Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas ka thënë se ai kurrë nuk ka qenë afër transferimit në kampionatin italian, pas deklaratës së Aurelio De Laurentiis se ai ka menduar për portugezin.“Gjatë verës kam qenë pranë Interit dhe Napolit? Jo, absolutisht që jo. Unë nuk kam asgjë për të thënë”.
“Falënderoj të dy presidentët, Morattin dhe De Laurentiis për fjalët e mira që kanë thënë për mua. Ata kanë strategë të talentuar, Mazzarri dhe Ranieri janë trajnerë të mëdhenj italianë dhe jam i sigurtë se ata do të fitojnë me ekipet e tyre”, potencoi Villas Boas.
Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster mendon se nuk është mirë që Los Blancos të justifikohen ende me arsyetimin se kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur.“Është vërtet qesharake kur thuhet se Reali ka nevojë për kohë, kur dihet se lojtarët janë transferuar një vit më parë. Unë dua të di nëse ata vërtet janë përmirësuar. A mund t’i menaxhojnë tani ndeshjet e mëdha ndaj Barcelonës?”.
“Pjesa tjetër është pa rëndësi, humbje kohe”, tha gjermani.
Drejtori i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se është shumë herët të parashikohet ecuria e bavarezëve në Ligën e Kampionëve, pas dy fitoreve të shënuara në fazën grupore.“Liga e Kampionëve nuk fillon vërtet deri para fazës së eliminimit direkt. Para kësaj, ju duhet të jeni të mençur dhe të suksesshëm”.
“Mendoj se ne do ta marrim hap pas hapi. Dy fitore na kanë vënë në pozitë të mirë për t’u kualifikuar. Sidoqoftë, titulli vendoset në maj dhe jo në shtator, kështu që duhet të mbajmë këmbët në tokë”, u shpreh Rummenigge.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka deklaruar se fitorja prej 5-0 ndaj Bate Borisov të mërkurën nuk ishte dhe aq e vështirë për Blaugranët, pasi kundërshtarët rallë herë janë larguar nga fusha e tyre.“Bate ka flejtur dhe na ka lejuar të dominojmë. Ne kemi luajtur lehtë, sepse ata nuk e kanë lëshuar fare fushën e tyre në pjesën më të madhe të kohës”.
“Ne është dashur ta hapim lojën, pasi ata janë mbrojtur me dhjetë lojtarë. Megjithatë, ia dolëm mirë mbanë”, u shpreh Xavi.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i popullarizuar në Facebook me 34.4 milionë fansa.Ja cilët janë 20 futbollistët me numrin më të madh të fansave në rrjetin e famshëm social Facebook:
1. Cristiano Ronaldo (34 milionë)
2. Lionel Messi (25 milionë)
3. David Beckham (14 milionë)
4. Kaka (11 milionë)
5. Fernando Torres (8 milionë)
6. Wayne Rooney (8 milionë)
7. Andres Iniesta (8 milionë)
8. Steven Gerrard (5.3 milionë)
9. Ronaldinho (5 milionë)
10. Cesc Fabregas (4 milionë)
11. Didier Drogba (3.5 milionë)
12. Iker Casillas (3.1 milionë)
13. Gerrard Pique (3 milionë)
14. Alessandro Del Piero (2.3 milionë)
15. Carlos Tevez (2.3 milionë)
16. Robin Van Persie (2.2 milionë)
17. Frank Lampard (2.1 milionë)
18. Diego Forlan (1.9 milionë)
19. Ryan Giggs (1.8 milionë)
20. Zlatan Ibrahimovic (1.7 milionë)
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka deklaruar në mënyrë sensacionale se kampioni i Italisë, të cilin ai e ka në pronë dhe të cilin ai e do, është shumë më i fortë se sa ajo që quhet skuadra më e mirë në histori të futbollit, Barcelona.Milani është duke vuajtur kohëve të fundit nga rezultatet jo të mira, por presidenti Berlusconi është tepër i sigurtë që ekipi i tij do të jetë triumfal në fund të sezonit, me të gjithë titujt e fituar.
