Barcelona ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Stade Louis të Monacos ndaj Portos, sfidë kjo që ishte e vlefshme për Superkupën e Evropës.
Porto e nisi më mirë takimin duke e dominuar në tërësi. Sidoqoftë, diferenca bëhet nga njerëz të cilët vijnë nga një planet tjetër dhe kur flasim për këtë kemi të bëjmë me Lionel Messin, i cili në minutën e 39-të shënoi për 1-0, pas një gabimi të Hulk.
Në pjesën e dytë ndeshja tensionohet. Cesc Fabregas dhe Sanchez inkuadrohen në lojë së bashku me Sergio Busquets.
Dhe vetëm tetë minuta pasi u inkuadrua në lojë (88’), Cesc Fabregas e shënoi golin e parë në fanellën e Barcelonës, kjo më shumë falë Leo Messit që asistoi. Ishte ky goli për 2-0, që dhe ia garantoi titullin e dytë Fabregasit brenda një jave, përderisa gjashtë vjet te Arsenali nuk fitoi asgjë. Dy minuta para këtij goli, Rolando u largua nga loja.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0, kurse edhe Fredi Guarin u përjashtua po ashtu me karton të kuq.
Kështu Barcelona shpallet kampione absolute me fitimin e këtij trofeu, dhe nëse do ta fitojë edhe Kupën e Botës për Klube në dhjetor, atëherë do të kompletojë pesë tituj brenda vitit 2010. Një gjë është e sigurtë – ky ekip nuk ka të ndalur.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka reaguar ashpër edhe njëherë ndaj Federatës Angleze të Futbollit (FA), duke thënë se ai është duke e mbajtur gjallë kombëtaren angleze, dhe përkundër kësaj ata po e dënojnë me suspendime skocezin dhe bashkëlojtarët e tij.
“FA duhet ta shikojë njëherë përbërjen e kombëtares dhe ta kuptojë se ne i japim Anglisë më shumë lojtarë se sa çdo klub tjetër për vendin e tij”.
“Ndoshta ata do ta kuptojnë se sa të rëndësishëm jemi për kombin, në vend se të na trajtojnë sikurse m*t”, deklaroi Ferguson.
Simon Kjaer ka shfaqur përkushtimin e tij me të arritur në Romë për të kryer testet mjekësore, duke thënë se ai është i gatshëm për aventurën e re.
“Jam shumë i lumtur që jam në Romë. Sabatini më telefonoi dhe mua më janë nevojitur dy sekonda për të vendosur”.
“Ekziston projekt i mirë këtu dhe jam shumë i lumtur. Nuk më pritet fillimi i aventurës së re”, tha Kjaer.
Krijuesi i Calciopolit, Luciano Moggi beson se Juventusi nuk është i gatshëm që të luftojë për titull këtë sezon, pasi ka dështuar të blejë lojtarë të nivelit të lartë gjatë afatit kalimtar veror.
Lojtarët si Arturo Vidal, Andrea Pirlo, Emanuele Giacherini, Mirko Vucinic, Reto Ziegler dhe Stephan Lichtstiner janë transferuar këtë verë te gjiganti italian, por asnjëri prej tyre nuk tërheq interesimin e Moggit.
”Nuk janë transferuar lojtarë fenomenalë te Juventusi këtë verë dhe kështu ata nuk do të luftojnë për titull. Sidoqoftë, ata sollën anësorë të mirë. Është vërtet keq që Juventusi nuk është i cilësisë së tyre”, theksoi Moggi.
Bayerni i Munichtu ka marrë lajme të këqija nga stafi mjekjësor të premtën, kur u zbulua se anësori Argjen Robben do të mungojë të shtunën ndaj Kaiserslauternit.
Holandezi po vaun nga disa lëndime, duke përfshirë dëmtime në shpinë, në ije dhe së fundmi pranoi se luajti me dhimbje. Ai aktualisht po vuan nga pezmatimi i ashtit pubik dhe nuk do të jetë as në pankinë të shtunën.
“Robben nuk do të luajë ndaj Kaiserslauternit”, tha trajneri Jupp Heynckess përp gazetarët të premtën në konferencë për shtyp.
Agjenti i sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Forlan ka thënë se ai shpreson që klienti i tij të nënshkruajë shumë shpejt me gjigantin italian, Interin.
Pas takimeve të mërkurën mbrëma me zyrtarët e Interit, agjenti i Forlan qëndroi gjatë të premtës në Madrid për të vazhduar biseimet me zyrtarë të Atleticos.
“Jam optimist për përfundimin me sukses të këtij operacioni. Ne po vazhdojmë të punojmë”, theksoi Danaiel Bolotnikoff, agjenti i Forlan.
Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinstieger është i bindur se superfuqia gjermane do të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
“Kjo është Liga e Kampionëve. Ne jemi definitivisht në grupin më të vështirë, por nuk kemi frikë. Une mezi pres ndeshjet fantastike në Allianz Arena dhe jam i sigurtë se Jupp Heynckes do të nga përgatisë mirë për gjithçka”.
“Nëse duam të jemi të njohur si më të mirët, duhet ta thyejmë këtë grup. Dhe jam i sigurtë se do ta bëjmë këtë”, u shpreh Schweini.
Rio Ferdinand, Michael Owen dhe Jack Wilshere kanë shprehur mendimet e tyre për shortin e Ligës së Kampionëve të tërhequr dje.
“Short i mirë ky i Ligës së Kampionëve, Benfica është vend i vështirë, po flas nga përvoja. Basel + Otelul, jemi duke ardhur”, shkroi Ferdinand në Twitter.
Pa u shprehur nuk mbeti as Michael Owen, i cili theksoi në Twitter: “Short i mirë. Do të jenë kyçe fitoret në shtëpi”.
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere po ashtu ka shprehur mendimin e tij, duke sugjeruar se Arsenali ka treguar se mund të ketë sukses në Ligën e Kampionëve pas triumfit ndaj Udineses.
“Grup i vështirë, por ne kemi dëshmuar ndaj Udineses se çfarë mund të bëjmë në Evropë. E dua Arsenalin”, u shpreh në Twitter mesfushori.
Shefi ekzekutiv i Manchester United, David Gill ka deklaruar se nuk do të ketë më transferime te klubi nga Old Trafford para mbylljes së afatit kalimtar veror javën e ardhshme.
“Nuk mendoj se do të ketë tranferime tjera. Ne kemi shikuar disa lojtarë dhe jemi të bindur te skuadra aktuale që kemi në dispozicion. Ne do të bëjmë progres me atë që kemi tani dhe Sir Alex Ferguson do të kërkojë më të mirën prej tyre për muajt në vijim”.
“Ne jemi shumë të kënaqur me skuadrën që kemi, ne kemi bërë transferime të mira këtë verë dhe të gjithë janë duke folur për ekipin tonë të ri. Njeriu më i rëndësishëm në klub është Sir Alex Ferguson dhe ne mezi e presim sezonin e ri me të në krye”, tha Gill.
Drejtori i komitetit teknik të gjyqtarëve në UEFA, Pier Luigi Collina ka hedhur poshtë deklaratat e Jose Mourinhos, se Angel Maria Villar është duke zgjedhur gjyqtarët për Barcelonën para ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.
Angel Maria Villar është president i komtitetit të gjyqtarëve në UEFA dhe ishte zëvëndëspresident i UEFA-s në vitin 2002. Ai njihet si përkrahës i Barcelonës dhe vendimet kontraverse në El Classicot e Ligës së Kampionëve sezonet e kaluara e kanë shtyrë Jose Mourinhon të besojë se fajtori prapa eliminimit të ekipit të tij është Villar, po flasim për deklaratën e famshme “Por Que”.
“Unë mund t’iu garantoj se Villar nuk zgjedh gjyqtarët e UEFA-s para një ndeshje. Platini, Villar dhe të tjerët në UEFA i dinë emrat e gjyqtarëve që janë zgjedhur nga komiteti teknik i UEFA-s. Komiteti është i përbërë nga gjashtë persona dhe ndër ta jam edhe unë, ne të gjithë bëjmë caktimin e gjyqtarëve”, u shpreh Collina.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, mendon se ekziston dallim i vogël në stilin e lojës së ekipit të tij dhe Portos.
“Mendoj se Porto luan njëjtë sikur ne. Ata dinë ta mbajnë topin dhe nuk tentojnë të luajnë me topa të gjatë”.
“Ata luajnë mirë dhe do të jetë shumë e vështirë. Ne e dimë se ata fituan shumë vitin e kaluar. Ata shënuan pesë gola ndaj Villarrealit në një pjesë, që tregon se ata janë shumë të rrezikshëm në sulm”, potencoi Cesc.
Eden Hazard mund të quhet lojtar i Arsenalit, pasi sipas mediave angleze jo më larg se në mbrëmje do të kompletohet transferimi i mesfushorit fantastik francez te klubi nga Emirates.
Për Hazard, Arsenali pritet të paguajë plot 30 milionë euro, ndërsa ai pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin nga Emirates me përfitime prej 130 mijë funtesh në javë.
