Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk pendohen aspak për veprimet kontraverse ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës.
“Ne nuk bëmë asgjë keq. Ne nuk do të shpenzojmë kohë duke menduar për këtë, por ne nuk pendohemi për asgjë”.

“Të gjithë janë të lirë të ndjejnë çfarë duan. Jose Mourinho na beson dhe ne i besojmë atij. Mourinho ka besimin e plot në stafin dhe ai është në krye të grupit, duke e ditur se çfarë do. Ai gjithmonë do të ketë përkrahjen tonë”, tha Ramos.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta ka pranuar se gjiganti italian është i interesuar për anësorin e Chelseat, Florent Malouda.
Malouda është favorit për t’u larguar nga Chelsea dhe Juventusi po shpreh interesim për të, pasi Bianconerët janë në negociata edhe për mbrojtësin Alex.

“Ai nuk është lojtar i joni, por ai është natyrisht dikush që na intereson”, theksoi Marotta.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish është shumë i kënaqur me formën e Luis Suarez, por nuk shprehet i befasuar nga kjo gjë.
“Suarez ka qenë në formë të lartë që pas kthimit nga Copa America. Ai ishte votuar lojtari i garës dhe ata e fituan atë titull, kështu që ai do të jetë në formë të mirë”.

“Suarez gjithmonë do të shënojë gola, por tri gola në tri ndeshje është vërtet gjë e mirë për të”, tha Kenny.
Kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persie beson se është vitale për klubin që të forcohet para mbylljes së afatit kalimtar veror.
“Është vitale për Arsenalin që të forcohet. Natyrisht ne kemi humbur Nasrin dhe Cesc, që është vështirë për ne pasi ata janë dy lojtarë të mëdhenj”.

“Performanca në pjesën e dytë ndaj Udineses ishte e veçantë. Nëse shikoni në ekipin tonë, shumë njerëz kanë vënë në pikëpyetje fuqinë tonë mentale. Ne luajtëm shumë mirë. Sczczesny është në zjarr, ai mbron po thuajse gjithçka. Frimpong po luan mirë. Jam i kënaqur me kualifikimin”, ka thënë Van Persie.
Sulmuesi i Portos, Hulk, mezi pret që të takohet me Barcelonën të premtën në kuadër të Superkupës së Evropës, pasi ai kërkon fitore ndaj Blaugranëve.
“Bashkëlojtarët e mi nuk mund të jenë më të motivuar se sa per këtë ndeshje, pa dyshim kemi të bëjmë me ekipin më të mirë në botë, por do të bëjmë gjithçka për ta kthyer titullin në Portugali”.

“Çdo ndeshje është test për ne, një rast i mirë për ekipin tonë të dëshmojmë se sa të mirë jemi vërtet. Natyrisht, kjo ndeshje me Barcelonën do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për shkak se është një trofe në pyetje, por për shkak se po takohemi me kampionin e Evropës. Sidoqoftë, synimi mbetët i njëjtë: fitorja”, tha Hulk.
Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri ka sqaruar arsyet prapa largimit të tij nga Arsenali, duke thënë se ai ndjeu që ka gjasa më shumë për suksese me Blutë. Ai shtoi se edhe mungesa e transfereve nga Wenger ndikoi në vendimin e tij.
“Pse nuk e vazhdova kontratën me Arsenalin? Ne kemi filluar bisedimet në tetorin e kaluar, por në qershor unë nuk kam lexuar ndonjë lajm, nuk kishte zhvillime në treg. Vjen koha kur duhet të investoni. Unë kam dëgjuar se njerëzit po thoshin që po largohem për para. Unë paguhem mirë te City, është e vërtetë, por jam 24 vjeçar dhe unë kam arritur në një pikë kthyese për karrierën time, ishte me rëndësi të bashkohem me një klub që ka ambicie”.

