Pas një aksidenti të rëndë ajror, si pasojë e rrëzimit të aeroplanit, kanë vdekur 36 lojtarë dhe zyrtarë të klubit rus të hokeit mbi akull Lokomotiv Yaroslavl.Klubi rus është dashur të shkojë në Bjellorusi për t’u takuar me Dinamo Minskun gjatë të enjtës, por ajo që federata ruse e hokeit e përshkroi si humbje të madhe, eskaloi në një aksident ajror ku pas rrëzimit të aeroplanit kanë vdekur që të gjithë pasagjerët në bord.
Ndër të vdekurit konfirmohen ish-kampioni olimpik, suedezi Stefan Liv dhe ish-lojtari i New Jersey Devils, Alexander Yasyunov.
Sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores prej 1-0 ndaj Sllovenisë të martën në mbrëmje, duke shtuar se ai gjithmonë ka shfaqur paraqitje të mira për kombëtaren.“Unë jam vërtet i kënaqur që shënova një gol të veçantë. Është gol me rëndësi për mua, sepse unë nuk shënoj shpesh për kombëtaren. Edhe më mirë që ishte në Firence, ku u sigurua kualifikimi me golin tim”.
”Kjo është vërtet shumë bukur. Prandelli gjithmonë më ka parë si opsion serioz. Unë kurrë nuk kam shkaktuar polemika kur nuk kam luajtur. Unë tashmë e kam dëshmuar në të kaluarën se luaj mirë atëherë kur duhet”, deklaroi Pazzini.
Mesfushori anglez, Frank Lampard, ka pranuar se lojtarët e rinj kanë filluar të shkëlqejnë dhe se ai nuk pret që të jetë startues në çdo ndeshje.“Është vërtet mirë t’i shohësh ata. Është vërtet mirë të shohësh Ashley Young e të tjerë, unë e di se ai nuk është lojtar totalisht i ri, por ai vërtet po shkëlqen në momentet e duhura”.
“Stewart Downing njëjtë. Wilshere është i lënduar, por me këtë skuadër ne kemi shumë opsione në sulm. Smalling në mbrojtje së bashku me Jones kanë qenë impresiv për Manchester United dhe kjo është diçka që na ka munguar vitet më parë.
“Dhe tani krejt rastësisht, ne mund të shohim gjithë këta të rinj, të cilët mund të jenë së bashku me neve në grup, duke kënaqur tifozët”, deklaroi Lamps’.
Sulmuesi i Sevillas, Alvaro Negredo, ka hedhur poshtë sugjerimet se vendi i Fernando Torresit në përfaqësuesen e Spanjës është në rrezik për shkak të formës së dobët që po kalon ‘El Nino’ me Chelsean.“Ai na vizitoi në zhveshtore pas vërshëllimës së fundit dhe më përgëzoi për golin. Unë nuk dua të flas nëse ai ishte i hidhëruar apo jo. Ishte një gjest i mirë prej tij që erdhi të na përgëzojë, edhe pse ishte vetëm pankinë ndaj Lihtenshtajnit”.
“Unë vërtet e kuptoj zhgënjimin e tij. Nuk është kurrë gjë e mirë kur udhëton me kombëtaren pa luajtur asnjë minutë të vetëm. Ai është bashkëlojtar i mirë dhe është ende një prej liderëve të ekipit”, është shprehur Negredo.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka thënë se ai do ta mbështesë Luis Enriquen në tentimet e tij për ta bërë ekipin kampion të Italisë, teksa bën thirrje për bashkim pas tensioneve në klub.Kapiteni legjendar ishte në qendër të vëmendjes pas mos pajtimeve me trajnerin e ri në përbërjen për ndeshjen ndaj Slovan Bratislavas.
“Ekipi është i kompletuar dhe i gatshëm për fillimin e sezonit ndaj Cagliarit dhe ne duhet të që bëhemi bashkë për të qenë pranë trajnerit. Ne duhet të fillojmë mirë dhe shpresoj se tifozët do të na përkrahin, unë jam më i madhi prej tyre. Ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar për Romën”, tha Totti.