Hazard shihet si zëvëndësues i përkryer për të larguarin Samir Nasri, që la klubin për t’u transferuar te Manchester City.
Java e parë e sezonit të ri në Serie A është anuluar për shkak se shoqata e futbollistëve italianë (AIC) nuk ka arritur marrëveshje me zyrtarët e Serie A.
Damiano Tomasi ka konfirmuar se palët nuk kanë arritur marrëveshje, duke thënë: “Nuk do të ketë Serie A këtë fundjavë. Ne kemi tentuar deri në fund, por bisedimet dështuan”.
Bisedimet tjera pritet të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, ku ndër pikat kyçe do të jenë taksat prej 90 mijë eurosh për futbollistët që përfitojnë mbi një milionë euro në vit dhe autonomia e trajnerëve mbi lojtarët.
Milani ka arritur të kompletojë huazimin e Alberto Aquilanit, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare, duke iu rikthyer kështu Series A dhe Ligës së Kampionëve.
Është kjo një marrëveshje interesante e arritur mes Milanit dhe Liverpoolit, pasi Rossonerët e kanë për obligim transferimin permanent të Aquilanit nëse ai luan mbi 25 ndeshje.
“Milani bën të ditur se ka siguruar shërbimet e e Alberto Aquilanit në baza të përkohshme, me të drejtën/obligimin për ta blerë atë nga Liverpooli. Lojtari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2014”, shkruan në komunikatën e klubit Rossoner.
Michael Ballack mund të jetë në rrugë drejt transferimit te Wolsfburg, pasi Felix Magath ka ringjallur interesimin për ish-mesfushorin e Bayern Munichut.
Ballack e kaloi sezonin e kaluar te Bayer Leverkusen duke kërkuar formën e tij fizike nën urdhrat e ish-trajnerit Jupp Heynckes dhe pavarësisht se ka marrë lëvdatat e trajnerit të ri Robin Dott, ai nuk e ka të garantuar vendin në ekipin e parë.
Felix Magath kishte shprehur dëshirë për Ballack që në sezonin e kaluar, dhe mund të jetë i gatshëm të bëjë një hap edhe tash.
“Kam kontaktuar me agjentin e tij në muajin mars të vitit 2010 dhe me kënaqësi do ta kisha sjellë atë”, ka thënë Magath për Spox.
Edhe agjenti i Ballack ka zbuluar se klienti i tij është i parehatshëm me situatën aktuale duke thënë se ai do të pranonte një ofertë nga Wolfsburg po të dinte se do të vinte në një situatë të tillë te Leverkusen.
Kampioni i sezonit të kaluar (2010) i Europa League, Atletico Madrid, është caktuar në një grup me italianët e Udinese, pas shortit të hedhur sot në Monako.
Në grupin I përveç ekipit spanjoll dhe atij italian do të jenë edhe francezët e Rennais dhe zviceranët e Sion.
Tottenham, që sezonin e kaluar shkëlqeu në Ligën e Kampionëve, do të ketë në grupin A rusët e Rubin Kazan, grekët e Paok dhe irlandezët e Shamrock Rovers, derisa finalisti e vitit të kaluar, Braga në grupin H do të ketë ekipet Birmimgham, Club Brugge dhe Maribor.
Kampionët e Holandës, PSV, janë caktuar në grupin C me Hapoel, Rapid Bucharest dhe Legia Warsaw dhe janë favorit për të vazhduar tutje.
Nga grupet tjera, Lazio do të ketë përballë ekipet Sporting Lisbon, Zurich dhe Vaslui, derisa gjermanët e Schalke takohen me Steaua Bucharest, Maccabi Haifa dhe AEK Larnaca.
Në vazhdim grupet e Europa League të dala nga shorti i sotëm:
Grupi A: Tottenham Hotspur, Rubin Kazan, PAOK, Shamrock Rovers
Grupi B: Copenhagen, Standard Liege, Hanover, Vorskla
Grupi C: PSV Eindhoven, Hapoel Tel Aviv, Rapid Bucharest, Legia Warsaw
Grupi D: Sporting Lisbon, Lazio, Zurich, Vaslui
Grupi E: Dynamo Kiev, Besiktas, Stoke City, Maccabi Tel Aviv
Grupi F: Paris Saint-Germain, Athletic Bilbao, Salzburg, Slovan Bratislava
Grupi G: AZ Alkmaar, Metalist Kharkiv, Austria Vienna, Malmo
Grupi H: Sporting Braga, Brugge, Birmingham City, Maribor
Grupi I: Atletico Madrid, Udinese, Stade Rennes, Sion
Grupi J: Schalke, Steaua Bucharest, Maccabi Haifa, AEK Larnaca
Grupi K: Twente, Fulham, Odense, Wisla Krakow
Grupi L: Anderlecht, AEK Athens, Lokomotiv Moscow, Sturm Graz
Menaxheri i Bolton Wanderers, Owen Coyle, ka konfirmuar se Arsenali ka bërë një ofertë për mbrojtësin Gary Cahill.