“Këtë sezon ne do të fitojmë gjithçka, jemi më të fortë se Barcelona”, tha ai për Sky Sport Italia.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho do të duhet që të mos llogarisë në shërbimet e Karim Benzemas për ndeshjen e të shtunës në La Liga ndaj Espanyolit, pasi sulmuesi ka pësuar një lëndim, raporton AS.Francezi e pësoi lëndimin në ije gjatë fitores së lartë ndaj Ajaxit të martën, dëmtim ky që e detyroi të largohej nga fusha në minutën e 74.
Benzema është në formë të lartë në këtë fillim sezoni duke shënuar pesë gola në nëntë ndeshjet e para zyrtare, që natyrisht do të jetë hendikep i madh për Los Blancos.
Strategu italian, Ottavio Bianchi pret spektakël nga aktualisht dy ekipet më të forta në Itali, Napolit dhe Interit, kur ekipet të takohen të shtunën në derbin e kësaj fundjave në Serie A.“Mendoj se të dyja ekipet kanë bërë mirë në Ligën e Kampionëve, duke tejkaluar pengesa të mëdha. Napoli ka treguar se është një ekip në formë të lartë, përderisa Interi, me ardhjen e Ranierit, e ka gjetur përsëri shpirtin fitues, kështu që të dyja ekipet janë në gjendje që të shfaqin spektakël të shtunën”.
“Të dyja ekipet aktualisht janë duke përjetuar momente positive, prandaj pres ndeshje të zjarrtë, të cilën ua rekomandoj dashamirësve të futbollit ta shikojnë”, potencoi Bianchi.
Real Madridi është duke intensifikuar përpjekjet për ta transferuar në Santiago Bernabeu, qendërsulmuesin e Interit, Giampaolo Pazzini.Jose Mourinho ndjen se skuadrës së tij i mungon një sulmues dhe ai dëshiron që të shtojë prezencën në repartin ofensiv me transferimin e Pazzinit.
Zëvëndëspresidenti i Real Madridit, Jose Angel Sanchez ishte në Itali gjatë fundjavës për ta parë Pazzinin ndaj Bolonjës. Mourinho shpreson se me një ofertë prej 12-13 milionë eurosh marrëveshja mund të mbyllet me sukses.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është duke refuzuar që të konfirmojë rikthimin e Kevin Prince Boateng për supersfidën e fundjavës ndaj Juventusit.Boateng është jashtë fushave që pas dëmtimit të pësuar në barazimin prej 2-2 ndaj Barcelonës në Camp Nou dhe tashmë ka kaluar mjaftë kohë që ai të rikthehet ndaj Juventusit, një indikacion të cilin ka refuzuar ta japë Allegri.
“Do të më duhet ta vlerësoj mirë gjendjen e Boateng, i cili është i vetmi që mund të riaftësohet”, theksoi Allegri.
Manchester City dhe Chelsea janë tepër të interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.Me Fabregasin i cili ka filluar karrierën e tij te Barca në mënyrë fantastike, pritet që për Busquets të ketë më pak minuta në të ardhmen, sidomos pasi të kthehet nga lëndimi Andres Iniesta.
Sport shkruan se Chelsea dhe Manchester City janë të interesuar për spanjollin që ta sjellin gjatë afatit kalimtar veror.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas është shprehur tejet i zhgënjyer me barazimin e arritur në Mestalla të mërkurën mbrëma, duke thënë se Blutë merituan fitoren.“Është vërtet shumë keq që pranuam një gol të vonshëm, sepse unë kam menduar se kemi fituar. Ishte shumë keq që pësuam penalti, e cila hedh poshtë një performancë shumë të mirë të ekipit tim gjatë gjithë ndeshjes”.
“Unë jam i kënaqur me ekipin tim edhe pse mendoj se ajo që merituam ishte vetëm fitorja”, ka thënë portugezi pas ndeshjes.
Drejtori i Interit, Ernesto Paolillo ka hedhur poshtë pohimet se Interi është duke planifikuar transferimin e asit të Napolit, Ezequiel Lavezzi, i cili vlerësohet nga klubi i tij plot 32 milionë euro.Mediat italiane kanë raportuar se Interi do ta transferojë gjatë janarit Lavezzin, pasi që marrëveshja për kalimin e Pandev te Napoli e garanton këtë. Sidoqoftë, kështu nuk mendon Paolillo.
