Klubi nga Liga Premier, Chelsea, ka njoftuar për një tjetër transferim gjatë këtij afati kalimtar. Bëhet fjalë për të riun meksikan, Ulises Davila.
Tashmë ish-mesfushori i Chivas ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën nga Stamford Bridge.

20-vjeçari rrjedh nga e njëjta akademi e cila ka prodhuar yje, si Javier Hernandez (Manchester United), Carlos Vela (Arsenal) dhe Carlos Salcido (Fulham).

Ai u bashkohet emrave, si Juan Mata, Romelu Lukaku e Oriol Romeu, që zgjodhën fanellën e Chelseat këtë afat kalimtar.
Sulmuesi i ri i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor, ka deklaruar se ai do të shënojë shumë gola për skuadrën e tij të re.
“Tottenhami gjithmonë ka qenë klub i mirë. Unë i njoh shumicën e lojtarëve dhe kam shumë miq, kështu që kur e mora telefonatën nga klubi, unë shpejt kam thënë po”.

“Unë gjithmonë jam kënaqur duke luajtur ndaj Totenhamit dhe tani do të kënaqem duke bartur atë fanellë. Është vend i mirë këtu dhe jam i ngazëllyer që po kthehem në Londër, mezi e pres këtë, suksesin për mua dhe klubin”, u shpreh Adebayor që së fundmi ka qëndruar edhe në Ulqin për pushime verore.
Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, është vënë në mbrojtje të portierit të ri David De Gea, duke thënë se ai ka të ardhme të ndritur.
“Ai është kritikuar shumë pa të drejtë për mendimin tim, ndodhi kjo edhe para ndeshjes së parë. Unë nuk do të thosha se ka bërë gabime të mëdha. Ai shfaqi karakter të jashtëzakonshëm ndaj Tottenhamit. Ai nuk është trembur nga tifozët në Old Trafford”.

“Ai duhet të mësojë më shumë, ai është i ri. Ai ka potencial për t’u bërë një prej portierëve më të mirë në botë”, potencoi Schmeichhel.
Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, ka thënë se Jose Mourinho i ka ndihmuar ta përshtatë stilin e tij të lojës dhe të përmirësohet si lojtar.
“Mourinho dëshiron që ne të jemi agresiv me dhe pa top, kështu që më është dashur të përmirësoj aftësitë e mia defensive për të bërë atë që ai dëshiron”.

“Unë jam më ndryshe nga ai që kam qenë te Benfica, mentaliteti im është ndryshe. Unë e kam ditur se nëse luaj te Reali unë kam mundësi më të mira. Mourinho dëshiron që ne të punojmë në mbrojtje, të kemi hapësirë për të sulmuar. Unë do të vazhdoj të tentoj dhe të përmirësohem”, u shpreh Di Maria.
Jordan HendersonMe rezultat prej 3-1, Liverpooli e ka mposhtur Boltonin nё kuadёr tё javёs sё tretё tё Ligёs Premier.
Vendasit kaluan tё parёt nё epёrsi me golin e Jordan Henderson (15’), ndёrsa Martin Skertel (52’) dhe Charlie Adam (53’), trefishuan epёrsinё e ‘Tё Kuqve’.

Ndërkaq, golin e nderit pёr mysafirёt e realizoi Ivan Klasnic (90’).

Me pikёt e reja, Redsat grumbullojnë shtatё pikё dhe kryesojnё tabelёn bashkё me Chelsean.

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka thënë se fitimi i Superkupës së Evropës është me rëndësi për klubin pasi motivon për sezonin dhe garat në vijim.
“Ne jemi të lumtur që kemi zgjeruar trendin tonë fitues dhe besoj se kjo do të na japë fuqi dhe motivim para fillimit të sezonit të vështirë”.

