Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mohuar se skuadra e tij është përfshirë në një përleshje të pahijshme në humbjen prej 1-0 nga Levante të dielën.I pyetur rreth incidenteve që filluan me Angel Di Marian e përfunduam me përjashtimin e Sami Khediras me karton të kuq, portugezi ka thënë se skuadra e tij nuk trajtohet në mënyrë të drejtë.
“Nuk do të thosha se ka pasur grindje. Por në ndeshjen Spanjë-Kili pati grindje dhe ata folën rreth unitetit, lojtarët të bëhen si vëllezër. Dhe nëse Madridi e bën këtë, ne trajtohemi sikur banditë”, ka krahasuar Mourinho.
Trajneri e ka quajtur fëmijërore sjelljen e Khediras, por ka thënë se ai nuk mund të luajë të mërkurën dhe ky është dënimi për të.
Los Blancos të mërkurën udhëtojnë në El Sardinero, ku do të ndeshen me Racing Santanderin, ndërsa në dispozicion të Mourinhos nuk janë të lënduarit Pepe dhe Fabio Coentrao, si dhe i suspenduari Khedira.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, do të jetë i gatshëm që të luajë kundër rivalit lokal, Fulham, në kuadër të League Cup të mërkurën mbrëma, pasi është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi ndaj Norwichit në muajin e kaluar.Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka munguar në fitoret ndaj Sunderlandit dhe Bayer Leverkusenit, si dhe në derbin ndaj Manchester Unitedit që Blutë e humbën me rezultat 3-1.
Trajneri Andre Villas-Boas ka thënë se planifikon t’i angazhojë lojtarët e ri në këtë garë, si Josh McEachran, Ryan Bertrand, Romelu Lukaku dhe Oriol Romeu, ndërsa të tjerët do të vihen në pozita për t’i fituar ndeshjet dhe për të vazhduar tutje në këtë garë.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se Nani ka edhe shumë për të treguar nga vetja në sezonet e ardhshme.Portugezi po vazhdon me formën e mirë që nga sezoni i kaluar, ndërsa trajneri i tij e vlerëson angazhimin e 24-vjeçarit.
“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, një djalosh, dhe ai po fillon të piqet. Ne do të marrim më të mirën nga ai në vitet e ardhshme, pa dyshim”, ka thënë Ferguson.
Mbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho, ia ka vënë syrin trofeut të Ligës së Kampionëve këtë sezon.Mbretërit e mbajnë vendin e parë me nëntë tituj të fituar në garën më të madhe evropiane për klube, mirëpo hera e fundit që e ka fituar titullin ka qenë në vitin 2002.
“Ne arritëm në gjysmëfinale në sezonin e kaluar, që do të thotë se luajtëm mirë, mirëpo duam të kemi më shumë sukses këtë vit. Duhet të jemi në finale nëse e duam trofeun”, ka thënë Carvalho për faqen zyrtare të Realit.
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka shprehur frustrimin e tij me disfatën 1-0 ndaj Levante gjatë të dielës, pasi mendon se disfata befasuese mund t’u kushtojë atyre me titull.“Ne vërtet nuk duhet të humbim pikë kundër ekipeve si Levante. Gjëja më e keqe është se tre pikët që humbëm të dielën mund të dëshmohen vendimtare në fund të sezonit”.
“Humbja e ndeshjeve të tilla lëndon ambiciet tona shumë, pasi ju pritni t’i grumbulloni tre pikë të plota kundër tyre. Megjithatë, siç të gjithë pamë të dielën, gjithçka mund të ndodhë në ndeshjet kundër të ashtuquajturave ekipe të vogla”, ka thënë Marcelo.
Real Madridit pritet të shpërthejë nga disfata kur ata përballen me Racing Santander gjatë të mërkurës mbrëma.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i interesuar në të riun e Evertonit, Ross Barkley, bën të ditur The Daily Mirror.Portugezi raportohet se ka shfaqur interesim në 17-vjeçarin, me klubin që është i gatshëm të ofrojë 20 milionë funte që në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori, i cili mbush 18 vjet në dhjetor, ka përfaqësuar Anglinë në nivelin U-16 para se të kalojë në ekipin U-17 në vitin 2009, dhe vlerësohet si një prej të rinjve më të mirë në vend.
Klubi nga Londra veriore ka bërë interesim për të edhe gjatë verës, por menaxheri i Evertonit, David Moyes, ka kërkuar që Chelsea të qëndrojë larg lojtarit.
Megjithatë, Blutë duket se do të bëjnë ofertë në janar dhe janë të gatshëm të ndajnë një shumë serioze në tentim për të joshur të riun në Stamford Bridge.
Javier Zanetti pritet të thyejë rekordin e Giuseppe Bergomit si lojtari me më së shumti paraqitje për Interin, nëse ai paraqitet në ndeshjen e sotme në Giuseppe Meazza ndaj Novaras.Argjentinasi barazoi numrin prej 756 ndeshjes me fanellën Nerazzure gjatë barazimit të vikendit kundër Romës. Dhe Zanetti është i ngazëllyer nga mundësia për të arritur këtë shifër rekorde.
