Të gjithë favoritët për t’u kualifikuar në Euro 2012, Holanda, Portugalia, Gjermania, Anglia dhe Italia kanë shënuar fitore pa ndonjë problem të madh ndaj kundërshtarëve të tyre.
Holanda shënoi plot 11 gola ndaj San Marinos në atë që përbëu fitoren më të lartë në histori të kombëtares holandeze. Sigurisht rezultati përfundimtar i takimit ishte 11-0 ku hettrik shënoi Robin Van Persie, dy gola
Wesley Sneijder dhe dy gola Klaas-Jan Huntelaar.
Mesut Ozil ishte i pa ndalshëm në takimin ndaj Austrisë të cilin Gjermania e fitoi me rezultat të lartë 6-2. Ozil realizoi hettrik në këtë takim, krahas golave të Podolskit, Schurrles dhe Mario Gotzes.
Italia shënoi fitore minimale në transfertë te Ishujt Faroe me golin e vetëm të shënuar nga Antonio Cassano, të cilin e ndihmoi Andrea Pirlo.
Wayne Rooney shkëlqeu në fitoren e lartë të Anglisë në takim ndaj Bullgarisë, duke shënuar plot dy gola në sfidën që përfundoi që në pjesën e parë me rezultat 3-0.
Edhe Poortugalia shënoi fitore të lartë në transfertë te Qipro me dy golat e Cristiano Ronaldos dhe një asistim nga ylli i Real Madridit. Ky takim u vendos vetëm në minutat përfundimtare, ku u shënuan tri gola.
Të gjithë favoritët e lartpërmendur i kanë punët mirë nëpër grupet e tyre dhe nuk rrezikojnë të mos kualifikohen.
Shqipëria ka pësuar disfatë me rezultat 2-1 në Qemal Stafa nga Franca, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012.
Ishte kjo një performancë burrërore e ekipit tonë kombëtar, por as tifozët e jashtëzakonshëm kuq e zi, nuk ia arritën që të nxjerrin një barazim ndaj Francës, shumë i merituar në këtë takim.
Stadiumi ishte i mbushur plot me tifozë kuq e zi, teksa në një kënd u vërejtën disa dhjetëra francezë. Kastriot Tusha i këndoi himnet, por para prekjes së parë të topit, lamtumirën futbollit i dha sulmuesi legjendar Alban Bushi, i cili deri sot ishte golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses tonë.
Shqipëria në këtë takim hyri me formacion ofanziv me tre sulmues (Bogdanin, Salhin dhe Skelën), të cilët ishin të përcjellur nga Agolli dhe Bulku është dashur të shfaqinin rrezik para portës së Hugo Lloris.
Pjesa e parë fillon në mënyrë mjaft dinamike, me francezët të cilët fillojnë të dominojnë nën një tifozeri të flaktë kuq e zi.
Francezët ngadalë fillojnë të depërtojnë në zonën shqiptare, dhe një gabim i Lorik Canës që nuk mbajti si duhet sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, bëri që ky i fundit të shënojë me anë të një goditje nga gjysmëdistanca (11’), duke mposhtur portierin e pa sigurtë Samir Ujkani.
Dhe kur francezët fillojnë të relaksohen mirë e mirë, Hamdi Salihi vetëm dy minuta më vonë u bëri me dije francezëve se nuk kanë ardhur për të bërë turizëm në Tiranë, kur qëlloi transverzalen pas një reagimi të dobët në mbrojtjen e Les Bleus.
Përsëri Salihu në minutën e 16-të u shfaq i vetmuar para Hugo Lloris, por nuk pati fat sa për ta lansuar një goditje drejt portës franceze. Kur jemi te fati, ai i përcolli francezët.
Kjo pasi Karim Benzema asistoi për Yan M’Vilan në mbrojtjen tejet të pa organizuar të Shqipërisë, që rezultoi në golin për 2-0.
