Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ndjen se ekipi i tij është në nivel shumë më të lartë pas rikthimit të kapitenit Carles Puyol nga lëndimi.“Puyol na jep aq shmë stabilitet, që nuk kanë mundur të na japin lojtarët tjerë. Ai është kapiteni ynë dhe ai ka përvojën për t’i menaxhuar situatat e pa lakmueshme”.
“Ai ka vuajtur shumë, por ta shohësh atë të përkushtuar në stërvitje na bën aq të motivuar”, theksoi Guardiola.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo beson se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë.“Mourinho aktualisht është trajneri më i mirë në botë dhe është fantastike të punosh me të”.
“Mourinho është miku im i parë, më pas është trajner i imi dhe ai është një njeri me të cilin kam kënaqësinë të punoj”, u shpreh CR7 duke shtuar se vetëm fitorja është opsion për mbretërit në dy ndeshjet e ardhshme.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka vijuar me deklaratat e tij kontraverse, duke thënë se sezoni i kaluar në La Liga për të ishte më i miri në karrierë.Portugezi dështoi të fitonte titullin e kampionit të Spanjës për herë të parë në debutim me ndonjë skuadër, pasi këtë e bëri me Chelsean dhe Interin. Ai po në atë sezon që e quan si më të mirin e karrierës e pësoi dhe humbjen më të rëndë në karrierën e tij, 5-0 nga Barcelona.
“Ata që thonë se ishte sezoni i parë që nuk fitova titull në debutim, kanë të drejtë, por ishte sezoni më i mirë për mua në karrierë. Ishte sezoni në të cilin fitova më shumë pikë, fitova më shumë ndeshje dhe shënova më shumë gola. Ishte sezon shumë, shumë, shumë i mirë”.
“Realiteti është se ishim në vendin e dytë, e fituam kupën dhe shkuam në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kështu mbaroi mirë ai sezon, mirë pasi ishte i pari”, deklaroi Mourinho.
Presidenti i Santosit, Luis Ribeiro thotë se ai do të tentojë që të shmangë interesimin për Neymar duke ia ofruar 19 vjeçarit një kontratë të re.Ishte raportuar se Barcelona ka dërguar agjentët e vet në Brazil për të finalizuar marrëveshjen me talentin brazilian. Por, është presidenti i klubit brazilian Santos ai që ka premtuar rinovimin e lojtarit.
“Unë nuk mund të jap detajet e kontratës së re. Unë nuk do t’i zbuloj ato. Ne duam që ai të qëndrojë këtu dhe po bëjmë më të mirën që kjo të ndodhë. Nëse një ditë ai dëshiron të largohet, unë do ta respektoj këtë”, potencoi Ribeiro.
Real Madridi pas një kohe të gjatë do t’i kthehet fanellave me ngjyrë të kuqe, kjo do të ndodhë në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit.Ngjyra e kuqe për klubin që njihet me nofkën Los Blancos (Të bardhët) nuk është tradicionale, mirëpo dhe nuk është hera e parë që e shohim klubin mbretëror me këtë ngjyrë fanellash.
Do të jetë kjo hera e tretë në historinë e klubit spanjoll që do të përdoren fanellat e kuqe për një ndeshje zyrtare në garat evropiane.
Real Madridi takohet të mërkurën në kryeqytetin e Kroacisë me Dinamon e Zagrebit në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti shqiptar i naftës, Taçi Oil, ka nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me klubin më të trofeshëm në botë, Milanin.Marrëveshja e cila cilësohet si e rendit të parë, ‘Premium’ është nënshkruar në Milanello nga Rrezart Taçi, manjati shqiptar dhe zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani.
Marrëveshja e sponsorizimit vlen për sezonin e ardhshëm 2011/2012, kurse edhe Galliani edhe Taçi u shprehën shumë të kënaqur me arritjen e këtij akordi, me shpresë se do të thyhen kufinjtë që edhe futbolli shqiptar të integrohet së bashku me futbollin italian.
