Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri beson se Barcelona nuk është e pa mposhtshme, përderisa ai mezi pret ndeshjen hapëse të fazës grupore të Ligës së Kampionëve pas dy javësh.
“Gjëja më e rëndësishme është kufizimi i opsioneve për Barcelonën. Barcelona është ekip që mund ta vini në vështirësi duke e sulmuar, gjë që bëri edhe Porto në Superkupën e Evropës”.

“Serie A? Mezi e pres fillimin. Do të jetë shumë interesant”, tha ‘Mr. Allegri’.
Transferi i ri i Juventusit, Eljero Elia ka shprehur ngazëllimin e tij me transferimin te Juventusi, duke thënë se ai mezi pret të luajë përkrah legjendës Alessandro Del Piero.
“Unë kam pasur fanellën e Del Pieros si fëmi. Unë isha edhe fans i Fabrizio Ravanellit. Juventusi ka histori të madhe dhe është fantastike të luash krahas një legjende si Del Piero”.

“Conte dëshiron të më vendosë në krahun e majtë dhe dëshiron që unë të bëj aksione individuale. Unë duhet të vrapoj drejt e te kundërshtari, për të krijuar situata të rrezikshme”, tha Elia.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka kritikuar presidentin e Sevillas, Jose Maria Del Nido pas komenteve negative të tij për La Ligan. Ramos i ka bërë thirrje Del Nidos që të kërkojë kampionat tjetër nëse ky nuk i pëlqen.
“Nëse nuk i pëlqen La Liga, pse nuk po kërkon ndonjë kampionat tjetër? Ne jemi mjaft të kënaqur me konkurrencën aktuale”, theksoi Ramos për EFE.

Del Nido nuk është i vetmi që ka kritikuar situatën e futbollit spanjoll ku po garojnë vetëm Reali dhe Barcelona. Kritik ishin edhe presidentë të klubeve tjera mesatare spanjolle.
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque ka bërë thirrje për dhënie fund të konfliktit mes lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit që luajnë në kombëtaren e Spanjës, pas El Clasiove të ‘përgjakshëm’ para pak kohësh.
“Të gjithë lojtarët do të duhet të harrojnë konfliktet me klubet e tyre kur të luajnë për kombëtaren. Jemi duke luajtur futboll dhe jo duke luftuar në fushëbetejë me armë”, theksoi Del Bosque.

Përzgjedhësi ka ftuar nëntë lojtarë të Barcelonës dhe pesë lojtarë të Real Madridit.
Sulmuesi i ri i Interit, Diego Forlan ka pohuar se ai nuk ka kurrfarë problemi që ta mbushë hapësirën e lënë bosh nga Samuel Eto’o.
“Krahasimet me Eto’on? Për mua nuk është problem. Eto’o është lojtar i madh, por jeta vazhdon”.

“Unë dua të bëj mirë për ekipin dhe të fitoj. Unë dua ta tregoj veten në Serie A, që është kampionat mjaft kompetitiv. Për mua është mundësi e mirë dhe falënderoj Massimo Morattin për këtë mundësi”, potencoi Forlan.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka pranuar se ai ndjeu që transfeirmi i tij te Manchester United ishte opsion realist gjatë afatit kalimtar veror, edhe pse ai nuk ka biseduar me Sir Alex Ferguson për transferimin potencial.
“Kishte shumë interesim. Për një moment, unë e pata ndjenjën se një transfer te Manchester United ishte pranë. Ne kemi biseduar këtë disa herë, por transferimi nuk u realizua”.

“Unë kurrë nuk kam biseduar me Sir Alex Ferguson. Negociatat nuk ishin në një nivel aq të avansuar. Unë vërtet nuk e di pse ata ndaluan tentimet për të më transferuar. Manchester United është një prej klubeve më të mëdha në botë, kështu që natyrisht se isha i hapur për një kalim. Por, më duhet të them se transferi nuk ishte i domosdoshëm për mua. Unë jam i lumtur te Interi dhe po ndihem mirë në Itali. Ndoshta United e kuptoi se nuk dua të largohem nga Interi”, u shpreh Sneijder.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic insiston se ai nuk ka ndonjë problem me trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola.
“Nuk do të ketë problem me të. Çfarë ndodhi, ndodhi. Guardiola është trajner fantastik dhe problemet mes nesh ishin ndryshe”.

