Legjenda gjermane, Lothar Matthaus, beson se mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, mund të shpallet lojtari më i mirë i vitit në një të ardhme të afërt.Gjermani me prejardhje turke ka qenë në formë të shkëlqyer edhe me klubin edhe me përfaqësuesen, dhe vitin e kaluar u nominua për çmimin FIFA Topi i Artë, të cilin e fitoi Lionel Messi.
Matthaus është gjermani i fundit që e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë (në vitin 1991), ndërsa ai mendon se Ozil mund ta fitojë këtë trofe.
Sipas trajnerit të Bullgarisë, transferimi te Los Blancos ia ka rritur edhe më shumë gjasat Ozilit për ta fituar trofeun duke qenë se Real Madridi është klub më i madh.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, i ka uruar lojtarët e tij për fitoren mbresëlënëse prej 4-1 kundër Parmës në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A të zhvilluar në Juventus Stadium.Me golat e Stephan Lichtsteiner, Simone Pepe, Arturo Vidal e Claudio Marchisio, Bianconerët fituan kundrejt një goli të shënuar nga Sebastian Giovinco.
“Duhet t’i falënderoj të gjithë tifozët tanë, ata na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes dhe na dhanë shtytje të madhe. Ishte fillimi për të cilin shpresonim”, u ka thënë Conte gazetarëve dhe më pas i ka uruar edhe të zgjedhurit e tij për këtë fitore të rëndësishme.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka insistuar se skuadra e tij duhet të përmirësohet pasi e pa Wiganin të mposhtur në Etihad Stadium nga një super City.“Unë mendoj se kemi pasur 15 raste në pjesën e parë dhe kemi shënuar vetëm një gol, ky është problemi pasi çdo moment mund ta ndryshojë lojën”.
“Ndoshta ndeshja ishte e mbyllur pas golit të dytë, por herën tjetër ndeshja duhet të jetë e mbaruar në pjesën e parë. I gjithë ekipi luajti mirë, por ne duhet të përmirësohemi”.
“Ne e kemi filluar shumë mirë sezonin, por sezoni është i gjatë dhe nëse duam të qëndrojmë në maje duhet të përmirësohemi”, ka thënë Mancini.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, nuk ka mundur ta fshehë frustrimin e tij ndaj referimit dhe vendimeve të gjyqtarit pas humbjes së ekipit të tij nga Stoke City në transfertë.“Ne vetëm mund të bëjmë atë që duhet bërë, shpeshherë po merren vendime jashtë juridiksionit dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu me përkushtim, do të jemi të mirë”.
“Katër ndeshjet e para në kampionat ishin të përbëra nga vendime të cilat ishin kundër nesh. Më duhet të flas me pronarët, të shohim çfarë po thonë ata, sepse gjëja e fundit do të ishte që të kem ndikim në prishjen e imazhit dhe mos sukseset e klubit”, tha skocezi.
Menaxheri i Wiganit, Roberto Martinez, e ka krahasuar Manchester Cityn me kampionen e Evropës, Barcelonën, pas disfatës së skuadrës së tij me rezultat 3-0 në Etihad Stadium.“Mirëkuptimi me David Silvan dhe Sergio Agueron ishte aq i veçantë. Futbolli i tyre është aq kreativ dhe i pa parashikueshëm – ju duhet të jeni të përkryer kur luani ndaj tyre”.
“Nëse e shikoni Barcelonën e tri viteve më parë, ose kur e filluan me Rijkaardin, ata kanë qenë sikur City tani. Për të qenë si Barcelona, ju duhet të fitoni titullin, por Manchester City ka aftësinë për të fituar gjithçka në botën e futbollit”, deklaroi Martinez.
Carlo Ancelotti beson se ish-klubi i tij është më i miri momentalisht në Serie A dhe nuk dyshon se Rossonerët do ta mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar.“Kush do ta fitojë Scudetton? Unë e shoh Milanin para të gjithëve. Ata janë favoritët”.