“Unë besoj se tani kam më shumë gjasa të fitoj tituj me Cityn, se sa me Arsenalin”, deklaroi Nasri për L’Equipe.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola mendon se Barcelona nuk është e pa mposhtshme, por shpreson se skuadra e tij mund të shtojë edhe një trofe në koleksionin e gjërë me të fituar Superkupën e Evropës ndaj Portos të premtën.
”Ne nuk jemi të pa mposhtshëm dhe ka ekipe që mund të na mposhtin. Nëse marrim lëvdata është për shkak se luajmë mirë dhe se kemi fituar 11 tituj që nga ardhja ime. Në sport, gjëja më me rëndësi është ndeshja e ardhshme dhe ne duhet të fokusohemi në këtë”.

“Të gjithë lojtarët e Portos janë të një niveli të shkëlqyer dhe nëse presidenti i tyre i vë ata në treg, atëherë të gjithë i kërkojnë. Sidoqoftë, ne dëshirojmë ta fitojmë Superkupën”, potencoi Guardiola.
Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen robben ka thënë se ai do të largohet nga Bayerni vetëm për Barcelonën.
“Dy, tri vite më parë kam pasur dëshirë të luaj kudo, por tani? Jo”.

“Nëse shikoj në situatën personale, Barcelona është klubi i vetëm në të cilin do të isha i interesuar, është opsion i mirë. Por nuk dua të spekuloj. Mos shkruani se dua t’i bashkohem Barcës. Jam mirë këtu”, u shpreh Robben.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është zgjedhur lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA pas tërheqjes së shortit në Monaco.
Lionel Messi ka mposhtur bashkëlojtarin Xavi Hernandez dhe rivalin Cristiano Ronaldo, të dy të nominuar këta që ishin po ashtu të pranishëm në skenë.

‘el Messiah’ e merr me plot meritë këtë çmim duke parë kontributin që e ka dhënë për Barcelonën sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, pasi pos golave të shënuar ndër fazat e garës më prestigjioze, ai realizoi edhe në finalen e madhe ndaj Manchester Unitedit, duke i ndihmuar Barcelonës ta ngrisë trofeun e tretë në histori të klubit.
Shorti i fazës grupore të Ligës së Kampionëve i tërhequr në Monaco ka vënë përballë në Grupin H kampionin e Italisë, Milanin dhe kampionen e Spanjës, Barcelonën.
Por, Grupi H nuk mund të quhet grup i vdekjes, pasi pos dy super përballjeve mes Barcelonës dhe Milanit, nuk mund të shohim asgjë tjetër pasi gjigantët do të kualifikohen pa problem, duke parë se në grupin e tyre janë edhe BATE Borisov dhe skuadra çeke Viktoria Plzen.

Grupi i vdekjes pa dyshim është Grupi A, ku Bayerni, nikoqi i finales së këtij sezoni në Ligën e Kampionëve do të ketë punë me Villarrealin, Manchester Cityn dhe Napolin.

Nëntëherë kampioni Real Madrid do të përballet sërish me Lyonin ashtu si në tri sezonet e fundit, kurse në program do të jetë edhe takimi i sërishëm i gjigantëve tradicional, pra në Grupin D Reali do të përballet edhe me Ajaxin. Ata që dëshirojnë të shohin yjet e Los Blancos mund të udhëtojnë me pasaportë në Zagreb të Kroacisë, pasi edhe Dinamo Zagrebi bën pjesë në Grupin D.

Arsenali, Chelsea dhe Interi kanë punë jo dhe aq të vështirë për t’u kualifikuar në fazën tjetër, megjithëse të gjitha ekipet janë të pa përshtatshme.