Djemt tanë vazhdojnë të shfaqen rrezikshëm para portës franceze. Një aksion mirë i organizuar e vë në pozitë shënimi Hansi Agollin në minutën e 32-të, goditjen maestrale të të cilit e ndali portieri i Lyonit, Hugo Lloris. 2-0 ishte rezultati i pjesës së parë.
Dushi i vërtetë për francezët pas përfundimit të pjesës së parë nuk ishte ai i zhveshtores, por dushi i Erjon Bogdanit, i cili bëri stadiumin Qemal Stafa të shpërthente (47’), kur shënoi për 1-2 pas një gabimi në mbrojtjen franceze.
Shqipëria e nxitur nga tifozët në stadium vazhdon ta dominojë takimin duke kërkuar golin e barazimit.
Rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin e kishte Armend Dallku, i cili pas një situate të rrezikshme lansoi një goditje të fuqishme të cilën e ndali kush tjetër pos portierit Hugo Lloris i cili ishte lojtari më i mirë i Francës në këtë takim.
Dhjetë minuta pa përfunduar takimi francezët e kanë pasur një mundësi për ta trefishuar epërsinë, por Florent Malouda nuk u tregua efikas para dy mbrojtësve shqiptarë. Dhe nga rivënia nga këndi pas këtij aksioni, Younes Kaboul me kokë qëlloi shtyllën pingule shqiptare.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1, me Shqipërinë që pësoi disfatë zhgënjyese në shtëpi.
Shqipëria ka minimizuar maksimalisht gjasat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2012, pasi gjendet vetëm në pozitën e pesë të Grupit D me 8 pikë, 8 më pak se sa tashmë lideri i grupit, Franca.
Statistikat
Shqipëri – Francë
42% Posedimi 58%
11 goditje 9
9 në portë 6
18 ndërhyrje 19
2 intervenime 7
0-1 Benzema 11'
0-2 Mvila 18'
1-2 Bogdani 46'
Transferi i ri i Juventusit, Eljero Elia ka zbuluar se mesfushori i Interit, Wesley Sneijder e bindi atë që të kalojë te rivali i përbetuar i Nerazzurëve.
“Unë kam biseduar me shumë njerëz dhe të gjithë më thanë gjëra pozitive për futbollin italian”.
“Sneijder më tha se do të më pëlqente këtu. Ai është vërtet entuziast për jetën në Itali, por edhe më foli mirë për Juventusin si klub”, tha Elia.
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka aluduar në zhgënjim të madh pas dështimit të klubit të tij për ta transferuar mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder.
”Lojtar i madh, por ne kurrë nuk e kemi transferuar atë”, shkroi Rio në Twitter.
Më tej në një ‘tweet’ tjetër Rio shtoi se ai e ka në plan që të bëhet menaxher dhe tani e tutje do të punojë në këtë drejtim.
Javier Hernandez ka pranuar se talentët e Manchester United po e bëjnë atë të ndihen tepër të moshuar, përkundër faktit se është vetëm 23 vjeç.
Në demolimin prej 8-2 ndaj Arseanlit, Sir Alex Ferguson futi në lojë David De Gean (20), Chris Smalling (21), Phil Jones (19), Tom Cleverley (21) dhe Danny Welbeck (20).
“Shumë prej lojtarë tanë janë 19 apo 21 vjeç, kurse kështu unë, Evans dhe Anderson me 23 vjet ndihemi më të moshuar. Lojtarët e rinj vrapojnë më shumë për shkak se dëshirojnë të tregojnë se spe janë në ekip, kurse kjo është mirë për ne. Është mirë pasi ka edhe lojtarë tjerë me shumë eksperiencë”, potencoi Chicharito.
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere thotë se ai është shumë i lumtur që është duke luajtur me Mikel Artetan dhe jo kundër tij.
Wilshere ka pranuar se e ka pasur problem që t’ia dalë ndaj Artetas në duelet ndaj Evertonit sezonin e kaluar.
