Legjenda e Manchester United, Paul Scholes është tejet i zhgënjyer që klubi nuk ka arritur të transferojë Wesley Sneijder apo Samir Nasri në Old Trafford.“Unë shikova dhe shpresova se do të transferonim këta dy lojtarë, por jo si zëvëndësues për mua. Menaxheri duhet të jetë sëmurë duke folur për mua. Sa herë e ndezja televizorin, e shihja dikë duke e pyetur atë për mua”.
“Nuk mendoj se është çështje e zëvëndësimit tim. Në këtë klub nuk është asgjë për zëvëndësim lojtarësh. Ne shkojmë përpara. Kishte lojtarë si Roy Keanen dhe Bryan Robson, dhe nuk kemi pasur nevojë t’i zëvëndësonim ata”, u shpreh Scholes.
Ish-reprezentuesi italian, Aldo Serena, i cili ishte lojtar edhe i Milanit edhe i Juventusit gjatë karrierës së tij, mezi e pret ndeshjen derbi të kësaj fundjave mes dy gjigantëve, duke thënë se ai nuk pret që ndeshja të përfundojë me barazim.“Juventusi i Antonio Contes ndoshta do ta fillojë ndeshjen me qëllime sulmuese, pa pe lejuar Milanin për të bërë kundërsulme. Nga ana tjetër, Milani, do të tentojë të mbajë presionin mbi mesfushën e Juventusit dhe ta bëjë këtë një takim fizik”.
“Nëse më duhet të bëj ndonjë parashikim, atëherë do të thosha se Juventusi ose Milani do të marrë tri pikët. Nuk mendoj se do të shohim barazim të dielën”, tha Serena.
Juventusi është në krye të renditjes tabelare në Serie A me 8 pikë pas katër ndeshjeve, përderisa Milani ka pesë pikë.
Legjenda gjermane dhe president nderi i Bayernit të Munichut, Franz Beckenbauer, ka deklaruar se gjiganti gjerman është ende larg nivelit të Real Madridit dhe Barcelonës, pas fitores ndaj Manchester Cityt mesjavën e kaluar.“Ne nuk duhet të harrojmë se përkundër faktit që Manchester City është ekip shumë i mirë, shumë më i fortë se skuadrat në Bundesliga, nuk është ekip si Reali apo Manchester United”.
“Bayerni definitivisht nuk është në nivelin e njëjtë sikur Barcelona. Ta pohonim këtë, do të ishte ekzagjerim i madh. Barcelona ka fituar aq shumë tituj viteve të fundit, sa që ne kemi qenë të pa njohur për të tjerët gjatë këtyre viteve”, tha Beckenbauer për Bild.
Ish-menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez ka zbuluar se ai ishte tepër i interesuar për ta transferuar portierin tashmë të Manchester United, David De Gea, kur tekniku ishte në Anfield.“Si menaxher i Liverpoolit e kasha Pepe Reinan, një portier top klasi botëror, por nëse e humbisni Pepen çfarë bëni”.
“Atëkohë unë vërtet po e monitoroja De Gean, ai është lojtar që unë e njoh dhe që e di se ka potencial për t’u bërë i madh”, theksoi Benitez për Sport.
Supersulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, i cili vetëm një javë më parë ia bëri bajat Milanit me një hettrik, do të mungojë në supersfidën e futbollit evropian të kësaj fundjave mes Interit dhe Napolit.Uruguaiani pësoi një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Villarrealit të martën, ku po ashtu realizoi. Koha e rikuperimit të tij besohet se do të jetë dy javë, e që automatikisht konfirmon mungesën e tij ndaj ish-kampionit Interit.
Goran Pandev, i huazuari nga Interi te Napoli pritet ta zëvëndësojë sulmuesin, për takimin që zhvillohet të shtunën mbrëma në Giuseppe Meazza.
Portieri i Manchester United, David De Gea, është kapur në një nga supermarketet Tesco, duke e kapur një kifle, dhe duke ikur, pa e paguar atë. Një zyrtar i marketit pohon: “ Një djalosh i ri është kapur nga kamerat e sigurisë, duke e marrë një produkt në vlerë prej 1.19 funta, dhe shkon drejt e në dalje pa e paguar atë”. Më vonë u kuptua që ky djalosh ishte portieri i Manchester United, i cili pagën javore e ka 79.800 euro. Për këtë gjë më vonë u lajmërua edhe policia dhe De Geas iu deshtë të bëjë një intervistë, për të zgjidhur më vonë problemin.
