Pas fitores së thellë në fundjavë kundër Osasunas, Barcelona ka arritur të nxjerrë vetëm një barazim prej 2-2 përballë Valencias në takimin e të mërkurës mbrëma në Mestalla.Los Che luajtën më mirë në gjysmën e parë, ndërsa atë e tregoi edhe rezultati. Pas 45 minutash vendasit avanconin 2-1.
Krosimin e Jeremy Mathieu në drejtim të Soldados, e ndali Eric Abidal, por për ta futur topin në portën e vet (12’).
Mirëpo, epërsia e vendasve nuk zgjati shumë, pasi Fabregas pasoi te Messi, argjentinasi ia kaloi topin Pedros, i cili barazoi shifrat (14’).
Ishte Pablo Hernandez lojtari që riktheu epërsinë e Valencias (23’), ndërsa ishte sërish puna e Mathieu meritore për arritjen e këtij goli.
Në gjysmën e dytë, mysafirët u angazhuan më tepër për ta kthyer rezultatin në favor të tyre, mirëpo edhe vendasit vazhdonin të jenë të rrezikshëm.
Pas disa rasteve të Blaugranëve, Leo Messi e gjeti për mrekulli Cesc Fabregasin, i cili me mjeshtri e nivelizoi sërish ndeshjen (77’).
Në minutat e mbetura, Barcelona dominoi duke krijuar raste, por mungoi konkretizimi.
Pas kësaj xhiroje, Valencia do ta mbajë kreun me dhjetë pikë, ndërsa Barca ngritet në kuotën e tetë pikëve, një më shumë se Real Madridi.
Manchester City ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Birminghamit për t’u kualifikuar në raundin e katërt të Kupës së Ligës.Owen Hargreaves (17’) dhe Mario Balotelli (38’) ishin heronjtë e ‘pasanikëve’, të cilin e fituan ndeshjen që në pjesën e parë.
Edhe Liverpooli e ka siguruar kualifikimin në raundin e katërt të kësaj gare, pasi e ka mposhtur Brighton & Hove me rezultat 2-1.
Bellamy (7’) e Kuyt (81’) ishin realizues te Redsat kundrejt një goli të Barnes nga penaltia (90’).
Me rezultat 1-1, Milani ka arritur të nxjerrë një pikë kundër Udineses në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në San Siro.Antonio Di Natale i kaloi mysafirët në epërsi pas një lëshimi të portierit Abbiati (29’) dhe me epërsinë e Udines përfundoi pjesa e parë.
Në gjysmën e dytë, Milani arriti t’i barazojë shifrat me golin e Stephan El Shaarawy (64'), i cili u asistua nga Antonio Cassano.
Edhe pas përballjes së tretë, Milani mbetet pa fitore, me vetëm dy pikë të grumbulluara.
Zonja e Vjetër nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen e tretë të sezonit të ri në Serie A, pasi ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bolognas në takim e zhvilluar në Stadiumin e Juventusit.Vendasit dominuan totalisht në gjysmën e parë, mirëpo arritën të shënojnë vetëm një herë. Andrea Pirlo i zuri të papërgatitur mysafirët gjatë një gjuajtje të lirë dhe pasoi te Mirko Vucinic, i cili i kaloi Bianconerët në epërsi (29’).
Në fund të pjesës së parë, Vucinic u tregua i pakujdesshëm duke e marrë kartonin e dytë të verdhë dhe duke ua vështirësuar punën bashkëlojtarëve të tij.
Në fillim të gjysmës së dytë, Bologna e shfrytëzoi momentin për të barazuar me anë të Daniele Portanovas (52’).
Pas golit të pranuar, përkundër inferioritetit numerik, vendasit rikthyen dominimin në fushë duke krijuar raste të shumta, mirëpo mungonte goli.
Ky barazim e ngre Juventusin në kuotën e shtatë pikëve, aq sa kanë Genoa e Udinese në krye të tabelës.
Real Madridi ka arritur vetëm një barazim pa gola si mysafir i Racing Santanderit në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Campos de Sport de El Sardinero.Fraksioni i parë i lojës nuk dha shumëçka për t’u shijuar pasi të dyja skuadrat e kishin të vështirë të krijonin raste konkrete, megjithatë në një nuancë, mysafirët ishin më të mirë, sido që të jetë, nuk pati gola.
