Rafael Benitez e ka mbështetur ish-klubin e tij, Valencia, për të sfiduar dyshen e madhe të La Ligas, Barcelona dhe Real Madrid.
Los Che shfaqën lojë të jashtëzakonshme në barazimin prej 2-2 përballë Barcelonës, ndërsa Benitez është mahnitur me atë që ka parë.

“Hapat janë marrë që Valencia të arrijë nivelin e Barcelonës dhe Real Madridit. Valencia po bën gjërat e duhura dhe ky mund të jetë një projekt i suksesshëm”, ka thënë ish-trajneri i Liverpoolit.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka shprehur kënaqësinë e tij për barazimin prej 2-2 kundër Valencias, por ka shtuar se Blaugranët është dashur të rrëmbenin tre pikët nga përballja në Mestalla.
“Ky është një barazim i rëndësishëm për ne, sepse nuk është lehtë të nxjerrësh një barazim këtu. Trajneri na paralajmëroi se nuk do të ishte lehtë, por jemi pakëz të zhgënjyer sepse nuk arritëm ta shënonim golin e tretë”.

“Valencia dominoi në gjysmën e parë. Megjithatë, ne e mbajtëm topin më shumë pas pushimit dhe patëm disa raste të mira”, citohet Valdes nga Marca.
Real Madridi është duke menduar një transferim befasues të sulmuesit të Interit, Giampaolo Pazzini, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediat spanjolle shkruajnë se Jose Mourinho e ka identifikuar Pazzinin si zgjidhje për pozitën e qendër-sulmuesit dhe dëshiron ta sjellë atë në Spanjë kur afati kalimtar të rihapet.

Mourinho ka lënë të lirë një pozitë në ekipin e tij për një nënshkrim të janarit dhe kishte shpresa ta mbulojë atë me yllin e Santos, Neymar. Por braziliani nuk duket se do të largohet nga Santos deri në verën e ardhshme dhe Mourinho mendon se ata janë të mangët në sulm.

Pazzini është një admirues i Mourinhos dhe ka nuk ka pasur rast ta tregojë veten gjatë krizës që po kalon Interi së fundi. Gjithçka do të varet nga trajneri i ri i Interit, Claudio Ranieri, dhe nëse ai e ka në planet e tij italianin.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, duket se do mungojë për plot katër javë pasi është lënduar në barazimin e mbrëmshëm ndaj Udineses.
Braziliani u zëvendësua në minutën e 21-të dhe doli nga fusha duke çaluar. Një shënim në faqen zyrtare të Milanit bën të ditur se Pato ka lënduar bicepsin muskulor në kofshën e djathtë dhe do të jetë jashtë fushe për një muaj.

Pato do të mungojë në dy ndeshjet e radhës së Ligës së Kampionëve dhe një varg ndeshjesh në Serie A. Kampionët aktual të Italisë qëndrojnë në pozitën e 14-të dhe ende kërkojnë fitoren e parë të sezonit.
Trajneri i Wigan Athletic, Roberto Martinez, ka deklaruar se Manchester Unitedi është skuadër më e mirë se Barcelona në shumë aspekte.
“Në shumë mënyra ata janë më të mirë se Barcelona. Kjo ka të bëjë me mentalitetin, besimin dhe mënyrën se si i qasen lojës”.

“Ajo që ka Barca është mënyra se si e luajnë lojën, janë shumë unikë, nuk mund të shohësh një ekip tjetër në botë që bazohet në 900 pasime për ta fituar lojën. Modeli i lojës së tyre është i pamundur të krahasohet”.

“Por Unitedi ka përzierje dhe mentalitet në skuadër që është më e mira në botën e futbollit”, ka thënë Martinez për talkSPORT.
Pasi ka munguar në fitoren prej 4-0 të Atletico Madridit kundër Sporting Gijon, Diego pritet të mungojë edhe në takimin e të shtunës kundër Barcelonës.
Mesfushori brazilian vazhdon të stërvitet, mirëpo nuk duket i gatshëm për të udhëtuar në Camp Nou, raporton Marca.

Ish-lojtari i Juventusit është stërvitur vetëm gjatë seancës së të enjtes duke luajtur me top, por jo me shpejtësi maksimale.
Claudio Ranieri është konfirmuar si trajner i Interit, ka njoftuar klubi italian përmes një komunikate në faqen zyrtare.
Ish-trajneri i Juventusit dhe Romës vjen në vend të Gian Piero Gasperinit, i cili u largua nga ky post për shkak të formës së dobët të Nerazzurrëve në sezonin e ri.

“Claudio Ranieri është zyrtarisht trajner i ri i Interit. Strategu ka nënshkruar kontratë, e cila do ta mbajë te klubi deri më 30 qershor 2013”, thuhet në komunikatë.
Ish-trajneri i Interit, Gigi Simoni, mendon se klubi nga Giuseppe Meazza e ka arritur fundin e një cikli, pasi Nerazzurët dështojnë të tregojnë formën e cila ua solli atyre tre tituj 12 muaj më parë.
Interi fitoi titullin e Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2010, por ata kanë dështuar të tregojnë formë të mirë që nga largimi i Jose Mourinhos drejt Real Madridit.