“Ata janë ekip fitues dhe kanë përmirësuar ekipin gjatë afatit kalimtar veror. Milani është shumë kompetitiv në të gjitha frontet. Interi? Është një nivel më poshtë se Milani”, deklaroi Ancelotti.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Blutë, të parën në karrierën e tij dhe në historinë e klubit.“Ne kemi qenë aq afër tri vite më parë, është frustruese. Ishte grupi i njëjtë i lojtarëve sikurse çdo vit”.
“Kur keni sukses në Ligën Premier, nuk është thjeshtë falë pronarit, por është edhe për shkak të tifozëve të cilët duan edhe triumf në Evropë".
"Të jemi të sinqertë, jo gjithmonë ekipi më i mirë në Evropë e fiton titullin dhe prandaj ne e duam atë trofe në kabinet, i vetmi që po na mungon”, tha Lampard.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se forma e fantastike e Karim Benzemas është falë ndihmës së legjendës Zinedine Zidane.“Benzema meriton komplimente për transformimin e tij. Ai ka pasur ndihmë nga unë, nga bashkëlojtarët dhe nga Zizou, i cili meriton më shumë lëvdata”.
“Benzema ka shfaqur qëndrim fantastik dhe ai gjithmonë ka qenë cilësor. Njerëzit po e shohin këtë. Më pas Higuain erdhi dhe shënoi. Ata që të dy janë sulmues shumë të mirë”, tha Mourinho.
Ish-sulmuesi i Juventusit, Gianluca Vialli, ndjen se Bianconerët nuk kanë gjasa për titull, pasi beson se Interi dhe Milani janë më të fortë.“Do të jetë e vështirë për Juventusin ta fitojë titullin, por jam i sigurtë se ata do të kenë sezon të mirë në stadiumin e ri. Ndoshta Juventusi do të jetë në gjendje të luftojë për Scudetto vitin e ardhshëm, por një ekip kurrë nuk duhet t’ia vë vetit kufij”.
“Milani dhe Interi janë ekipet më të forta, më pas e kemi Juventusin dhe Napolin. Ne duhet të shohim çfarë ndodh gjatë sezonit, por ekipet milaneze janë një nivel më lart se sa pjesa tjetër”, u shpreh Vialli.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, nuk është duke shfaqur brenga pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Real Sociedadit në La Liga të shtunën.“Ne dimë si të fitojmë, dimë edhe të humbim, dimë të luajmë dhe të rikthehemi në formë, koj është me rëndësi”, theksoi Fabregas.
Barcelona nuk ka kohë shumë që të mendojë për rikthime pasi të martën e pret supersfida ndaj Milanit në Camp Nou.
Sulmuesi i Milanit, Robinho, është në dyshim për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, pasi u largua nga stërvitjet më herët se që ishte menduar.Sky Sport Italia raporton se braziliani u largua nga Milanello para pjesës tjetër të skuadrës për shkak të një dëmtimi.
Robinho vetëm sa është rikthyer nga një lëndim në ije dhe kështu ai mungoi në miqësoren e Brazilit ndaj Ganës, ashtu sikurse ndaj Lazios të premten. Allegi do të shpresojë ta ketë të gatshëm brazilianin për sfidën që zhvillohet në Camp Nou, edhe pse indikacionet e para janë që kjo nuk do të ndodhë.
Milani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm, përderisa Robinho duhet të rikuperohet në kohë për ndeshjen që zhvillohet të martën.
Roma ka pësuar humbje në hapje të kampionatit italian, Serie A dhe atë para tifozëve të vet nga Cagliari me rezultat 1-2.Ndeshja ishte e balancuar nga fillimi, me Romën që dështoi të bënte impakt në këtë sfidë. Trajneri i ri Luis Enrique vendosi të luante me sistemin e tij tipik të Barcelonës, 4-3-3 i cili nuk funksionoi, pasi Cagliari dëshmoi se italianët janë ata të cilët mund t’i bëjnë ballë cilës do ideologjie.