Super mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri ka thënë për mediat zvicërane se ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve, dhe këtë ai dëshiron ta bëjë në fanellën e gjigantit katalanas, Barcelona.Në një përmbledhje të gazetës Blick, Shaqiri thuhet se ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, një dëshirë kjo jo e fshehtë e anësorit që ka shënuar hettrik në ndeshjen e fundit për Zvicrën.
Xherdan Shaqiri ka shfaqur paraqitje fenomenale kohëve të fundit, duke u shndërruar në cak të disa skuadrave të mëdha evropiane, si Barcelona, Milan, Inter, Manchester United dhe Arsenal.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, u ka sugjeruar bashkëlojtarëve të tij që të kenë fokus të madh për sfidën hapëse të Serie A ndaj Lazios të premtën mbrëma.“Ne jemi në mbrojtje të Scudettos dhe nuk mund të lejojmë që tifozët të dëshpërohen. Ne duhet të fokusohemi për Lazion dhe do tëmendojmë për Barcelonën nga e shtuna e tutje”.
“Serie A dhe Liga e Kampionëve janë dy gara të ndryshme, kurse ne jemi mjaft të pjekur për të ditur saktësisht se si të jemi të suksesshëm në të dyja garat”, tha Silva para ndeshjes hapëse që zhvillohet sonte mbrëma, e para këtë sezon në Serie A.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Ashley Young është përshtatur shumë mirë në klub dhe se për këtë meritë ka edhe Patrice Evra."Disa lojtarë vijnë në klub dhe e kanë të vështirë të adaptohen, por Ashley ia ka dalë jashtëzakonisht mirë. Ai është një lojtar i lëvizshëm dhe ka një njohje të mirë për lojën".
"Ai po fiton një mbështetje nga Evra në krahun e majtë. Përvoja e shkëlqyeshme që Patrice sjell është shumë e rëndësishme për një lojtar që vjen në klubin tonë", ka thënë Fergie.
Skocezi po ashtu ka zbuluar se United e kishte kërkuar Young edhe në kohën kur ky i fundit luante për Watford.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ish-sulmuesi i Monacos, Park Chu-young, është i nivelit të Ligës Premier.Wenger mposhti kampionin e Francës, Lille, për të marrë shërbimet e kapitenit të Koresë së Jugut.
“Park mund të luajë edhe në sulm i vetëm, me edhe një sulmues tjetër, ose në klrash. Ai është një lojtar shumë i lëvizshëm dhe në moshën e duhur për një sulmues. Doja të nënshkruaj me të pasi ai mund të luajë llojin e futbollit të cilin e luajmë ne”, ka thënë Wenger.
Ish-mesfushori i Chelseat, Michael Ballack thotë se ekipi i tij kishte dështuar të fitojë aq trofe sa ishte dashur dhe se pronari Roman Abramovich gjithmonë nervozohej pas disfatave.Gjermani kaloi katër vite te klubi anglez, gjatë të cilave vite Manchester United ishte ekipi që dominoi, edhe pse ai fitoi Ligën Premier dhe Kupën FA në sezonin e tij të fundit.
“Chelsea duhet të kishte fituar më shumë trofe me ekipin, për shkak të kualitetit që ka. Ambicia ishte aty dhe ju mund të shihni në atë se sa klubi ka harxhuar në lojtarë”.
“Ndërrimi i menaxherëve çdo vit nuk ndihmoi, por ju nuk mund të pritni të keni një situatë si Sir Alex Ferguson te Manchester United. Liga e Kampionëve mund të vijë për Chelsea kur ju ata nuk do ta presin”, ka thënë Ballack.
Mesfushori gjerman po ashtu ka treguar se si pronari Roman Abramovich gjithmonë ka qenë i afërt dhe i interesuar për lojtarët e ekipit e parë dhe se gjithmonë nervozohej pas disfatave.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, thotë se ai nuk ka frikë ta lërë asnjë lojtar jashtë formacionit startues.“Nuk kam problem t’i shkarkoj lojtarët. Ju duhet të ngulmoni, por kjo kurrë nuk duhet t’i prishë objektivat e ekipit tuaj dhe gjërat që ju dëshironi t’i arrini”.