Në gjysmën e dytë, Jose Mourinho e përforcoi sulmin duke inkuadruar Di Marian, Higuainin dhe Kakan, ndërsa Los Blancos e morën e lojën në dorë, mirëpo nuk arrinin ta thyenin mbrojtjen vendase.
Pas këtij barazimi Real Madridi ka vetëm shtatë pikë, po aq sa ka Barcelona me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Agjenti i Alvaro Negredos ka thënë se njoftimet se sulmuesi i Sevillas ka vendosur të kalojë te Genoa apo Rubin Kazani janë vetëm thashetheme.Së fundmi është spekuluar se 26-vjeçari kërkohet nga skuadra të shumta, mirëpo agjenti Alejandro Camano ka deklaruar se nuk ka pasur interesim konkret nga këto klube.
“Fjalët për Genoan dhe Rubinin janë të gjitha spekulime. Për momentin nuk ka asgjë”, ka thënë Camano për Tuttomercatoweb.
Presidenti i Corinthians, Andres Sanchez, ka kërcënuar se do t’ia ndërpresë kontratën Adrianos nëse edhe një herë vonohet në stërvitje.Sulmuesi brazilian është shfaqur me dy orë vonesë të martën në stërvitje, ndërsa për këtë e ka fajësuar anulimin e fluturimit, megjithatë drejtuesit e klubit nuk ia kanë falur për këtë gabim.
Globoesporte njoftoi të martën se ish-sulmuesi i Interit dhe Romës është dënuar me 10 për qind të pagës së tij mujore, ndërsa tani thuhet se presidenti Sanchez është nevrikosur shumë, saqë është i gatshëm që ta largojë lojtarin nëse përsërit diçka të tillë.
Futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, e ka humbur durimin gjatë ofendimeve të vazhdueshme nga tifozët e Racing Santanderit.Pas arritjes në Santander, ku Real Madridi të mërkurën mbrëma zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt në La Liga, portugezi është bërë shënjestër e disa tifozëve të ekipit vendas, të cilët e kanë ofenduar verbalist.
Reagimi i Ronaldos ka qenë ngritja e gishtit të mesëm.
Marca shkruan se ai më vonë është arsyetuar duke thënë se ia kishte ngritur gishtin Pepes duke u tallur me të, mirëpo rrallëkush e ka besuar këtë.
Ylli i Argjentinës dhe Barcelonës, Javier Mascherano, ka qenë i sinqertë për mossukseset e përfaqësueses së vendit Jugo-amerikan në vitet e fundit, dhe ka thënë se është faji i vet lojtarëve dhe jo trajnerëve, që kanë kaluar nëpër ekip.Argjentinasit do ta fillojnë kampanjën e tyre për Botërorin 2014 pas dy javës ndaj Kilit, që do të jetë edhe futbolli i parë garues që nga eliminimi zhgënjyes nga Copa Amerika në korrik.
"Nëse lojtarët nuk punojnë, trajnerët nuk janë magjistarë. Unë kam luajtur me ekipin kombëtar për tetë vite dhe kam pasur gjashtë trajnerë. Është e tmerrshme".
"Ne e dimë se po dështojmë. Ne nuk mund të vazhdojmë të themi çdo herë se një cikël i ri është duke filluar ose të tilla gjëra. Kjo duket si përsëritje. Është koha të flasim më pak, të ulim kohën dhe të punojmë. Kualifikimet fillojnë tash dhe ne duhet të përqendrohemi", ka thënë Mascherano.
Nicolas Anelka ka mohuar se ai dëshiron të largohet nga Chelsea, pavarësisht spekulimeve që thonë të kundërtën.Kontrata e 32-vjeçarit përfundon verën e ardhshme dhe menaxheri aktual, Andre Villas Boas, ka dhënë shenja se francezi dëshiron të largohet. Megjithatë vetë Anelka është i bindur se ai mund të qëndrojë edhe më shumë në Londër dhe ka thënë se pëlqen të luajë me Blutë.
“Jam lidhur me çdo ekip por, kur përfliteni, kjo nuk do të thotë se dëshironi të largoheni. Më pëlqen Chelsea dhe mbi të gjitha kam dashur të qëndroj; kjo është arsyeja se pse ende jam këtu”.
