Arsenali raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Fiorentinës, Riccardo Montolivo.
Burime nga Firenca thonë se Arsenali e sheh Montolivon si një zëvendësim të përshtatshëm për të larguarin drejt Barcelonës, Cesc Fabregas.

Topçinjtë janë nën presion për të përmirësuar ekipin pas disfatës 2-0 nga Liverpooli gjatë të shtunës.

Montolivo ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re dhe do të jetë një agjent i lirë në fund të sezonit, andaj Viola duhet ta shesë atë tash ose rrezikon ta humbasë pa asgjë cent në verën e ardhshme.
Cesc Fabregas (Barcelona)Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas thotë se java e parë e tij te Barcelona ka qenë një lehtësim.
24-vjeçari është i lehtësuar që saga me Arsenalin ka mbaruar pasi kaloi aq shumë kohë në huti nëse transferimi do të ndodhë ose jo.

“Muajt e kaluar kam qenë nën shumë presion. Mentalisht kjo vërtet të lodh, por kjo më në fund përfundoi dhe jam i lumtur që jam kthyer sërish te Barca”, ka thënë Fabregas.
Interi do të kursejë plot 99 milionë euro nëse shet sulmuesin Samuel Eto'o te Anzhi.
Gazzetta dello Sport shkruan se Interi ka pranuar ofertën prej 27 milionë euro nga rusët për Eto’o. Kështu, Interi do të kursejë 12 milionë euro pagë në sezon deri në vitin 2014, kur skadonte kontrata e Eto’o.

Përfshirë taksat kjo shifër është dyfish më e madhe, andaj bëhet 24 milionë euro për sezon për tre vite. Në total kjo është 72 milionë euro të kursyera vetëm nga pagat e lojtarit, të cilës nëse ia shtojnë shumën që do të përfitojë Interi nga shitja, e gjitha kap vlerën e 99 milionë eurove.
Paris Saint Germain i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Forlan.
Uruguaiani është përmendur si një zëvendësues i mundshëm i Samuel Eto’o te Interi, pasi kamerunasi pritet këtë javë të nënshkruajë për klubin rus Anzhi.

Babai i Forlan së fundi tha se negociatat tashmë kanë filluar dhe se ata presin vetëm shitjen e Eto’o. Megjithatë tash në skenë del edhe PSG, që mund t’ia prishë planet Interit duke ofruar 10 milionë euro për lojtarin.
Menaxheri i Interit, Gian Piero Gasperini, nuk mund të përjashtojë largimin e Wesley Sneijder para mbylljes së afatit kalimtar.
Holandezi nuk kishte qenë pjesë e stërvitjeve të vikendit për shkak të ‘arsyeve personale’ në mesin e spekulimeve se Manchester United do të bëjë një ofertë përfundimtare për të gjatë kësaj jave.

Gasperini thotë se ai nuk mund të mbështetet plotësisht në Sneijder, pasi situata e tij ende është e paqartë.

“Roli i Sneijder varet nga 15 ditët e ardhshme të tregut të transferimeve”, ka thënë Gasperini.
Atletico Madrid raportohet se ka shprehur interesim për të nënshkruar me anësorin e Tottenhamit, Giovani dos Santos.
Meksikani është në shitje nga klubi londinez dhe është përfolur për një transferim të tij te Sevilla në Spanjë dhe Udinese në Itali.

AS shkruan se tash edhe Atletico i është bashkuar garës për të, pasi e sheh Giovanin si një partner ideal për nënshkrimin e fundit, Radamel Falcao.
Tottenham raportohet se është tronditur pasi Luka Modric ka refuzuar të udhëtojë me ekipin te Manchester United.
The Sun shkruan se Modric ka bërë grevë dje, pasi Chelsea ka bërë ofertë zyrtare në vlerën e 30 milionë funteve për kroatin. Dhe mesfushori i ka thënë trajnerit Harry Redkapp se ai nuk e ka në plan të luajë më për klubin.

“Diçka e ndezur kokën e Luka. Ai nuk do të jetë me ne nesër. Ai ka një lëndim me të cilin ka mundur të luajë, por koka e tij nuk është në vendin e duhur tash. Ne kemi nevojë që kjo të zgjidhet”, ka thënë mbrëmë Redkanpp.

