Arsene Wenger refuzon ta përjashtojë skuadrën e tij nga gara për titullin e Ligës Premier këtë sezon.Topçinjtë po përjetojnë një nga startet më të dobëta që kur francezi mori postin e trajnerit të klubit, mirëpo ai e ruan besimin se mund të arrijë sukses.
“Padyshim se jam i shqetësuar. Nuk është aspak reale për të mos qenë i shqetësuar kur ke një klub si Manchester Unitedi përpara teje”.
“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të përqendrohemi në performancat e klubit tonë, t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të shpresojmë që ata të lëshojnë pikë në ndonjë fazë”, ka theksuar Wenger.
Legjenda e Barcelonës, Carles Rexach, ka thënë se stili i lojës së Real Madridit nuk përshkon me madhështinë e këtij klubi.“Nuk mund të thuhet se kanë mungesë qëndrimi, mirëpo ata janë larg lojës së një klubi të madh”.
“Ata luajnë si një ekip i vogël dhe me lojtarët që kanë, ata duhet të luanin me më pak agresivitet dhe me posedim më të madh të topit”, ka deklaruar 64-vjeçari.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se është i mahnitur nga puna e Atletico Madridit nën drejtimin e trajnerit Gregorio Manzano.“Këtë sezon Atletico luan në një mënyrë tjetër. Ekipi e ka të shkruar stilin e Manzanos”.
“Ata luajnë shumë mirë dhe janë mirë të organizuar, sikurse që ishin nën drejtimin e Quique Flores, mirëpo luajnë më shumë në mes”.
“Kanë shënuar shumë gola dhe kanë pranuar vetëm një, si edhe kanë krijuar shumë raste. Nuk prisja që ata të luanin kaq mirë dhe të transferojnë lojtarë kaq të mirë”, ka thënë Guardiola në konferencën për media.
Sulmuesi i ri i Milanit, Simone Andrea Ganz, mund të startojë në sulmin kuqezi në takimin e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen.Rossonerët kanë mungesa të shumta në sulm, si Robinho, Alexandre Pato dhe Zlatan Ibrahimovic, ndërsa Filippo Inzaghi dhe Stephan El Shaarawy nuk janë të përfshirë në skuadrën e Ligës së Kampionëve.
Sipas njoftimeve të Goal.com, Ganz që është djali i yllit të Milanit, Maurizio, pritet të luajë kundër ekipit çek.
Bosi i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se Javier Hernandez do të jetë i gatshëm për takimin e të shtunës ndaj Stoke Cityt.Chicharito pësoi një lëndim pas ndërhyrjes së Ashley Cole në derbin kundër Chelseat, ndërsa trajneri thotë se meksikani është me fat që nuk është lënduar seriozisht.
“Hernandez ka shumë fat”, u ka thënë Ferguson gazetarëve duke treguar se ai ka bërë stërvitje të plotë dhe do të jetë në dispozicion të shtunën.
Trajneri i Independiente, Ramon Diaz, ka bërë një deklaratë të rrallë në favor të Boca Juniors duke thënë se ylli i tyre, Juan Roman Riquelme, është lojtari më i mirë në ligën argjentinase.Veterani 33-vjeçar ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë këtij viti duke i ndihmuar klubit të tij që të prijë në krye të tabelës.
“Riquelme është më i miri, ndërsa Boca ka shumë lojtarë brilantë”, ka thënë Diaz për FoxSports, dhe njëkohësisht e ka lavdëruar edhe trajnerin rival, Julio Cesar Falcioni.
“Ekipet u përshtaten trajnerëve të tyre, prandaj mendoj se edhe Falcioni është meritor, sepse ai ka vuajtur në fillim. Lojtarët kanë filluar ta kuptojnë punën e tij dhe stilin që ai e dëshiron”, ja shtuar Diaz.
Edhe pse Real Madridi ka lëshuar pesë pikë brenda një javë në Kampionatin spanjoll, trajneri Jose Mourinho mohon se ekipi i tij ka krizë.“Disa njerëz po flasin për krizë, një situatë dramatike në të cilën as që mund të luftojmë për të qëndruar lartë. Ka njerëz të interesuar që të flasin për këtë krizë dhe njerëz që u përmbahen fakteve: se nuk ka krizë, edhe pse nuk kemi luajtur mirë javën e kaluar”.
