Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, nuk ka problem të marrë më shumë përgjegjësi këtë sezon.
Në moshën 22-vjeçare, Walcott e sheh veten si një prej lojtarëve më me përvojë në klub.

“Isha më i moshuari në tavolinë për drekë në Newcastle në moshën 22-vjeçare. Ishte shumë qesharake, por do të bëj gjithçka për të ndihmuar lojtarët e rinj që po vijnë. Kam, qenë këtu për një kohë të gjatë, andaj di gjithçka dhe nëse mund të ndihmoj dikë, do të jem i gatshëm ta bëj”.

“Ekipi gjithmonë ka qenë i njohur për të qenit shumë i ri, por ne nuk mund të lejojmë këtë arsyetim më. Ne kemi nevojë të fitojmë diçka dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Walcott.
Diego Milito u ka thënë fansave të Interit të mbeten që qetë pasi ai synon të rikthejë formën e vjetër dhe të ndihmojë ekipin t’u kthehet fitoreve.
Argjentinasi, i cili ishte figurë me ndikim në ngritjen e tre titujve të Interit në sezonin 2009/10, ndjehet plot vetëbesim se ai do të harrojë problemet me lëndime dhe do të ndihmojë ekipin të rikthejë Skudeton.

“Fansat e Interit nuk duhet të shqetësohen. Premtoj se do të ketë shumë gola dhe do të fitojmë së bashku. Vitin e kaluar kam bërë gabim dhe u riktheva nga lëndimi shumë herët. Tash jam mirë, i pushuar dhe dua të jem vendimtar”, ka thënë Milito për Corriere dello Sport.

Milani shihet si favoriti kryesor për të mbrojtur titullin e Serie A, por sulmuesi mendon se Nerazzurët janë të gatshëm ta sfidojnë si rivalin lokal, po ashtu edhe Juventusin.

“E respektoj Milanin, por dua t’i mposht ata. Juventusi mund të fillojë të shikojë kah Skudeto, fatmirësisht ata nuk nënshkruan me Sergio Aguero”, ka shtuar më tej Milito.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, po e shkatërron futbollin spanjoll, pas sjelljeve të çuditshme të portugezit gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Superkupës.
Barca e fitoi ndeshjen me rezultat 3-2 falë një goli të vonshëm të shënuar nga Lionel Messi, që ishte i dyti i tij në ndeshje pas golit të parë të shënuar nga Andres Iniesta. Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo shënuan për Madridin, por ishte një portugez tjetër, Mourinho, ai i cili pushtoi lajmet, pas goditjes ndaj ndihmës-trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova.

“Shpresoj se grindja të mos jetë ajo për të cilën flitet- është turp. Nuk është hera e parë që kjo ndodh dhe gjithmonë të njëjtët lojtarë. Dikush duhet të marrë veprime – Mourinho po e shkatërron futbollin spanjoll. Ata flasin shumë për katalanasit, por problemi është te Madridi”.

“Mendoj se ai po e tejkalon vijën dhe kufirin, dhe ai duhet të ndalohet. Ne nuk mund të përfundojmë kështu çdo herë. Nëse bëjmë, gjërat do të shkojnë më keq”, ka thënë Pique.

Me fitoren e mbrëmshme Barcelona siguroi titullin e tretë radhazi të Superkupës.
Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka qenë kritik pas fitores 2-0 ndaj Zurich në Allianz Arena në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve, dhe ka thënë se lojtarët e tij duhej të ishin më efektiv në ballë të golit.
Bastian Schweinsteiger dhe Arjen Robben shënuan për bavarezët, të cilët siguruan një avantazh të qëndrueshëm para ndeshjes së kthimit që zhvillohet javën e ardhshme në Zvicër.

Bayern Munich krijoi një mori shansesh në pjesën e dytë të ndeshjes, por Mario Gomez, Philipp Lahm dhe Franck Ribery humbën raste të pastra, që mund ta kishte zgjidhur dilemën që në ndeshjen e parë.

“Ekipi e dinte se kjo ishte një ndeshje e rëndësishme për ne. Ne luajtëm mirë në 20 minutat e para dhe kishim shanse të mira për të shënuar. Ne dominuam në pjesën e dytë, dhe duhej t’i shndërronim [në gola] rastet tona. Kundër një ekipi të tillë ju duhet ta ruani tempon”, ka thënë Heycknes.
Kidnapuesit e babait të mesfushorit të Chelseat, John Obi Mikel, kanë thënë se ata kërkojnë 20 milionë naira (afro 90 mijë euro) për ta liruar të kidnapuarin.
Michael Obi ishte rrëmbyer të premten pasi nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna në qytetin Jos të Nigerisë, dhe familja e mesfushorit më pas ishte kontaktuar nga kidnapuesit.