“A është marrëveshja për Pandevin e lidhur me Lavezzin? Unë refuzoj të komentoj mbi këtë. Marrëveshja për Pandevin është arritur për shkak të marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira mes dy klubeve”, theksoi Paolillo.
Marcello Lippi ka thënë se ai beson se ish-ylli i Juventusit dhe Real Madridit, Zinedine Zidane, është lojtari më i madh në 20 vitet e fundit.Dyshja punuan së bashku në Torino nga viti 1996 deri në vitin 1999, dhe Lippi nuk ka asgjë tjetër pos lëvdatave për francezin.
“Lojtari më i mirë në 20 vitet e fundit? Duhet të jetë Zidane. Ai ka pasur gjithçka. Ju kurrë nuk keni pasur nevojë t’i thoni atij asgjë, pasi ai i bënte vetë dhe e dinte se çfarë pritej”.
“Në 20 vite para tij, Diego Maradona ishte padyshim më i mirë. Nuk ka dyshime për këtë, sipas mendimit tim”, ka thënë Lippi.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se Javier Zanetti, nuk do t’i bashkohet bordit të drejtorëve të klubit në një të ardhme të afërt, pasi mendon se argjentinasi ende është shumë i rëndësishëm në fushë.Zanetti së fundi u bë lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e klubit dhe ende është një lojtar i paprekshëm në ekipin e parë të Interit.
“Ai [Zanetti] ende bën një dallim të madh, në fushë dhe si njeri. Ai është e ardhmja e Interit. Si drejtor klubi? Jo, në fushë pasi ai do të luajë edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë Moratti.
Anzhi Makhachkala i ka thënë mbrojtësit Roberto Carlos edhe rolin e trajnerit, pasi Gadzhi Gadzhiyev u shkarkua nga ky post.65-vjeçari drejtoi ekipin në pozitën e 11-të të Ligës Premier të Rusisë sezonin e kaluar, por pavarësisht nënshkrimeve të bujshme të verës me lojtarë si Samuel Eto'o, Yuri Zhirkov dhe Balazs Dzsudzsak, ata kanë rënë në pozitën e shtatë pas vetëm një fitoreje në gjashtë ndeshjet e fundit.
Si rezultat, kryetari i bordit Suleyman Kerimov ia ka dhënë detyrën e trajnerit veteranit brazilian me Andrey Gordeev që do të jetë asistent i tij. Carlos 38-vjeçar, po ashtu do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe si lojtar.
Carlos pritet të jetë vetëm një caktim i përkohshëm, pasi klubi rus është lidhur me disa prej emrave të mëdhenj të futbollit evropian, si Guus Hiddink, Fabio Capello dhe Jose Mourinho.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është i ngazëllyer që është barazuar me legjendën e klubit, Ladislao Kubala, në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit katanalas.Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren e mbrëmshme prej 5-0 ndaj BATE Borisov në Ligën e Kampionëve dhe tash mbledh 194 gola për fanellën Blaugrane, saktësisht sa kishte shënuar sulmuesi i lindur në Budapest gjatë 12 viteve në Camp Nou.
“Jam shumë i kënaqur që kam barazuar me dikë i cili ka qenë aq i rëndësishëm për klubin në të kaluarën. Jam vërtet i lumtur. E kam ditur se mund të barazoj me Kubala, nuk kam menduar për këtë para ndeshjes. Vetëm kam dashur të bëj një punë të mirë dhe të ndihmoj ekipin”.
“Do të ishte mrekulli nëse do të mund të thyej rekordin e të gjitha kohërave, por nuk po shqetësohem dhe jam i qetë”, ka thënë Messi.
Messi tash do të luftojë për të mposhtur Cesar Rodriguez me rekordin e tij prej 235 golash, si shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me fanellën e Barcelonës.
Mesfushori i Real Madridit, Kaka, ka zbuluar se ai kurrë nuk ka menduar të largohet nga klubi dhe mbetet plotësisht i përkushtuar në qëllimet.Gjatë prezantimit të video-lojës për FIFA 12 braziliani ka folur për admirimin e tij për klubin dhe ambiciet për të fituar trofe.