“Unë mendoj vetëm për sot. Guardiola po bën mirë te Barcelona dhe unë mirë te Milani. Ne duhet të shkojmë përpara dhe të mos shikojmë prapa”, tha Ibra.
Cesc Fabregas ka pranuar se ai edne është duke u kënaqur me faktin se pranoi të kalonte te Barcelona, kjo për shkak të magjisë së bashkëlojtarëve të tij.
“Unë fillova me Piquen në moshën nëntë vjeçare dhe Leo atëkohë ishte 12 vjeç. Nëse atëkohë do të kishit thënë se do të formonim partneritet në përbërjen e parë, atëherë për ne kjo do të ishte e pamundur”.

“Vetëm njëri, apo dy, por tri? Leo është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë dhe nuk mendoj se do të shohim më lojtarë si ai. Ne duhet të ndihemi të nderuar që kemi një lojtar si ai. Për më shumë, unë e njoh atë nga fëmijëria dhe kjo është bonus”, potencoi Cesc për Sport.
Jose Mourinho do të largohet në fund të sezonit për të nënshkruar me milionerët e kryqytetit të Francës, Paris Saint-Germain.
TV3 Esport raporton se presidenti i Portos, Jorge Pinto da Costa, një mik i afërt i Mourinhos, zbuloi lajmin gjatë qëndrimit në Monaco.

Mourinhos do t’i ofrohej një ‘çek i bardhë’ për kontratën e tij dhe për tranferimin e lojtarëve në ekipin ku tashmë kanë zbarkuar Diego Lugano dhe Javier Pastore.
Real Madridi ka marrë lajme të këqija nga stafi mjekësor, pasi reprezentuesi turk Nuri Sahin do të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në nëntor, njofton Marca.
22 vjeçari i cili kaloi te Real Madridi nga Dortmundi gjatë verës, ende nuk ka arritur të debutojë në ndeshje zyrtare me klubin nga Bernabeu, kjo për shkak të lëndimit në gju.

Sahin u dëmtua gjatë një seance stërvitore kur Real Madridi ishte në turne parasezonal në SHBA në korrik dhe që nga ajo kohë ishte lënë jashtë fushave.
Manchester United ka regjistruar rekord të përfitimeve për vitin që lamë pas, duke arritur një profit prej 103 milionë funtesh.
Ky profit i Djajve të Kuq vjen pas humbjeve prej 83 milionë funtesh vitin e kaluar, megjithëse ende United paguan 45 milionë funte në viti për shlyerje të borxheve.

Edhe vlera e aseteve të klubit këtë vit është rritur nga 300 milionë funte në 334.1 milionë.
Lionel Messi është votuar nga tifozë anë e mbanë botës si lojtari më i mirë në botë, para Cristiano Ronaldos që përfundoi në pozitën e dytë.

‘el Messiah’ u shpall më i miri për sezonin 2010/2011 nga portali i njohur Goal me 140 mijë vota, rreth 40 mijë më shumë se sa përcjellësi i parë Cristiano Ronaldo.


Lionel Messi sezonin e kaluar fitoi çdo titull të mundshëm përpos Copa del Rey, e cila përfundoi në duart e Real Madridit të Jose Mourinhos.

















































Vendi


Lojtari


Votat (Përqindja)


1


Lionel Messi


146,866 (44.9%)


2


Cristiano Ronaldo


104,428 (32.0%)


3


Javier 'Chicharito' Hernandez


18,287 (5.6%)


4


Mesut Ozil


16,122 (4.9%)


5


Xavi


14,191 (4.3%)


6


Nemanja Vidic


9,522 (2.9%)


7


Radamel Falcao


5,487 (1.7%)


8


Andres Iniesta


4,703 (1.4%)


9


Edinson Cavani


4,103 (1.3%)


10


Alexis Sanchez


3,134 (1.0%)



Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shprehur i ngazëllyer me veprimet e klubit në afatin kalimtar veror.
Ekipi nga Giuseppe Meazza ka humbur lojtarët si Samuel Eto'o, Goran Pandev dhe Davide Santon, por ka sjellë Ricky Alvarez, Mauro Zarate dhe Diego Forlan në mesin e të tjerëve.