Pas bisedimeve mes menaxhmentit të Dortmundit dhe Bayernit për mesfushorin Mario Goetze, është përzgjedhësi Joachim Low ai që mendon se mesfushori do të kalojë te ndonjë klub i madh jo gjerman.“Mendoj se kanë kaluar ditët kur Bayerni ka mundur të marrë secilin lojtar të Dortmundit”.
“Ai ka të ardhme të ndritur dhe pritet të kalojë te ndonjë top klub evropian”, theksoi Low për Bild.
Aaron Ramsey ka lëvduar transferimet e Arsenalit, Mikel Artetan dhe Yossi Benayoun, teksa beson se ata do t’i ndihmojnë ekipit të ketë fillim të mirë.“Ne kemi menduar mirë dhe tani do t’ia nisim nga para”.
”Ne kemi transferuar disa lojtarë cilësorë, Arteta dhe Benayoun janë dy mesfushorë kreativë të cilët janë vërtet të mirë me top dhe që pritet të jenë të suksesshëm me ekipin”, theksoi Ramsey.
Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, pritet që të nisë bisedimet për kontratën e re me klubin nga Old Trafford.Sulmuesi bullgar i cili ende nuk ka luajtur këtë sezon, pritet që të fillojë bisedimet me klubin, pasi janë Djajtë ata që kanë kërkuar rinovimin e bullgarit, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Dimitar Berbatov ishte qendër e spekulimeve të shumë mediave angleze gjatë verës, kjo pas shprehjes hapur të dëshirës së tij për t’u larguar, duke parë potencialin e jashtëzakonshëm të Unitedit në sulm.
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, nuk ishte i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, por shprehu kënaqësinë që miqësorja ndaj Polonisë ishte tepër e frytshme.“Para së gjithash, unë jam vërtet falënderues për këtë lojë. Më pëlqen rezultati që kemi arritur në këtë takim”.
“Në pjesën e parë ne kemi pasur disa raste. Ne është dashur të jemi në epërsi. Ishte mirë që u rikthyem dy herë pas disavantazhit”, u shpreh gjermani pas barazimit prej 2-2.
Kreatori i Calciopolit, skandalit më të madh të manipulimeve të ndeshjeve në histori të futbollit, Luciano Moggi, ka deklaruar se Interi është me ‘miliona’ vite larg nivelit të Milanit.“Milani është me vite të dritës (miliona vjet) larg pjesës tjetër të ekipeve. Unë kam dyshimet e mia nëse Interi do të luajë mirë, kjo për shkak të asaj se si vepruan në afatin kalimtar veror”.
“Ata kanë blerë shumë keq dhe nuk mendoj se do të jenë kompetitiv. Nga ana tjetër, Milani bëri blerje të mira në merkato dhe ka shfaqur logjikë në atë se si ka formësuar grupin e lojtarëve”, tha Moggi.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez është duke u kërkuar nga Real Madridi, pas analizave të shumta për profitet në rast të kalimit të tij.El Mundo Deportivo raporton se Florentino Perez dëshiron një emër të madh në janar dhe pas ftohjes në çështjen Neymar, madrilenët opsion serioz e shohim sulmuesin e Liverpoolit.
Bosët e marketingut në Bernabeu kanë kërkuar që ky hap të bëhet konkret, për shkak se profitet do të ishin të mëdha në rast të realizimit të këtij transferimi. Problemi është te vet Suarez, i cili dëshiron të luajë për Barcelonën. Dhe, agjent i tij është Per Guardiola, vëllai i Pep Guardiolës.
Gjeniu brazilian, Ronaldinho ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në kombëtaren e Brazilit dhe për të qenë lider i skuadrës në Lojërat Olimpike, Londra 2012.Ronaldinho ka luajtur në fitoren prej 1-0 të Brazilit ndaj Ganës, sfidë e zhvilluar kjo në Craven Cottage të Londrës.