“Messi është më i miri, ai sigurisht do të jetë më i mirë pas pak kohësh. Ne jemi të lumtur që e kemi në ekip”, ka thënë Villa.
Sulmuesi i Portos, Hulk, beson se rezultati i Superkupës së Evropës ndaj Barcelonës ka mundur të jetë ndryshe po që se gjyqtari do të kishte akorduar penalti.
“Nuk ishte vendim mendimi im. Ne e kemi parë se ishte penalti dhe kemi mundur të barazojmë. Do të ishte 1-1 dhe me 11 minuta të mbetura, ndeshja do të ishte ndryshe”.

“Lojtarët duhet të jenë kokëlartë pasi ne kemi identitet, ne luajmë mirë. Një gabim bëri që të pranojmë gol, ne kemi mundur të barazojmë, por jeta vazhdon”, tha Hulk.
Arsenali është duke e menduar një ofertë shokuese për mbrojtësin e Chelseat, Alex.
Topçinjtë kanë hequr dorë nga gara për Gary Cahill i Boltonit, pas telasheve me zyrtarët e klubit të Boltonit rreth ofertës.

The Sun shkruan se marrëdhëniet mes Arsenalit dhe Boltonit tani janë aq të këqija, sa që Arsenali është kthyer kah Alex të cilin e dëshiron në Emirates.
Mesfushori i Manchester United, Anderson, ka sugjeruar lojtarët e Arsenalit që ta harrojnë fitoren ndaj Udineses, pasi ajo nuk do të shërbejë për asgjë në disfatën e tyre të radhës të dielën.
“Arsenali ishte shumë më i mirë në Itali, duke na dërguar një sinjal të qartë. Por, sfida jonë këtë sezon është ta fitojmë çdo pikë në Old Trafford dhe për ta bërë këtë duhet të japim 150 përqindëshin”.

“Nuk do të jetë e lehtë pasi Arsenali ka probleme dhe dëshiron t’i kthejë gjërat. Ata do të luajnë ndryshe me Fabregas dhe Nasrin. Ata luajnë mirë ndaj nesh, por nëse luajmë siç dimë më së miri do të fitojmë”, tha Anderson.
Chelsea ka arritur të rrëmbejë tre pikë të plota në përballjen ndaj Norwich Cityt që u zhvillua të shtunën në Stamfrod Bridge.
Jose Bosingwa kaloi vendasit në epërsi (6’), ndërsa Grant Holt barazoi shifrat (63’) dhe rezultati i barabartë qëndroi deri në momentin kur portieri John Ruddy ndërhyri në Ramires duke shkaktuar penallti dhe duke u përjashtuar me karton të kuq.

I saktë nga pika e bardhë ishte Frank Lampard (82’), ndërkaq Juan Mata vendosi rezultatin përfundimtar në minutat shtesës (90’+11).

Pas këtij takimi, Chelsea ka shtatë pikë dhe aktualisht gjendet në krye të tabelës.

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, pret që Carlos Tevez të qëndrojë në klub pasi familja i është bashkuar argjentinasit në Angli.
“Familja e tij tani është këtu. Tani që familja e tij është këtu, ai mund të qëndrojë. Mendoj se është moment i mirë për këtë klub. Tevez është sulmuesi më i mirë që kemi”.

“Ai nuk është i gatshëm, ka punuar vetëm dy javë. Por mendoj se me lojtarët e rinj, pasi fituam FA Cup vitin e kaluar, mendoj se tani mund të fitojmë gjithçka”, u shpreh italiani.
Kampioni aktual në Formula 1, Sebastian Vettel do të nisë garën për Çmimin e Madh të Belgjikës nga pole pozicioni.
Vettel që është në krye të ranglistës së ngasësve më të mirë këtë sezon me 85 pikë, ka arritur të dalë para Lewis Hamiltonit në McLaren, gjatë kualifikimeve të së shtunës.

Webber starton i treti, Massa i katërti kurse Fernando Alonso i Ferrarit nuk arriti asgjë më shumë se sa pozitën e tetë startuese.
Milani ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për Leite Kakan dhe është në pritje të përgjigjes nga mbretërit e Real Madridit.
Përkundër zërave se Interi e ka kërkuar Kakan, ky i fundit ishte ai që refuzoi Inteirn për shkak të lidhjeve me Milanin. Dhe deklaratat e zyrtarëve të Milanit që një rikthim sensacional nuk është i pa mundur ka bërë që ëndrra e Rossonerëve të bëhet realitet.