Klubi italian ka ndërruar tre trajnerë, Rafa Benitez, Leonardo dhe Gian Piero Gasperini, gjatë nëntë muajve të kaluar dhe tash qëndron në pozitën e 18-të të tabelës me një pikë nga tre ndeshje.

“Interi e ka arritur fundin e një cikli dhe ka shumë probleme për momentin. Të gjithë lojtarët e tyre mund t’ia dalin me ca përulësi”, citohet të ketë thënë Simoni për calciomercato.com.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka pranuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij po dështojnë të gjejnë formën, pas barazimit pa gola ndaj Racing Santander.
“Ne nuk po kalojmë në momentin më të mirë, por ne kemi kohë ta ndryshojmë këtë. Ne jemi një grup i bashkuar i lojtarëve të cilët të gjithë duhet të rreshtohemi në drejtimin e njëjtë”.

“Ndeshjet kundër Racing dhe Levante ishin më ndryshe, por të dy rivalët ia dolën mirë dhe ne jo. Ne e kemi pasur të vështirë të krijojmë shanse shënimi. Futbolli nuk është shkencë. Ndonjëherë jeni më të mirë se të tjerët. Ne nuk duhet të humbim besimin; kjo është një rrugë e gjatë dhe ka ende shumë për t’u luajtur”, ka thënë mesfushori spanjoll për ueb faqen zyrtare të Realit.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është i kënaqur me performancën e ekipit të tij në barazimin e mbrëmshëm 1-1 ndaj Bolognës, edhe pse është lehtësisht i zhgënjyer me rezultatin.
“Është për të ardhur keq që ne nuk e fituam ndeshjen, por jam i kënaqur me performancën e sotme, dhe përgjithësisht me tre ndeshjet që kemi luajtur deri tash”.

“I gjithë ekipi dha maksimumin pa u dorëzuar, edhe pse luajti me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Mund vetëm t’u shprehi përgëzimet djelmoshave. Ne jemi në rrugë të duhur, edhe pse e dimë se duhet të vazhdojmë përmirësimin”, ka thënë Conte.

Juventusi qëndron në pozitën e dytë të tabelës së Serie A me shtatë pikë nga tre ndeshje.
Portieri i Milanit, Christian Abbiati, ka marrë përgjegjësinë për gafën e bërë në takimin e mbrëmshëm ndaj Udineses, duke lejuar kundërshtarin të kalojë në epërsi.
Ishte Antonio Di Natale i cili i dha avantazhin Udineses në pjesën e parë, ndërsa Stephan El Shawary nxori një pikë duke barazuar rezultatin në San Siro pas 64 minutash lojë.

“Goli i Udineses erdhi nga gabimi im, më vjen keq për ekipin. Po ashtu u kërkoj falje fansave, pas ndeshjes. Në pjesën e dytë ekipi gjeti barazimin dhe ishte afër fitores”.

“Në momente si ky, do të ketë raste të padëshirueshme, por ne bëmë një paraqitje të shkëlqyeshme kundër ekipit i cili, sipas mendimit tim, është ekipi më në formë në ligë”, ka thënë Abbiati.

Barazimi do të thotë se Milani nxjerr vetëm dy pikë nga tre ndeshjet e para.
Trajneri i Real Madridi, Jose Mourinho, ka thënë se forma e ekipit të tij në udhëtim është një shqetësim i madh.
Trajneri i Real Madridi, Jose Mourinho, ka thënë se forma e ekipit të tij në udhëtim është një shqetësim i madh.

Klubi spanjoll dje barazoi pa gola në fushë të Racing Santander, vetëm tre ditë pasi ata pësuan disfatën e parë në ligë nga Levante. Forma e Madridit në udhëtim i ka bërë ata të ngecin në garën për titullin e Ligës, dhe Mourinho thotë se ai është i shqetësuar nga situata në të cilën ndodhet ekipi i tij.

“Në fund, janë pikët që llogariten. Dhe ne kemi humbur pesë pikë në udhëtim. Kjo është shqetësuese, po”, ka thënë Mourinho.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se nuk ka arsye që ai të ankohet për barazimin 2-2 ndaj Valencias.
Një gol i vonshëm i shënuar nga Cesc Fabregas nxori një pikë për klubin katalanas, duke neutralizuar avantazhin 2-1 të Valencias dhe Guardiola është i kënaqur edhe me barazim në një fushë kaq të vështirë.

“Duhet ta uroj Valnecian për ndeshjen që luajtën. Ky ishte një spektakël i mrekullueshëm futbolli. Fuqia jonë na dha këtë baraim, mendoj se është rezultat i drejtë. Duhet t’i uroj fansat e Valencias dhe të mësoj nga ajo çfarë nuk bëmë aq mirë sot”.