“Do të shoh çfarë do të ndodhë në dhjetor dhe, nëse ende jam këtu, do të shoh çfarë do të ndodhë në qershor. Jam i lumtur këtu, më pëlqen klubi, çdokush këtu, dhe, më pas, do të shoh. Nuk varet vetëm nga unë”, ka thënë Anelka për faqen zyrtare të klubit.
Anelka ka bërë 344 paraqitje në Ligën Premier dhe ka shënuar 123 gola për Arsenalin, Liverpoolin, Boltonin dhe Chelsean.
Ish-trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini, ka thënë se ai ndjen keqardhje pasi është shkarkuar nga klubi mëngjesin e sotëm, vetëm pas tre muajsh dhe pesë ndeshjesh zyrtare në detyrë.Disfata e mbrëmshme nga ekipi i porsa-promovuar në Serie A, Novara, u dëshmua të jetë durimi i fundit për presidentin e klubit, Massimo Moratti, i cili menjëherë sot reagoi për të shkarkuar trajnerin.
"Është keq që lidhja ka mbaruar. Më vjen vërtet shumë keq, por rezultatet përcaktojnë gjithçka", ka thënë Gasperini, përcjell Tuttosport.
Gasperini largohet nga Interi me katër disfata (Milan, Palermo, Trabzonspor dhe Novara) dhe një barazim (Roma). Ai pritet të zëvendësohet nga ish-trajneri i Juventusit dhe Romës, Claudio Ranieri.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka deklaruar se ai nuk shqetësohet për fillimin pa fitore të sezonit dhe beson se fitorja e parë e tyre është afër.Klubi nga kryeqyteti italian ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në Serie A këtë sezon, pas disfatës 2-1 ndaj Cagliarit dhe barazimit pa gola ndaj Interit. Dhe pavarësisht këtij fillimi jo të kënaqshëm, 41-vjeçari mendon se ekipi i tij është mjaft i mirë për të luftuar për trofe.
“Nuk shqetësohem që nuk fitojmë pasi e di se rezultatet do të arrijnë. Ne kemi nevojë për një fitore, pasi ekipi është duke punuar siç duhet“, ka thënë ai për Il Corriere dello Sport.
Roma nesër pret Sienën në Olimpico në kuadër të javës së tretë në kampionatin italian.
Spanja është rikthyer në maje të renditjes së FIFA-s duke shkelmuar Holandën, e cila qëndroi në krye të renditjes vetëm një muaj.Kampionët e botës shënuan fitore 3-2 ndaj Kilit dhe më pas mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat 6-0, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012, dhe mblodhën kështu pikë të mjaftueshme për të marrë kreun.
Gjermania mbetet në pozitën e tretë, derisa Uruguay është ngjitur edhe një pozitë për të pushtuar të katërtën në renditjen e FIFA-s. Portugalia është e pesta, pasi është ngjitur tre vende. Ndërkohë, Anglia ka zbritur katër vende dhe tash rreshtohet e teta në botë.
Nga ndryshime tjera në top 50, falë hat-trickut të Xherdan Shaqirit dhe fitores ndaj Bullgarisë, Zvicra ngjitet për 12 vende dhe tash rreshtohet e 18-ta. Ngritje të theksuara kanë shijuar edhe Bosnja e Hercegovina (17 vende, tash e 22-ta), Hungaria (18 vende, tash e 27-ta) dhe Armenia (27 vende, tash e 44-ta).
Pas disfatës nga Franca dhe Luksemburgu, Shqipëria ka shijuar rënien më të madhe të kohëve të fundit, plot 14 vende dhe tash rreshtohet e 71-ta në botë.
Interi ka marrë vendim për të shkarkuar trajnerin Gian Piero Gasperini pas fillimit të tmerrshëm të sezonit të ri.Gjiganti i Serie A ka konfirmuar largimin e taktikut me anë të një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.
“Interi dëshiron të komunikojë se stërvitjet e ekipit të parë në Appiano Gentile këtë mëngjes janë zhvilluar nga Daniele Bernazzani dhe Giuseppe Baresi. Klubi dëshiron të falënderojë Gian Piero Gasperinin për përpjekjet e tij”, thuhet në deklaratën e publikuar në Inter.it.