Burime brenda klubit londinez thonë se Luka është i paepur të largohet dhe t’i bashkohet Chelseat.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se David Silva ishte ai që bëri dallimin në fitoren 3-2 ndaj Boltonit.
Mancini mendon se spanjolli diktoi ndeshjen dhe ishte i mahnitur me mesfushorin pasi ai shënoi një gol dhe u zgjodh lojtari i ndeshjes për të dytën herë radhazi.

“David është një lojtar fantastik dhe ishte i mrekullueshëm kundër Boltonit. Ai e bën të duket e thjeshtë dhe ka filluar sezonin shumë mirë. Jam shumë kënaqur me të”, ka thënë Mancini.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Samir Nasri është i lumtur në Emirates Stadium.
Roberto Mancini është i vendosur ta sjellë Nasri në Etihad Stadium brenda 48 orësh, por Wenger thotë ndryshe. Sipas francezit Nasri është i lumtur te Arsenali dhe çdo marrëveshje e mundshme është larg realizimit.

“Ai është i lumtur këtu. Nuk ka largim të Nasri për momentin. Ndoshta një ditë, por kjo është shumë, shumë larg kompletimit”, ka thënë Wenger për TF1.
Labinot Kabashi është supertalenti i ardhshëm dhe ndoshta pasardhësi i Lionel Messit te Barcelona.
Kështu së paku raporton Klan Kosova, që ka intervistuar babain e 11 vjeçarit nga fshati Polac i Skënderajit. Aftësitë e Labinotit janë të jashtëzakonshme dhe ai ka filluar të konsiderohet si pasardhësi i Messit. Konfirmimin për këtë në të ardhmen e tij të ndritur e do edhe vet drenicaku.

Se Labinoti është supertalent, e tregojnë më mirë statistikat – 33 gola të magjishëm për Barcelonën. Dhe pos që është lojtar me aftësi ekscentrike, ai është edhe patriot.

“Unë dua të luaj vetëm për Kosovën. Ky është shteti im”, thekson Labinoti sa herë pyetet se për cilën kombëtare dëshiron të luajë.

Një nga golat e Labinotit:
Valencia ka zbuluar se ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e mesfushorit Juan Mata në Stamford Bridge.
Për të kompletuar transferimin te Chelsea mbetet vetëm që lojtari t'i tejkalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë marrëveshjen.

Mediat angleze dhe spanjolle shkruajnë se Valencia ka pranuar 30 milionë euro për të lejuar largimin e mesfushorit, pasi fillimisht kishte refuzuar ofertën e parë në vlerën e 25 milionë eurove.

23-vjeçari bëhet nënshkrimi i katërt i Chelseat, duke ndjekur kështu Oriol Romeu, Thibaut Courtois dhe Romelu Lukaku. Spanjolli ishte i kërkuar edhe Arsenali dhe Tottenhami.
Milani ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në ndeshjen e fundit para-sezonale të zhvilluar në San Siro në kuadër të Trofeut Berlusconi.
Rossonerët kaluan në epërsi me anë të një goli të shkëlqyeshëm nga Kevin Prince Boateng pas vetëm tetë minutash lojë, falë një asistimi nga Ignazio Abate.

Derisa Juventusi krijoi disa raste shënimi por pa arritur t'i konkretizojë ata, ishin sërish kampionët e Italisë ata që shënuan, me Clarence Seedorf i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 22-të me një gol tjetër të bukur.

Biankonerët bënë një paraqitje më të mirë në pjesën e dytë, por e gjitha çfarë arritën ishte një gol në pjesën e dytë të ndeshjes i shënuar nga Mirko Vucinic.


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk do të kërkojë falje për përfshirjen e tij në përplasjen e Superkupës ndaj Barcelonës, ka thënë zëdhënësi i tij Eladio Parames.
Portugezi u përfshi në përleshje në fund të ndeshjes në Camp Nou, duke ia futur gishtin në sy ndihmëstrajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova. Ai më pas u kritikua nga mediat dhe figura të futbollit.

Të shtunën Marca shkroi se ish-trajneri i Interit dhe Chelsea do të kërkojë falje, por zëdhënësi i tij ka thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Jose nuk do të thotë më fal dhe ai është i vendosur të mbrojë Real Madridin”, citohet t’i ketë thënë Parames agjencisë italiane Ansa.

Ai po ashtu ka thënë se Mourinho ishte provokuar gjatë ‘agresionit verbal’ ndaj tij nga stoli i Barcelonës.