Policia nigeriane kishte gjetur veturën e Michael Obi, pasi kidnapuesit treguan lokacionin. Tash mediat shkruajnë se kidnapuesit kërkojnë një shumë parash për ta liruar atë.

Mikal më herët i kishte lutur kidnapuesit ta lëshojnë babanë e tij.

“Vetëm dua t’u them kujtdo që e ka marrë babanë tim, ta lirojnë atë. Ai është një i moshuar dhe nuk i ka bërë dëm askujt, me sa di unë. Nuk e di se pse ata e kanë marrë dhe familja ime, nëna ime në veçanti, është shumë e zemëruar dhe e tmerruar nga e gjithë situata”, ka thënë futbollisti për Sky Sports.
Cesc Fabregas thotë se përleshja në fund të ndeshjes së dytë të Superkupës së Spanjës ndaj Real Mdridi është ‘normale në futboll’.
Fabregas mbrëmë debutoi me fanellën e Barcelonës duke u futur në ndeshje si zëvendësues në fund të pjesës së dytë dhe duke qenë kyç në ndërtimit e aksionit që rezultoi me golin e fitores, dy minuta para fundit.

Megjithatë 24-vjeçari ishte edhe shkaku i përplasjes mes lojtarëve të Barcës dhe Realit, kur një ndërhyrje e Marcelos në të çoi n këmbë gjithë stolin Blaugranë dhe rezultoi me përjashtimin e brazilianit.

“Ky është një futboll shumë konkurrues, ne flasim për dy klubet më të mira në botë dhe çdo ekip dëshiron të fitojë. Kjo është normale në futboll, që situata si kjo të ndodhin”, ka thënë Cesc.

Spanjolli po ashtu ka thënë se është i lumtur që e rifillon karrierën e tij te Barca me një trofe të fituar.

“Gjithmonë është mirë të fillosh mirë, me situata pozitive si kjo. Jam shumë i lumtur. Ata sapo kishin shënuar kur unë u futa në fushë dhe vetëm mendoja si ta ndihmoj ekipin”, ka shtuar ish-kapiteni i Arsenalit.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka zvogëluar rëndësinë e disfatës Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës dhe ka nënvizuar përmirësimin e ekipit të tij.
Pas barazimit 2-2 në Bernabeu në ndeshjen e parë që u zhvillua të dielën, Madridi mbrëmë u mposht me rezultat 3-2 në një ndeshje e cila ishte spektakolare jo vetëm për shkak të lojës dhe golave por edhe përplasjeve dhe kartonëve.

“Nëse themi se jemi shumë të lumtur kur nuk fitojmë, do të ishim hipokritë. Ky është një titull shumë i vockël, por ne nuk jemi të kënaqur që nuk e kemi fituar, por [jemi të lumtur] me evolucionin e ekipit. Ne luajtëm shumë mirë në të dyja ndeshjet, ishim fantastik”.

“Nëse shikojmë në ndeshjet [kundër Barcelonës] në katër muajt e fundit, ne do të shohim se ka një ekuilibër të madh. Shumë barazime, një fitore për ne në finale dhe një për ta sot, të mos përmendim ndeshjet të cilat kanë tregim, të cilat nuk meritojnë të tregohen”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Ish-trajneri i Interit ka kritikuar edhe strategjinë e Barcelonës jashtë fushe, derisa ka mbrojtur Marcelon, i cili u dërgua jashtë loje për shkak të një ndërhyrje në Cesc Fabregas.

“Që nga minuta e parë e pjesës së dytë, dhe unë nuk do ta kritikoj atë, pasi ka njerëz që e bëjnë këtë, djelmoshat e topit godisnin veten. Kjo ndodh me ekipet e vocërra kur ata përballen me vështirësi. Marcelos iu dha kartoni i kuq pasi ne të gjithë e dimë se si sfidat në zona të caktuara të fushës përfundojnë”, ka thënë Mourinho.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka mohuar etiketën e favoritit për Milanin.
Moratti thotë se ai nuk është i befasuar nga nënshkrimet që ka bërë kampioni i Serie A këtë verë.

“Nuk e përjashtoj Juventusin. Ata nuk janë të dobët dhe janë përforcuar shkëlqyeshëm. Milani? Ata mbeten ashtu si ishin dhe kanë shtuar një mbrojtës të mirë (Philippe Mexes), por nuk e di nëse kjo ndihmon”.

