Arsenali e ka përmbysur epërsinë Udineses nga pjesa e parë, për të shënuar fitore prej 2-1 në ndeshjen kthyese të vlefshme për kualifikim në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i zhvilluar në Emirates kishte përfunduar me epërsinë minimale të Topçinjve, ndërsa edhe si mysafirë, të zgjedhurit e Arsene Wenger arritën të fitojnë, për t’iu bashkuar skuadrave më të mira evropiane në fazën grupore të garës më të madhe për klube.

Në gjysmën e parë ekipi vendas u tregua më i saktë duke arritur të shënojë një gol, ndërsa realizues ishte kapiteni Antonio Di Natale (39’).

Nuk kaloi shumë kohë në pjesën e dytë (55’) dhe Robin Van Persie barazoi shifrat pas asistimit të Gervinhos.

Toto Di Natale nuk e pati fatin të shpallej hero i vendasve, pasi që dështoi që ta kthente epërsinë në favor të italianëve, kur goditjen e tij nga pika e bardhë e mbrojti portieri Wojciech Szczesny (59’).

Kjo iu hakmor Udines, duke qenë se Theo Walcott shoi çdo shpresë të vendasve duke shënuar golin e dytë për Arsenalin (69’), dhe duke vulosur kualifikimin e Topçinjve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Në fazën grupore janë kualifikuar edhe Lyoni, Benfica, BATE Borisov dhe Viktoria Plzen.
Transferi i ri Barcelonës, Cesc Fabregas ka folur për kënaqësinë e tij në të qenurit pjesë e skuadrës së Barcelonës, por ka thënë se atij do t’i duhet kohë për t’u adoptuar me stilin e lojës së ekipit të ri.
“Nga e hëna e kaluar deri këtë të hënë kam përjetuar momente spektakolare të cilat do t’i kujtoj gjithë jetën. Nëse njerëzit më besojnë mua, unë ende dua të përmirësohem, kjo për shkak se kam edhe shumë për të dëshmuar”.

“Më duhet të përshtatem, unë nuk jam Messi. Gjithçka këtu është më e disiplinuar se te Arsenali. Unë kam mësuar shumë në fazën defensive, unë do të punoj shumë për fitimin e topit, por ngadalë do të zbatoj këshillat dhe do të mësoj shumë”, deklaroi Cesc.
Mesfushori brazilian, Felipe Melo, e ka lëvduar Real Madridin dhe beson se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë, pak para miqësores së gjigantit spanjoll me gjigantin turk në Bernabeu sonte mbrëma.
“Mourinho është trajneri më i mirë në botë. Unë gjithmonë e kam thënë këtë. Unë ëndërroj për të punuar me të në të ardhmen, por tani për tani jam i lumtur te Galatasaray dhe tepër i fokusuar. Unë shpresoj se mund të fitoj me Galatan dhe më pas këtu në Madrid me Mourinhon”.

“Unë jam sikur Mourinho. Unë jam djalosh me personalitet të fortë që nuk i pëlqen të humbasë. Këto gjëra janë normale në futboll. Nëse nuk jeni kështu në futboll, më mirë luani tenis”, ka thënë Melo.
Mesfushori i Napolit, Marik Hamsik beson se Barcelona është ekipi më i mirë në botë, pasi ai dhe bashkëlojtarët e tij morrën leksion në humbjen prej 5-0 ndaj kampionit të Evropës.
“Mendoj se Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Ishte nder të luajmë në Camp Nou. Barcelona na tregoi si luhet futbolli”.

“Ne duhet ta harrojmë këtë humbje pasi e luajmë ndeshjen e parë këtë fundjavë”, ka thënë Hamsik.
Para superndeshjes ndaj Udineses e vlefshme për kualifikim në Ligën e Kampionëve, Bacary Sagna beson se Topçinjtë mund të fitojnë edhe pa prezencën e yjeve Cesc dhe Nasri.
“Ne kemi humbur dy lojtarë të mëdhenj dhe miq të mirë me largimin e tyre”.

“Arsenali është ende gjallë dhe mendoj se ne jemi të bindur se mund të fitojmë diçka dhe të jemi të suksesshëm. Tani ne duam vetëm të fokusohemi në lojë dhe të luajmë lojëon tonë. Unë u dëshiroj ish-lojtarëve fat të mbarë në ekipet e reja”, ka thënë Sagna.
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho do të lë një vend të lirë në skuadrën e tij për asin brazilian, Neymar.
Marca shkruan se Mourinho ka lënë një vend të lirë për transferimin e Neymar nga Santosi në janar.