Golin e parë të sfidës e shënoi Daniele Conti në minutën e 68-të, një minut para se Jose Angel të largohej nga loja me karton të kuq.
Disfatën e Romës e finalizoi El Kabir, i cili shënoi vetëm tri minuta pasi u inkuadrua në lojë për 2-0. Dhe rezultatin përfundimtar prej 2-1 e vuri Daniele De Rossi, gol që nuk vleu për asgjë.
Nga ana tjetër Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Bolognas, ndërsa në këtë takim nga fillimi luajti Valon Behrami.
Udinese po ashtu nuk pati punë të vështirë ndaj Lecces, duke e mposhtur skuadrën e promovuar në Serie A me rezultat 2-0.
Rafael Nadal ka arritur që me anë të një paraqitje të shkëlqyer ta mposhtë britanikun Andy Murray, duke aranzhuar finalen e US Open ndaj serbit Novak Djokovic.Spanjolli ishte i shkëlqyer në të gjitha repartet dhe në fund fitoi me rezultat 6-2, 3-6 dhe 6-2.
Kështu në finalen e madhe të grand-slam turneut US Open do të takohet i pari në botë, Novak Djokovic dhe spanjolli i ranguari si i dyti, Rafael Nadal.
Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel ka dalur triumfues i garës për Çmimin e Madh të Italisë të zhvilluar në Monza.Vettel në asnjë moment nuk e kishe në dyshim fitoren. Dilema deri në xhirot e fundit ishte për vendin e dytë, ku deri në fund luftoi edhe legjendari Michael Schumaher, i cili përfundoi vetëm i pesti.
Fernando Alonso arriti të mbajë pozitën e tretë para Leëis Hamilton që nuk ia doli ta tejkalojë spanjollin. Felipe Massa i Ferrarit u radhit i gjashti.
Me këtë fitore Sebastian Vettel është shumë pranë titullit, apo të themi më mirë është kampioni i ri në Formula 1, pasi vështirë se mund t’ia marrë dikush titullin nga dora.
Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Parmës në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A, sfidë që ishte edhe e para në stadiumin e ri të 27 herë kampionit të Italisë.Juventusi e filloi takimin duke e dominuar atë. Pas disa gjysmërasteve, vjen në shprehje gjenialiteti i Andrea Pirlos, i cili me një pasim fantastik e gjeti transferin e ri Stefan Lichtsteiner i cili pasi u hap bukur, shënoi për 1-0 dhe golin e tij në debutim për bardh e zinjtë.
Pjesa e parë mbaroi me këtë rezultat dhe në pjesën e dytë vetëm sa u fuqizua fitorja e parë pas tri vitesh e Juventusit ndaj Parmës.
Alessandro Del Piero e gjeti të lirë Simone Pepen i cili pa nguruar lansoi një goditje fenomenale nga gjysmëdistanca duke realizuar për 2-0.
Stabiliteti i Bianconerëve u vërejt edhe në vazhdim të takimit, kur fitoren e zyrtarizuan për 3-0, Arturo Vidal (74’) i cili debutoi me gol në Serie A, dhe Claudio Marchisio që shënoi për 4-0 (83’). Në fund shënoi edhe një juventin – Sebastian Giovinco e realizoi golin e nderit për Parmën nga penaltia në minutën e fundit të takimit për 4-1.
Me këtë fitore Juventusi përkohësisht ngjitet në krye të tabelës në Serie A pas shumë kohësh, kjo falë paraqitjes së jashtëzakonshme të transfereve të reja, e sidomos të Andrea Pirlos i cili bëri dy asistime.