“Për momentin, kur ajo rrezikon ecurinë e ekipit, duhet t’i japësh fund. Unë nuk kam një sulmues si zgjidhje të parë. Ne duhet të marrim vendimet në bazë të asaj çfarë shohim në stërvitje”, ka thënë Villas-Boas.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka shprehur ngazëllimin e tij me atmosferën në stadiumin e ri të klubit pas hapjes së fushës së re.Gjiganti nga Torino nxori vetëm një barazim 1-1 ndaj ekipit anglez të League One, Notts County në miqësoren e mbrëmshme, megjithatë Chiellini është plot lëvdata për fushën e re të Juventusit.
“Ne u kënaqëm me atmosferën gjallëruese që solli stadiumi i ri. Është një ngjarje prekëse, edhe për tifozët edhe për të gjithë ne. Sot [e enjte] atmosfera dhe ngrohtësia e publikut ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Chiellini.
Juve fillon sezonin e ri në Serie A pikërisht në këtë stadium ndaj Parmës, ndeshje e cila zhvillohet të dielën me fillim në ora 12.30.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, beson se nëse Nerazzurët qëndrojnë pa lëndime këtë sezon, ata do të jenë një forcë e fuqishme si në Itali po ashtu edhe në Evropë.Gjiganti italian shijoi zhgënjimin sezonin e kaluar pasi humbi titullin e Serie A ndaj rivalit lokal, Milanit, dhe po ashtu nuk arriti më shumë se çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.
“Ne kemi fituar shumë viteve të fundit dhe mbetemi një grup që mund të synojë të fitojë gjithçka. Askush nga ne nuk mendon se ne nuk jemi favoritë. Ne e dimë se sa shumë e dëshirojmë [titullin] dhe gjithë çfarë duam është të qëndrojmë pa lëndime”, ka thënë Zanetti për La Gazzetta dello Sport.
Argjentinasi këtë sezon do të arrijë edhe një rekord personal, pasi është vetëm pesë ndeshje larg arritjes së paraqitjes së 758-të për Interin, të cilin rekord aktualisht e mban Giuseppe Bergomi.
Zlatan Ibrahimovic është i bindur se Milani do të arrijë me sukses ta mbrojë titullin e Serie A, pasi është i bindur se ata janë edhe më të mirë këtë sezon.Rossonerët fituan titullin e parë në kampionat që nga vitit 2004 dhe gjatë verës e kanë përforcuar ekipin me lojtarë si Philippe Mexes, Taye Taiwo, Stephan El Shaarawy dhe Alberto Aquilani.
Ibrahimovic luajti një rol kyç në suksesin e Milanit sezonin e kaluar, kur shënoi 14 gola dhe ndihmoi me 11 asistime në 29 paraqitje në ligë dhe mezi pret fillimin e sezonit të ri.
“Ne ende jemi favoritë, jemi forcuar në këtë afat kalimtar. Jemi më të mirë se që ishim në sezonin e kaluar. Jam i lumtur me gjithë nënshkrimet që kemi bërë”, ka thënë 29-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.
Milani fillon sezonin e ri sonte kur pret në fushë vendore Lazion.
Roger Federer është hakmarrë ndaj Jo-Wilfried Tsonga pas disfatës befasuese në Wimbledon, për të mposhtur kësaj here francezin me rezultat 3-0 në sete (6-4, 6-3, 6-3) dhe për të arritur në gjysmëfinale të turneut US Open.Duke luajtur në Grand Slam turneun e parë të tij si 30-vjeçar, kampioni i pesëfishtë i US Open ishte shkatërrues me servimet e tij, duke arritur t’i fitojë pa ndonjë problem të tre setet.
Zvicerani, i treti në botë, në gjysmëfinalen e tetë në karrierë në US Open do ta ketë përballë serbin e parë në botë, Novak Djokovic. Ky fundit, i cili është kampion në fuqi i Australian Open dhe Wimbledon, arriti në gjysmëfinale, pas tërheqjes së një serbi tjetër nga gara, Janko Tipsarevic, kur ndeshja ishte 2-1 në sete (7-6, 6-7, 6-0, 3-0).