“Unë i kam borxh Real Madridit. Do të kishte qenë shumë e lehtë të largohem, por kjo është se pse zgjodha të përmirësoj ndeshjen time. Kam një ëndërr për të arritur sukses te Real Madridi, të cilën dua ta realizoj”.
“Shumë raporte thoshin se Madridi dëshiron të më shesë, por Perez më pati thënë se nuk dëshiron dhe e mbajti fjalën. I kam borxh presidentit. Tre palët vendosën. Unë nuk doja të largohem, Mourinho nuk dëshironte të shkoj dhe klubi nuk dëshironte të më shesë”, ka thënë Kaka.
Ish-lojtari më i mirë në botë arriti te Real Madridi në vitin 2009 për 68.5 milionë euro, por ka dështuar të shkëlqejë, pjesërisht edhe për shkak të lëndimeve.
Frank Lampard thotë se ai ende synon të jetë një lojtar i rëndësishëm për Chelsean në vitet e ardhshme në mesin e sugjerimeve se ai mund të detyrohet të largohet për shkak të moshës.33-vjeçari shënoi për Blutë në barazimin e mbrëmshëm 1-1 ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve, pasi kishte qëndruar në stol gjatë ndeshjes së Ligës Premier ndaj Swansea.
“Nuk dua vetëm t’i marr paratë dhe të qëndron ulur në stol. Por ju keni respekt për menaxherin dhe respekt për ekipin dhe kualitetin e ekipit të cilin e kemi. Është një ekip i madh dhe menaxheri do të bëjë atë që e sheh si të duhur. Nëse ai dëshiron të sjellë lojtarë të rinj me kalimin e kohës, atëherë unë duhet të pajtohem me këtë”.
“Fatmirësisht, jam në një klub të cilin e dua dhe kam bërë një histori të shkëlqyeshme këtu. Dua të vazhdoj këtë tregim edhe për disa vite të mira, jo vetëm për tash, jo vetëm për disa muajt e ardhshëm”, ka thënë Lampard.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lavdëruar djelmoshat e tij pas 90 minutave fantastike në fitoren 5-0 të grupit H të Ligës së Kampionëve përballë BATE Borisov."Ne jemi të kënaqur që do të jemi në maje të grupit me këtë fitore. Triumfi vjen pas barazimit me Milanin dhe kjo është një rezultat që çon peshë për ne".
"Ne luajtëm kundër një ekipi i cili mbyllte hapësirat vërtet mirë dhe ne ishim me fat që shënuam herët. Nuk kam pritur që ata të luajnë aq ngjeshur në mbrojtje", ka thënë Guardiola.
Barcelona shënoi fitore bindëse prej 5-0 ndaj BATE Borisov, por David Villa thotë se sfida ka qenë më e vështirë se që është dukur.Një autogol i Aleksandr Volodko, një gol i Pedro Rodriguez, një dygolësh nga Lionel Messi, dhe një gol i minutës së fundit i shënuar nga Villa, vulosën ndeshjen.
"Ishte vështirë për ne pasi BATE është një rival i vështirë. Pavarësisht rezultatit të thellë, kjo na kushtoi neve me shumë mund para se të arrinim golin e parë. BATE është një ekip shumë i vështirë të luash dhe nuk ishte lehtë. Këto ndeshje në Ligën e Kampionëve gjithmonë janë të vështira, por ne kemi merita për rezultatin", ka thënë sulmuesi spanjoll.
Barcelona mban kreun e grupit së bashku me Milanin, që mposhti Viktoria Plzen me rezultat 2-0 në San Siro.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se Zlatan Ibrahimovic është vendimtar për shpresat e ekipi të tij për të arritur sukses këtë sezon.Suedezi fitoi dhe shndërroi në gol një penalti, para se të asistojë për Antonio Cassanon në golin e dytë, në fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Viktoria Plzen në grupin H të Ligës së Kampionëve.
"Është një fitore e madhe, dhe një e cila ja vlen të pasojë rezultatin tonë te Barcelona. Ne ishim në mes të një ndeshje të mirë dhe të keqe sonte, por mbi të gjitha fitorja është e merituar. Ibrahimovic është një lojtar i madh për ne, dhe injekton një fizikalitet në ekip", ka thënë Allegri.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, beson se ekipi i tij mund ta vazhdojë ecurinë e suksesshme në Ligën e Kampionëve dhe të kalojë fazën e grupeve, madje beson se ata edhe mund ta fitojnë garën evropiane.Të zgjedhurit e trajnerit Walter Mazzarri shënuan fitore 2-0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e të martës të grupit A, dhe tash qëndrojnë të dytët në grup, vetëm pas Bayernit, që do të jetë rivali i tyre i radhës.