“Unë jam i kënaqur që Arteta ka nënshkruar për ne. Ai ishte një prejp lojtarëve më të mirë me të cilët jam përballur sezonin e kaluar dhe nuk kam dashur të takohem përsëri me të”, u shpreh Wilshere.
Tottenhami ka frikë nga Chelsea dhe Manchester United, për shkak se Spursat mund të rrezikohen gjatë janarit për mesfushorin Luka Modric.
London Evening Standard shkruan se Chelsea dhe Manchester United do të luftojnë për firmën e Modric në janar, përkundër faktit se Tottenhami ka refuzuar ta shesë gjatë verës mesfushorin.
Tottenhami refuzoi një ditë para mbylljes së afatit kalimtar veror një ofertë prej 40 milionë funtesh nga Chelsea për Modric.
Drejtori i Interit, Marco Branca ka mbrojtur shitjen e Samuel Eto’os, duke thënë se shitja e luanit kamerunas ishte e pa shmangshme, përderisa thotë se ekipi është shumë i fortë.
“Eto’o? Kostoja totale e qëndrimit të tij do të ishte 100 milionë euro. Askush prej nesh nuk e dëshiroi Eto’on në ato kushte. Ajo ofertë erdhi thjeshtë në momentin e duhur. Ne jemi 40% më shumë në borxh se sa klubet tjera evropiane dhe prandaj kemi pasur nevoj për balanc”.
“Rossonerët edhe Bianconerët kanë thënë edhe dy vite më parë se Interi ishte i dobët – tani ata thonë se Interi është i pa njohur. Unë i besoj djemve. Unë shikoj së pari veten, më pas të tjerët”, tha Branca.
Është zbuluar ‘Mister-X’ i shumëpërfolur i Milanit për afatin kalimtar veror të cilin sapo e kemi lënë pas. Konfirmimin e bëri kush tjetër pos Adriano Gallianit, i cili zbuloi emrin e mesfushorit të shumëkërkuar.
“Cili lojtar u kërkua aq shumë nga Milani? Lassana Diara”, ishte përgjigja e prerë e Gallianit në pyetjen e gazetarëve pas miqësores së futuar prej 2-1 ndaj Comos.
Lassana Diarra refuzoi Milanin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, me shpresë për sukses te Real Madridi.
Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello ka deklaruar se fitimi i një titulli në Serie A në rrethanat kur ai ishte te Roma ishte kënaqësi më e madhe, teksa shton se Juventusi i tij i kishte fituar titujt në fushë.
Capello ishte arkitekt i suksesit të Juventusit në vitet 2004-2005 dhe 2005-2006, tituj të cilët u morën dhe iu dhanë Interin pas Calciopolit.
“Ai ishte ekip shumë i fortë që i fitoi titujt në fushë”, theksoi Capello.
Agjenti i Carlos Tevez, Kia Joorabchian ka pohuar se Manchester City tentoi që t’ia ofronte Interit sulmuesin Carlos Tevez, si pjesë shkëmbimi me Wesley Sneijder.
Tevezi kërkoi largimin dhe me marrëveshjen e cila ishte pranë finalizimit, ishte transferi i Samir Nasrit që bllokoi gjithçka.
“Unë e di se Interit i ishte ofruar Tevezi në shkëmbim me Sneijder para dy javësh, por pasi u transferua Nasri gjithçka mbaroi. City ka shumë lojtarë në të njëjtin pozicion”, theksoi Joorabchian.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shpallur kampione në vrapimin stafetar 4x400 metra, ku shkëlqeu LeShawn Merit në 100 metrat e fundit të garës për të mposhtur rivlaët nga Xhamaika.
Ishteh ky titulli i dhjetë radhazi i kampionit të botës për SHBA-në, që regjistroi kohë prej 59.31 sekonda.
Në garat tjera vlen të përmendim se amerikani tjetër Dwight Phillips me sukses mbrojti titullin në kërcimet së gjati me 8.45 metra.