Për këtë duhet të bindet Real Madridi që duhet të pranojë 15 milionë eurot e Milanit për brazilianin, në atë që do të përbënte bombën e këtij afati kalimtar veror.
Mark Webber ka nënshkruar një kontratë të re me Red Bull që do ta mbajë australianin në ekip deri në fund të vitit 2012.
35 vjeçari është te Red Bull nga viti 2007 dhe pas sukseve sezonin e kaluar, ka vendosur ta vazhdojë kontratën edhe për një vit, duke u dhënë kështu fund spekulimeve për ndërrim të skuderisë.

“Unë dua të vazhdoj në Formula 1, kështu që rinovova edhe për një vit me Red Bull. Motivimi im është të arrij rezultatet më të mira të mundshme për veten time dhe ekipi është ende shumë lart. Përgjatë pesë viteve të kaluara ne kemi punuar shumë dhe kemi dëshmuar se ne mund të dizajnojmë dhe të ndërtojmë një veturë që mund të jetë fituese dhe këtë e kemi bërë”, tha australiani.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka hedhur poshtë pohimet se The Reds po varen tepër nga Suarez.
“Secili lojtar është i rëndësishëm dhe dikush mund të jetë në kryetitujt e gazetave më shpesh se të tjerët, por kontributet e njerëzve maten në mënyra tjera”.

“Pepe Reina me anë të intervenimeve që bën, mbrojtja me numrin e golave që ndal dhe mesfusha për krijimin e rasteve. Të gjithë kanë rolin e tyre. Ne nuk varemi nga Suarez”, u shpreh Dalglish.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson thotë se ai nuk mund ta sheh ndeshjen ndaj Arsenalit si të lehtë.
“Arsenali ka lojtarë të cilët janë të rrezikshëm: Van Persie, Walcott, Arshavin, Rosicky, Bendtner, Chamakh”.

“Është e lehtë për mua që ta kem ekipin të përgatitur për të dielën, sepse ata e dinë se janë duke luajtur me ekip cilësor. Ne duhet të jemi në formën më të mirë”, tha Fergie.
Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp është i bindur se Samir Nasri ka kaluar nga Arsenali te Manchester City për para.
“Unë nuk e besoj këtë, jo. Ai ka mundur të shkojë te Manchester United. Ata e kanë kërkuar atë, kështu kam dëgjuar. Por më pas City erdhi dhe i ofroi më shumë para dhe ai zgjodhi Cityn. Manchester United është ekipi më i madh në Angli. City nuk e ka traditën e United, Arsenalit apo Liverpoolit”.

“Por City ka më shumë fuqi pasi mund të paguajë kontrata të cilat Arsenali nuk mundet. Ky është problemi. Është ëndërr për lojtarët që të fitojnë nga 200 mijë funte në javë, pasi më pas nuk do të brengosen për të ardhmen”, u shpreh Redknapp.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar pas triumfit në Superkupën e Evropës se formula e suksesit për çdo ekip është lojtari kyç dhe ai për Barcën është Leo Messi.
“Të fitoni aq shumë tituj, ju duhet një lojtar kyç. Dhe ne e kemi Messin. Nëse këtë ia shtoni paraqitjes fantastike të lojtarëve tjerë...”.

“Ne jemi të kënaqur. Ta fitosh këtë titull është shumë e vështirë. Këta lojtarë janë të pa përshkrueshëm. Unë nuk lodhem duke i lëvduar, ata kanë shpirt aq kompetitiv. Ne fitojmë mesatarisht nga katër tituj në vit, kjo për shkak se kemi fat që kemi këta lojtarë”, deklaroi Guardiola.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Manchester United është favorit për titull, por ndjen se lojtarët e tij mund të mposhtin Djajtë e Kuq.
“Natyrisht ne besojmë se mund t’i marrim tri pikët. Ne kemi qenë shumë afër shumë herë që nga viti 2006 dhe ne i kemi mposhtur ata vitin e kaluar në shtëpi”.