Grupet:

Grupi A:

Bayern Munich
Villarreal
Manchester City
Napoli

Grupi B:

Inter
CSKA Moska
Lille
Trabzonspor

Grupi C:

Manchester United
Benfica
Basel
Otelul

Grupi D:

Real Madrid
Lyon
Ajax
Dinamo Zagreb

Grupi E:

Chelsea
Valencia
Bayer Leverkusen
Genk

Grupi F:

Arsenal
Marseille
Olyimpiacos
Dortmund

Grupi G:

Porto
Shakhtar
Zenit
APOEL Nicosia

Grupi H:

Barcelona
Milan
BATE Borisov
Viktoria Plzen
Portieri abnormal i Arsenalit, Wojciech Szczesny ka deklaruar pas fitores ndaj Udineses se Topçinjtë do të luajnë ndaj Unitedit të dielën me besim shumë më të madh.
Szcezny ishte heroi i Arsenalit ndaj Udineses, kur në mënyrë të pa besueshme ndali penaltinë e Antonio Di Natales.

“Ne do të shfaqim paraqitje të mirë të dielën dhe të shohim si do t’ia bëjmë. Ekipi beson se është në gjendje ta fitojë atë ndeshje. Do të jetë e vështirë për pjesën e mbetur të sezonit, por besoj se ne kemi atë qëna duhet për t’u ngjitur në maje”, tha Szczesny.
Nënshkrimi i ri i Anzhi Makhachkala, Samuel Eto’o, i ka shkruar një letër të hapur Interit, duke shprehur falënderime për kolegët dhe keqardhjen për largimin nga klubi.
Në falënderimin pasionant 30-vjeçari nuk ka harruar të përmendë ish-trajnerin Jose Mourinho dhe presidentin e klubit Massimo Moratti, si edhe mikun e tij Marco Materazzi.

"Mendoj se është e drejtë dhe ndershme të falënderoj njerëzit të cilët më kanë dhënë aq shumë në këto dy vite fantastike të cilat i kam kaluar te Interi. Mbi të gjitha dua të falënderoj presidentin Massimo Moratti dhe familjen e tij për gjithçka që kanë bërë dhe për mënyrën me të cilën më kanë ndihmuar mua dhe të afërmve të mi. Gjithmonë do të ndjej një lidhje të veçantë me z. Moratti për respektin dhe dashurinë që ka treguar ndaj meje në këto vite të jashtëzakonshme".

Pastaj janë të gjithë bashkëlojtarët e mi: Jam i vetëdijshëm se pa inkurajimin dhe ndihmën e tyre në fushë Interi nuk do të kishte arritur aq fitore të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Një falënderim shumë i veçantë, po ashtu, për të gjithë futbollistët italianë dhe të huaj të cilët më kanë mundësuar të bëhem një lojtar më i mirë. Falënderim i sinqertë shkon edhe për trajnerët të cilët kanë qenë te Interi në këto vite, dhe veçanërisht për z. Jose Mourinho, i cili ishte shumë i vendosur për të më pasur mua te klubi, për mundësinë që më dha duke më sjellë në Milano", ka shkruar Eto.

Pasi ka falënderuar stafin teknik dhe familjarët, ai ka ndarë një përshëndetje edhe për një bashkëlojtar më të veçantë.

"Falënderime për një njeri i cili është gjithmonë Interist, Marco Materazzi, që më ka bërë të ndjehem 'italian'. Faleminderit shumë, vëlla. Shpresoj të mos kem harruar dikë, falënderime për secilin prej jush!", ka përfunduar kamerunasi.

Eto'o iu shit klubit rus për një vlerë që u raportua se kapte shifrën e 28 milionë eurove.
Liga profesionale e futbollit spanjoll (LFP) dhe unioni i lojtarëve (AFE) kanë arritur marrëveshje për t'i dhënë fund grevës e cila anuloi rundin e parë të ndeshjeve në Ligën e Parë dhe të Dytë vikendin e kaluar.
Pas shtatë takimeve mes dy palëve sot (e enjte) është arritur një pajtim dhe ndeshjet e këtij vikendi do të vazhdojnë normalisht, ndërsa ato të javës së kaluar do të caktohen për një datë tjetër, që me gjasë do të jetë në maj ose qershor.