Real Madridi planifikon që Neymar të transferohet pas Botërorit të klubeve dhe kjo përkundër interesimit të Chelseat dhe Barcelonës për të.
Bashkëshortja e mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder, ka refuzuar të flasë për preferencat e saja në mes të klubit italian dhe gjigantit anglez Manchester United.
Tifozë të të dyja ekipeve kanë pyetur me anë të Twitterit bukuroshen se a ka gjasa që bashkëshorti i saj të largohet nga Interi, por ajo nuk kishte përgjigje.

“Wes? Ai është në stërvitje tani. Më vjen keq, por nuk mund t’u përgjigjen gjithë këtyre pyetjeve pasi nuk kam përgjigje”, potencoi Yolanthe Sneijder.
Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schëeinsteiger është kapur në radarin e bosit të Arsenalit, Arsene Wenger.
Bayerni ka marrë interesim nga Milani dhe Manchester United për asin gjerman, por çdo ofertë nën 35 milionë euro nuk do të mundësonte as hyrjen në negociata. Por, Wenger dëshiron ta bëjë këtë.

“Ne kemi mungesa në mesfushë dhe aty dëshirojmë të forcohemi”, pohoi Wenger një natë më parë.
Diego Forlan ka kërkuar që të mos luajë për Atletico Madridin në ndeshjen kualifikuese të Europa League ndaj Vitoria Guimares të enjtën, duke nxehur spekulimet për kalimin e tij te Interi.
“Forlan ka kërkuar këtë mëngjes nga trajneri Manzano që të mos udhëtojë në Guimares për shkak se ai është duke studiuar mundësinë për të kaluar te një ekip tjetër.

“Manzano e ka autorizuar atë të qëndrojë në Madrid, sepse Atletico po luan ndeshje me rëndësi dhe lojtarët duhet të jenë 100 përqind të përqëndruar”, pohoi Forlan.
Real Madridi ka reaguar me hidhërim pas nisjes së hetimeve për incidentet në ndeshjen ndaj Barcelonës javën e kaluar.
Jose Mourinho të suspendohet me 12 ndeshje mos prani në stol dhe dënime tjera të rëna për Tito Vilanovan, David Villan dhe Mesut Ozil janë vetëm disa masa të cilat do t’i marrë Fedearata Spanjolle e Futbollit (RFEF), e të cilat nuk kanë hasur në mirëkuptim me interesat e klubit mbretëror.

“Real Madridi nga fillimi ka shfaqur përgjegjësi në mënyrë që të mos krijohen incidentet. Real Madridi dëshiron të shpreh befasinë mbi hapjen e hetimeve pesë ditë pas ndeshjes, vetëm pak orë pasi presidenti i Barcelonës kërkoi hapjen e hetimeve nga RFEF. Reali shpreson që ky hetim të jetë i drejtë dhe në fund të fitojë drejtësia. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë klubin, interesat dhe nderin e tij”, shkruan në një komunikatë të klubit spanjoll.
Milani ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Alberto Aquilani nga Liverpooli në formë huazimi me obligimin për ta transferuar atë në mënyrë permanente nëse ai luan më shumë se 25 ndeshje këtë sezon.
Transferimi nuk është zyrtarizuar nga kampioni i Italisë, por konfirmimin e bëri Adriano Galliani që ka pranuar arritjen e akordit me 27 vjeçarin.

“Ne kemi marrë një lojtar të cilësisë së lartë në Aquilanin, dhe tani tregu për ne është i mbyllur”, ka thënë Galliani për La Gazzetta dello Sport.
Manchester City ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Samir Nasri për një shumë prej 24 milionë funtesh, me mesfushorin që ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
City kështu ka kompletuar më në fund transferimin e francezit, pas sagës e cila ka zgjatur një vit. Nasri do të përfitojë te City rreth 180 mijë funte në javë, po aq sa kanë qenë dhe kërkesat e tij për të qëndruar te Arsenali.

Eden Hazard dhe Bastian Schwinsteiger janë ndër futbollistët që mund ta zëvëndësojnë francezin, detaje për të cilat tratativa mund t’i gjeni në vazhdim të ditës.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka dhënë një deklaratë tendencioze për La Stampa, së cilës përditshme i ka thënë se vetëm Barcelona është më e mirë se ekipi i tij.
“Ne jemi eliminuar nga Tottenhami për shkak të fatit të keq”.