Transferi i ri i Interit, Mauro Zarate ka deklaruar në prezantimin e tij në fanellën e Interit se në fund të do jenë tifozët Nerazzurë ata që do të buzëqeshin.
“Është e vërtetë, unë nuk e pasoj aq shumë topin, por keni parë edhe vet sa herë kam shënuar gol”.
“Unë kam ardhur këtu për të fituar. Interi është i pa rrefuzueshëm për secilin lojtar. Unë besoj se do t’u tregojmë vendin të tjerëve deri në fund të sezonit”, tha Zarate.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, është një nga më të mirët në botë në pozitën e tij, mirëpo, sipas tij, vështirë se mund të ndodhë që ai ta veshë fanellën e klubit anglez.
Kontrata aktuale 28-vjeçarit me Giallorossët skadon në vitin 2012, ndërsa akoma nuk është arritur një marrëveshje për vazhdimin e saj.
Mancini ka pranuar admirimin për lojtarin italian, por ka deklaruar se është i vetëdijshëm se ai nuk do të largohet kurrë nga Roma.
“De Rossi është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, gjithmonë e kam thënë këtë. Por ai është romak dhe një ‘romanist’, prandaj nuk mendoj se ai do të largohet ndonjëherë nga Roma”, ka thënë Mancini për Rete Sport.
Ish-drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, pret që Los Blancos dhe Barcelona në një të ardhme ta braktisin La Ligan dhe të garojnë në një ‘Ligë Evropiane’, e cila do të jetë më joshëse për ta.
Presidenti i Sevillas, Jose Maria Del Nido, së fundmi e ka kritikuar La Ligan për mungesë konkurrence për shkak të dominimit të ‘dyshes së madhe’, ndërsa Valdano mendon se është vetëm çështje kohe kur Barca dhe Reali do të ngopen më.
“Në të ardhmen Madridi dhe Barcelona do të detyrohen të kërkojnë klube të cilat zhvillohen me shpejtësi të njëjtë. Kjo eventualisht mund të kalojë në Ligën e Evropës”.
“Dallimi ndërmjet dyshes së madhe dhe të tjerëve vetëm sa do rritet në vitet e ardhshme”.
“Barcelona dhe Real Madridi e kanë gjithë botën si treg të tyre, derisa të tjerët e kanë vetëm komunitetin e tyre lokal”, ka thënë Valdano për Cadena Ser.
Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann, e ka pranuar se portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, është nga më të mirët, por ka shtuar se ai ende nuk është i klasit botëror.
“Manuel duket i klasit botëror në krahasim me shumicën e portierëve të tjerë. Megjithatë, ai është ende i paqëndrueshëm që të jetë absolutisht i klasit botëror. Ai ka nevojë ta përmirësojë këtë pjesë të lojës”.
“Ka shumë presion mbi të për të luajtur mirë, për shkak të reagimit të tifozëve. Mund të bëhesh i mirë vetëm nëse arrin ta menaxhosh këtë vështirësi”, ka thënë Lehman.
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Oezil, ka shënjestruar tre titujt e mundshëm në sezonin e ri.
Përkundër fuqisë së Barcelonës, gjermani është i bindur se Los Blancos mund të triumfojnë në La Liga, Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve.
“E kemi parë gjatë Superkupës se jemi të afërt me Barcelonën, se mund të garojmë me ta”.
“Kupa e Spanjës, Liga dhe Liga e Kampionëve do të jenë shumë interesante. Ne i duam të tre titujt dhe jam sigurt se mund t’i arrijmë”, ka thënë Oezil për AS.
Sulmuesi gjerman, Miroslav Klose, beson se përfaqësuesja e tij ka krejt çfarë i nevojitet për ta fituar Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2012.
Të zgjedhurit Joachim Low konsiderohen favoritë për ta fituar turneun e vitit të ardhshëm, ndërsa sulmuesi i Lazios është i vetëdijshëm për këtë.