Nga ora 15:00 zhvillohen ndeshjet tjera të javës së dytë (të parën për këtë sezon) në Serie A, kurse në mbrëmje me fillim nga ora 20:45 kampioni i botës për klube, Interi dhe rivali i përbetuar i Juvensuti, do të tentojë ta mposhtë Palermon në Renzo Barbera.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas thotë se ai nuk dihet dhe aq krenar pse e la në pankinë Fernando Torresin, duke i sugjeruar spanjollit që të punojë nëse dëshiron të rikthehet në formacionin startues.“Unë nuk ndihem krenar që e lash Fernando Torresin në pankinë. Kjo situatë nuk ka të bëjë asgjë me atë gjë. Unë kam sulmues të mrekullueshëm dhe që të gjithë prej tyre janë konkurrentë. Nuk ka diçka të veçantë”.
“Ishte ndeshje shumë e mirë dhe jam i kënaqur me paraqitjen. E vetmja gjë që mund të themi është se ne e merituam fitoren ndaj Sunderlandit”, u shpreh Villas Boas.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur se fitorja e ekipit të tij ndaj Swanseas ishte vitale për këtë sezon.“Ishte vitale për ne që të fitojmë. Ne e kemi filluar mirë takimin, pro më pas nervat na kapluan dhe vështirë e vazhduam pjesën e dytë”.
”Besimi ikën shpejt, por kthehet ngadalë. Ne kemi skuadër të mirë kur të gjithë të rikthehen. Ne jemi të mirë, por duhet të bashkohemi. Kur fitoni, gjërat janë ndryshe. Para se të kemi blerë lojtarët e rinj, ne e kemi pasur të vështirë pa këta lojtarë – Wilsheren, Song dhe Diaby. Tani kemi skuadër të madhe”, tha francezi.
Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanhez mund të mungojë dy muaj, pasi pësoi një të çarë në muskulin e kofshës së tij të djathtë gjatë barazimit prej 2-2 ndaj Real Sociedadit.Parashikimet e para thonë se ai mund të mungojë gjashtë deri në tetë javë, por kiliani do t’u nënshtrohet testeve të tjera gjatë të dielës për të gjetur arsyen e vërtetë të lëndimit.
Sanchez do të mungojë ndaj Milanit të martën, kurse ka mundësi që ai të mos luajë deri në nëntor.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka pranuar se penaltia e akorduar në të mirë të skuadrës së tij ishte inekzistente, por refuzoi ta quajë Cristiano Ronaldon simulues.“Nuk ishte penalti, por Cristiano Ronaldo nuk simulon sikurse që bëjnë lojtarë të tjerë”.
“Getafe luajti shumë mrië, ne jo. Pas penaltisë, ne luajtëm më mirë dhe mendoj se merituam fitoren në fund”, theksoi Mourinho.
Ish-mesfushori i Bayernit të Munichut, Paul Breitner ka analizuar gjasat e ekipit të tij për këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke thënë se finalja ndaj Barcelonës në Allianz Arena është objektivi kryesor.“Ne duam të bëjmë atë. Ne duam të luajmë ndaj Barcselonës, ky është synimi, një dëshirë, por asgjë më shumë”.
“Finalja e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm është gjëja më e madhe e sezonit për ekipin, për qytetin e Mynihut dhe për Bayernin. Njerëzit e Mynihut, duke më përfshirë dhe mua, mendojnë se e kanë qytetin më të bukur në botë”, deklaroi Breitner.
Mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng ka thënë se ekipi i tij do të udhëtojë në Camp Nou për ta mposhtur Barcelonën.“Barcelona e pa mposhtshme? Nëse do ta kisha besuar këtë atëherë nuk do të isha duke luajtur futboll. Secili ekip mund të mposhtet. Ne duhet të jemi kompakt ndaj Barcelonës, sepse ne jemi në udhëtim dhe kështu duhet të mbrohemi mirë”.
“Në sulm kemi lojtarë të shkëlqyeshëm dhe kështu do të shënojmë ndaj tyre. Nëse bllokojmë Xavin dhe Iniestën, ata do ta kenë të vështirë të shënojnë. Mendoj se ndeshja do të përfundojë me barazim 1-1”, u shpreh Boateng.
