“Unë jam i bindur se, me një skuadër të plotë, ne jemi në një nivel me Real Madridin. Por nuk ka më të mirë se ne, përpos Barcelonës. Më lejoni t’iu jap një shembull: Kur Barcelona humb topin, ata tentojnë ta ri-fitojnë posedimin me shpejtësi të madhe. Ky është aspekt të cilin duhet ta përmirësojmë”, u shpreh Allegri.
Lojtarët e kampionatit spanjoll, La Liga vazhdojnë të jenë në greë edhe pas raundit të ri të bisedimeve mes zyrtarëve të La Ligas dhe shoqatës së futbollistëve (AFE), pasi nuk është arritur ende një marrëveshje.
Edhe pas takimit që zgjati plot gjashtë orë gjatë të martës, nuk është arritur marrëveshja që pagat e futbollistëve të jipen me rregull. Një takim tjetër pritet të mbahet të mërkurën, por shtyrja e javës së dytë në La Liga, duket gjithnjë e më shumë e mundur.

“Takimi ishte i nxehtë. Ne do të mbajmë pozicionin tonë. Unë nuk mund të them nëse do të ketë ndeshje këtë javë. Ne shpresojmë, por varet nëse do të arrijmë marrëveshje”, theksoi presidenti i La Ligas, Jose Luis Astiazaran.
Zëvëndëspresidenti i Nacional, Hector Olmos, ka zbuluar se Liverpooli ka bërë ofertë për mbrojtësin Sebastian Coates.
The Reds besohet se janë në treg për një qendërmbrojtës të ri pas largimit të Kyrgiakos të hënën që kaloi te Wolfsburgu.

“Oferta e Liverpoolit prej 8 milionë funtesh është shumë e mirë. Coates sigurisht do të shkojë te Liverpooli”, theksoi Olmos.
Roberto Mancini ka deklaruar se mesfushori Daniele De Rossi do të ishte një shtesë ‘absolutisht e përkryer’ për Manchester Cityn.
De Rossi ka kontratë me Romën për edhe një vit, por klubi italian ka zbuluar më herët gjatë javës se ata shpresonin të arrinin një vazhdim të kontratës në disa ditët në vazhdim.

“Kam nevojë edhe për dikë tjetër në mesfushë, pasi kemi opsione të limituara. Për momentin kam Barry, De Jong, Milner dhe Toure, por nëse mendoni numrin e ndeshjeve në ligë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA, kjo nuk mjafton”.

“Daniele De Rossi do të ishte një shtesë e përkryer për këtë ekip dhe e vlerësoj atë si një prej mesfushorëve më të mirë në botë. Por po ashtu kam dyshime se ai do të qëndrojë te Roma për gjithë karrierën, sikur ka bërë Francesco Totti”, ka thënë Mancini.
Spanja ka humbur kreun e listës së fundit të FIFA-së, të cilën tash e ka marrë Holanda.
Pasi e kishin mbajtur pozitën e parë për më shumë se një vit, një humbje në miqësoren ndaj Italisë i ka zbritur kampionët e botës dhe Evropës në pozitën e dytë, derisa ka ngritur në të parën ekipin e trajnerit Bert van Marwijk.

Gjermania mbetet e treta derisa Anglia është ngjitur në pozitën e katërt. Suksesi i Uruguait në Copa America e ka ngritur këtë ekip në pozitën e pestë, me Brazilin që ka rënë në të gjashtën. Italia, Portugalia, Argjentina dhe Kroacia janë ekipet tjera të top 10-shit.

Kombëtarja shqiptare është ngritur për dy vende në renditjen e FIFA-së duke u rreshtuar tash në pozitën e 57-të. Ky sukses ishte kryesisht falë fitores 3-2 në miqësoren përballë Malit të Zi, kombëtare e cila vazhdon të mbetet lart në renditje (e 19-ta), edhe pse me rënie prej dy pozitash.
Agjenti i Mauro Zarate ka konfirmuar interesimin e Interit për sulmuesin e Lazios.
Klubi nga San Siro është në kërkim të një zëvendësimi për Samuel Eto’o pas transferimit të tij te Anzhi Makhachkala dhe ka shënjestruar sulmuesin argjentinas.

“Mauro aktualisht është lojtar i Lazios, nëse ka interesim të vërtetë nga ndonjë ekip që vendos të investojë resurse të dukshme, kjo nuk do të anashkalohet”.