“Tri ndeshje të këqija, por është vetëm një javë, jo tri javë krize. Kjo nuk është krizë, por vetëm një situatë negative”, ka thënë portugezi në një konferencë për media.
Trajneri i Atletico Madridit, Gregorio Manzano, ka kërkuar nga ekipi i tij që të mos frikësohet në përballjen e të shtunës mbrëma kundër Barcelonës, duke thënë se edhe dy gjigantët e La Ligas kanë pikat e tyre të dobëta.As Barcelona e as Real Madridi nuk arritën të fitojnë në mesjavë, kundër Valencias, respektivisht Racing Santanderit, ndërsa Atletico Madridi e shkatërroi Sporting Gijonin me rezultat 4-0.
“E kemi parë se kjo nuk është ligë e vetëm dy ekipeve. Duam më shumë ekipe sfiduese në këtë ligë dhe duhet të mendojmë se klubet nuk janë të pamposhtshme, përkundër fuqisë që posedojnë Barcelona dhe Real Madridi”, ka vlerësuar Manzano.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka shprehur shqetësimin e tij për lëndimin e Alexandre Patos.Braziliani lëndoi kofshën të mërkurën gjatë barazimit prej 1-1 ndaj Udineses, ndërsa pritet të mungojë rreth katër javë. Ndërsa mungesa e Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho, i kufizon Rossonerët në sulm.
Allegri ka thënë se nuk është normale që një i ri si Pato të pësojë një lëndim të tillë muskulor.
Nga ana tjetër, trajneri shpreson që ndaj Cesenas të shtunën t’i japë fund serisë pa fitore në sezonin e ri.
Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, shpreson që të bëhet pjesë e skuadrës që luan në Ligën e Kampionëve në muajin janar.Lukaku u la jashtë ekipit të përzgjedhur nga Andre Villas-Boas, i cili u besoi më shumë lojtarëve me përvojë. Ndërsa duke folur për gazetarët, belgu ka thënë se shpreson që të bëhet pjesë e skuadrës për fazën e eliminimit direkt.
“Varet nga unë që të luaj mirë dhe pastaj shpresoj të bëhem pjesë e ekipit tjetër që do të shpallet në janar”.
“Është objektivi im kryesor dhe është real, sepse në këto katër muaj mund të tregoj se çfarë mund të bëj dhe të përmirësohem”, ka deklaruar Lukaku.
Takimi i radhës i Napolit ndaj Fiorentinas është shumë i rëndësishëm pas humbjes në mesjavë nga Chievo- ka thënë trajneri Walter Mazzarri.Napolitanët kanë rrëmbyer gjashtë pikë nga tri takime, ndërsa Mazzari shpreson që ekipi i tij të qëndrojë në krye të tabelës për ta jetësuar ëndrrën e triumfit në Serie A.
“E dija se pas humbjes së parë, takimi tjetër do të ishte jetë a vdekje”.
“E kam përgatitur skuadrën duke punuar me trajnerin e fitnesit, i cili më ka treguar se cilët lojtarë janë në rrezik”, ka thënë trajneri.
Të shtunën në mbrëmje Napoli e pret Violan në stadiumin Sao Paolo.
Trajneri i porsaemëruar i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se ai nuk do të hezitojë ta ndërrojë formacionin derisa ta gjejë formulën fituese.“Ideja është që të ecim përpara me taktikat e njëjta, por nesër (e shtunë) mund ta ndërroj mendjen tërësisht. Unë nuk jam rob i asnjë sistemi”, ka thënë Ranieri gjatë një konferencë për shtyp para takimit ndaj Bolognas.
Ai ka paralajmëruar se Diego Milito dhe Giampaolo Pazzini do ta udhëheqin sulmin zikaltër, pasi ata përshtaten mirë me njëri-tjetrin.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, është plot vetëbesim në prag të takimit të Ligës së Kampionëve përballë Bayernit të Munichut që zhvillohet të martën.Anglezët u ndaluan me barazim 1-1 në ndeshjen e parë të grupit A kundër Napolit, derisa Bayerni shënoi fitore 2-0 ndaj Villarrealit, por boshnjaku mendon se City ka gjithçka që nevojitet për të nxjerrë një barazim të mirë në Allianz Arena.
“Ata do të luajnë në shtëpi dhe janë favoritë. Megjithatë, nuk mendoj se Bayerni është më i fuqishëm se ne. Ne udhëtojmë në Munich për të nxjerrë diçka”, ka thënë Dzeko për Kicker.