53-vjeçari zëvendësoi Leonardon si trajner i Interit më herët gjatë verës, por ish-taktiku i Genoas ka dështuar të lërë gjurmë në fituesit e Kupës së Italisë dhe si pasojë është liruar nga detyra e tij.
Gasperini filloi detyrën e tij te Inter me një disfatë 2-1 në Superkupën e Italisë kundër Milanit. Më pas ai u mposht 4-3 nga Palermo në ndeshjen e parë të Serie A, dhe më pas 1-0 nga Trabzonspor në Ligën e Kampionëve.
Barazimi pa gola ndaj Romës dhe disfata 3-1 nga Novara arritën kulmin e durimit të presidentit Massimo Moratti, i cili sot reagoi për të shkarkuar trajnerin.
Diego Maradona ka thënë se ai e kishte këshilluar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, të sjellë Sergio Agueron në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar veror, pasi mendon se argjentinasi do ta ndihmonte ekipin të shtyhet ne Barcelonën.“Real Madridi ka nevojë për një super ekip nëse ata dëshirojnë ta ndalojnë Barcelonën dhe Sergio Aguero do të ishte njeriu i përkryer për t’i ndihmuar ata të arrijnë nivelin e Barcës”.
“Unë e kam këshilluar disa herë Mourinhon të nënshkruajë me të, por Real Madridi nuk ka dëgjuar. Barcelona tash ka një avantazh të madh ndaj Madridit. Ne do të shohim se si gjithçka do të jetë në fund të sezonit”, ka thënë Maradona për Marca.
Jamie Carragher ka mirëpritur rikthimin e Steven Gerrard në ekipin e parë dhe beson se mesfushori do të ndihmojë klubin të rikthehet pas disfatave të njëpasnjëshme.Kapiteni i Redsave ka qenë jashtë fushe që nga muaji mars për shkak të një lëndimi në ijë, por pritet të rikthehet në ndeshjen e sotme kundër Brighton në kuadër të Kupës së Anglisë.
“Prania e tij do t’i japë shtytje secilit. Është zhgënjyese, sigurisht, që ai ka munguar në fillimin e sezonit të ri, por lojtari tash është i gatshëm të rikthehet për të ndihmuar”.
“Flas me të çdo ditë, andaj e di sa se sa shumë ai ka dashur të rikthehet. Kjo është ajo çfarë e bën atë lojtarin që është. Ai është aq i etur për të qenë pjesë e skenës së re”, ka thënë Carragher për Daily Express.
Marco van Basten mund të jetë i interesuar për të drejtuar Hamburgun, ka bërë të ditur agjenti i tij.Holandezi është përmendur si favorit për të pasuar të shkarkuarin Michael Oenning, dhe agjenti i tij ka thënë se Van Basten do të dëgjojë ofertën e klubit gjerman.
“Ne do të shikojmë në çdo ofertë serioze. Hamburg duhet të na kontaktojë neve, ne përfundimisht do t’i dëgjojmë se çfarë ata kanë për të thënë”, ka pohuar Perry Overeem.
Ish-ylli i Ajaxit dhe Milanit, i cili së fundi ishte afër të marrë nën drejtim Sporting Lisbonën, ka qenë i papunë që nga fundi i sezonit 2008/09 kur u largua nga Ajaxi i Amsterdamit.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se Michael Owen nuk është duke luajtur aq shumë sa meriton, pasi sulmuesi shënoi dy herë në fitoren 3-0 në Kupë ndaj Leeds United.“Shkalla e golave të tij për ndeshje është e pabesueshme, goli i tij i dytë ishte fantastik. Jam shumë i kënaqur për Michael”.
“Fatkeqësisht për ne ai ka pasur një ose dy lëndime dhe duke pasur Hernandez, Berbatov dhe Rooney dhe disa sulmues të tillë, ai nuk po fiton hapësirën e lojës që meriton, që është fatkeqësi për të, por ai është një lojtar fantastik ta kesh në skuadër”, ka thënë Fergie.
Edinson Cavani është i emocionuar nga interesimi i Barcelonës, por thotë se ai është i përkushtuar ndaj Napolit.Sulmuesi i Uruguait është lojtari më i mirë në Itali këtë fillim sezoni, që ka joshur interesimin e klubit spanjoll.
“Unë jam shumë kënaqur që një trajner si Guardiola flet lartë për mua dhe ka vërejtur atë që unë bëj. Kjo është çështje krenarie, por tash unë mendoj vetëm për ekipin tim”.