“Presidenti [i Lazios] Claudio Lotito mendon se nuk ka nevojë të heqë dorë nga lojtari. Tash ka një interesim të shprehur nga Interi, ne do ta marrim një vendim me qetësi”, ka thënë agjenti i lojtarit, Guiseppe Bozzo, për Sportitalia.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar ekipit francez Paris Saint-Germain, raporton Le Parisien.
Argjentinasi është lidhur me një transferim te klubi francez pasi dështoi të gjejë formën e tij gjatë sezonit të kaluar. PSG kuptohet se është në treg për një sulmues të ri si shtesë të fundit të ekipit që është përforcuar për mbi 80 milionë euro këtë verë.

Drejtori sportiv i klubit parisien, Leonardo, kishte punuar me Militon te Interi sezonin e kaluar dhe dëshiron të ribashkohet me të duke e sjellë në Parc des Princes.

Megjithatë raportet më të reja thonë se 32-vjeçari ka refuzuar mundësinë pasi dëshiron të dëshmojë veten te Interi, me Samuel Eto’o që është afër nënshkrimit me Anzhi Makhachkala.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është i bindur se klubi mund të rikthehet në maje të futbollit italian duke u shndërruar në një sfidues serioz për Skudetto.
“Së bashku me këtë entuziazëm ka edhe një përgjegjësi të madhe, pasi ne e dimë se duhet të nisemi që nga fillimi dhe e dimë se historia e Juventusit kërkon një rilindje të menjëhershme. Ne duhet të sfidojmë që nga fillimi deri në fund”.

“Ka shumë entuziazëm, pas dy vitesh që këqija është normale që dëshira për hakmarrje të jetë aq e madhe”.

“Juventusi është i gatshëm dhe fansat janë të dhënë për këtë ekip. Çdo fans do jetë ca i pakënaqur pas këtyre dy viteve, por sërish nuk ka pasur asnjë ditë të vetme kur kampi stërvitor nuk ka qenë i mbushur me njerëz”, ka thënë Buffon për Corriere dello Sport.
Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka lëshuar kritika në drejtim të administratës aktuale të klubit, duke thënë se trajneri Jose Mourinho po vepron sikur të jetë njëshi i klubit.
Portugezi u ka kërkuar falje vetëm fansave të klubit për përfshirjen e tij në përleshjet të cilat ndodhën në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës përballë Barcelonës.

Presidenti Florentino Perez ka qëndruar i heshtur rreth kësaj ngjarje, dhe Calderon, i cili ka qenë shumë kritik në metodat e Mourinhos, beson se presidenti aktual duhet të jetë shembull dhe të ketë më shumë kontroll në trajnerin.

“Presidenti i klubit është Mourinho, pasi presidenti i vërtetë [Perez] duhet të dalë në situata të tilla të cilat kërkojnë ai të veprojë ashtu. Florentio duhet të dalë të thotë se historia e Real Madridi nuk i mbështet këto veprime, por ai nuk e ka bërë këtë për shkak të varësisë që ka nga Mourinho”.

“Përgjegjësia nuk është e trajnerit, i cili nuk ka ndryshuar asgjë në mënyrën se si vepron në vitin e kaluar dhe ishte logjike që ai të mos e bëjë këtë pas arritjes te Real Madrid. Përgjegjësia është e atij që e ka angazhuar atë dhe i cili nuk e riparon metodën e tij e as që del publikisht të kundërshtojë një sjellje të cilën të gjithë fansat e sportit nuk e pranojnë”, ka thënë Calderon.
Juventusi është duke mbajtur nën vëzhgim mbrojtësin e Zenit St Petersburg, Bruno Alves, shkruan Sportmediaset.
Klubi italian besohet se dëshiron ta forcojë mbrojtjen derisa synojnë të luftojnë për Skudetto në sezonin e ri.

Alves iu bashkua Zenitit nga Porto verën e kaluar për një shumë prej 22 milionë euro dhe ka shqyer që nga arritja e tij te klubit rus.

Trajneri i Jvuentusit, Antonio Conte, raportohet se është një fans i madh i portugezit dhe e ka shndërruar atë në prioritet të afatit kalimtar dimëror.

Me qëllim që të ulë vlerën e lojtarit, Juventusi mund ta përfshirë në ofertë edhe Simone Pepe dhe Leonardo Bonucci, të cilët që të dy janë lidhur me një transferim te klubi rus më herët gjatë verës.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka mbrojtur menaxherin nën presion të Arsenalin, Arsene Wenger.
Wenger ishte i sulmuar nga kritikat pas shitjes së ish-kapitenit Cesc Fabregas te Barcelona. Së fundi presioni në të u shtua pas disfatës 2-0 nga Liverpooli që u pasua me largimin e Samir Nasri drejt Manchester Cityt.