Mbrojtësi i qendrës ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe Coyle ka thënë gjatë gjithë verës se anglezi do të lejohet të largohet për çmimin e duhur.
Arsenali kërkon të shpenzojë para pas shitjes së Samir Nasri dhe Cesc Fabregas dhe një partner për Thomas Vermaelen është në mesin e prioriteteve të klubit. Por, duket se oferta e Topçinjtë për mbrojtësin, e cila thuhet të jetë rreth 6 milionë funte, nuk ka qenë as afër pritjeve të Boltionit.
“Ka pasur një bisedë në mes të [presidentit] Phil Gartside dhe përfaqësuesve të Arsenalit. Unë vetëm po e përcjellë këtë te pala e tretë, por fjala ‘tallje’ nuk e mbulon këtë”.
“Kur unë bëj ofertë për një lojtar, do të doja të mendoj çmimin e duhur, por kjo nuk ishte as afër. Fola me Gary Cahill për këtë, dhe ai di gjithçka që po zhvillohet”, ka thënë Coyle.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk tregon shenja frike pavarësisht shortit të vështirë për klubin në Ligën e Kampionëve, dhe ka mirëpritur shansin për t’u përballur me tre prej ekipeve më të mira në Evropë në fazën e grupeve.
Ekipi i jugut të Italisë do të përballet me Manchester Cityn, Villarrealin dhe Bayern Munichun në grupin A, që tashmë është etiketuar si ‘Grupi i Vdekjes’.
“Është një short i mirë, ne do të luajmë kundër tre ekipeve të shkëlqyeshme. Ne do të luajmë gjashtë ndeshje fantastike, është një grup prestigjioz. Por do të doja një kampionat të vërtetë evropian, shpresoj se kjo mund të ndryshojë në dy ose tre vite”, ka thënë presidenti i klubit italian.
Napoli e fillon aventurën në Ligën e Kampionëve me udhëtim te Manchester City më 14 shtator.
Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka nënvizuar kualitetin e klubeve me të cilat do të përballet ekipi i tij, duke thënë se Bavarezët janë pjesë e grupit më të vështirë.
Bayerni u caktua në grupin A kundër Villarreal, Manchester City dhe Napoli, e që tashmë është quajtur “Grupi i Vdekjes”.
“Ky është grupi më i vështirë. E njoh Villarrealin dhe Napolin shumë mirë, ata janë ekipe të shkëlqyeshme. Manchester City ka sjellë disa lojtarë shumë të mirë dhe ata synojnë sukses në Evropë dhe Angli”,
“Ne do të jemi në aksion në çdo ndeshje dhe duhet të jemi të përqendruar çdo minutë”, ka thënë Heynckes.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ai është i ngazëllyer nga mundësia për t’u përballur me Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, edhe pse ai pranon se kjo nuk do të jetë e lehtë.
Kampionët e Italisë u caktuan në grupin H së bashku me Barcelonën, Bate Borisov dhe Viktoria Plzen, ndërsa në ndeshjen e parë që zhvillohet më 13 shtator do të duhet të udhëtojnë në Camp Nou.
“Ne jemi caktuar përballë ekipit më të fuqishëm, por në grupin tonë ne kemi dy ekipe të tjera që mund t’i tejkalojmë. Mendoj se rundi i ardhshëm është i arritshëm për ne”.
“Me Barcelonën është një sfidë fascionuese, besoj se ne duhet të përgatisim veten të jemi në gjendje të luajmë më mirë. Mendoj se ndeshja jep një stimulim dhe motivim të madh. Ne përfundimisht jemi në kushtet më të mira për t’u përballur me këtë”, ka thënë Allegri.
Ndeshja e kthimit në San Siro do të zhvillohet në rundin e pestë, që është paraparë të zhvillohet më 23 nëntor.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, beson se Milani përfaqëson një rival të vështirë për klubin katalanas, derisa kampionët e Evropës do të përballen me kampionin e Italisë në kuadër të grupit H.
Shorti i hedhur dje në Monako caktoi Blaugranët në grupin e fundit së bashku me rivalin më të ashpër të kategorisë së dytë të ekipeve (në bazë të renditjes së UEFAsë). Në këtë grup janë edhe dy ekipe të panjohura shumë për Barcën, Bate Borisov dhe Viktoria Plzen.