AFE, e cila përfaqëson dy kategoritë më të mira të futbollit spanjoll, filloi grevën më 11 gusht pasi nuk u dëgjuan kërkesat e tyre. Unioni i lojtarëve kërkonte një mbrojtje më të madhe për pagat e lojtarëve, të cilët nuk janë paguar nga klubet. Sipas kësaj organizate klubet u kanë borxh rreth 200 lojtarëve një shumë që arrin vlerën e 50 milionë eurove.

Sidoqoftë, takimi i gjashtë mes tyre i zhvilluar të mërkurën ka qenë më i vlefshmi në arritjen e marrëveshjes, pasi ishte bërë një progres i dukshëm gjatë diskutimeve 12-orëshe.

Palët do të shpjegojnë detajet e marrëveshje gjatë një konference shtypi të përbashkët, e cila pritet të zhvillohet nesër (e premte).
Arsenali mund të bëjë një lëvizje tronditëse për mesfushorin e Milanit, Wesley Sneijder.
Gazzetta dello Sport shkruan se Interi ende dëshiron ta shesë Sneijderin, edhe pse transferimi i tij te Manchester United ka ngecur.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është në kërkim të një mesfushori të ri pas largimit të Samir Nasri dhe Cesc Fabregtas, dhe tash flitet se ka kthyer shikimin kah Sneijder.

Kapiteni i Topçinjve, Robin van Persie, mund të ishte një joshje për bashkëvendësin e tij, megjithatë kërkesat personale mund të jenë problem.
Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, beson se është e pamundshme për të të mbetet te klubi nga kryeqyteti italian.
Zarate ishte në publik për ndeshjen e parë të Europa League ndaj Rabotnickit dhe sërish do të mungojë këtë javë, edhe pse trajneri Edy Reja thotë se kjo është sepse ai ka refuzuar të luajë.

“Nuk dua të largohem nga Lazio, por është e pamundshme të qëndroj në këto kushte. E ardhmja? Do të duhet të shoh, pasi kjo i takon Presidentit ta vendosë. Gjithçka është mirë me bashkëlotjarët e mi”, ka thënë Zarate.
Kërcënimi për grevë të lojtarëve në fillim të sezonit të Serie A është rritur pasi Liga Italiane e Futbollit ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e re kolektive, shkruajnë mediat italiane.
Asociacioni i Lojtarëve Italianë (AIC) këtë javë tha se do të futet në grevë para ndeshjeve të para të sezonit të ri të Serie A që planifikohen të zhvillohen gjatë këtij vikendi, nëse nuk arrihet marrëveshje e re.

Megjithatë, presidenti i Ligës, Maurizio Beretta, tha të mërkurën: “Asambleja gjenerale e Ligës ka refuzuar marrëveshje me lojtarët me shumicë votash, 18 përkundër dy”.

Mospajtimet kanë të bëjnë pjesërisht me klubet të cilat përpiqen t’i detyrojnë lojtarët të largohen në vitin e fundit të kontratave të tyre dhe me lojtarët e padëshiruar që detyrohen të stërviten ndaras.

Ndërkohë, Liga kërkon të përfshijë në marrëveshje edhe një klauzolë për të konfirmuar se lojtarët do të paguajnë një taksë të re të vendosur nga qeveria italiane këtë muaj për të gjithë ata të cilët fitojnë mbi 90 mijë euro në muaj.
Arsenal ka dështuar me një ofertë të guximshme huazimi për yllin e Real Madridit, Kaka, por megjithatë ende mund të ketë mundësi për ta blerë brazilianin.
Daily Mail shkruan se Arsene Wenger është përpjekur të veprojë shpejt për të zbutur fansat në prag të transferimit të Nasri te Manchester City, që pasoi largimin e Cesc Fabregas drejt Barcelonës.