Ish-sulmuesi i Chelseat, Gianfranco Zola ka shprehur mendimin e tij për gjasat e Juventusit për ta fituar titullin, që sipas tij mund të ndodhë nëse Bianconerët joshin Carlos Tevezin.“Më pëlqen mënyra se si Antonio Conte po mundohet ta vë në lëvizje ekipin e tij. Ai është një djalosh i rëndë, i drejtpërdrejtë, dhe kështu është edhe Tevez”.
“Ekipi që e blen Tevezin do të bëjë punë të mirë. Dikush sikur aim und ta bëjë diferencën në një kampionat të baraspeshuar si ai italian. Nëse dikush mund ta bëjë një ekip kampion, atëherë është Tevez”, tha Zola.
Mesfushori i Real Madridit, Nuri Sahin, mezi pret t’ia fillojë karrierës së tij si lojtar i klubit nga Bernabeu, pasi lëndimi ia pa mundësoi këtë pas transferimit nga Borussia Dortmundi.“Përkundër faktit se isha i lënduar, unë jam ndier në vendin e duhur, ndihem i dobishëm te Reali”.
“Gjërat po shkojnë mirë dhe riaftësimi po shkon shumë mirë. Unë nuk mund të them se kur do të rikthehem, por është me rëndësi që të kthehem i fortë dhe i përgatitur”, potencoi Sahin.
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira është shndërruar në synim transferimi për Chelsean për ndonjë prej afateve të ardhshme kalimtare.Mirror shkruan se deklaratat e Mourinhos kundër Khediras pas disfatës ndaj Levantes kanë bërë që mesfushori gjerman të mos ketë më vendin e njëjtë në zemrën e portugezit.
Kështu Chelsea dëshiron ta shfrytëzojë rastin dhe në janar me një ofertë prej 20 milionë funtesh ta joshë mesfushorin në Stamford Bridge.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron që të mos flasë fare për sjelljet kontraverse të Emmanuel Adebayor para duelit të madh me Tottenhamin të dielën.“Ishte një situatë kontraverse te Manchester City vitin e kaluar. Ai kërkoi falje për këtë, por ne nuk duam të fokusohemi në atë çështje para takimit”.
“Nuk mendoj se Adebayor është i nënvlerësuar, njerëzit e dinë se ai është lojtar i madh, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Sa më shumë presion i bëjmë atij, aq më pak do të gjendet në mbrojtjen tonë”, tha francezi.
Ish-bosi i Milanit, Arrigo Sacchi ka vlerësuar lartë punën e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, duke thënë se ai tashmë është trajner i madh.“Antonio është një prej më të mëdhenjve. Ai është dikush që beson në ide dhe punë të madhe. Ai dëshiron t’i japë ekipit identitet”.
“Ai është strateg që ka ndërtuar një ekip të fortë dhe të cilit ai dëshiron t’ia ndërrojë mentalitetin. Ai e di se ka ekipe më të mira se Juventusi, por me shpirtin që po ia reflekton ekipit, ai shpreson të arrijë diku”, tha Sacchi.
Zyrtarë të Manchester Cityt kanë tentuar që të hedhin poshtë spekulimet për të ardhmen e Carlos Tevez, duke i kërcënuar gazetarët që të mos e pyesin Roberto Mancinin për këtë çështje.Carlos Tevez refuzoi të luante ndaj Bayernit kur ishte kërkuar nga menaxheri Mancini dhe kjo ka ngritur spekulime të shumta në mediat britanike për të ardhmen e sulmuesit. Kështu, zyrtarët e Cityt ndaluan gazetarët të flasin për këtë çështje.
“Pyetjet në lidhje me Carlos Tevezin, sjelljet e tij të martën dhe dënimin që do ta presë, e ardhmja e tij, janë të ndaluara në mënyrë strikte në këtë konferencë shtypi dhe nuk do të kenë përgjigje”, theksoi Victoria Kloss, zyrtare për media e klubit nga Eastlands.