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të mos e nënvlerësojnë rivalin e radhës, Rayo Vallecano, në prag të takimit të së shtunës në Bernabeu.Madridi ka kaluar një periudhë jo të këndshme së fundi, duke u mposhtur nga Levante dhe duke barazuar ndaj Racing Santanter, dhe Marcelo thotë se çdo ekip në kampionat është rival i vështirë.
“Çdo ekip jep maksimumin kundër Real Madridit. Rayo Vallecano do të bëjë një ndeshje të vështirë dhe do të përpiqet të fitojë. Ne do të duhet të luajmë mirë për të marrë të tre pikët. Liga është e gjatë dhe ne duhet të punojmë fuqishëm për ta fituar titullin”, ka thënë Marcelo.
Dirk Kuyt beson se Liverpooli ka pësuar një shtytje të madhe me rikthimin në fushë të Steven Gerrard.“Mendoj se kjo është shtytja më e madhe, që kemi kthyer Stevie, dhe reagimi i turmës e tregoi këtë. Gjithkush ka pritur për një kohë të gjatë rikthimin e tij, dhe çdokush ka parë buzëqeshjen në fytyrën e tij kur ai doli”.
“Ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është Stevie për klubin, në fushë dhe jashtë fushe”, ka thënë holandezi për Daily Mirror.
Theo Walcott beson se fillimi i dobët i Arsenalit këtë sezon është faj i lojtarëve dhe jo i menaxherit Arsene Wenger.Topçinjtë janë në startin më të keq të sezonit në 50 vite dhe rreshtohen në pozitën e 17-të të tabelës së Ligës Premier. Rezultatet e dobëta e kanë lëkundur stolin e Wenger, por Walcott mendon se faji nuk është te menaxheri.
“Menaxheri është një njeri i shkëlqyeshëm, ai mund të përballet me gjithçka të hedhur mbi të. Ai ka qenë në klub për më shumë se 15 vjet dhe nuk ndjen presion aspak. Ne lojtarët, ne duhet të shikojmë kah vetja dhe të fillojmë të bëjmë punën tonë në fushë, të jem i sinqertë”.
“Shumë njerëz thonë se ka probleme defensive por nuk është vetëm katërshja e mbrojtjes, ju duhet të shikoni të mbroheni si ekip. Ne nuk e kemi bërë këtë, të jem i sinqertë, andaj duhet të sigurohemi ta zgjidhim këtë kundër Boltonit gjatë vikendit. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë mes tjerash Walcott.
Kenny Dalglish mendon se sulmuesi i rikthyer me fanellën e kuqe, Craig Bellamy, ka ‘punë të pakryera’ te Liverpooli.Bellamy, i cili u largua nga Anfield në vitin 2007 pas vetëm një sezoni, shënoi gol në fitoren 2-1 të Carling Cup kundër Brighton gjatë të mërkurës në startin e parë të rikthimit të tij.
“E dinim çfarë po merrnim kur erdhi Craig. Ne e kemi thënë shumë herë më herët, se çfarë Craig i sjell klubit. Ai luajti te Cardiff sezonin e kaluar dhe mendoj se ne po përfitojmë nga kjo pasi ai ka shumë uri për të impresionuar”.
“Ai ka dëshirë pasi u largua me punë të pakryera herën e fundit. Ai ka dëshirë për të ri-shndritur dhe ne do të përfitojmë nga kjo. Ai do të ndihmojë klubin gjatë kontratës së tij dhe shpresoj se e mërkura ishte vetëm fillimi për të”.
“Ai pëlqen të luajë futboll dhe është vërtet entuziast. Ai dëshiron t’ia dalë mirë dhe ne do ta ndihmojmë atë për ta bërë këtë”, ka thënë Dalglish.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka gjetur kohë për të lavdëruar Cesc Fabregas pasi mendon se ardhja e ish-yllit të Arsenalit, i ka ndihmuar atij të përmirësojë lojën e tij.Me ardhjen e Fabregas kishte dyshime nëse dy mesfushorët mund të luajnë në të njëjtin ekip, por 31-vjeçari është shumë i kënaqur me mënyrën se si ata të dy bashkëveprojnë në fushë.
