Përkundër fitores komode kundrejt Portugalisë me rezultat 85-73, Britania e Madhe ka gjasa të vogla për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Evropian të basketbollit.
Fitorja e parë e Britanisë së Madhe në këtë turne erdhi falë pikëve të Luol Deng (31) dhe Mike Lenzly (17).
Mirëpo, për t’u kualifikuar në fazën e dytë, Britania e Madhe duhet ta mposhtë Poloninë me diferencë prej 58 pikësh, pasi kjo përfaqësuese fitoi përballë Turqisë me një pikë diferencë (84-83).
Lideri i Grupit A, Spanja ka regjistruar edhe fitoren e katërt nga katër ndeshje, duke e mposhtur nikoqirin, Lituaninë, me rezultat 91-79 dhe në këtë mënyrë siguron pozitën e parë në grup kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.
Sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella, mezi e pret fillimin e sezonit të ri në Serie A dhe beson se ai mund të ketë vend në formacionin bazë përkundër faktit se janë shtatë sulmues në skuadër.
“Ekipet e mëdha kanë lojtarë të mëdhenj në skuadra të tyre, kështu që konkurrenca nuk është problem për mua. Në fakt është stimulim”.
”Unë e njoh Vucinicin para se të vijë këtu dhe ai tashmë ka shfaqur gjëra të mira në stërvitje. Mendoj se reparti i jonë ofensiv është shumë cilësor”, u shpreh Quagliarella.
Arsenali ka frikë se do të jetë pa mesfushorin e ri, Jack Wilshere, për tre muajt e ardhshëm.
Sunday Mirror raporton se 19-vjeçari ka dështuar që të startojë në ndonjë ndeshje zyrtare këtë sezon, për shkak të problemeve të vazhdueshme ne nyjën e këmbës së djathtë.
Aktualisht ai është duke bartur një këpucë operimi dhe do të jetë jashtë fushave edhe së paku një muaj, megjithëse ekziston frika se ai mund të mungojë edhe deri në dhjetor.
Kaka është i bindur se ai është duke u rikthyer në formën më të mirë pas golit të shënuar ndaj Zaragozës, duke thënë se bashkëlojtarët po e ndihmojnë ta gjejë formën më të mirë.
“Një performancë e tillë të jep besim. Të kesh besim të tillë nga ndeshja e parë e kampionatit është me rëndësi në mënyrë që të kesh vazhdimësi, të luash më shumë minuta dhe gradualisht të arrini në formën optimale”.
“Bashkëlojtarët po më ndihmojnë shumë. Ata e bënë këtë edhe kur ishin gjërat më vështirë për mua dhe ata janë të lumtur tani që gjërat po rregullohen. Motivohem shumë kur shoh bashkëlojtarët që më duan”, tha Kaka.
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, sipas mediave angleze nuk e ka ndërmend që të ringjallë interesimin për Wesley Sneijder në afatin kalimtar të janarit.
Sunday Mirror shkruan se Interi ishte aq i zhgënjyer me dështimet e bisedimeve me United, sa që e ofroi atë te City, vetëm e vetëm për ta shitur.
Por, të dyja klubet ishin në dijeni se duhej të ofronin kontrata mbi 250 mijë funte java për Sneijderin, një gjë për të cilën nuk ishin të interesuar as Mancini e as Ferguson.
Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehmann, ka mbështetur transferimin e kapitenit të Werder Bremenit, Per Mertesacker.
“Mertesacker do të duhet të përshtatet me futbollin anglez, ndoshta me shpejtësinë e lojës. Është lojë më e shpejtë se sa në Bundesliga dhe kjo do të ndryshojë për të, megjithëse do t’ia dalë. Jam absolutisht i sigurt për këtë”.
“Ai do të jetë shtytje e madhe për Arsenalin. Ishte vendim shumë i mirë nga Arsenali për ta transferuar atë. Ai i shton cilësi mbrojtjes”, tha Lehmann.
Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ua ka tërhequr vërejtjen veteranëve të kombëtares sikurse Frank Lampard që të mos garantohen për pozitën në formacionin startues.
Lampard luajti vetëm në pjesën e dytë ndaj Bullgarisë, pasi Capello preferoi të luante me Scott Parker dhe Gareth Barry nga fillimi, duke zbuluar më pas se nuk është i kënaqur me mesfushorin e Chelseat.
“Ai është një prej mesfushorëve më të mirë anglezë, por si menaxher unë duhet të zgjedhi lojtarët, jo emrat. Për momentin Barry është në formë shumë të mirë. Në start të sezonit Lampard duhet të luajë më shumë ndeshje. Ai nuk luajti fare mirë në dy ndeshjet e para. Ndaj Norwichit luajti mirë, por unë duhet të ftoj lojtarin që është në formën më të mirë për moment”, deklaroi Capello.