“Pastaj ka të tjerë: Roma ende duhet të shihet, ata janë të rrezikshëm si Napoli, Lazio ka bërë disa nënshkrime shumë interesante”, ka thënë Moratti për Gazzetta dello Sport.
Franck Ribery beson se Bayern Munich është në një pozitë të mirë për t’u kualifikuar për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pasi ekipi i tij shënoi fitore 2-0 në takimin e mbrëmshëm ndaj Zurich.
Megjithatë 28-vjeçari, i cili goditi shtyllën dhe humbi një rast të mirë shënimi, e di se sfida ende nuk ka mbaruar dhe se ata do të duhet ta ruajnë rezultatin në ndeshjen e kthimit.

“Gjatë dy viteve të fundit jam stërvitur vetëm. Këtë herë stërvitem me grupin dhe dua të kem një sezon të shkëlqyeshëm. Jam i kënaqur dhe kjo është ajo që është më e rëndësishme”, ka thënë Ribery pas ndeshjes.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Letzigrund javën e ardhshme.
Karim Benzema dhe Pep Guardiola Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka thumbuar rivalin e tij, Jose Mourinho, duke thënë se edhe pse ai nuk e njeh Vilanovan pas gjestit jo-sportiv, janë ai dhe lojtarët e Barcës që e njohin zëvëndëstrajnerin e tyre.
“Imazhet flasin vet. Ka gjëra që nuk duhet të ndodhin. Kjo mund të përfundojë edhe më keq nëse nuk merren masat. Unë mund të bëj diçka me lojtarët e mi, por nuk mund ta mësoj askënd si të sillet”.

“Nuk ka rëndësi nëse ai nuk e njeh Vilanovan. Unë e di kush është Rui Faria Aitor Karanka. Për ne, Tito është shumë i rëndësishëm. Ai filloi të punojë në ekipe të vogla dhe tani është pjesë e projektit me mua”, potencoi Guardiola deklaratën e plotë të të cilit mund ta lexoni gjatë ditës.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thyer heshtjen e tij mediatike duke komentuar mbi gjestin e tij jo-sportiv mbi zëvëndëstrajnerin e Barcelonës, Tito Vilanova, duke thënë se ai nuk e njeh atë.
“I kam futur gisht në sy Tito Vilanovas? Kush është Vilanova? Nuk njoh ndonjë Pito Vilanova”, theksoi Mourinho menjëherë pas ndeshjes që pëfundoi me fitore 3-2 për Barcelonën.

Ai shtoi më tej se ndeshjen e kanë prishur vet lojtarët e Barcelonës dhe se ai është i kënaqur që ka luajtur futboll edhe pse nuk ka fituar tituj. Më tej portugezi tha se ekipi i tij ishte fantastik dhe se skenaret vendosën ndeshjen. Ai thotë se tani Barcelona nuk është superiore dhe se tani është vënë balanc me Blaugranët. Deklaratën e plotë të Jose Mourinhos mund ta lexoni gjatë ditës.
Jose Mourinho, në SuperClasico 2 të zhvilluar në Camp Nou, bëri një gjest tejet kontravers, për të cilin sigurisht edhe do të dënohet.

Si rodhi incidenti?

Në minutat përfundimtare debutuesi Cesc Fabregas mban topin për të humbur kohë, si zakonisht në ndeshjet e mëdha. Në ato momente vjen Marcelo që ndërhyu në mënyrë brutale në Cesc Fabregasin.

Në këto momente reagon pankina e Barcelonës që zgjohet në shenjë proteste. Të inspiruar edhe më shumë nga trajneri i tyre, lojtarët e Real Madridit me në krye Pepen fillojnë të kacaftyen me lojtarët e Barcelonës - të 40 lojtarët tani të përfshirë në incident.

Teksa gjyqtari dhe zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova po ndanin lojtarët, Jose Mourinho realizoi atë që dikush më së paku priti - Shkoi dhe futi gishtërinjt e tij në syrin e zëvëndëstrajnerit të Barcelonës.

Situata ndizet edhe më shumë dhe rrëmuja ska të ndalur, derisa kësaj nate e cila filloi me magji futbolli dhe mbaroi në mënyrën më të keqe të mundshme, i dha fund Barcelona që ngriti trofeun.

Mourinho do të dënohet me së paku pesë ndeshje suspendim në La Liga, kurse dënime të ashpra pritet të shpërndahen edhe për të tjerët të përfshirë në incident.




Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi Barcelona ka shënuar fitore të madhe prej 3-2 para 100 mijë tifozëve Blaugranë në SuperClasicon kthyese të Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, duke u shpallur dhe kështu fituese e trofeut veror.
Pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ndeshja kthyese në Camp Nou garantoi spektakël. Jose Mourinho vendos të startojë me Coentraon, duke lënë në pankinë Marcelon, që ishte i vetmi ndryshim dhe gabim për dallim me ndeshjen e parë.
Cesc Fabregas debutoi në këtë takim, por vetëm pas inkuadrimit në minutën e 82-të, pasi startues ishte Busquets, ashtu si Xavi që ishte titullar. Sanchez nuk luajti, por në vend të tij u inkuadrua Pedro. Pjesa e parë filloi shumë nxehtë, Real Madridi natyrisht me dominimin. Pas disa gjysmëtentimeve, e rrezikshme fillon të shfaqet Barcelona.
Një super depërtim i Lionel Messit bëri që futbollisti më i mirë në botë të lansojë një pasim hyjnor për Andres Iniestan i cili u hap edhe më bukur për ta parabolluar portierin Iker Casillas dhe për të shënuar golin e parë në këtë takim, 1-0 pas 15 minutash lojë.Real Madridi kundërpërgjigjet shumë shpejtë. Një goditje nga këndi e ekzekutuar mirë nga Angel Di Maria e gjen Karim Benzeman, i cili pas goditjes së tij të devijuar e gjen të vetmuar Cristiano Ronaldon që shënoi për 1-1 (20’). Të gjithë menduan se ishte pozicion jashtë loje, por në të vërtetë nuk ishte, pasi Benzema goditi, nuk pasoi dhe ajo goditje ndërroi drejtim, gjë që bjen në kundërshtim me rregullat e ‘ofsajdit’.
Los Blancos vazhdojnë me dominimin e plotë të sfidës. Rastin më të mirë në vazhdim të pjesës së parë e kishte Cristiano Ronaldo, që lansoi një goditje të fuqishme nga distanca, por golin CR7 ia mohuan Victor Valdes dhe transverzalja. Ishte ky aksioni i vetëm i rrezikshëm i Ronaldos në këtë takim, pasi Daniel Alves e bëri portugezin që të dyshojë në aftësitë e tij, për shkak se e ndali në çdo të vetmin aksion.Dhe rivalin e tij të përbetuar njeriu i ndeshjes, Lionel Messi e gjunjëzon kur Gerard Pique pas një harkimi nga këndi e gjen me finte ‘el Messiah’, që me mjeshtri të madhe shënoi për 2-1 në fund të pjesës së parë.
Pas një pjese të parë plot spektakël futbollistik, në pjesën e dytë shohim një lojë shumë më agresive. Shumë kartona të verdhë dhe pak futboll kemi parë deri në minutat përfundimtare të takimit.Pas një goditje nga këndi në zonë para katër lojtarëve të vijës së parë të mbrojtjes se Barcelonës u gjend francezi Karim Benzema që shënoi (82’) për 2-2 dhe gëzimin e madh të tifozëve të Realit, të cilët i kishin planifikuar pijet për vazhdimet.
Por, planet e tifozëve të Real Madridit i prishi debutuesi Cesc Fabregas. Pas nderimit dhe lotëve me inkuadrimin e tij menjëherë pas golit të Benzemas, ishte Cesc asi që nisi aksionin e golit vdekjeprurës për Merengezët.
Aksioni i nisur nga ish-kapiteni i Arsenalit së bashku me Adrianon bëri që Lionel Messi i ndihmuar nga dy të lartpërmendurit të realizojë golin fatal dhe njëkohësisht ta shpallë veten si lojtar të ndeshjes (88’), ashtu si ta rikonfimojë se është lojtari më i mirë në botë, me golin që vendosi rezultatin përfundimtar prej 3-2.
Sa për të shtuar nervozën në fund Marcelo (90’) u ndëshkua me karton të kuq, duke përfunduar ndeshjen në dush. Ndërhyrja e brazilianit ndaj debutuesit Cesc Fabregas ishte brutale, gjë që shkaktoi reagimin e pankinës së Barcelonës që më pas u kacafyt me pankinën e Realit. Si pasojë me të kuq u ndëshkuan edhe David Villa dhe Mesut Ozil, të dy pa qenë në lojë fare, duke e bërë ndeshjen skandaloze.
Ndeshjen skandaloze e bëri edhe Jose Mourinho, që gjatë tensionimit të situatës, shkoi prapa pankinës së Barcelonës dhe e bëri një gjest qesharak drejt ndihmëstrajnerit të Barcelonës Tito Vilanova, duke shtuar edhe më tej tensionet.
Kështu Barcelona përkundër mungesës së superioritetit mbi Real Madridin, rikonfirmon primatin në futbollin spanjoll me Superkupën e fituar. Nga ana tjetër, Real Madridi i Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinhos ka dështuar që të gjunjëzojë Barcelonën, por një gjë është ë sigurtë – sezoni i ardhshëm në La Liga do të jetë shumë, shumë i nxehtë...