Por oferta e tij për të huazuar për një sezon ish-lojtarin më të mirë në botë është refuzuar. Wenger tash duhet të vendosë nëse të blejë Kaka, me Jose Mourinho që po ashtu dëshiron ta largojë atë.

Reali dëshiron ta heqë qafe pagën e Kaka prej 153 mijë funte në javë, ndërsa do të mund të fitonte edhe së paku 17.5 milionë nga shitja e tij.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se klubi i tij mund të dështojë të arrijë në fazën eliminatore të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.
Djelmoshat e trajnerit Walter Mazzarri përfunduan të tretët në tabelën e Serie A në sezonin 2010/11 dhe siguruan kualifikimin e drejtpërdrejtë në elitën e futbollit evropian, por De Laurentiis ka frikë se rreshtimi poshtë në listën e UEFA-së mund t’u kushtojë atyre.

“Për ne është nder i madh të luajmë në Ligën e Kampionëve. Problemi i vetëm është se ne jemi të rreshtuar në kategorinë e katërt në përzgjedhjen e klubeve në Monte Carlo për 25 gusht, andaj mbase do të përballemi kundër klubeve shumë, shumë të fuqishme” ka thënë De Laurentiis.

Shorti i caktimit të grupeve për Ligën e Kampionëve zhvillohet sot n Monako me fillim në ora 17.45.
Presidenti i Lille, Michel Seydoux, ka thën se ai beson se Eden Hazard vlen dyfish më shumë se sa nënshkrimi i ri i Manchester Cityt, Samir Nasri dhe ka shtuar se ata nuk e kanë në plan të shesin asnjë lojtar.
Arsene Wenger e sheh Hazard si një zëvendësim ideal për Nasri, i cili dje kompletoi transferimin nga Arsenali te City në një marrëveshje e cila besohet se vlen 28 milionë euro. Megjithatë Seydoux mendon se vlera e Hazard është shumë më e lartë.

“Kur shihni dikë si Nasri që ndërron klubin për 28 milionë euro edhe pse ka vetëm një vit kontratë të mbetur, do të thosha se Eden vlen dyfish më shumë se kaq”.

“Ne nuk shesim asnjë lojtar. Ekipi është i ndërtuar rreth Eden dhe ne llogarisim në të. Askush nuk më ka kontaktuar për të, andaj nuk ka arsye të mendoj se ai nuk do të jetë me ne më 1 shtator”, ka thënë Seydoux.

Hazard ka kontratë me Lille deri në verën e vitit 2015.
Arsene Wenger ka pranuar se ai është i lehtësuar pasi ekipi i tij arriti të kualifikohet për në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Topçinjtë fituan 2-1 ndeshjen e kthimit ndaj Udineses dhe kualifikohen më tej me rezultat të përgjithshëm 3-1, pasi fituan edhe ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0.

“Lehtësim, sigurisht, pasi ne nuk donim të eliminoheshim. Por ne luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Wojciech Szczesny mbrojti një penalti, që mendoj se ishte shumë bujar, por mbi të gjitha besoj se ne bëmë një ndeshje të shkëlqyeshme sonte”.

“Që nga fillimi i sezonit, kur ne kemi pasur 11 lojtarë në fushë në fund i kemi fituar ndeshjet”, ka thënë Wenger.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se vendimi i tij për të lënë në stol portierin Iker Casillas nuk ka të bëjë asgjë me kontaktin e fundit të tij me dyshen e Barcës, Xavi dhe Carles Puyol.
Casillas akuzoi Cesc Fabregas për aktrim pas rolit të tij në përleshjen e ndeshjes së dytë të Superkupës së Spanjës dhe kapiteni i Madridit kontaktoi kolegët e tij më pas për të shpjeguar veten.

Si rezultat i kësaj Mourinho u raportua se kishte vendosur ta lërë kapitenin jashtë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Galatasaray, të cilën Reali e fitoi me rezultat 2-1, duke angazhuar në vend të tij portierin e ri Antonio Adan.

