Një gol i papërsëritshëm është shënuar në kampionatin Norvegjez nga ku sulmuesi vendas ka shënuar një gol nga plot 60 metra largësi duke i dhënë edhe një tre pikësh të sigurt ekipit të tij.Jone Samuelsen është lojtari që ka shënuar këtë gol për ekipin e Odd Grenlandit në ndeshjen kundrejt ekipit të Tromsos në minutën e 90′ të takimit.
Një gol i tillë nuk ishte shënuar kurrë më parë duke sjellë edhe një "rekord" më vete për sulmuesin e Odd Grenlandit.
Sulmuesi i Baselit, Alexander Frei, e ka të vështirë të paramendojë se ekipi i tij mund ta befasojë Manchester Unitedin në takimin e të martës mbrëma në Old Trafford.“Po vijmë këtu si jofavoritë. Ne nuk po presim që ta bëjmë të pamundshmen të mundshme, mirëpo pse të mos arrijmë diçka”.
“Do të jemi maksimalisht të përkushtuar dhe do të japim 100 për qind gjatë gjithë 90 minutave dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, citohet 32-vjeçari nga uefa.com.
Arsenali ka konfirmuar se Jack Wilshere do të mungojë në katër-pesë muajt e ardhshëm, si pasojë e ndërhyrjes kirurgjike në nyje.Faqja zyrtare e Topçinjve ka njoftuar se të dhënat e para tregojnë se operacioni ka rezultuar i suksesshëm, mirëpo mesfushorit i nevojitet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar.
Pas largimit të Cesc Fabregas është pritur shumë nga lojtari i ri anglez, mirëpo duket se ai nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës në disa muajt e ardhshëm.
Anësori i Manchester Unitedit, Ashley Young, ka shprehur entuziazmin e tij para takimit të Ligës së Kampionëve kundër Baselit, duke thënë se pjesëmarrja në këtë garë është realizim i ëndrrës për çdo lojtar të ri.“Jam shumë i entuziazmuar. Ardhja te një klub si Manchester Unitedi dhe luajtja në këto gara të mëdha është ëndërr e çdo të riu”.
“Po përgatitem që të jem në gjendje të them se kam luajtur në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Young.
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, beson se angazhimi i Claudio Ranierit në postin e trajnerit të zikaltërve ka pasur ndikim pozitiv në skuadër.“Mendoj se Ranieri ka sjellë më shumë rregull në skuadër. Ai ka bërë një punë të madhe në rikthimin e unitetit për një kohë aq të shkurtë”.
“Tash kemi besim në aftësitë tona dhe besoj se do të luajmë shumë mirë në Moskë”, ka thënë argjentinasi në një konferencë për gazetarë.
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, beson se skuadra e tij është e përgatitur që ta mposhtë Barcelonën këtë sezon.Në sezonet e fundit, Mbretërit shpesh janë turpëruar nga fuqia e Blaugranëve, ndërsa këtë edicion ata janë të vendosur që t’i bëjnë ballë Barcës.
“Ne tashmë e kemi dëshmuar në dy takimet e Superkupës se nuk është e pamundur të mposhtet Barcelona”.
“Në Superkupë ne ishim dukshëm më të mirë se ata. Fatkeqësisht, ata kishin fat dhe ne nuk fituam, por kjo ndodh në futboll. Ne merituam t’i fitonim të dyja ndeshjet”.
“Në ditët e sotme, në jemi skuadra me gjasat më të mira për t’iu përballur Barcelonës. Po kalojmë nëpër një moment të mirë dhe skuadra jonë ka kualitetin për ta mposhtur Barcën apo cilëndo skuadër”, ka thënë portugezi për Publico.
Mesfushori i ekipit norvegjez Brann, Carl-Erik Torp ka pësuar infarkt gjatë ndeshjes në Ligën e Norvegjisë. Ngjarja ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes ndërsa Torp është dërguar me helikopter drejt spitalit.Sipas njoftimit të klubit Brann, gjendja shëndetësore e Torp është stabilizuar dhe po shkon drejt përmirësimit
Shikoni videon:
Mjeshtri i mesfushës, Xavi Hernandez, ka mohuar sugjerimet se Real Madridi ka arritur ta zhvillojë stilin e lojës së Barcelonës.Angazhimi i Jose Mourinhos në postin e trajnerit dhe transferimet marramendëse të Los Blancos, për shumëkënd, kanë bërë që Reali ta zbusë paksa dominimin e Blaugranëve në vitet e fundit.