Gjysmëfinalja tjetër e meshkujve do të jetë në mes të fituesit të duelit Andy Murray - John Isner dhe fituesit të duelit Rafael Nadal – Andy Roddick.
Marco Materazzi ka zbuluar se ai do të dëshironte të ishte edhe një vit me Interin, por vendosi ndryshe pasi ekipi nga Giuseppe Meazza i tha atij se nuk do të përfshihet në ekipin e Ligës së Kampionëve.Mbrojtësi kishte kontratë deri në qershor të vitit 2012, por vendosi t’i japë fund kontratës me pajtim nga të dyja palët më herët gjatë verës.
“Do të më pëlqente të kisha mbetur me Interin për edhe një sezon, pasi vërtet më mungon bota e futbollit. Megjithatë, kur Interi më tha se mund të mos luaj në Ligën e Kampionëve, ndryshova mendje”.
“Jam ca i zhgënjyer që ata nuk më treguan më herët. Nuk kam dashur të shtyhem me klubin që ka bërë aq shumë për mua. Kjo është arsyeja se pse vendosa t’i jap fund kontratës”, ka thënë 28-vjeçari.
Materazzi ka bërë mbi 300 paraqitje zyrtare për Interin që nga vitit 2001 deri në vitin 2011.
Sulmuesi italian Marco Borriello thotë se ai tash ndjehet i kërkuar dhe i rëndësishëm te Roma.Klubi nga kryeqyteti italian dëshironte ta shesë sulmuesin gjatë kësaj vere, por nuk pranoi asnjë ofertë të duhur për të dhe ai mbeti në ekip edhe këtë sezon.
“U lëndova kur kuptova se ata më kishin futur në listën e transferimeve, por ndjehem i rëndësishëm tash dhe dua t’ia dal mirë. Kurrë nuk kam kërkuar të largohem dhe ndjehem pjesë e projektit”.
“Kam folur me drejtorin sportiv Walter Sabatini dhe me menaxherin Luis Enrique, ata të dy e kanë konfirmuar rëndësinë time këtu. Gjithmonë ka qenë dëshirë e imja të mbetem te Roma”, ka thënë Borriello për Sky Sport Italia.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e vlerëson ndeshjen e sotme hapëse të sezonit të ri në Serie A kundër Lazios si më të rëndësishme se ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës.Edhe pse Rossonerët do të kenë një ndeshje të madhe në garën evropiane përballë Barcelonës javën e ardhshme, Allegri për momentin është i fokusuar në ndeshjen e Serie A.
“Ne nuk do të flasim për Barcelonën derisa të shkojmë në Spanjë. Ndeshja kundër Lazios është më e vështira nga tash deri në dhjetor. Është një ndeshje e rëndësishme pasi mund të na lejojë të shkojmë te Barca dhe Napoli me mentalitetin e duhur”.
“Ndeshja e të premtes do të jetë e vështirë pasi është ndeshja jonë e parë në 20 ditë, nëse i injorojmë miqësoret e zakonshme. Fatmirësisht gjendja jonë fizike dhe mentale është e mirë, disa lojtarë luajtën me kombëtaret këtë javë dhe kjo është gjë e mirë”.
“Duhet të keni mentalitetin e duhur për të luajtur këtë lloj ndeshje. Lazio do të luftojë për kampionat këtë sezon. Ata e kanë forcuar ekipin dhe kanë luajtur si ekip për një vit – edhe pse tash e kanë Cisse-n dhe Klose-n në sulm. Ata luajnë lojë të hapur dhe nuk mendoj se ata do të luajnë aq thellë siç bënë vitin e kaluar. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme”, ka thënë italiani.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas ka zbuluar se Chelsea nuk do të bëjë ofertë të re për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.Chelseat i ishin refuzuar pesë ofertë nga Tottenhami për kroatin fantastik dhe portugezi Villas Boas është ngopour, duke paralajmëruar se nuk do të bëjë më ofertë për të.
“Nuk mendoj se do të bëjmë ofertë të re. Tregu është mbyllur dhe nuk dua të spekuloj për atë që ndodh në Janar”, theksoi Villas Boas.
