“Unë nuk kam luajtur me ekipin më parë, por jam ndjerë mirë. Unë jam i lumtur që jam rikthyer, duke qenë pjesë e skuadrës që shënoi fitore. Tani është koha të punoj për klubin tim, sepse Lojërat Olimpike dhe Botërori po vijnë. Këta janë objektivat e mi”, potencoi Dinho.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka pranuar se ai e ka kërkuar me ngulm kalimin te Manchester United pas tentimeve të Djajve për ta transferuar holandezin, i cili tani mendon se ata nuk e kanë dashur kurrë ne ekip.“United? Unë kam dashur të kaloj në atë klu. Do të ishte çmenduri të them ndryshe. Ishte një moment ku isha shumë afër Unitedit, por në fund nuk ndodhi asgjë”.
”Sidoqoftë, jam i lumtur në Milano pasi presidenti Massimo Moratti nuk ka dashur të më shesë. Interi ma dha rastin kur dyert ishin të mbyllura. Unë ndihem sikur në shtëpi dhe unë kurrë nuk kam dashur të largohem. Unë nuk e di pse nuk kalova te Manchester United, ndoshta për shkak se ata kurrë nuk më kanë dashur në ekip”, ka deklaruar Sneijder për Il Corriere dello Sport.
Ekipet më të mëdha evropiane kanë kërkuar shkurtimin e kalendarit të ndeshjeve të kombëtareve.Ishte shefi ekzekutiv i Manchester United ai që ishte më i zëshmi në këtë kërkesë të Shoqatës së klubeve evropiane (ECA), duke kërkuar shkurtimin edhe më tutje të ndeshjeve të kombëtareve, kur të skadojë marrëveshja aktuale me FIFA-n.
“Ne duam ndeshje domethënëse, kështu që ekipet kualifikohen në mënyrë korrekte dhe në një botë ideale ne do të donim një shkurtim deri në gjashtë herë nga dy ditë përgjatë dy viteve, që do të ishte reduktim i madh, por u jep baraspeshë kombëtareve dhe asaj që duan klubet”, theksoi Gill.
Sir Alex Ferguson ka pranuar se fitimi i titullit në Ligën Premier do të jetë më i vështirë se kurrë për ekipin e tij, pasi skocezi pret që së paku gjashtë ekipe të jenë në garë për trofeun e çmueshëm.“Mendoj se mund të thuani pa ndonjë problem se janë gjashtë ekipe të cilat do të luftojnë për titull. Gjithmonë është e vështirë ta fitosh titullin”.
“Është një kampionat ku duhet të jeni të vëmendshëm, pasi në jug keni ekipet londineze si Arsenali, Tottenhami dhe Chelsea, më pas jemi ne, Manchester City dhe Liverpooli në veri”.
“Është vërtet, vërtet e vështirë ta fitojmë titullin”, deklaroi Ferguson për Sky Sports.
Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi ka pranuar publikisht se legjenda argjentinase, Diego Maradona për mendimin e tij është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, në debatin që është duke vazhduar dhe nuk pritet të ketë fund.Së pari Messi foli për dëshirën e tij për t’u kthyer në vendlindje, duke thënë se ëndërron që të luajë për Newells Old Boys, skuadrën nga vendlindja e tij.
“Që nga fëmijëria, unë kam ëndërruar që të luaj në kampionatin argjentinas dhe për Newells Old Boys. Unë dua ta përjetoj ndjenjën e të luajturit për ta. Unë gjithmonë qëndroja deri natën vonë si fëmi i vogël për t’i shikuar ndeshjet e tyre”.
“Maradona është më i miri në historinë e futbollit, nuk kam dyshim për këtë. Unë kurrë nuk e kam parë Pelen se si luan, por unë nuk duhet ta shoh fare atë që të besoj se Diego ishte më i miri”, deklaroi Messi për ESPN.