Ndërsa Xavi thotë se gjigantët spanjollë kanë stile të ndryshme sa i përket strategjisë së lojës.
Ai ka theksuar për Der Tagesspiegel se loja e tyre është tërësisht e ndryshme. Sipas Xavit, loja e Barcës është e bazuar në kolektivizëm, derisa Reali mundohet t’i fitojë ndeshjet duke u bazuar në individë.
Wayne Rooney dhe Javier Hernandez do të mungojnë në takimin e Manchester Unitedit dhe Baselit në përballjen e të martës mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.Konfirmimin për mungesën e dyshes së sulmit e ka bërë trajneri Sir Alex Ferguson, ndërsa pritet që Dimitar Berbatov dhe Michael Owen ta udhëheqin sulmin e Djajve të Kuq.
Sir Alex ka thënë se shpreson që lojtarët që mungojnë të jenë sa më shpejtë në dispozicion të tij.
Trajneri e ka quajtur Ligën e Kampionëve si garën më të rëndësishme të futbollit, madje edhe më të rëndësishme se Kampionati Evropian dhe Kupa e Botës, prandaj shpreson që ekipi i tij të ketë sukses këtë edhe edicion.
Fernando Torres i ka falënderuar tifozët e Chelseat për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë momenteve të vështira dhe ka thënë se ai do të shënojë gola për ta.Sulmuesi spanjoll rezultoi transferim i pasuksesshëm në sezonin e kaluar, ndërsa tani duket se dalëngadalë po e rikthen formën e tij.
“Që nga dita e parë e deri më tani, secilën herë që flas me ta në rrugë, në kafe, kudo, e ndjej mbështetjen që po ma japin, prandaj është kënaqësi që të filloj të shënoj për ta”, ka deklaruar Torres.
Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, thotë se skuadra e tij duhet të jetë në gatishmëri maksimale në përballjen e të martës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.Ekipi holandez luajti pa gola në takimin e parë të fazës grupore kundër Lyonit, ndërsa De Boer shpreson të nxjerrë rezultat pozitiv në Bernabeu.
“Real Madridi është një skuadër e shkëlqyer dhe për të fituar duhet t’i bëjmë gjërat shumë mirë”, citon AS fjalët e trajnerit holandez.
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka konfirmuar se ndërhyrja kirurgjike në nyjën e tij është kryer me sukses mëngjesin e të hënës.Anglezi 19-vjeçar pësoi një frakturë në nyjën e këmbës së djathtë gjatë përballjes ndaj Zvicrës në qershor, ndërsa ishte përkeqësuar edhe më shumë gjatë stërvitjeve parasezonale në fund të muajit korrik.
“Kam bërë operacionin dhe gjithçka shkoi mirë!”, ka shkruar Wilshere në faqen e tij në Twitter.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, është i shqetësuar se Wesley Sneijder mund të qëndrojë një kohë të gjatë jashtë fushe.Holandezi nuk luajti në përballjen e fundjavës ndaj Bolognas, ndërsa do të mungojë edhe ndaj CSKA Moskës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, Ranieri ka thënë se akoma nuk ka informata për kohën e saktë të mungesës së mesfushorit.
“Sneijder nuk ka udhëtuar në Moskë dhe kjo është një goditje për ne. Frika ime është se nuk do ta kemi për një kohë, sepse lëndimi i tij duket më serioz sesa është menduar në fillim”, ka thënë Ranieri për ESPN.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shprehur besimin e tij se gjithçka është kthyer në normalitet në Giuseppe Meazza tash që Claudio Ranieri ka zëvendësuar Gian Piero Gasperinin."Gjithçka duket se është kthyer në normalitet sërish. Jam shumë i kënaqur me performancën e ekipit kundër Bolognës. Gjithçka shkoi mirë. Mendoj se ne jemi një ekip më racional tash. Më racional në kuptimin se është më shumë si mënyra jonë normale e lojës".