“Është një botë e çmendur kjo. Është një botë kritike dhe ju keni nevojë të humbni vetëm disa ndeshje që kritikët të ulërijnë në ju. Gjithë bisedat janë për Arsenalin dhe Arsene që do të largohet. Por kush mund ta zëvendësojë atë? Është situata më e tmerrshme”, ka thënë Ferguson për The Sun.

“Ky njeri ka qenë i pabesueshëm. Ai i ka dhënë Arsenalit platforma të cilat ata kurrë nuk i kanë menduar. Ai duhet të vazhdojë. Ai nuk duhet t’i dëgjojë kritikët. E vetmja gjë për të cilën keni nevojë në këtë lojë është të mbyllni veshët”, ka shtuar skocezi.
Veterani i Milanit, Gennaro Gattuso, e di se fundi i karrierës së tij si futbollist është shumë afër.
“Kam dhënë gjithçka për Italinë dhe Kombëtarja më ka dhënë shumë mua. Kam arritur në një pikë kur duhet të them mjaft, thjesht pas disa viteve mund të jetë momenti të ndaloj së luajturi futboll”.

“Duhet të mendoj për këtë, ndryshe shqetësohem dhe filloj t’i kafshoj thonjtë. E rëndësishme është të jesh gati, pasi në këtë mënyrë ju nuk vuani”, ka thënë Gattuso.
Sulmuesi i Udineses, Antonio di Natale, thotë se ndeshja e sotme e Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit është si një finale e Kupës Botërore.
Italianët humbën me rezultat minimal në ndeshjen e parë në Emirates në të cilën Di Natale goditi shtyllën, por do të shpresojnë ta përmbysin rezultatin në fushë të vet.

“Ne dëshmuam në Emirates Stadium se jemi një ekip i shkëlqyeshëm. Së paku merituam një barazim. Në fushë vendore ne mund të bëjmë një paraqitje të shkëlqyeshme në ballë të publikut tonë. Ne shpresojmë të kemi edhe fat”.

“10 minutat e para në Londër nuk ishin të mira, por pastaj ne vërtet e morëm veten. Ne ishim të pafat me goditjen e shtyllës, por mund ta rikthejmë rezultatin në Udine”, ka thënë sulmuesi italian.
Anzhi Makhachkala është i bindur se Samuel Eto'o do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin rus, ka thënë zëdhënësi i klubit.
Kamerunasi është afër kompletimit të transferimit të tij te Anzhi, që tashmë kanë zbuluar në ueb faqe se kanë arritur marrëveshje me Interin. Eto'o, i cili iu bashkua Interit nga Barcelona në vitin 2009, do të bëhet transferimi i dytë i rusëve gjatë verës, pas nënshkrimit me mesfushorin e Chelseat, Yuri Zhirkov.

“Ai është shumë i njohur rreth e qark botës dhe do të ndihmojë klubin të arrijë ambiciet për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Klubi jonë është në proces të ndërtimit të një ekipi të madh dhe nënshkrimi i Samuel është një hap i madh”, ka thënë zëdhënësi i Anzhi, Alexander Udaltsov.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai ka nevojë të blejë mesfushorë të rinj para mbylljes së afatit kalimtar në javën e ardhshme.
Wenger aktualisht është në Itali për ndeshjen e sotme të play-offit të Ligës së Kampionëve përballë Udinese, por menaxheri është i vendosur të përforcojë ekipin pasi të kthehet.

“Ajo çfarë është e rëndësishme për momentin është të kualifikohemi nesër (sot) dhe ne mund ta bëjmë këtë vetëm me lojtarët që kemi për momentin. Ata janë mjaft të mirë të arrijnë atje dhe pas kësaj ne do të shohim çfarë mund të bëjmë. Ne punojmë fuqishëm në tregun e transferimeve”.

“Ne sollëm [Alex Oxlade-] Chamberlain – do të shihni se ai do të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm. Edhe Gervinho do të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm për këtë klub, por ne dëshirojmë një lëvizje ideale. Ne kemi mungesa në mesfushë për momentin dhe kjo është pozita ku ne duam të fuqizohemi”, ka thënë Wenger.
Leita Kaka do të jetë lojtar i ri i Milanit. Kjo pritet të ndodhë jo më larg se në fund të kësaj jave, kur dhe pritet të realizohet rikthimi sensacional i legjendës Rossonere në San Siro.
Përkundër disa raporteve të mediumeve italiane se zyrtarët e Interit janë në Madrid për Kakan, në fakt po ndodh e kundërta. Milannews.it ka mësuar detajet kontraktuale të lojtarit të ri të kampionit të Italisë.