“Është një grup shumë divers. Rivali të cilin e njohim është Milani dhe ata janë një rival shumë, shumë i fuqishëm. Dhe ata kanë një lojtar të madh te Ibrahimovic”, ka thënë Zubizarreta.
“[Nga rivalët tjerë] njëri është çek dhe tjetri nga Bjellorusia; ata janë ekipe të reja për ne por ata do të na mësojnë gjëra të reja”, ka shtuar më tej spanjolli.
Sulmuesi i Real Madridit, Jose Callejon ka shprehur përkrahjen e tij për trajnerin Jose Mourinho, pas incidenteve që i dhanë hije të keqe trajnerit portugez.
“Të gjithë janë me trajnerin, si lojtarët edhe tifozët, dhe ne të gjithë jemi me të deri në vdekje, të gjithë janë me trajnerin”.
“Unë e kam ditur se ai do të qëndrojë. Ai dëshiron të qëndrojë dhe të fitojë tituj. Ne jemi të lumtur që ai nuk po largohet, por për më shumë ai është i bindur se do të fitojë tituj këtë sezon”, pohoi Callejon.
Trajneri i Udineses, Francesco Guidolin ka pranuar se Arsenali ishte superior ndaj ekipit të tij në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
“Ne po largohemi nga gara për shkak se Arsenali është më i fortë dhe na ka eliminuar. Në mes të ndeshjes së parë dhe asaj kthyese kemi thënë se kemi luajtur më mirë. Ne po ashtu nuk kemi pasur fat”.
“Ëndrra jonë për Ligën e Kampionëve merr fund këtu. Unë falënderoj tifozët të cilat duartrokitën përkundër humbjes. Jam i kënaqur me paraqitjen e djemve. Ëndrra jonë mbaron këtu, por sezoni fillon vërtet”, u shpreh italiani.
Presidenti i Portos, Pinto da Costa ka zbuluar se ai ka marrë një letër zyrtare nga Chelsea për anësorin uruguaian Alvaro Pereira, por shtoi se atij iu deshën vetëm 30 sekonda për t’iu përgjigjur kësaj letre.
”Unë konfirmoj se Chelsea bëri një ofertë që mi morri 30 sekona për t’iu përgjigjur”, theksoi Da Costa për RTP.
Pereira është ftuar për ndeshjen e Superkupës së Evropës ndaj Barcelonës, gjë që praktikisht hedh në ujë gjasat e Chelseat për transferimin e tij.
Një prej skuadrave më të mëdha në futbollin italian, Roma është përshëndetur nga gara e dytë më prestigjioze e futbollit evropian, Europa League, pasi nuk arriti të shënojë fitore ndaj Slovan Bratislavas në Olimpico.
Një gol i Perrotas në pjesën e parë nuk mjaftoi, pasi Peter Stepanovsky barazoi për 1-1 në pjesën e dytë duke bërë që Slovan Bratislava të kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.
Lazio shënoi fitore tjetër ndaj Rabotnickit, kësaj radhe në Maqedoni me rezultat 3-1. Atletico Madridi siguroi po ashtu kualifikimin me anë të fitores prej 4-0 në transfertë te Vitoria Guimaraes.
Nga Europa League u eliminua edhe Sochaux që në shtëpi pësoi humbje prej 4-0 nga Metalist Kharkov, kurse Sevilla barazoi 1-1 me Hannoverin, që nuk u mjaftoi për t’u kualifikuar tutje pas disfatës së pësuar në Gjermani.
Tottenhami ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.
Ish-sulmuesi i Arsenalit nuk ia ka arritur që të jetë në krye të listës së dëshirave të Roberto Mancinit për ekipin e parë dhe kështu ka vendosur të largohet, por në formë huazimi te Tottenhami.
Adebayor, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Real Madridi, ka shënuar plot 81 gola në 186 paraqitje të tij për Arsenalin dhe Manchester Cityn.
Barcelona ishte testuar në një ndeshje të komplikuar ndaj Portos, por klasi i Lionel Messit bëri që Xavi të shpallej futbollisti më i suksesshëm në histori të Barcelonës me gjithsej 17 tituj të fituar.
“Unë jam i kënaqur të jem lojtar i Barcelonës dhe të kem fituar më shumë trofe, por më shumë më intereson ekipi. Ne jemi duke bërë histori së bashku dhe duam të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, theksoi Xavi pasi ngriti titullin e 17 në karrierën e tij.
Barcelona mposhti Porton me rezultat 2-0 në Stade Louis të Monacos, duke fituar kështu Superkupën e Evropës, titullin e katër për këtë vit.
















