i joni”, shkruan në komunikatën e klubit më të madh turk.
Nëna e Xavit ka pranuar se ajo e ka penguar transferimin e yllit të Barcelonës, Xavi, te gjiganti italian Milan, kur tani mesfushori më i mirë në botë ishte më i ri.
“Ai ishte regjistruar në Barcelona B kur ishte 19 vjeç dhe sapo kishte fituar Botërorin U-20 në vitin 1999. Adriano Galliani u takua me Joaquin, babin e Xavit. Ai ia ka garantuar formacionin startues dhe e ka ndjekur në Nigeri ku kishte kaluar formëm të jashtëzakonshme në atë botëror”.
“Na është ofruar një villë dhe më shumë se një milion euro për pesë sezone. Të gjitha udhëtimet ishin të paguara, ashtu sikurse puna për bashkëshortin tim ishte e garantuar. Ne e analizuam si familje, Xavi ishte fëmiu i tretë nga katër dhe të gjithë ishin kundër meje”.
“Të gjithë kanë pasur dëshirë që ai ta shfrytëzonte atë rast, pasi atëkohë ishte Pep Guardiola që luante në pozitën e tij. Unë më pas kam intervenuar duke thënë se nëse ai kalon te Milani, atëherë do të divorcohesha. Dhe, siç e shihni në fund vendimin përfundimtar e mori vet ai”, deklaroi nëna e Xavit.
Karim Benzema ka thënë se Real Madridi ka kualitetin e nevojshëm për të mposhtur Barcelonën në takimin e dytë të Superkupës së Spanjës që zhvillohet të mërkurën në Camp Nou.
Dy ekipet luajtën barazim 2-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bernabeu gjatë të dielës dhe Benzema është i bindur se Madridi mund t’ia dalë më mirë në ndeshjen e kthimit.
“Kam ndjenjë shumë të mirë pas ndeshjes së parë. Ne bëmë shumë më shumë se Barcelona në ndeshjen e parë. E dimë se kemi gjithçka në duart tona dhe se kemi shanse të mira ta mposhtim Barcelonën të mërkurën”.
“Është e qartë se ne duam ta fitojmë Superkupën dhe kjo ende mund të shkojë në të dyja anët, edhe pas ndeshjes së parë. Jam i bindur se ndeshja e dytë do të jetë një ndeshje e hapur dhe ne do të dalim për të luajtur për fitore gjatë të mërkurës”, ka thënë Benzema për AS.
