Roma do t’i ofrojë mesfushorit italian, Daniele De Rossi, një kontratë të vlefshme 27.5 milionë euro për pesë vjet.
28-vjeçari është lidhur me një kalim te Manchester City dhe me qëllim që ai të lidhet edhe më shumë me klubin, klubi nga kryeqyteti dëshiron ta lidhë De Rossin në Olimpico.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Roma është e gatshme që të financojë një kontratë të majme për De Rossin të vlefshme 5.5 milionë euro në tentim për ta bindur atë të qëndrojë edhe më tej te Roma.
Portieri i Milanit, Christian Abbiati, ka filluar të nxehë atmosferën para takimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke thënë se Rossonerët kanë qenë më të mirët në shekullin e ri.
“Të gjithë flasin për modelin e Barcelonës, por ne kemi qenë modeli për t’u ndjekur që nga viti 2000. Ne e kemi fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2003 dhe më pas u dobësuam. Ne ishim në finale në vitin 2005 dhe pas dy vitesh ishim përsëri kampionë”.
“Ne jemi konkurrues. Viti ne kaluar fituam Scudetton dhe u eliminuam për shkak të vetëm një goli në dy ndeshje. Vetëm Reali dhe Barcelona janë superiorë për ne. Për Serie A, përpos nesh e shoh Interin, Napolin dhe Juventusin konkurrues”, tha Abbiati.
Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi edhe njëherë ka shprehur frustrimin e tij për pa mundësinë që të shënojë për kombëtaren e tij, kjo për shkak se siç thotë ai te Barcelona shënon edhe pa dashur të shënojë.
“Unë shënoj në çdo mënyrë te Barcelona, edhe duke mos dashur ta bëj këtë”.
“Te Argjentina tentoj të shënoj gol, por nuk jam në gjendje ta gjej rrjetën. Kjo është ndoshta për shkak se nuk jam i qetë”, u shpreh Messi që ka shënuar gjashtë golë në katër ndeshjet e fundit për Barcelonën.
Presidenti i Santosit, Luis Alvaro ka mohuar spekulimet se sulmuesi Neymar do t’i bashkohet Barcelonës, për shkak të kinse një marrëveshje që do ta shihte 19 vjeçarin pas dy vitesh në Camp Nou.
Një raport në gazetën braziliane Estadao të shtunën shokoi të gjithë duke zbuluar se ishte arritur marrëveshje për transferimin e Neymar te Barcelona dhe se në këto bisedime nuk mori pjesë Wagner Ribeiro ëq sipas tyre nuk ishte më menaxher i tyre.
“Unë nuk kam nënshkruar asgjë. Në fund të afatit kalimtar veror, kjo ide filloi të merrte formë. Gjithmonë ka pasur bisedime, por një ofertë prej 60 milionë eurosh kurrë nuk erdhi dhe dyshoj se do të vij ndonjëherë”, tha Luis Alvaro për ESPN.
Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, shpreson që anësori Arjen Robben ta rinovojë kontratën, duke thënë se stafi mjekësor fantastik bavarez mund ta bindë holandezin që preket shpesh nga lëndimet të qëndrojë.
“Ai ka një kontratë për këtë sezon dhe për sezonin e ardhshëm, por unë ekam ndjenjën se ai do të rinovojë në muajt në vijim”.
“Ai e di se është në duart e mira te Bayerni, nga ana mjekësore. Ne të gjithë e dimë se ai gjithmonë është i lënduar, dhe stafi ynë mjekësor, me në krye Dr. Hans-Wilhelm Muller Wohlfahrt është më i miri në botë”, u shpreh Hoeness.
Mbrojtësi i Anglisë, John Terry, beson se Wayne Rooney e ka gjetur formën e tij më të mirë dhe se pret që ai të kontribojë për kombëtaren edhe për dhjetë vjet të tjera.
“Rooney po fluturon përsëri, ai ka kaluar javë të shkëlqyer dhe ai është ende në krye të ekipeve të tij”.
“Të gjithë po flasin për lojtarët e rinj dhe për ata të moshuar, por Rooney nuk i takon asnjërës kategori. Ai mund t’i japë shumë kombëtares edhe për dhjetë vjet të tjera. Jam i bindur për këtë”, u shpreh Terry.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ka thënë se ekipi i tij mund të mësojë nga ekipe si Manchester United dhe Barcelona kur bëhet fjalë për aplikimin e lojës ofensive.
“A mund të luajmë si Barcelona? Jo, por unë shikoj ekipet që dominojnë dhe fitojnë, si Barcelona dhe Manchester United”.
“Ne gjithmonë mund të mësojmë diçka nga ata që fitojnë”, tha Conte.