“Nëse ai avancon unë qëndroj më prapa dhe mbuloj për të ose e kundërta. Jam shumë i kënaqur në fushë dhe po ashtu edhe ai. Ne kemi e treguar këtë shumë herë këtë vit”, ka thënë Xavi.
Mesfushori Owen Hargreaves ka folur për lëndimet të cilat e kishin shoqëruar atë te Manchester United, duke thënë se ai ishte trajtuar si kafshë eksperimentale gjatë problemeve me gjurin.“Kam marrë disa injeksione, por gilca ime kurrë nuk ishte e njëjta. Pas injektimeve, jam munduar të kthehem në këmbët e mia dhe ata thanë se gilca ime ishte e mirë, por unë u ndjeva sikur ajo ishte e ndërtuar prej qelqi. Kjo pati një ndikim të madh”.
“Me lëndimet, duhej sikur isha kafshë eksperimentale për shumë prej këtyre trajtimeve. Është e vështirë. Të gjithë njerëzit [te United] janë të dashur dhe çdokush përpiqet të japë më të mirën, por me kalimin e kohës vini në një moment kur duhet të merrni një vendim”, ka thënë Hargreaves.
Adriano Galliani beson se kampionët në fuqi të Serie A, do t’u kthehen fitoreve apo të kthejnë lojtarët e lënduar.Klubi nga San Siro është pa lojtarët kryesor si Taye Taiwo, Mathieu Flamini, Alexandre Pato, Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho, në mesin e të tjerëve.
“Jam i bindur se ne do t’u kthehemi fitoreve menjëherë sapo të kthejmë lojtarët e lënduar. Ne kemi 10 deri në 12 lojtarë të lënduar për momentin, kjo është vështirë, por do të kalojë”, ka thënë Galliani për La Gazzetta dello Sport.
Galliani më pas ka shprehur frustrimin e tij me lëndimin e fundit, AlexandrePato, i cili do të jetë jashtë fushe për katër javë. Milani ka mbledhur vetëm dy pikë pas dy barazimeve në tre ndeshje në Serie A këtë sezon.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka përjashtuar mundësinë për të drejtuar ndonjë ekip në Gjermani, duke shpjeguar se pamundësia e tij për të folur gjermanisht do të ishte problem.“Nuk jam një trajner i tillë i cili qëndron në të njëjtin klub në një vend për gjithë jetën. Është diçka që më bën më të mirë, fakti që jam në vendin e katërt (të karrierës). Dhe të punoj në vende si Italia, Spanja dhe Anglia, kjo ju bën gjithnjë e më të mirë”.
“Do të doja [të punoj në Gjermani] por, të jem i sinqertë, është shumë e rëndësishme në aftësitë e mia si trajner ta di gjuhën. Të komunikoj me lojtarët, të jem me shtypin është në një mënyrë shumë komforte, pasi mediat janë një pjesë e rëndësishme e punës tonë dhe mendoj se nuk do të isha në maje të potencialit tim duke punuar në Gjermani, andaj është jashtë mendjes time”.
“Por për shkak të kualitetit të lojës dhe shumë gjërave që i kuptoj në futbollin gjerman, po, do të më pëlqente”, ka thënë Mou për Bild.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shpjeguar vendimin e tij për të caktuar Claudio Ranierin si trajner të ri të klubit, duke nënvizuar se ai ka ‘mendime praktike’.Ranieri u zbulua si trajner i gjigantit italian gjatë të enjtes, një ditë pasi Gian Piero Gasperini u shkarkua pas një vargu të rezultateve të dobëta.
“Mendoj se ai ka qasjen e nevojshme të mendimit praktik për të ringjallur ekipin, edhe si individë edhe si grup. Më vjen keq për Gasperinin, i cili gjithmonë ka pasur mbështetjen tonë, pavarësisht se çfarë lexova këtë mëngjes në disa gazeta të cilat zakonisht janë kundër nesh”.
“Me Gasperinin kemi bërë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të përmirësuar situatën dhe ai e dinte këtë, por ai ishte i pafat kur u përpoq. Tash, jam i kënaqur me këtë zgjidhje pasi besoj se Ranieri ka kualitetet e duhura për të arritur sukses”, ka thënë Moratti.
Testi i parë i Ranierit me Interin do të jetë udhëtimi te Bologna këtë të shtunë, para se të udhëtojë te CSKA Moska për ndeshjen e Ligës së Kampionëve gjatë të martës.
Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, ka pohuar mundësinë për t’i dhënë fund ditëve të tij të lojës aktive me gjigantin e Bundesligës.Francezi ka qenë pjesë e rëndësishme e Bayernit që kur iu bashkua klubit gjerman nga Olimpique Marseille në vitin 2007 për një shumë prej 25 milionë euro. Mesfushori më në fund ka lënë prapa lëndimet dhe synon të ndihmojë bavarezët të rikthejnë titullin e kampionit të Gjermanisë dhe të luftojnë për Ligën e Kampionëve.
“A mund të pensionohem të Bayerni? Sigurisht, pse jo? Jam shumë i lumtur në Munich dhe familja ime është plotësisht e adaptuar – dhe tash kam një ndalë i cili është një bavarez i vërtetë”, ka thënë ai.
Ribery vazhdimisht është lidhur me një transferim te Real Madridi gjatë viteve të fundit, por klubi nga Allianz Arena nuk ka dashur të heqë dorë nga shërbimet e yllit dhe ka penguar transferimin.
Gian Piero Gasperini ka deklaruar se akoma nuk i kuptuar kritikat e drejtuesve të Interit rreth punës së tij. 53-vjeçari u shkarkua nga posti i trajnerit pas vetëm tre muajsh, pasi ekipi humbi katër nga pesë ndeshjet e para zyrtare të sezonit.“E di se rezultatet përcaktojnë gjithçka. Interi e dinte se sistemi im ishte 3-4-3. Nuk është se unë nuk di sistem tjetër, por besoj se me këtë, ekipi që e drejtoj luan më mirë”.
“Ua shpjegova këtë drejtuesve të Interit tri herë kur fola me ata. Prandaj mendoj se kontroversiteti rreth formacionit ishte vetëm një shkas”.
“Nëse Interi nuk ka besuar në punën time, pse kanë nënshkruar me mua?”, ka thënë Gasperini për Secolo XIX.
Ai ka treguar se pas shitjes së Samuel Eto’o kishte kërkuar Ezequiel Lavezzin (Napoli) dhe Rodrigo Palacion (Genoa). Ndërkaq, kishte planifikuar shitjen e Wesley Sneijder (të cilin nuk mund ta përdorte në formacionin e tij), Goran Pandev (i huazuar te Napoli), Davide Santon, McDonald Mariga dhe Sulley Muntari. Ndërsa të gjitha këto nuk ishin plotësuar nga drejtuesit zikaltër.
Anzhi Makhachkala është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit brazilian të Interit, Douglas Maicon.Klubi rus dëshiron të dominojë në kampionatin vendor, ashtu që pas transferimit të Samuel Eto'o për 28 milionë euro, planifikon t’ia rrëmbejë Interit një tjetër lojtar.
Sezonin e kaluar braziliani u kërkua nga Jose Mourinho që t’i bashkëngjitej te Real Madridi, mirëpo transferimi nuk ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve rreth shumës së transferimit.
Maicon ka kontratë me Interin deri në vitin 2013, ndërsa sipas Itasportpress, ai do të kalonte në Rusi për shumën prej 15 milionë eurosh, ku do t’u bashkëngjitej bashkëkombësve të tij, si Roberto Carlos, Joao Carlos, Jucilei dhe Diego Tardelli.
Barcelona ka pranuar lajme aspak të këndshme nga stafi mjekësor, sipas të cilave, Ibrahim Afellay mund të mungojë gjashtë muaj si pasojë e lëndimit të gjurit.Holandezi porsa është kthyer nga një lëndim që e mori gjatë përgatitjeve parasezonale, ndërsa gjatë stërvitjeve të të enjtes ai e ka lënduar ligamentin e përparmë të gjurit të majtë, dhe rikthimi i tij pritet në muajin prill.
Për ta rregulluar problemin, 25-vjeçari duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Afellay i bashkohet Andres Iniestas dhe Alexis Sanchezit në listën e të lënduarve te Barca.
Trajneri i ri i Interit, Claudio Ranieri, beson se skuadra e tij ka gjithçka që i nevojitet për të tejkaluar krizën momentale.“Është një moment negativ, por kjo skuadër e ka në ADN-në e vet luftën dhe fitoren”.
“Unë besoj te këta lojtarë. Nëse krijon një ndjenjë të mirë tek ekipi, atëherë do të arrish sukses”, ka deklaruar Ranieri.
