“Ne kemi fituar dy tituj këtë sezon dhe ende kemi opsione për të fituar dy tituj tjerë. Ne duhet ta analizojmë ndeshjen, ishte një ndeshje e mirë, ata na krijuan problem në pjesën e parë. Ne duhet të marim mësim dhe t’i presim ata në Camp Nou”, ka deklaruar 40-vejçari.
Steven Gerrard thotë se Liverpooli po e merr në mënyrë serioze çdo garë, pasi menaxheri Kenny Dalglish nxori një formacion të fuqishëm në fitoren 2-1 ndaj Brighton në Carling Cup.
Ndeshja e djeshme ishte paraqitja e parë e kapitenit pas gjashtë muajsh jashtë fushe për shkak të lëndimit, dhe ai tash thotë se Liverpooli synon “të gjitha trofetë e mundshme”.

“Për një klub si Liverpooli, ne nuk kemi qenë në një finale të madhe për një kohë të gjatë, andaj duhet ta marrim çdo kupë në mënyrë serioze – veçanërisht kur nuk jemi në Evropë (garat) – kjo e bën ca më të lehtë të nxjerrim ekipin më të fuqishëm”.

“Kenny ka mbledhur një ekip fantastik dhe tash ne kemi një grup të mirë lojtarësh në çdo pozitë, andaj edhe kur gjërat përzihen ose kur pushon njerëz, ne ende mund të nxjerrim një ekip të fuqishëm, siç bëmë sonte”.

“Kjo mbillet në ju që si i ri kur ju luani për Liverpoolin, është për të fituar trofe dhe kjo është arsyeja se pse ne e marrim çdo kupë në mënyrë serioze – ky ishte mesazhi nga menaxheri sonte para se të dalim”, ka thënë Gerrard.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka shprehur frustrimin e tij me paraqitjen e fundit të ekipit pas barazimit pa gola ndaj Racing Santander.
“Kanë kaluar dy ndeshje pa mposhtur kundërshtarët të cilët sinqerisht nuk mund të garojnë me ne. Është vështirë të përballojmë këtë, por duhet ta ngremë kokën dhe jemi të vetëdijshëm se vlera që ia japim vetes nuk është korrekte dhe nuk është në nivelin e Real Madridit”.

“Ka ende shumë ndeshje të mbetura, ende është herët, por ne nuk mund të lejojmë më shumë pikë të na ikin nga duart. Tash duhet të shohim përpara”, ka thënë Casillas.
Trajneri i Atletico Madrid, Gregorio Manzano, ka lavdëruar aftësitë e sulmuesit Radamel Falcao për t’i dhënë topit prekjen e fundit drejt rrjetës.
Kolumbiani iu bashkua Atelticos nga Porto gjatë verës për një shumë që kap vlerën e 40 milionë eurove, duke arritur në Vicente Calderon si zëvendësim për të larguar drejt Cityt, Sergio Aguero.

Pas debutimit indiferent ndaj Valencias, Falcao ka filluar të nxehet duke shënuar gjashtë herë në tre ndeshjet e fundit, përfshirë dy gola në fitoren e mbrëmshme 4-0 ndaj Sporting Gijon.

“Habitem se si Falcao është adaptuar aq shpejt në ekip dhe ka filluar të shënojë gola kështu. Por edhe më e rëndësishme se golat për përulja e tij. Ai është një person i shkëlqyeshëm i cili ka qenë një shtesë e mrekullueshme në dhomën e veshjeve”.

“Pa dyshim se ne kemi nënshkruar me një sulmues të mrekullueshëm i cili do të shtyhet me numrat 9 më të mirë në Spanjë, si Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo. Vërtet ishte vështirë ta sigurojmë atë dhe ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm”, ka thënë Manzano për AS.

Atletico aktualisht është në pozitën e tetë në ligë me shtatë pikë nga katër ndeshje dhe do ta vizitojë Barcelonën gjatë vikendit.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka lavdëruar karakterin e ekipi të tij pas rikthimit në pjesë të dytë për të nxjerrë barazim 1-1 në shtëpi ndaj Udineses.
Një gabim i portierit Christian Abbiati dhe një lëndim i hershëm i Alexandre Pato i dhanë avantazhin Udineses, që kaloi në epërsi përmes Antonio Di Natale, por një gol i pjesës së dytë i shënuar nga Stephan El Shaarawy siguroi një pikë për vendasit.

“Mendoj se Milani ka luajtur një ndeshje më të mirë sonte dhe meritoi një pikë. Ne ishim në disavantazh për shkak të aksidentit të portierit, pastaj e humbëm Paton, por ekipi tregoi pjekuri të madhe në pjesën e dytë”.

“U kam thënë djelmoshave të qëndrojnë të qetë, të luajnë me durim dhe të mos ekspozojnë veten në kundërsulme, dhe ata e bënë këtë dhe kishin një pjesë të dytë të mirë”, ka thënë Allegri për La Gazzetta Dello Sport.