Xhamaikani Usain Bolt e ka fituar titullin e më të mirit të botës në vrapimet me distancë 200 metra në kampionatin botëror të atletikës që po zhvillohet në Daegu.
Bolt e humbi titullin e më të mirit në 100 metra javën e kaluar nga i riu Yohan Blake dhe tani Bolt ka arritur të mposhtë amerikanin Ëalter Dix dhe francezin Christophe Lemaitre.
Bolt në këtë garë regjistroi kohë prej 19.40 sekondash, kurse pas përfundimit të garës u shpreh i kënaqur me triumfin, duke thënë se kjo është kundërpërgjigja pas dështimit në 100 metra.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mendon se Los Blancos kanë ekipin më të mirë në botë dhe se njerëzit janë xhelozë ndaj tyre.
Cristiano Ronaldo shënoi 54 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat për Real Madridin, por dështoi të fitonte titujt e mëdhenj për shkak të Barcelonës. Dhe ai ka sulmuar kritikët, duke thënë se Reali është më i miri.
“Real Madridi është klubi më i mirë në botë, ka shumë xhelozi ndaj nesh. Mendoj se do të jetë vit i mirë për ne”, theksoi Ronaldo.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka zbuluar arsyet pse ai kurrë nuk iu ka bashkuar Manchester Unitedit, ndërsa shkaktari kryesor ishte trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho.
Sneijder ka pranuar se ka biseduar me Unitedin për një transferim, por ai nuk kaloi kurrë në Old Trafford për shkak se vendimi përfundimtar ishte i influencuar nga Mourinho.
“Mourinho më telefonoi dhe më tha të qëndroj. Ai ka zemër interiste dhe ai gjithmonë më ka thënë të qëndroj në klub. Unë jam i lumtur që qëndrova, për shkak se kurrë nuk kam dashur të largohem dhe kështu tani nuk dua të flas më për Manchester Unitedin”.
“Agjenti im më telefonoi dhe më tha se Interi dëshiron të më shesë. Unë bisedova edhe me Manchester Unitedin, por më pas Eto’o u shit dhe gjërat ndryshuan”, deklaroi Sneijder për La Gazzetta dello Sport.
Nuk është befasi që përfaqësuesja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Francës, por madje duhet të jemi të kënaqur me këtë rezultat, pasi para ndeshjes kombëtarja jonë është ndarë në dysh.
Shiriti i kapitenit ishte problemi kryesor në zhveshtoren e kombëtares shqiptare, pasi Altin Lala duhej të qëndronte në stol ndaj Francës dhe kjo ka bërë që të hapej dilema mbi zëvëndëskapitenin.
Lorik Cana dhe Ervin Skela ishin përfshirë në një konflikt për shiritin e kapitenit, ku pas diskutimeve të ashpra, zhveshtorja është ndarë në kampin e lojtarëve kosovarë dhe atyre shqiptarë.
Madje besohet se se edhe pas ndeshjes lojtarët nuk janë parë duke biseduar shumë njëri me tjetrin, gjë që ka hedhur edhe më tej dyshime mbi kredencialet e kombëtares tonë për kualifikim në Euro 2012.
Transferi i ri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se largimi i tij nga Evertoni ishte në interes të klubit nga Goodisson Park për shkak të gjendjes jo stabile financiare.
“Unë e njoh kryetarin, ai nuk ka dashur ta shesë askënd, por ai ishte i detyruar që të më lejojë të largohem. Ata nuk e duan një situatë ku klubi do të luftojë dy vjet për mbijetesë. Unë e di se ata po mundohen të bëjnë më të mirën për klubin”.
“Unë madje as që dua që tifozët të fajësojnë menaxherin apo kryetarin, ishte opsioni më i mirë për të gjithë. Unë kam bërë gjithçka për Evertonin”, tha Arteta.
Pas fitores prej 6-2 ndaj Austrisë, Gjermania e ka siguruar kualifikimin për fazën tjetër të Kampionatit Evropian të futbollit- Euro 2012, ndërsa mesfushori Bastian Schweinsteiger është shprehur mjaft i lumtur për këtë.
‘Die Mannschaft’ kanë regjistruar fushatë rekorde kualifikuese duke fituar të gjitha pikët në dispozicion nga shtatë ndeshjet e zhvilluara, ashtu që Gjermania bëhet përfaqësuesja e parë që siguron kualifikimin.
“E kemi përmbushur detyrën tonë dhe jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta bëjmë kaq shpejtë”.
“Tifozët më bënë krenar dhe ata panë një ndeshje e cila shfaqi futboll të jashtëzakonshëm në 40 minutat e para”, ka deklaruar mesfushori i Bayern Munichut.
