Real Madridi është duke përcjellur situatën e yllit të Lille, Eden Hazard, gjithnjë sipas të përditshmes belge De Standaard.Mesfushori 20 vjeçar konsiderohet si një prej talentëve më premtues në Evropë, pasi luajti rol kyç në sukseset e Lille për ta fituar titullin e Ligue 1 sezonin e kaluar.
Dhe tani duket se Zinedine Zidane është duke bërë shtytje te Florentino Perez që ta transferojë mesfushorin fantastik me të përfunduar sezoni, pasi kështu sipas mediave belge mund të garantohet ardhmëria në mesfushën e Los Blancos.
Portieri i Valencias, Diego Alves ka nënvizuar rëndësinë e barazimit prej 1-1 të skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Chelseat të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Mestalla, duke thënë se ajo pikë mund të jetë kualifikuese për ekipin e tij.“Ne kemi pasur pesë minuta shumë stresuese me rastet e vazhdueshme të Chelseat. Më pas luftuam dhe qëndruam në lojë dhe më pas e morrëm një pikë vitale për kualifikim”.
“Unë e di se kur bëj intervenime të mira, i jap besim ekipit. Por, nëse ekipi nuk do të punonte aq shumë, intervenimet e mia nuk do të kishin nxjerrë ndonjë rezultat”, pohoi Alves.
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, mezi pret takimin e të dielës kundër Milanit pasi ka shumë kujtime kundër gjigantit nga San Siro gjatë 18 viteve të kaluara.Të dyja ekipet kanë zhvilluar disa beteja shumë interesante në ligën italiane gjatë viteve dhe Del Piero mendon se ndeshja mes tyre shpesh ka qenë vendimtare në garën për titull.
"Ka shumë rivalitete të cilat janë shënuar dhe vazhdojnë të shënohen gjatë karrierës time te Juventusi. Por si kryendeshje është vështirë të gjesh ndonjë që krahasohet me ndeshjet kundër Milanit, për kohëzgjatjen dhe vazhdimësinë gjatë 18 sezoneve të mia në Torino".
"Në kampanjën time të parë te Juve, në 1993/94, ishin Rossonerët të cilët i dhanë fund sfidës tonë për Scudetto duke na mposhtur në Delle Alpi. Vitin e ardhshëm ishim ne ata që i ndaluam dominimin e tyre me një fitore në shtëpi, që na dha neve një bindje të fuqishme se ne mund ta fitojmë titullin".
"Gjithmonë ka qenë kështu që moti, ndeshjet të cilat kanë diktuar se kush do të fitojë, në Itali dhe në Evropë", ka shkruar Del Piero në ueb faqen e tij zyrtare.
Del Piero megjithatë së fundi tha se kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare për Skudeton këtë sezon.
Mauro Zarate ka deklaruar se ai dëshiron të mbetet te Interi dhe shpreson se ata do ta bëjnë qëndrimin e tij të përhershëm në fund të sezonit.24-vjeçari arriti në Giuseppe Meazza nga Lazio në formë të huazimit njëvjeçar në ditën e fundit të afatit kalimtar veror dhe thotë se është i kënaqur me ambientin e ri.
"A do të qëndroj te Interi verën e ardhshme? Sigurisht do të doja të qëndroj. Kjo është ajo çfarë dua dhe çfarë shpresoj se do të ndodhë. Jam shumë i lumtur në Milano, vërtet më pëlqen këtu. Roma është një qytet i bukur, por është më kaotik. Milani është më i qetë, më pëlqen", ka thënë Zarate për Inter Channel.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se rivaliteti në mes tyre dhe Evertonit është i fuqishëm si gjithmonë.Së fundi është ndjerë sikur rivali më i madh i Liverpoolit është Manchester United dhe jo Everton, por Dalglish thotë se ai nuk ka menduar kështu.
"Çdokush që është në ballë tonin është një rival – ne nuk do të bëjmë një listë se kush janë rivalët tonë më të mëdhenj. Ne vetëm duam të luajmë kundër gjithkujt që del në ballë tonin, pasi kështu mund të garojmë".