“Nëse më vonë, paraqitet një mundësi e tillë, duhet të konsultohet Napoli pasi ata kanë regjistrimin tim. Unë jam shumë i lumtur këtu, por kam ëndërr të luaj për një klub më të madh”, ka thënë Cavani.
Claudio Ranieri mund të jetë trajneri i ri i Interit, shkruajnë mediat italiane.Presidenti Massimo Moratti është duke e menduar të ardhmen e trajnerit Gian Piero Gasperini pas disfatës së mbrëmshme tronditëse nga Novara.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit, Ranieri, raportohet se është i pari në listë për të drejtuar ekipin nga Giuseppe Meazza.
Sport Italia shkruan se Moratti e ka informuar menaxherin gjeneral, Marco Branca, se ai do ta marrë vendimin vetëm. Raporti në mes tyre është thyer pasi ishte pikërisht Branca ai që e solli Gasperinin në skuadër.
Trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini, ka shprehur frustrimin e tij me disfatën 3-1 nga Novara.Një gol i shënuar në pjesë të parë nga Riccardo Meggiorini i çoi në avantazh vendasit, dhe një gol i vonshëm i Esteban Cambiassos nuk ndihmoi shumë, pasi Marco Rigoni shënoi dy gola të tjerë për të vulosur vuajtjen e Nerazzurëve.
Menjëherë pas ndeshjes, Massimo Moratti raportohet se ka thënë se së shpejti do të vendosë për të ardhmen e trajnerit, por Gasperini nuk mendon se detyra e tij është e rrezikuar.
“Telefonatë nga Moratti? Nuk mendoj kështu, do të shohim. Unë duhet të mendoj për të bërë punën time. Kjo ndeshje ishte një goditje e rëndë për ne. Unë fitoj fuqi nga puna ime, që më ka thënë shumë kënaqësi gjatë viteve. Për momentin duket një situatë shumë e vështirë”, ka thënë Gasperini.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, beson se rivali i sotëm i Serie A, Bologna, mund të tregohet një rival i vështirë.Me Zonjën e Vjetër që ka fituar të dy ndeshjet e para, ndaj Parmës dhe Sienës, ata shihen si favoritë për të fituar ndaj Bolognas, që ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e këtij sezoni. Por Conte paralajmëron se rivali mund të jetë më i vështirë se sa duket.
"Do të jetë vështirë t’i mposhtim ata [Bolognën], pasi ata janë të etur për pikë. Ka shumë entuziazëm atje, dhe gjithçka do të kthehet në ne që në gjënë e parë që do të shkojë gabim. Ne duhet të dalim në fushë me përulje”, ka thënë Conte për La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, pret që Valencia ta lodhë ekipin e tij gjë ndeshjes së sotme derbi.Ekipi nga Mestalla aktualisht është në maje të tabelës me nëntë pikë nga tre ndeshje dhe ka ruajtur rrjetën e pastër në tre ndeshjet e fundit. Në anën tjetër, atmosfera te Barcelona është e nxehtë pas triumfit 8-0 ndaj Osasunas, por Guardiola thotë se me Valencian nuk do jetë një punë aq e lehtë.
"Valencia është lider i ligës për momentin dhe ata janë vërtet të fuqishëm. Ne do të shkojmë në një fushë të vështirë dhe fansat e tyre do t’i mbështesin ata”.
“Ata po ashtu kanë një trajner të shkëlqyeshëm i cili ka treguar se është i aftë për ta drejtuar ekipin që ka humbur lojtarë si David Villa, David Silva dhe Juan Mata dhe ka ndërtuar një ekip shumë konkurrues, siç po tregojnë në këtë fillim të sezonit”, ka thënë Guardiola.
Me rezultat prej 3-0, Manchester Unitedi e ka mposhtur Leeds Unitedin për t’u kualifikuar në raundin e katërt të Carling Cup.Djajtë e Kuq i dhanë fund takimit që në pjesën e parë duke shënuar tri herë, ndërsa në gjysmën e dytë nuk pati gola.
Dy gola të Michael Owen (15’ dhe 32’) dhe një gol i shënuar nga veterani Ryan Giggs, bënë që United të kalonte me lehtësi këtë fazë.