“Mendoj se puna që kemi bërë ne ka qenë pozitive. Mbi të gjitha është shikuar si pozitive. Mendoj se ne kemi një super-ekip, por e them këtë pjesërisht si tifoz. Mendoj se është një ekip interesant dhe ka disa lojtarë të rinj për ne me të cilët duhet të njihemi, që është një prej gjërave fascionuese të futbollit”.

“Është e rëndësishme të kesh një ekip i cili është shumë i fuqishëm dhe bindës në mesfushë dhe mbrojtje po ashtu, ashtu që ekipi të mund të luajë futboll brilant”, ka thënë Moratti.

Interi do ta fillojë sezonin e ri të Serie A me ndeshjen në udhëtim te Palermo në vikendin ardhshëm, pasi ndeshja e parë hapëse e sezonit kundër Lecce u anulua për shkak të grevës së lojtarëve.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të ngritur trofeun e La Liga këtë sezon.
28-vjeçari ende nuk ka shijuar triumfin në ndonjë kampionat, pavarësisht se ka luajtur për Madridin dhe Liverpoolin gjatë karrierës së tij, dhe kjo ka fituar ta shqetësojë lojtarin.

“Kam nevojë për ligën, dua ta prek trofeun këtë vit. Kam qenë i dyti në tabelë me Liverpoolin dhe dy herë me Madridin, është koha për ta fituar atë”, ka thënë Alonso për Marca.
Ish-mesfushori i Chelseat, Yossi Benayoun, ka shprehur ngazëllimin e tij pas transferimit te Arsenali.
Kapiteni i përfaqësueses së Izraelit është lidhur me një numër klubesh, por zgjodhi Topçinjtë, me të cilët do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

“Kam nënshkruar me Arsenalin, shumë i lumtur dhe i ngazëllyer për këtë, por tash koka ime është te ndeshja kundër Greqisë të premten, faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar mesfushori në profilin e tij në Twitter.
Mauro Zarate është i ngazëllyer me transferimin e tij në formë huazimi te Interi.
Nerazzurët arritën të kapin argjentinasin në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi Genoa refuzoi një ofertë në vlerën e 10 milionë eurove për Rodrigo Palacio.

“Jam i lumtur që jam te Interi. Kjo ishte zgjidhja ime e parë dhe gjithmonë e kam dashur Interin, pasi është një ekip i shkëlqyeshëm, andaj luftova fort për këtë lëvizje”.

“Jam i kënaqur që do të ribashkohem me shumë argjentinas në ekip, dhe tash dua të fokusohem në stërvitje dhe lojë”, ka thënë Zarate.
Ish-sulmuesi i Atletico Madridi, Diego Forlan, është i lumtur që është transferuar në Serie A te Interi.
Uruguaiani kompletoi transferimin e tij në Giuseppe Meazza në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Flas pak italisht, kam mësuar kur kam qenë fëmijë, edhe pse kam harruar shumë prej gjuhës. Shpresoj ta mësoj atë sa më shpejt që mundem”.

“Kam arritur në një klub të mrekullueshëm dhe duke ditur italishte kjo e bën më të lehtë adaptimin tim. Jam i lumtur këtu, pasi Milani është një qytet i mrekullueshëm dhe po ashtu edhe fansat e Interit”, ka thënë Forlan për Inter Channel.
Nënshkrimi i ri i Lille, Joe Cole, thotë se ai kishte dështuar te Lierpooli.
Cole iu bashkua kampionit të Francës në formë huazimi njëvjeçar, pasi kaloi një sezon për t’u harruar në Anfield, ku u arriti si transferim i lirë nga Chelsea në verën e kaluar.

“Unë jam fitues. Kjo nuk funksionoi te Liverpooli për shumë arsye dhe kjo më lëndoi. Jam këtu për të sjellë sukses te Lille. Njoh disa lojtarë si Hazard, (Moussa) Sow dhe (Benoit) Pedretti. Fatkeqësisht, televizionet angleze nuk e shfaqin shumë futbollin francez”.