"As që kam menduar se mund të jem kapiten i një klubi kaq të mrekullueshëm. Barazimi i rekordit të Bergomit ishte një moment shumë krenar për mua. Nuk ka mundësi për të shprehur se si ndjehem për këtë. Interi është një familje e madhe për mua dhe klubi është si shtëpi e dytë”, ka thënë Zanetti për Sky Sport 24.
38-vjeçari iu bashkua Interit nga Banfield në verën e vitit 2005 dhe që atëherë ka fituar, në mesin e të tjerave, pesë tituj të Serie A, katër Kupa të Italisë dhe një trofe të Ligës së Kampionëve. Zanetti ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2013.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është në prag të rikthimit nga lëndimi i gjurit dhe mund të jetë i gatshëm të dalë në fushë në ndeshjen e vikendit kundër Cesenas, shkruan La Gazzetta dello Sport.Sulmuesi suedez morri një goditje në prag të ndeshjes së Ligës së Kamionëve kundër Barcelonës javën e kaluar dhe kaloi ditët e tij të rikuperimit në vendlindje duke.
Ibrahimovic është rikthyer në Milano të hënën dhe rikuperimi i tij është duke shkuar më shpejt se që është pritur. Ai nuk do të jetë pjesë e takimit të së mërkurës kundër Udineses, por mund të bëjë një paraqitje si zëvendësues gjatë vikendit ndaj Cesenas.
Massimiliano Allegri shpreson ta ketë të gatshëm Ibran për 11-shen startuese në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen që zhvillohet më 28 shtator.
Ndërkohë Filippo Inzaghi mund të përfshihet në ekip për ndeshjen e mesjavës kundër Udineses.
Rafa Benitez është duke u lidhur me stolin e trajnerit të Lazios, pas kërkesës së Edy Reja për largim.Oferta për dorëheqje e Reja u refuzua nga president i Lazios, por situata mbetet e tensionuar te klubi italian, me tifozët që fishkëllyen trajnerin pas disfatës nga Genoa, shkruan Sport Mediaset.
Reja do të jetë në detyrë për ndeshjen ndaj Cesena, por ai është duke u lodhur nga kritikat e tifozëve dhe njerëzve brenda klubit.
Në mesin e emrave që thuhet se është duke u menduar nga Lazio është edhe ish-trajneri i Liverpoolit dhe Interit, Benitez. Spanjolli ka thënë se dëshiron të rifillojë karrierën në Angli, por mundësia për të heshtur kritikët italian mund ta joshë atë drejt Lazios.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka ofruar FIFA Topin e Artë të cilin e kishte fituar si trajneri më i mirë, për ankand bamirësie.Çmimi që iu dha atij pasi fitoi tre trofe me Interin në vitin 2010, do të nxirret në ankand për të mbështetur dy organizata, përfshirë Sir Bobby Robson Foundation, organizatën bamirëse të formuar në kujtim të ish-mentorit të tij.
"E gjithë familja është krejtësisht e shtangur nga kjo dhuratë fisnike nga Z. Mourinho. Ne jemi të ngazëllyer dhe shumë falënderues ndaj tij. Babai im ka qenë aq krenar nga mënyra se si të gjitha klubet dhe menaxherët e futbollit rreth e qark botës janë mbledhur për të dhënë çmime të mrekullueshme", ka thënë djali i Bobby, Mark.
Pasi hoqi dorë nga futbolli aktiv, Mourinho së pari punoi me Robson si përkthyes te Sporting Lisbon në vitin 1992. Të dy punuan te Porto dhe Barcelona, para se portugezi të fillojë karrierën e tij si trajner.
Fondacioni Sir Bobby Robson është krijuar për të mbështetur kërkimet për detektimin e hershëm të kancerit.
Agjenti i veteranit të Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se një transferim te Anzhi ende mund të ndodhë.Mesfushori mendoi t'i bashkohet klubit rus edhe verën e kaluar, para se të nënshkruajë marrëveshje të re me Milanin, e cila skadon në qershor.
"Ende është herët dhe lojtarët pa kontratë ende mund të fillojnë negociatat vitin e ardhshëm. Interesimi i Anzhi ishte aty edhe më herët edhe tash, por deri tash nuk ka pasur zhvillime, andaj ne do të bisedojmë me Milanin dhe do të shohim".
"Rino ka qenë këtu për shumë vite dhe çdo herë ne kemi zhvilluar kontakte pas një bisede të shkurtër me ta (zëvendës-presidentin Adriano Galliani). Do të shohim çfarë planifikon ai, varet nga kërkesat, Rino është shumë i qetë", ka thënë Andrea D'Amico për Sport Italia.
Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, mendon se Bundesliga është liga e dytë më e mirë në Evropë.Elita e futbollit gjerman vitin e fundit ka tejkaluar Serie A në koeficientët e UEFA-së, dhe aktualisht është shumë afër La Ligës dhe Ligës Premier. Megjithatë, Hoeness mendon se Bundesliga nuk mund të konsiderohet inferiore ndaj elitës angleze të futbollit.
"Ne aktualisht jemi numër dy prapa Spanjës. Italia, ne i kemi lënë ata shumë prapa nesh; Anglia, ne jemi afër t'i lëmë prapa. Bazuar në shkallën e plotë, edhe sot do ta konsideroja Bundesligën si liga më e fuqishme në botë", ka thënë Hoeness.
Mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara, ka mohuar thëniet se La Liga është bërë një garë e vetëm dy ekipeve.Në mesin e debatit se klubi i tij dhe Real Madridi e kanë lënë pjesën e mbetur të ligës prapa, 20-vjeçari ka dhënë mendimin e tij duke thënë se as ekipet tjera nuk i pranojnë humbjet.
"Është një gënjeshtër e madhe se liga është në mes të dy ekipeve. Edhe ekipet tjera vijnë dhe japin më të mirën dhe përpiqen për këtë", ka thënë i riu i Barcës.
Deklarata e Thiagos erdhi pasi Barca shkatërroi me rezultat 8-0 ekipin e Osasunas gjatë vikendit.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i impresionuar nga lideri i tabelës së Serie A, Juventusi.Antonio Conte ka filluar shkëlqyeshëm aventurën e tij me Biankonerët duke shënuar dy fitore në dy ndeshje.
“Ekipi i Juves është një ekip i mirë dhe Conte është i motivuar t'ia dalë mirë. Milani ende është ekipi që duhet mposhtur, por Inter, Juventus dhe Napoli janë prapa tyre”.
“Biankonerët, falë stadiumit të tyre të ri, kanë bërë një hap para në kualitet. Duhet t'i duartrokas ata për këtë. Mendoj se do të jetë një avantazh i madh dhe ishte çështje kohe të shohim një stadium të hijshëm në Itali”, ka thënë Mancini.
Marco Van Basten është në listën e ngushtë të kandidatëve për të zëvendësuar të shkarkuarin Michael Oenning në stolin e Hamburgut, bën të ditur Spiegel.Pas një fillimi të dobët në Bundesligë, Hamburgu humbi durimin me Oenning, i cili është liruar nga detyra e tij gjatë të hënës.
Drejtori sportiv Frank Arnesen thuhet se kishte tentuar të sjellë Van Basten para fillimit të këtij sezoni, por aso kohe pa sukses. Me postin që tashmë është i lirë, danezi raportohet se ka ringjallur interesimin në trajnerin holandez, të cilin një kohë kishte dashur ta çojë te Chelsea.
Kërkesat e mëdha të Van Basten mund të jenë pengesë për Hamburgun. Në mesin e kandidatëve tjerë përmenden edhe Bernd Schuster dhe Huub Stevens.
Pavarësisht se impresionoi në para-sezon, Hamburgu ka kaluar një sezon zhgënjyes në Bundesliga deri tash, duke nxjerrë vetëm një pikë nga gjashtë ndeshje.
Ish-trajneri i Lazios dhe Palermos, Delio Rossi, thotë se ai është i gatshëm t'i përgjigjet ndonjë telefonate që mund të vijë nga Interi.Rossi tashmë ka refuzuar mundësinë për t'u kthyer te Palermo dhe është lidhur me stolin e Gian Piero Gasperinit në Giuseppe Meazza.
"A jam i gatshëm për një ekip si Interi? Nuk kam frikë. Nëse duhet të drejtoj në Serie A është sepse mund ta fitoj kampionatin. Jam ulur në stole të shkëlqyeshme në Serie A, vetëm sepse kam qenë i suksesshëm", ka thënë Rossi për Sport Italia.
Talenti i Santosit, Neymar, ka deklaruar se ai dëshiron të qëndrojë në Brazil përkundër interesimit të gjigantëve spanjollë, Real Madrid e Barcelona.Braziliani 19-vjeçar ka qenë në shënjestër të dy klubeve më të mëdha në La Liga, ndërsa vikendin që lamë pas është spekuluar se ai madje iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Los Blancos dhe ka arritur marrëveshje për t’u transferuar atje në vitin 2012.
“Derisa jam i lumtur këtu nuk kam arsye për t’u larguar. Ajo që ka rëndësi është lumturia ime. Nuk do të largohem në afatin tjetër kalimtar. Nëse varet nga unë, do të qëndroj te Santosi për një kohë të gjatë”, ka thënë Neymar.
Për më shumë, ai ka thënë se frikësohet të kalojë te Barca ose Reali duke qenë se atje të gjithë janë superyje, ashtu që ai do të detyrohej të qëndronte në bankën rezervë.
