Fitore të rëndësishme në këtë garë ka shënuar edhe Arsenali për ta ngritur sadopak moralin, duke e mposhtur Shrewsbury Townin me rezultat 3-1.
Gibbs (33’), Oxlade-Chamberlain (58’) dhe Benayoun (78’) ishin realizuesit e Arsenalit kundrejt një goli të Collins (16’).
Skuadra e Interit ka regjistruar humbjen e dytë në tri ndeshje në Serie A, pasi është mposhtur me rezultat prej 3-1 nga klubi i promovuar këtë edicion, Novara.Riccardo Meggiorini kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Andrea Mazzaranit (38’) dhe me epërsi minimale u mbyll gjysma e parë.
Ndërhyrja e Andrea Ranocchias në Takayuki Morimoton u ndëshkua me penalti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte Marco Rigoni (86’).
Pas një gabimi të mbrojtjes vendase, Esteban Cambiasso i dha shpresa Interit për barazim (89’), mirëpo me golin e dytë personal në ndeshje, Marco Rigoni i dha fund takimit (90’).
Portën e Novaras në këtë ndeshje e mbrojti portieri shqiptar, Sajmir Ujkani, i cili u mposht vetëm një herë.
Futbollisti brazilian, Adriano Leite Ribeiro, është dënuar nga klubi i ri Corinthians me 10 për qind të pagës mujore për shkak të vonës në stërvitje.Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës është vonuar të hënën në stërvitje, ndërsa për këtë epilog e ka fajësuar vonesën e aeroplanit. Mirëpo, udhëheqësia e klubit nuk ka lëshuar pe.
Për Adrianon vonesat dhe dënimet nuk janë të panjohura, pasi që i kanë ndodhur thuajse gjatë gjithë karrierës futbollistike.
Anësori i Manchester Cityt, David Silva, nuk është i kënaqur me rolin të cilin e ka në përfaqësuesen e Spanjës.Spanjolli po tregon lojëra të jashtëzakonshme me klubin e tij, mirëpo ai ende nuk mund ta sigurojë një vend në formacionin bazë të përfaqësueses së tij, dhe ndjen se trajneri Vicente Del Bosque nuk ka besim tek ai.
“Mendoj se kam vetëm rol episodik. Nuk kam ndier diçka të tillë te trajnerët tjerë. Mendoj se performancat e mia janë pozitive, por jo të mjaftueshme për përzgjedhësin”.
“Nuk është lehtë të jesh startues në përfaqësuesen e Spanjës, sepse ka shumë lojtarë kualitativë”, ka thënë Silva.
Përkundër startit aspak të mirë në sezoni e ri, drejtuesit e Arsenalit nuk e kanë në plan që ta largojnë trajnerin Arsene Wenger, por qëndrojnë fuqishëm prapa tij.Topçinjtë kanë humbur tri nga pesë ndeshjet e sezonit 2011/2012 në Ligën Premier, mirëpo drejtori ekzekutiv i klubit, Ivan Gazidis, ia mban shpinën trajnerit francez, i cili e drejton skuadrën qe 15 vite.
“Mendimi se shpenzimi i parave apo largimi i trajnerit do t’i zgjidhë problemet, nuk është i saktë”.
“Ato janë zgjidhje afatshkurtra, të cilat kanë pasoja të thella të mëvonshme te klubi. Arsenali është i lumtur që e ka Wengerin”, ka thënë Gazidis.
Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka njoftuar se mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, është dënuar me një ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq që mori në takimin ndaj Levantes.Lojtari gjerman u përjashtua nga loja në pjesën e parë të takimit të cilin Reali e humbi me rezultat 1-0.
Ky vendim do të bëjë që ai të mungojë në ndeshjen e të mërkurës që Los Blancos e zhvillojnë si mysafirë të Racing Santander.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka deklaruar se skuadra e tij është e uritur për më shumë sukses pas fitores kundër kampionit Milan gjatë fundjavës.Një het-trik i jashtëzakonshëm i Edinson Cavanit i fundosi Rossonerët që realizuan vetëm një herë me anë të Alberto Aquilanit.
“Me Milanin patëm një darkë të bukur. Por jemi akoma të uritur”, ka thënë De Laurentiis për La Gazzetta dello Sport.
