"Ende ka ndeshje për t'u luajtur, por ne mund ta kalojmë grupin. Jam i kënaqur që Bayern Munich mposhti Manchester Cityn, dhe tash ne duhet t'i mposhtim gjermanët kur të luajmë me ta. Ne jemi të interesuar ta fitojmë Ligën e Kampionëve", ka thënë De Laurentiis.
Napoli megjithatë ka një ndeshje të vështirë për të menduar, pasi përballet me Interin në Giuseppe Meazza në kuadër të Serie A gjatë këtij vikendi.
Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, ka shprehur kënaqësinë e tij pas barazimit të spanjollëve ndaj Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve.Pasi Frank Lampard kishte hapur rezultatin në Mestalla duke shënuar një gol në fillim pjesës së dytë, një penalti e vonshme nga Roberto Soldado i solli Valencias një pikë.
"Ne kemi shijuar një ndeshje sensacionale. Valencia dha shumë mund. Të dyja ekipet kanë mundur të fitojnë", ka thënë Llorente për Superdeporte.es.
Llorente ka lavdëruar lojtarët, e në veçanti portierin Diego Alves, i cili bëri një varg mbrojtjesh në pjesën e dytë.
Trajneri i Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti, është i ngazëllyer me intensitetin që tregoi ekipi i tij në fitoren 3-1 ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.Dy gola të Roman Shirokov, dhe një gol i Danny i dhanë Zenitit fitoren pasi portugezët kishin kaluar në epërsi të hershme pas 10 minutash lojë.
"Ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme, me një intensitet të madh, dhe krijuam shumë shanse. Pjesa e parë dhe e dyta ishin dukshëm të ndryshme, pjesërisht për shkak të faktit se ne ishim të frikësuar të tregojmë aftësitë dhe kualitetet tona herët në ndeshje".
"Në pauzë u thash lojtarëve se nëse ata luajnë me qetësi, do të jetë më lehtë për ta të tregojnë atë çfarë janë në gjendje. Kjo saktësisht ndodhi. Porto është një ekip i shkëlqyeshëm, por ne bëmë shumë presion në pjesën e dytë dhe kjo nuk i lejoi ata të luajnë në lojën më të mirë", ka thënë Spalletti për UEFA.com
Mysafirët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas përjashtimit të Jorge Fucile dhe Spalletti mendon se kjo ka qenë një avantazh shtesë për ekipin e tij.
Manchester City e ka suspenduar sulmuesin Carlos Tevez për dy javë, pas refuzimit të tij që të luante si zëvendësues në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.Trajneri Roberto Mancini e ka akuzuar argjentinasin se e kishte refuzuar kërkesën e tij që të luante kundër bavarezëve, në takimin të cilin ‘pasanikët’ e humbën me rezultat 2-0.
27-vjeçari e ka mohuar atë që e ka thënë trajneri, megjithatë klubi ka marrë vendim që ta dënojë atë me 14 ditë mosparaqitje në stërvitje dhe mospërfshirje në skuadër. Ndërsa pas dy javësh pritet të merret një vendim tjetër
Sulmuesi i Juventusit, Fabio Quagliarella, është në pritje të derbit të fundjavës në Serie A kundër Milanit.Lideri i Kampionatit aktual pret kampionin në fuqi në Juventus Arena, ndërsa Quagliarella pret të zhvillojë një ndeshje të mirë pas rikthimit nga lëndimi që e ka mbajtur një kohë të gjatë jashtë fushe.
“Të luaja me ekipin e të rinjve ishte stërvitje e mirë për mua. Nuk e di kur do të luaj një 90 minutësh të plotë me ekipin e parë, por jam gati”.
“Gjuri nuk më shkakton më probleme dhe lëndimi është pas meje. Fizikisht jam mirë tash”, ka thënë sulmuesi për La Gazzetta dello Sport.
