Phil Thompson beson se diçka e madhe është duke ndodhur te Liverpooli, pas afatit kalimtar veror ku The Reds transferuan disa lojtarë.“Më pëlqen mënyra se si janë bërë transferimet, edhe tani edhe në janar. Shumë punë është bërë pa ndërhyrjen e mediave, apo pa e ditur shumë njerëzit se çfarë po bëhet. Vërtet jam shumë i kënaqur me atë që kanë bërë Dalglish dhe Comolli”.
“Nuk më brengosin ndeshjet e mëdha, ato do t’i fitojmë, por ndeshjet e vogla janë më problematike. Liverpooli do të ketë sezon të shkëlqyer”, tha legjenda e The Reds.
Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon ndjen se kombëtarja Azzure është rikthyer në formën më të mirë pas katastrofës së pësuar në Botërorin e vitit 2006.Italia siguroi kualifikimin me fitoren minimale në fund të takimit ndaj Sllovenisë me anë të golit të Giampaolo Pazzinit. Dhe, portieri i Juventusit shprehet se Italia ka filluar të shkëlqejë duke dalë nga situata katastrofale.
“Ne jemi ngritur përsëri nga asgjë, pas Botërorit të vitit të kaluar. Askush nuk e ka pritur që ne të kualifikohemi aq lehtë”.
”Italia zakonisht vuan që të kualifikohet deri në fund për garat e mëdha, kështu që tani kemi filluar ta ndryshojmë traditën. Kjo fitore ndaj Sllovenisë dhe kualifikimi në Euro 2012 është shtytje e madhe për skuadrën dhe na jep besim se mund të shkojmë larg”, deklaroi Buffon.
Agjenti i Amaurit ka thënë se Milani kishte zhvilluar biseda me klientin e tij gjatë afatit të fundit kalimtar, dhe se një lëvizje është e mundshme në muajin janar.Sulmuesi 31-vjeçar është tepricë në kërkesat e Juventusit, por së fundi refuzoi të transferohet te klube si Fenerbahce dhe Marseille, për të qëndruar dhe për të luftuar në ekipin e Antonio Conte.
Megjithatë edhe Rossonerët mund të kishin qenë në garë për ish-sulmuesin e Palermos, nëse i besohet agjentit të tij, Ernesto Bronzetti.
“Le ta lëmë këtë deri në janar, por ka pasur një bisedë me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani. Nëse disa gjëra zgjidhen deri atëherë, në këtë shkallë, Amauri mund të jetë një burim interesimi”, ka thënë Bronzetti.
Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka thënë se bavarezët kanë nevojë për një Arjen Robben plotësisht të rikuperuar nëse dëshirojnë të arrijnë sukses në Ligën e Kampionëve, por ka shtuar se holandezi nuk është lojtari i vetëm i rëndësishëm për gjigantin e Bundesligës.Robben aktualisht nuk është i gatshëm për lojë për shkak të një lëndimi, por trajneri gjerman shpreson se anësori do të arrijë të kthehet në kohë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, që zhvillohet javën e ardhshme.
“Një Arjen plotësisht i rikuperuar është i aftë ta rregullojë ndeshjen vetë. Natyrisht ne kemi nevojë për të, veçanërisht në ndeshjet e vështira të Ligës së Kampionëve”.
“Megjithatë, çdo lojtar te Bayerni është i rëndësishëm, pasi ne jemi një klub shumë ambicioz. Merreni Thomas Muller për shembull, i cili bëri një performacë të klasit botëror për Gjermaninë kundër Austrisë”, ka thënë Heynckes.
Juventusi është duke përcjellë mbrojtësin e Evertonit, Johnny Heitinga, shkruajnë mediat italiane.Juve ka nevojë për një mbrojtës të ri të qendrës dhe është duke menduar të bëjë ofertë për holandezin në muajin janar, krahas ofertës për mbrojtësin e Chelseat, Alex.