“Krejt çfarë më mungon në karrierën time është momenti i fitimit të një turneu të madh ndërkombëtar. Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm pritet që ta mbushë këtë zbrazëti”.
“A është skuadra mjaft e fortë për të fituar në Euro 2012? Padyshim! Bota e futbollit po na shikon me zili”.
“Ne kemi një stil mjaft atraktiv dhe sulmues të futbollit. Është kënaqësi ta shohësh skuadrën tonë në aksion”, ka thënë Klose, ndërsa citon Bild.
Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, e ka quajtur Jose Mourinhon si trajnerin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë.
Argjentinasi edhe javën e kaluar tha fjalë të mira mbi ndikimin e trajnerit portugez te skuadra, por edhe tash nuk i ka kursyer fjalët që ta lëvdojë menaxherin e Los Blancos.
“Jose Mourinho është trajneri më i mirë që kam pasur në karrierën time. Ai mund ta durojë gjithë presionin, prandaj jemi të qetë. Ai të bën të ndjehesh se nuk është përgjegjësia jote”.
“Kur gjërat nuk shkojnë siç duhet, ai të mbështet dhe të thotë të vazhdosh të luash. Ai na jep mundësinë që të veprojmë kështu, si edhe gjithë mbështetjen e tij”, citon Ole fjalët e Di Marias.
I huazuari te Sunderlandi, Nicklas Bendtner, ka deklaruar se nuk do të kthehet më te Arsenali për shkak të mundësive të kufizuara nën drejtimin e trajnerit Arsene Wenger.
Danezi, i cili ka kaluar shtatë vite me Topçinjtë, u largua nga Emirates në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, dhe tani thotë se nuk planifikon që të kthehet prapë, përkundër se gjendet në pronësi të Arsenalit.
“Kurrë nuk do të kthehem te Arsenali. Nëse do të varet nga unë, asnjëherë nuk do të luaj më për ta”.
“Pas aksidentit në komunikacion, asnjëherë nuk mu dha rasti që të zë një vend në ekipin e parë”, ka shpjeguar sulmuesi për The Sun, duke e bërë të qartë se pas përfundimit të sezonit me Sunderlandin do të kërkojë një klub tjetër, por nuk do të kthehet te Arsenali.
Mesfushori i ri i Romës, Fernando Gago, shpreson t’i kontribuojë skuadrës dhe planifikon të luajë krahas Daniele De Rossit.
Argjentinasi është huazuar në Olimpico nga Real Madridi, duke qenë se nuk ishte pjesë e planeve të Jose Mourinhos.
“Jam shumë i lumtur që do të luaj te Roma. Është një nga klubet më të rëndësishme në Evropë. Më pëlqeu projekti i tyre dhe shpresoj të luaj mirë”.
“Shpresoj të siguroj një vend të rregullt në skuadër, mirëpo do të jetë trajneri ai që vendos. Besoj se De Rossi dhe unë mund të luajmë bashkë”, citon PA fjalët e Gagos.
Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se kombëtarja kuqezi është e përgatitur për takimin e të premtes ndaj Francës, ndërsa FSHF shpreson për lojë të bukur dhe për rezultat pozitiv.
"Do të ndeshemi si të barabartë me Francën. Të gjithë shqiptarët të jenë me zemër të bashkuar për kombëtaren dhe kombin", thuhet në deklaratën e FSHF-së, ndërsa transmeton Top-Channel.
Ndërkohë, një ditë më parë trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuze, theksoi se ekipi i tij do të ndeshet me një nga skuadrat më të mira në Evropë, duke shtuar se kjo nuk e ndalon atë dhe lojtarët e tij të mendojnë për një rezultat pozitiv.
“Nuk mund të pretendojmë se ndaj Francës të kemi një dominim të lojës dhe presim që ata të mbajnë topin më shumë se ne. Por kjo nuk do të thotë që ne vetëm do të mbrohemi, ne do të mundohemi t’i zëmë në kundërsulm”, ka thënë Kuze.