"Gasperini mund ta kishte gjetur atë lloj normaliteti më vonë, por ishte shumë rrezik", ka thënë Moratti për La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se nuk di çfarë të thotë për të komentuar talentin e Lionel Messi.Messi shënoi hat-trick gjatë vikendit ndaj Atletico Madrid, derisa Barcelona fitoi 5-0 në derbin e javës.
"Messi ishte vendimtar edhe një herë, ju vetëm mund ta uroni atë. Ai është një lojtar të cilin nuk duhet ta shpjegoni, ju vetëm e shikoni atë duke vepruar”, ka thënë Guardiola.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lansuar një reklamë të ri televizive me bankën Millenium BCP.Mourinho ka një marrëveshje në vlerën e një milionë eurove me bankën portugeze dhe paraqitet në një kampanjë të re ku tenton të inspirojë vetëbesimin e publikut lokal, pasi ata po kalojnë nëpër një krizë financiare evropiane.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit përmend suksesin dhe arritjet e tij në karrierë para se të deklarojë: “Unë jam trajneri më i mirë në botë dhe jam portugez”.
Reklamën e realizuar në gjuhën portugeze mund ta shikoni në vazhdim.
Anëtari i bordit drejtues të Ajaxit, Johan Cruyff, ka thënë se klubi holandez mund të arrijë rezultat pozitiv gjatë ndeshjes së të martës në grupin D të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit në Santiago Bernabeu.Kampionët e Holandës u mposhtën me rezultat 2-0 nga spanjollët sezonin e kaluar me madrilenët që dominuan gjatë gjithë ndeshjes. Por Cruyff mendon se Ajaxi është i aftë për të nxjerrë një rezultat tjetër kësaj here.
“Normalisht, Ajaxi do të ketë një mbrëmje të vështirë në Madrid. Megjithatë, ka shumë pyetje për formën e Real Madridit. Ata kanë qenë shumë të paqëndrueshëm në javët e para të sezonit dhe ju mund të shihni se kjo i shqetëson ata”.
“Ajaxi duhet të jetë shumë i organizuar. Mund të shoh ata duke krijuar disa raste. Mbrojtësit e qendrës së Madridit janë të shkëlqyeshëm në duele, por pozicionimi i tyre shpesh është i dyshimtë. Do të thosha se kjo është thembra e tyre e Akilit dhe Ajaxi mund ta shfrytëzojë këtë avantazh”, ka shkruar Cruyff në kolumnën e tij për De Telegraaf.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se Interi dhe Juventusi do të jenë rivalët më të mëdhenj të Rossonerëve për titull këtë sezon, pavarësisht fillimit jo aq të kënaqshëm të sezonit këtë sezon.“Interi dhe Juve janë rivalët tonë më të mëdhenj për titull. Biankonerët kanë pasur një treg të shkëlqyeshëm transferosh dhe Nerazzurët do të luftojnë për titull”, ka thënë Allegri për Tuttosport.
Juventus dhe Milan do të përballen këtë vikend në derbin e javës në Serie A.
Trajeneri i Tottenhamit, Harry Redkanpp, është duke synuar një transferim të sulmuesit të Genoas, Rodrigo Palacio.Argjentinasi ka fituar ftesë për të qenë pjesë e kombëtares pas tre vitesh mungese dhe është lidhur me një transferim te Interi gjatë verës.
Itasportpress shkruan se forma e Palacios ka joshur vëmendjen e Redknapp, i cili është në treg për një sulmues të ri në janar.
Asnjë kontakt formal ende nuk është bërë, edhe pse kampi i Palacio është i vetëdijshëm për interesimin e Spursave.
Përzgjedhësi i kombëtares italiane, Cesare Prandelli, mendon se arritja e Claudio Ranierit te Interi do të jetë pozitive.“Është për të ardhur keq që Gasperini u shkarkua, por kështu është futbolli. Jam i lumtur që Ranieri është rikthyer dhe jam i sigurt se ai do të ketë ndikim në Interin, siç gjithmonë ka bërë në karrierën e tij”.
“Po ashtu jam i lumtur edhe që shoh Giampaolo Pazzinin t’u kthehet golave. Është një shenjë e mirë”, ka thënë Prandelli.
Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, beson se vetëbesimi i portierit të ri David de Gea po rritet gjithë kohën dhe se ai mund të bëhet një prej më të mirëve në botë.“Portieri jonë ishte i jashtëzakonshëm. David po ia del shumë mirë – vetëbesimi i tij po rritet gjithë kohën. Ju mund të shihni se ai bën mbrojtje të shkëlqyeshme, të gjithë lojtarët janë shumë të lumtur për të. Të gjithë jemi prapa tij dhe e mbështesim atë”.
“Ai ka pasur një start të vështirë, por nëse ju shihni ndeshjen kundër Chelseat vikendin e kaluar, ai bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme dhe ai tash [kundër Stoke] sërish bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme. Kjo vërtet i ka dhënë vetëbesim atij. Mezi pres ta shoh dhe ai mund të bëhet një prej më të mirëve”, ka thënë Evra.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, mendon se në Serie A çdo ekip mund të mposht secilin rival, pasi ai mbrëmë shënoi fitoren e parë me klubin italian duke mposhtur Parmën me rezultat minimal, 1-0.Ky fillim sezoni në Serie A është treguar shumë i ekuilibruar dhe i paparashikueshëm me ekipet si Roma, Milan dhe Inter që kanë shënuar fitoret e para vetëm në javën e katërt.
“Kam kuptuar se në Serie A çdo ekip mund të mposht secilin. Atalanta është rivali ynë i ardhshëm dhe ata do të ishin në maje të tabelës po të mos ishte ndëshkimi prej gjashtë pikësh. Ata janë një ekip i fuqishëm dhe ne do të duhet të japim më të mirën, ashtu që fansat tonë të festojnë”, ka thënë Enrique.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka pranuar se bashkëlojtarët e tij dhe klubi janë ‘të obsesionuar’ me trofeun e Ligës së Kampionëve.Në vitin 2008 Chelsea ishte shumë afër për ta fituar trofeun evropian për të parën herë, por u mposht në finale nga Manchester United në penalti.
“Tregoma një ekip të nivelit të Chelseat, Manchester United, Real Madrid ose Barcelonës, që nuk është i obsesionuar me Ligën e Kampionëve. Nëse ata nuk janë, do të isha i befasuar që ata luajnë aty. Edhe nëse e keni fituar më herët, ju vetëm dëshironi të vazhdoni ta fitoni Ligën e Kampionëve. Çdo sezon ambicia është të fitohet gara”.
“Njerëzit gjithmonë e përdorin fjalën ‘obsesion’ në aspekt negativ, nga e cila mahnitem. Ne nuk jemi të obsesionuar në mënyrën që nëse nuk e fitojmë ne thjesht do të shkojmë dhe të vrasim veten”.
“Nuk është kjo. Ne jemi të obsesinuar me Ligën e Kampionëve pasi kjo është një garë e shkëlqyeshme për ta fituar. Në aspekt pozitiv ne përpiqemi të gjejmë fitoren. Mendoj se është mënyrë e mirë të jesh i obsesionuar kështu, pasi nëse nuk je i etur për fitore, nuk duhet të luash”, ka thënë Cech gjatë një interviste për Guardian.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se fitorja ndaj Parmës është një ngritje e madhe e vetëbesimit të tyre.“Sonte kundër Parmës erdhi fitorja jonë e parë. Mendoj se kjo është një arritje e madhe, veçanërisht në aspekt moral. Nga kjo ndeshje ne do të ndërtojmë një siguri të re dhe besimi në vete do të forcohet”.
“Ndeshja e ardhshme do të jetë kundër Atalantas, që deri tash ka shënuar tre fitore dhe një barazim: pa ndëshkimet (minus gjashtë pikë), ata mbase do të ishin të parët në renditje”.
“Për këtë ne do të përballemi me ta me respekt të madh, por në të njëjtën kohë do të jetë esenciale të kërkojmë golin me bindje dhe tre pikët”, ka shkruar Totti në faqen e tij zyrtare.
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, thotë se nuk ka shqetësime në prag të takimit derbit përballë ish-ekipit të tij, Milanit, gjatë të shtunës.Pirlo u largua nga Milani gjatë kësaj vere për t’u transferuar te rivali tjetër, Juventusi.
“Sfida me Milanin? Jam i qetë. Ne jemi në një formë të shkëlqyeshme dhe do të përballemi me Rossonerët me vetëbesim”, ka thënë Pirlo pas ndeshjes ndaj Catanias.
