Heitinga ka thënë se ai është i lumtur te Evertoni pasi është lidhur me Bayern Munich gjatë verës, por nëse klubi anglez dështon të arrijë sukses në pjesën e parë të sezonit, kjo mund ta nxitë largimin e tij.
Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, është plot vetëbesim në prag të fillimit të sezonit të ri në Serie A, pasi mendon se ata kanë gjithë çfarë duhet për të garuar në kampionatin italian, Kupën e Italisë dhe në Evropë.“Qielli është kufiri për Napolin. Serie A, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë: ne do të bëjmë maksimumin në të gjitha garat. Përfundimi në pozitën e tretë në vitin e kaluar dhe puna e shkëlqyeshme e klubit gjatë aftit kalimtar të verës na kanë dhënë neve moral për të luftuar deri në fund”.
“Ne kemi gjithçka që nevojitet për të pasur një sezon të suksesshëm. Është e pamundshme të mos ia dalim mirë me tifozë aq fantastik. Ne jemi shumë optimist”, ka thënë Cavani për Il Corriere dello Sport.
Napoli takohet me Cesenan më 10 shtator në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A, para se të udhëtojë te Manchester City të mërkurën e ardhshme në kuadër të grupit A të Ligës së Kampionëve.
Kryetari i bordit të Arsenalit, Peter Hill-Wood, ka mohuar spekulimet se pozita e Arsene Wenger në stolin drejtues të ekipit është duke u luhatur.Pas gjashtë sezonesh pa trofe, Arsenali ka shijuar fillimin më të keq në histori duke nxjerrë vetëm një nga nëntë pikët e mundshme, përfshirë edhe disfatën turpëruese 8-2 nga Manchester United.
Fillimi i dobët ka shtuar zhgënjimin në mesin e fansave të Arsenalit, të cilët ishin të dëshpëruar edhe me shitjen e emrave më të mëdhenj të ekipit, si Cesc Fabregas dhe Samir Nasri. Por Hill-Wood është i bindur se bordi i klubit as që e ka menduar pozitën e Wenger.
“Është krejtësisht dhe e gjitha gjepura dhe absolutisht e pakuptimtë. Mendoj se ai [Wenger] është mjaft i lumtur dhe ne po ashtu jemi mjaft të kënaqur”, ka thënë Hill-Wood për Daily Star.
Menaxheri i Manchester Unietd, Sir Alex Ferguson ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij, Jose Mourinho.Trajneri i Real Madridit pushtoi lajmet kryesore edhe një herë pasi ia futi gishtin në sy ndihmës-trajnerit të Barcelonës, Tito Villanova, në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës. Edhe pse portugezi u kritikua shumë, Ferguson nuk sheh gjë të keqe në sjelljet e tij.
“Nuk shoh diçka të gabuar në entuziazmin e tij. Kur isha më i ri edhe unë tregoja më shumë entuziazëm në stol, gjithmonë bëja gjeste dhe udhëhiqja. Është në natyrën e Mourinhos të jetë i trazuar”.
“Kur e kam parë Mourinhon të lëvizë poshtë e lart vijës anësore në Old Trafford kur drejtonte Porton, i thash vetes, ‘A e kam bërë edhe unë këtë’? Njerëzit e dallojnë entuziazmin. Fansat e kuptojnë se ai lufton për ta dhe për ekipin”, ka thënë Ferguson për
Corriere dello Sport.
Vicente del Bosque ka dhënë shenja se ai së shpejti do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me Spanjën.60-vjeçari morri nën drejtim kombëtaren spanjolle nga Luis Aragones në qershor të vitit 2008 pasi ata kishin fituar kampionatin evropian në Austri dhe Zvicër dhe vazhdoi trendin fitues të ekipit dhe dy vite më vonë fitoi Kupën Botërore në Afrikën e Jugut.