Kaka pritet të vijë te Real Madridi në formë huazimi, ku 70% e shumës pritet të paguhet nga Rossonerët, kurse pjesa tjetër do të mbulohet nga Real Madridi. Për të shmangur vështirësitë me babain e tij, Milani pritet t’i ofrojë Leite Kakas jo një pagë shumë të shkurtuar, por një kontratë të vlefshme po aq sa e ka tani te Real Madridi – rreth 10 milionë euro në sezon.

Zyrtarët Rossonerë pas ndeshjes hapëse të Serie A ndaj Cagliarit të dielën pritet të udhëtojnë në Madrid për të finalizuar marrëveshjen.
Mario Gomez dhe Thomas Mueller festojnë golinMe rezultat të përgjithshëm prej 3-0, Bayern Munichu ka fituar përballë ekipit të Zurichut, për t’u kualifikuar në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me rezultat 2-0 në favor të gjermanëve, ndërsa edhe në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin Letzigrund, bavarezët fituan, kësaj radhe me rezultat 1-0.

Nuk kaluan shumë minuta pas fillimit të takimit (7’), dhe Mario Gomez kaloi mysafirët në epërsi pas asistimit të Thomas Mueller.

Në pjesën e dytë nuk pati gola, ashtu që goli i pjesës së parë ishte i vetmi në këtë takim.

Villarreali e ka përmbysur epërsinë minimale të Odenses nga takimi i parë duke fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese për të siguruar kualifikimin në fazën e radhës.

Në fazën grupore është kualifikuar edhe Dinamo e Zagrebit që ka fituar përballë Malmos me rezultat të përgjithshëm prej 4-3. Ndërsa në këtë fazë do të luajë edhe APOEL Nicosia që e ka eliminuar Wisla Krakowin.
Interi është në kërkim të mesfushorit të Borussia Dortmundit, Mario Goetze, raportojnë mediat italiane.
Zikaltrit vazhdojnë të jenë në treg për së paku edhe një lojtar duke tentuar përforcimin e skuadrës pas largimit të Samuel Eto’o.

Është thënë se Nerazzurët planifikojnë zëvendësues të drejtpërdrejtë të kamerunasit, e ky është sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ndërsa sipas Calciomercato, 19-vjeçari Goetze konsiderohet si alternativë.
UEFA ia ka lejuar trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, që ta drejtojë skuadrën e tij në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Udineses.
Francezi u dënua me dy ndeshje për shkak të mosrespektimit të kufizimit për një ndeshje mosparaqitje në stol, për shkak të komenteve që i kishte dhënë pas takimit ndaj Barcelonës në sezonin e kaluar.

Mirëpo, pas apelit që ka bërë Arsenali, Wenger do ta ketë mundësinë që ta drejtojë skuadrën e tij në përballjen e dytë ndaj Udineses që zhvillohet të mërkurën në Itali.

Topçinjtë kanë epërsi minimale nga takimi i parë që u zhvillua në Emirates.
Agjenti i Vincenzo Iaquintas, Andrea D’Amico, ka mohuar fjalët se sulmuesi i Juventusit mund të kalojë te Fiorentina.
Italiani 31-vjeçar është duke pasur probleme me lëndime, ashtu që thuhet se ai mund të largohet nga Zonja e Vjetër.

Napoli është lidhur me sulmuesin, ndërsa së fundmi njoftohet se Fiorentina dëshiron ta zëvendësojë Alberto Gilardinon, i cili është pranë largimit.

Megjithatë, D'Amico thotë se ka folur me drejtorin sportiv të Violas, Pantaleo Corvino, dhe sipas tij, ai nuk është i interesuar për sulmuesin bardhezi.
Klubi rus Anzhi Makhachkala ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e sulmuesit Samuel Eto’o.
Kamerunasi do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratë trevjeçare, e cila do t’u japë fund thashethemeve lidhur me të ardhmen e 30-vjeçarit.

“Është arritur një marrëveshje në mes të Anzhit dhe Interit për transferimin e Samuel Eto'o”, shkruan në komunikatën e klubit rus.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje në lidhje me shumën e transferimit, besohet se kamerunasi është shitur për 27-30 milionë euro.