Trajneri i Francës, Laurent Blanc, i ka paralajmëruar të zgjedhurit e tij për rrezikun që mund të sjellë Shqipëria në takimin e të premtes në Tiranë.
“Disa njerëz thonë se Shqipëria është nga ato të ashtuquajtura skuadra të vogla, por njerëzit harrojnë se dallimi në mes të ekipeve të vogla dhe të mëdha është zvogëluar në vitet e fundit”.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në ndeshjet e Shqipërisë që i kam shikuar, ata kanë shumë energji, sidomos në shtëpi, dhe ata japin gjithçka”, ka thënë Blanc në konferencën për media.
Simon Kjaer është shprehur mjaft lumtur që është huazuar te Roma nga Wolfsburgu, duke treguar se ai nuk kishte menduar aspak kur kishte marrë ofertë nga Giallorossët.
Transferimi i 22-vjeçarit në Olimpico u zyrtarizua të mërkurën, ndërsa ia është njëri nga transferet e shumta që ka bërë ekipi kryeqytetas gjatë këtij afati kalimtar.
“Jam i entuziazmuar që jam të Roma. Roma është një skuadër e shkëlqyer dhe Roma është një qytet i bukur. Kur më erdhi mundësia që të vija këtu, mu deshën vetëm pesë sekonda për të vendosur”.
“Mendoj se mund të kemi një sezon të mirë. Ne kemi një ekip të mirë me lojtarë kualitativë, si Daniele De Rossi dhe Francesco Totti. Po ashtu, aty janë edhe lojtarët e rinj, prandaj është një kombinim i mirë”, ka thënë danezi.
Transferi i ri i Atletico Madridit, Diego, shpreson të fitojë tituj me skuadrën e tij të re, edhe pse diçka e tillë vështirë mund të ndodhë kur dihet se në Spanjë fjala u takon Barcelonës dhe Real Madridit.
Mesfushori brazilian u transferua në kryeqytetin spanjoll në formë huazimi njëvjeçar nga Wolfsburgu, ndërsa gjatë prezantimit zyrtar e ka lëvduar klubin e ri të cilit dëshiron t’i ndihmojë për të fituar.
“Jam i lumtur që i jam bashkuar Atleticos. Vërtet dëshiroja të luaj këtu, sepse ky është një klub i madh dhe kam ardhur këtu në një moment shumë të mirë”.
“Dua ta fitoj çdo ndeshje që luaj. Shpresoj të fitoj tituj dhe shpresoj të luajmë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Diego.
Usain Bolt është kualifikuar me lehtësi në gjysmëfinale në 200 metra në kuadër të Kampionatit botëror të atletikës, duke shënuar paraqitjen e parë në Daegu që pas diskualifikimit nga finalja në 100 metra.
Kampioni në fuqi arriti ta tejkalojë distancën prej 200 metrash për 20.30 sekonda duke përfunduar i pari në garën që përfshiu 53 atletë.
Kjo fitore e Bolt është mirëpritur nga 30.000 tifozë të cilët e kanë mbështetur atë, ndërsa gjysmëfinalet janë përcaktuar të zhvillohen gjatë ditës së premte.
Mbrojtësi i Juventusit, Reto Ziegler, është shumë pranë skuadrës turke Fenerbahce- njofton Tuttosport.
Zvicerani iu bashkua Juventusit nga Sampdoria si transfer i lirë në muajin maj, mirëpo konsiderohet si tepricë te Bianconerët pasi nuk ka arritur të lë përshtypje gjatë ndeshjeve parasezonale.
Është spekuluar se mbrojtësi i krahut të majtë ishte pranë Trabzonsporit, mirëpo tash thuhet se ai do t’i bashkohet Fenerbahces për 2.5 milionë euro, para se të mbyllet afati kalimtar turk, më 5 shtator.
Sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi, është lënë jashtë skuadrës prej 25 lojtarëve që do t’i përfaqësojnë Rossonerët në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi veteran ka konkurrencë të madhe në fazën e sulmit, pasi duhet të garojë kundrejt Alexandre Patos, Robinhos, Antonio Cassanos dhe Zlatan Ibrahimovicit, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur ta lë jashtë garës më të madhe evropiane për klube.
Pippo, i cili qe një dekadë bart fanellën kuqezi, është golashënuesi i dytë më i mirë në garat evropiane (pas Raul) me 70 gola të shënuar, 46 prej të cilëve i ka realizuar në Ligën e Kampionëve.
Kampioni italian gjendet në një grup me Barcelonën, BATE Borisovin dhe Viktoria Plzenin.
Mesfushori i Francës, Alou Diarra, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij për ndeshjen e të premtes kundër Shqipërisë, të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian, Euro 2012.
Trekolorët aktualisht gjenden në krye të Grupit D me 13 pikë, ndërsa mund ta shtojnë diferencën nëse fitojnë në Tiranë. Shqipëria është e pesta në grup me tetë pikë, prandaj Franca konsiderohet favorit në këtë përballje.
“Mund të përballemi me rrezik nëse i qasemi ndeshjes në mënyrë të gabuar. Nuk duhet ta nënvleftësojmë këtë ekip, i cili ka treguar rezultate shumë të mira para tifozëve të vet”.
“Ata, po ashtu, arritën ta mposhtin Bosnjën këtu, duhet të jemi shumë të alarmuar dhe vigjilent. Nuk duhet t’ua lehtësojmë gjërat”, ka thënë Diarra.
Të mërkurën ka filluar Eurobasketi, Lithuania 2011 dhe pas përballjeve në ditën e parë, në ditën e dytë kemi parë disa duele interesante, ku në një prej tyre shkëlqeu një shqiptar, megjithëse ekipi i tij pësoi humbje.
Spanja u tregua solide duke mposhtur Portugalinë me 14 pikë epërsi, kurse edhe Turqia me 29 pikë epërsi shkeli Britaninë e Madhe.
Italia ka pësuar humbje historike pas katër vitesh nga Gjermania me rezultat 62-76, me gjermanët që automatikisht janë rreshtuar ndër favoritët për ta fituar këtë Eurobasket.
Megjithatë, vëmendja e opinionit tonë ishte te një lojtar – Dardan Berisha. Kosovari ka shkëlqyer për Poloninë në sfidën ndaj nikoqirëve të Lithuanisë të cilën polakët e humbën me 20 pikë epërsi. Dardani realizoi plot 10 pikë, duke qenë prej më të mirëve në ekipin e Polonisë.
Të premtën do të shohim disa duele interesante të Eurobasketit 2011, ku Polonia do të takohet me Portugalinë, kurse superderbi do të jenë sfidat mes Francës dhe Gjermanisë, ashtu sikurse ajo mes nikoqirëve të Lithuanisë dhe Turqisë.
Rezultatet e ditës së dytë të Eurobasktit 2011:
Letonia 77
Serbia 92
Portugalia 73
Spanja 87
Bosnja 94
Mali i Zi 86
Bullgaria 68
Belgjika 65
Britania 61
Turqia 90
Izraeli 68
Franca 85
Finlanda 61
Greqia 81
Gjeorgjia 58
Russia 65
Maqedonia 78
Kroacia 76
Italia 62
Gjermania 76
Polonia 77
Lithuania 97
Urkaina 64
Sllovenia 68
Drejtori i Milanit, Ariedo Braida është i kënaqur me transferimin e mesfushorit të Palermos, Antonio Nocerino.
“Ai është një lojtar italian që gjithmonë ka shfaqur përkushtim në fushë”.
“Ai di të sakrifikojë veten për ekipin, ka etikë solide të punës dhe shënon gola. Ai ka të gjitha cilësitë për të bërë mirë këtu”, tha Braida.
