Spanja dje siguroi kualifikimin për Euro 2012 pasi mposhti me rezultat 6-0 Lihtenshtajnin dhe Del Bosque ka konfirmuar se ai së shpejti do ta vazhdojë marrëveshjen, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm.
“Nuk ka probleme me këtë [vazhdimin e kontratës]. Kam folur me presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit [Angel Maria Villar] dhe sekretarin gjeneral [Jorge Perez] dhe gjithçka është rregulluar. Për më tepër, ka kohë për të marrë një vendim para Kampionatit Evropian”, ka thënë Del Bosque.
Fabio Capello është i pakënaqur me lojën që shfaqi ekipi i tij ndaj Uellsit dhe thotë Anglia po dështon të përballet me presionin e lojës në Wembley.Ekipi i Capellos i dha fund serisë prej katër ndeshje pa fitore në fushë vendore duke mposhtur Uellsin me rezultat minimal 1-0.
Ashley Young shënoi golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e parë, por Robert Earnshaw huqi një rast të artë për të barazuar në pjesë të dytë, kur ai nuk dërgoi topin në golin e hapur nga pesë metra afërsi.
“Po, ne ishim me fat. Këtu [në Wembley], ne humbim vetëbesimin. Disa lojtarë zakonisht driblojnë dhe shkojnë drejtpërdrejtë në gol. Gjithmonë dua tre lojtarë në ballë të golit për harkime, por kishte vetëm një”.
“Ne nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para dhe në 15 minutat e fundit vuajtëm shumë. Ne nuk bëmë pasime të mira dhe kurrë nuk e shtypëm topin”.
“Kur luajmë në Wembley, ne duam të luajmë me më shumë kurajë dhe më shumë presion në kundërshtarin. Kur luanim për kualifikime për Kupën Botërore, kurrë nuk kishim probleme në shtëpi. Sot, ekipi kundërshtar luajti pa presion për rezultatin. Mund t’i bëni gjërat lirshëm”, ka thënë Capello.
Trajneri i Francës, Laurent Blanc, ka fajësuar gjendjen e Stadionul National të Bukureshtit pasi ekipi i tij nxori barazim pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2012.“Gjendja e fushës nuk ishte e mirë, për të dyja ekipet, por për ekipin që dëshiron të sulmojë kjo është edhe më e vështirë. Mendoj se ekipi rumun ishte përqendruar të mbrohet. Do të doja t’i shoh ekipet në sipërfaqe të mira”.
“Ne dështuam të shënojmë gol i cili do të na kishte dhënë tre pikë, andaj është një pendim për këtë. Më tej, në atë çfarë pash sot, kishte një fazë të mirë loje dhe mendoj se kishte një posedim të mirë të topit”, ka thënë Blanc.
Blanc po ashtu ka thënë se kualifikimi në grupin D do të jetë shumë i ngushtë, pasi Bosnia-Herzegovina fitoi me rezultat 1-0 ndaj Bjellorusisë për t’iu afruar në një pikë Francës.
Policia Metropolitane e Londrës ka konfirmuar se një njeri, që besohet të jetë tifoz i Uellsit, ka vdekur pasi ka marrë lëndime serioze në kokë në një incident jashtë Stadiumit Wembley gjatë të martës mbrëma.Tifozi, një burrë i moshës 40-vjeçare, vdiq mbrëmë në spital, edhe pse ishte marrë nga shërbimi i emergjencës jashtë stadiumit në 7.20 të mbrëmjes, para ndeshjes së Uellsit ndaj Anglisë të vlefshme për kualifikimet për Euro 2012.
Gjashtë njerëz, që të gjithë nga Uellsi, janë arrestuar në lidhje me incidentin, me policinë që kuptohet se e trajton rastin si vrasje.
Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka thënë se holandezët duhet shumë të përmirëson pas fitores 2-0 ndaj Finlandës.Holanda siguroi vendin për Euro 2012 pas fitores së tetë radhazi në kampanjën kualifikuese, por Van Marwijk ndjehet sikur lojtarët e tij nuk ishin gjithmonë të fokusuar.