“Iker mund të telefonojë këdo që dëshiron. Ky nuk është biznesi im. Adan ka nevojë të luajë. Ai është i ri dhe nuk ka luajtur asnjë minutë me ekipin e parë para se të arrijë te Real Madrid. Ne besojmë se ai ka kualitetet e nevojshme për të qenë portier i ekipit të parë së bashku me Casillas”, ka thënë Mourinho.
Mesfushori i Udineses, Giampiero Pinzi, ka shprehur zhgënjimin e tij pas disfatës 2-1 nga Arsenali dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Antonio Di Natale riktheu shpresat për kualifikim në pjesën e parë kur shënoi një gol me kokë për t’u dhënë italianëve avantazhin 1-0, pas disfatës me po të njëjtin rezultat në Emirates javën e kaluar. Megjithatë ata lejuan Arsenalin të përmbysë rezultatin duke pranuar dy gola, njëri i shënuar nga Robin Van Persie dhe tjetri nga Theo Walcott.

“Ne dhamë maksimumin në këto dy ndeshje kundër Arsenalit, ndoshta më shumë se kaq. Jemi të zhgënjyer pasi u eliminuam, por ne mund të bëhemi më të fuqishëm nga kjo disfatë ashtu që t’ia dalim mirë në Serie A”, ka thënë Pinzi.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit në Serie A të cilën Rossonerët duhet ta luajnë kundër Cagliarit më 27 gusht, pasi është rikuperuar nga lëndimi në gju.
Suedezi u dëmtua në miqësoren kundër Malmo dhjetë ditë më parë dhe që atëherë ka punuar në procesin e rikuperimit.

Fillimisht u mendua se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit 2011/12, por tash ata kanë zbuluar në ueb faqen zyrtare se Ibra është rikthyer në stërvitjet e rregullta.

Ibrahimovic luajti një rol kyç në fitimin e Skudettos së parë të Milanit që nga viti 2005 duke shënuar 14 gola në ligë sezonin e kaluar.
Real Madridi mposhti Galatasarayn në edicionin e 33-të e Trofeut Santiago Bernabeu, duke çuar në shtatë numrin e titujve rrjesht të këtij trofeu.

Skuadra turke dëshmoi që në fillim se kishin ardhur për fitore, duke shënuar në minutën e 10-të të takimit me anë të Selçuk İnan.

Por, në vazhdim mbretërit morrën lojën nën kontroll dhe pas disa rasteve goli erdhi në minutën e 33-të, pas një krosimi nga Xabi Alonso të cilin e shfrytëzoi mirë Sergio Ramos.

Cristiano Ronaldo, Carvalho, Ozil, Benzema dhe Albiol u futën në vend të Callejon, Pepe, Higuain, Varane dhe Kaka pas pushimit të pjesës së parë.

Në minutën e 49-të Benzema shënoi, por referi anuloi golin për shkak të një pozicioni jashtë loje i cili nuk ekzistoi. Sidoqoftë, francezi i cili po kalon në një formë të shkëlqyeshme, pas vetëm një minute pas anulimit të golit, shënoi përsëri duke ia siguruar fitoren Realit Ky trofe që organizohet tradicionalisht për nder të legjendës Santiago Bernabeu, u fitua për herë të 22-të nga Reali.


Lojtari që po kërkohet nga Arsenali, Eden Hazard, është i gatshëm që të largohet nga Lille nëse i ofrohet një ‘mundësi e mirë’.
Arsenali që një kohë të gjatë po e kërkon belgun e talentuar, por Lille nuk ka hequr dorë nga kërkesat prej 30 milionë euro.

Goal shkruan se nëse ndodh që Arsenali të insistojë deri në ditën e fundit, atëherë Hazard do të jetë lojtar i ri i klubit nga Emirates, pasi ë është vet mesfushori fantastik që ka lënë derën të hapur për një largim nga klubi francez.