“Ata kanë gjeneratë të re të mirë dhe pankinë me përvojë. Nuk do të isha i befasuar nëse të dielën luajnë Bervatov, Giggs, Carrick dhe Park. Ata ishin mjaft të mirë ndaj Tottenhamit në ndeshjen e fundit. Do të jetë përballje interesante. Unë shpresoj që të mos zhgënjeheni nga cilësia e lojës. Ne shkojmë për të fituar”, tha francezi.
Andrea PoliNënkampioni i Italisë, Interi, është duke goditur fuqishëm në afatin kalimtar veror, pasi ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar italian të Sampdorias, Andrea Poli, përderisa ka blerë gjysmën e kartonit të Juraj Kuckas së Genoas.
Poli do të jetë në skuadrën Nerazzure që nga fillimi i sezonit, përderisa Kucka do të luajë nga sezoni i ardhshëm për Interin.

Pos Polit dhe Kuckas, Interi pritet të zyrtarizojë shumë shpejtë transferimin e Diego Forlan, por këtu zi-kaltrit nuk do të ndalen pasi edhe Mauro Zarate është në planet e bosëve Nerazzur.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini pret që trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho të dënohet për incidentet dhe gjestet anti-sportive ndaj zëvëndëstrajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova.
“Të gjithë bëjnë gabime dhe ai do të dënohet nga një komision disiplinor”.

“Do të ishte më mirë po të mos e kishte bërë atë, ai është mësues, trajner, ndoshta më i miri në botë. Njerëzit e mëdhenj në botë duhet të jenë shembuj, ata duhet të jenë të pastër. Është reflektim njerëzor dhe unë nuk kam frikë ta them këtë”, deklaroi numri 1. i UEFA-s.
Mesfushori i Milanit, Mathieu Flamini do të mungojë në fushat e blerta për pesë muajt e ardhshëm.
Flamini pësoi një lëndim në gjurin e djathtë në ndeshjen ndaj Juventusit për trofeun Berlusconi javën e kaluar.

Testet kanë konfirmuar se ish-lojtari i Arsenalit ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe se nuk do të luajë deri në fillim të vitit 2012.
Trajneri i Portos, Vitor Pereira lëvdoi paraqitjen e djemve të tij në disfatën prej 2-0 ndaj Barcelonës, duke kritikuar kështu paraqitjen e gjyqtarëve që sipas tij nuk akorduan penalti të pastër.
“Unë e di se vështirë akordohen penalti ndaj Barcelonës, por nëse do të ishte në zonën e tyre, kjo do të ishte penalti”.

”Mendoj se luajtëm mirë, në nivelin e Barcelonës. Ne kërkuam golin, bëmë presion të lartë, e kërkonim topin dhe kërkuam fitoren. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë dhe edhe pse kemi qenë në disavantazh, krijuam raste”, u shpreh Pereira.
Mbrojtësi i Zenitit, Bruno Alves dëshiron të kalojë te Juventusi, gjithnjë sipas babait të mbrojtësit fantastik portugez.
Portugezi po lidhet me një kalim te Juventusi, përderisa Bianconerët po kërkojnë lojtarë për forcimin e mbrojtjes.

“Djali im është një prej mbrojtësve më të mirë në botë, ashtu sikurse Juventus që është një prej klubeve më të mira në botë. Është nromale që ai është i kënaqur me interesimine Juves dhe ka bërë të qartë se dëshiron ta bart atë fanellë”, pohoi Alves.
Napoli ka bërë të ditur se ka transferuar në formë huazimi sulmuesin e Interit, Goran Pandev.

Maqedonasi që moti është temë e spekulimeve, pasi u lidh me Schalken dhe Genoan, kurse tani ka përfunduar te Napoli.

”Jam shumë i kënaqur uqë do të luaj në Ligën e Kampionëve me Napolin, pasi është klub i rëndësishëm”, theksoi Pandev.