“Ne filluam shumë mirë dhe krijuam shumë shanse. Megjithatë, pasimet e fundit dhe prekja e parë shpesh nuk ishin mjaft të mira. Djelmoshat vërtet duhet të përmirësohen në këtë zonë”.
“Ne mund të kishim nxjerrë një rezultat shumë më të mirë. Finlanda tregoi shumë respekt për ne dhe dukej sikur ata ishin të frikësuar. Ne duhej ta kishim vendosur ndeshjen shumë më herët, pasi kishte gjithmonë një shans që ata të barazonin nga asgjëja”, ka thënë Van Marwijk.
Kampioni në fuqi i Evropës dhe botës, Spanja, e ka siguruara kualifikimin për Euro 2012 pas fitores prej 6-0 kundër Lihtenshtajnit.Negredo e hapi takimin me dy gola të njëpasnjëshëm (34’ dhe 37’), ndërsa Xavi Hernandez vendosi rezultatin e pjesës së parë (44’).
Pak minuta brenda gjysmës së dytë (52’), Sergio Ramos shënoi për rezultatin 4-0, ndërsa dy golat e fundit i takuan sulmuesit të Barcelonës, David Villa (60’ dhe 79’).
Duke qenë se diferenca e Spanjës me përcjellësin e parë, Republikën Çeke, është e paarritshme, ‘La Roja’ siguron kualifikimin për Kampionatin Evropian të futbollit.
Kombëtarja e Holandës e ka mposhtur Finlandën si mysafir me rezultat prej 2-0 për të siguruar matematikisht kualifikimin në Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit.Një gol i shënuar nga Kevin Strootman në gjysmën e parë (29’) dhe realizimi i Luuk de Jong në minutat shtesë në fund të takimit, bëri që Holanda të fitojë tre pikë të reja.
Njeriu tragjik i mbrëmjes ishte Perparim Hetemaj, i cili u përjashtua me dy kartonë të verdhë (60’), ndërsa gjatë kohës sa luajti ishte rreziku kryesor i Finlandës.
Pas kësaj fitoreje, Holanda grumbullon 24 pikë dhe siguron kualifikimin në Euro 2012.
Përfaqësuesja e Italisë e ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian të futbollit pas fitores së vështirë në Firence kundër Sllovenisë.Azzurët ishin dominues gjatë gjithë takimit duke krijuar raste të shumta, sidomos përmes yllit të Milanit, Antonio Cassano, megjithatë nuk arritën ta tundnin rrjetin deri në minutat e vona.
Ishte pikërisht zëvendësuesi i Cassanos, Giampaolo Pazzini lojtari cili ishte heroi i mbrëmjes, pasi që pesë minuta pa përfunduar takimi shënoi golin me vlerën tre pikë.
Me pikët e reja, Italia siguron paraprakisht pozitën e parë në Grupin C dhe kualifikohet për fazat finale të Euro 2012.
Përfaqësuesja e Zvicrës ka regjistruar fitore 3-1 përballë Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012 në Grupin G, ndërsa hero i takimit ishte Xherdan Shaqiri.Mesfushori shqiptar shënoi het-trik në këtë takim për ta ngritur Zvicrën në kuotën e tetë pikëve, dhe për të shpresuar që në dy ndeshjet e mbetura të zë vendin e dytë në grup dhe të kualifikohet në fazat finale të Kampionatit Evropian të futbollit.
Ishin bullgarët ata që shënuan të parët, përmes Ivanov (9’), por ky rezultoi të ishte goli i nderit për mysafirët.
Shaqiri e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë (45’), ndërsa me dy golat e shënuar në pjesën e dytë (64’ dhe 90’), kompletoi het-trikun e tij dhe ia siguroi fitoren Zvicrës.
