“Më pëlqen sfida (e propozuar nga Lille), më pëlqen futbolli kontinental dhe është ngazëlluese për mua. Më pëlqejnë sfidat. Është një stil tjetër i lojës dhe shpresoj se njerëzit në Angli do të përcjellin lojën time dhe do të interesohen më shumë në futbollin francez”, ka thënë Cole.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, e ka bërë të qartë se ekipi i Ligës së Kampionëve është i vendosur për ta ruajtur nivelin aktual të suksesit dhe dëshiron të luftojë për trofe në çdo garë.
“Synimi është të garojmë në nivelin më të lartë çdo ditë, të jemi në gjendje të garojmë në formë më të mirë në çdo ndeshje, dhe çdo garë”.

“Kjo është një lojë ku ndodhin të papritura, një gol në minutën e fundit mund të ndryshojë gjithçka. Sfida e vazhdueshme është të ruajmë shkëlqimin në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje”, ka thënë Zubizarreta për faqen zyrtare të klubit.
E mërkura ishte një ditë e fundit tepër intenzive e këtij afati kalimtar veror, me disa dhjetëra transferime të finalizuara në momentet e fundit.
Përderisa për klubet italiane gjithçka mbaroi në ora 19:00, për ato angleze mbaroi vetëm në ora 01:00 pas mesnate. Arsenali, Milani, Interi, Roma, Chelsea dhe Liverpooli kanë kompletuar transferime të rëndësishme, megjithëse asnjë prej tyre nuk mund të quhet megatransfer.

Transferet e Arsenalit në ditën e fundit – Andre Santos, Per Mertesacker, Yossi Benayoun, Mikel Arteta. U largua Nicklas Bendtner (Sunderland).

Transferet e Liverpoolit në ditën e fundit – Craig Bellamy, u larguan Joe Cole (Lille) dhe Yossi Benayoun (Arsenal).

Transferet e Chelseat në ditën e fundit – Raul Meireles.

Tranferet e Interit në ditën e fundit – Diego Forlan, Mauro Zarate, Lorenzo Tassi. Wesley Sneijder definitivisht qëndron në Meazza.

Transferet e Milanit në ditën e fundit – Antonio Nocerino nga Palermo. U largua Oddo drejt Lecces.

Transferet e Romës në ditën e fundit – Fabio Borini, Fernando Gago, Miralem Pjanic, Simon Kjaer.

Transferet tjera:
Peter Coruch (Stoke City), Scott Parker (Tottenham), Zdenek Grygera (Fulham), Pedro Leon (Getafe), Royston Drenthe (Everton).
Ende pa përfunduar afati kalimtar veror në Angli, skuadrat kanë filluar të bëjnë breshëri transferimesh, me Arsenalin që ka kompletuar transferimin e katërt me Yossi Benayoun, kurse Liverpooli arriti sigurimin e shërbimeve të Craig Bellamys.
Yossi Benayoun i është bashkuar Arsenalit nga Chelsea në formë huazimi deri sezonin e ardhshëm.

Craig Bellamy do të bart fanellën me numër 39 te Liverpooli ku ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Liverpoolin ku është kthyer pas katër vitesh.

Vlen të përmendet se Peter Crouch është transferuar te Stoke City, kurse Nicklas Bendtner ka kaluar te Sunderlandi.
Burimet e Sky Sports kanë konfirmuar se në minutat e fundit të afatit kalimtar veror, Arsenali ka arritur të sigurojë shërbimet e Mikel Artetas. Transferi i mesfushorit të Evertonit u realizua për shkak se në Angli ka kohë edhe 40 minuta për transfere, për dallim prej pjesës tjetër të Evropës ku gjithçka është mbyllur.
Tashmë edhe Arsenali ka konfirmuar transferimin e Mikel Artetas nga Evertoni për një shumë ende të pa përcaktuar.

Arteta ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin nga Emirates.
Chelsea ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit portugez, Raul Meireles, vetëm 40 minuta pa përfunduar afati kalimtar veror.
Ishte thënë se Raul Meireles ka kërkuar largimin nga Liverpooli dhe kështu ai është transferuar te Chelsea, ku sigurisht se e kërkoi bashkëkombasi dhe menaxheri Andres Villas obas.

Meireles ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin nga Stamford Bridge, ku ai ka pasuar transferimin e Juan Matas.