"Por ne e dimë se çfarë do të thotë një fitore në derbi për njerëzit e Liverpoolit dhe sa shumë ngazëllim njerëzit mund të fitojnë nga kjo. Ka lojtarë të cilët nuk kanë luajtur në këtë më herët, të cilët mund të luajnë të shtunën, por jam i sigurt se ata e kuptojnë rëndësinë e këtij derbi", ka thënë Dalglish.
West Ham United raportohet se ka bërë një lëvizje befasuese për rebelin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.The Sun shkruan se persona nga West Hami kanë kontaktuar me Manchester Cityn pas refuzimit të sulmuesit të futet në lojë si zëvendësues në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.
Megjithatë City ka refuzuar lëvizjen dhe nuk është i gatshëm të bëjë asnjë marrëveshje, derisa ata po marrin këshilla legale rreth mundësive se sa mund ta dënojnë Tevezin, i cili aktualisht është i suspenduar për dy javë.
Hammers mendohet se janë të gatshëm të paguajnë një përqindje të pagës prej 250 mijë funte në javë për një huazim tre-muajsh. Kjo do të kishte bërë që argjentinasi të luajë në ligën e dytë angleze deri në janar, kur City mund të shikojë opsionet për shitjen e tij.
Trajneri i ri i Anzhit, Roberto Carlos, ka zbuluar se ai e ka porositur Neymarin t'i bashkohet Real Madridit."I kam thënë Neymar të ndalojë të sillet rrotull dhe t'i bashkohet Real Madridit, kur kam folur me të javën e kaluar. I kam thënë se ai duhet të nënshkruajë me ata tash".
"Megjithatë, ai është si një superyll në Brazil dhe njerëzit e pengojnë atë të largohet. Neymar është Cristiano Ronaldo i Santos – një lojtar lider, por shpresoj ai të nënshkruajë për Real Madridin", ka thënë Carlos për Radio Marca.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka pësuar një lëndim të freskët në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj BATE Borisov.Mbrojtësi spanjoll ka marrë një dëmtim të brinjëve në fitoren 5-0 të së mërkurës dhe ende kishte ndjerë ca mundim gjatë të enjtes.
33-vjeçari do t'i nënshtrohet një stërvitje të veçantë të premten dhe është në dyshim për ndeshjen e vikendit në La Liga kundër Sporting Gijon.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ai është i gatshëm për ndeshjen e vikendit përballë Juventusit.Suedezi është rikthyer nga lëndimi në fitoren 2-0 të mesjavës në Ligën e Kampionëve ndaj Viktoria Plzen, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.
“Është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe, mbi të gjitha, goli im i parë që nga lëndimi. Ndjehem mirë dhe shpresoj t'ia dal edhe më mirë të dielën. Kam luajtur gjithë ndeshjen dhe nuk ndjej më probleme”.
“Të dielën në mbrëmje është Juve, klubi im i vjetër. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të shkojmë në Torino për të fituar”, ka thënë Ibra për Gazzetta dello Sport.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, ka konfirmuar se kërkim falja e tij është pranuar nga Roberto Mancini, pas reagimit të papranueshëm gjatë zëvendësimit në takimin e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich."E di se reagimi im [kur u zëvendësova] ishte i keq dhe kam folur me djelmoshat dhe trajnerin. I kam kërkuar falje për reagimin dhe Roberto e ka pranuar atë dhe ka thënë se gjithçka është okej dhe se ne duhet të jemi pozitiv për ndeshjen e ardhshme".
"Isha i pakënaqur sepse ne ishim në disavantazh 2-0 dhe unë doja ta fitoj ndeshjen. Ishte diçka e veçantë. Ishte e veçantë për mua të kthehem në Gjermani, ku kam luajtur për aq gjatë dhe doja të luaj mirë dhe doja që ekipi t'ia dalë mirë. Gjërat nuk shkuan mirë për ne. Kjo është arsyeja se pse isha shumë i shqetësuar", ka zbuluar Dzeko.
Megjithatë ndeshja u karakterizua nga një skandal tjetër, refuzimi i Carlos Tevez për t'u inkuadruar si zëvendësues, që rezultoi me suspendimin e tij për dy javë nga klubi.
Arsene Wenger ka marrë mbështetjen e plotë të pronarit të Arsenalit, Stan Kroenke, pas fillimit të vështirë të sezonit në Ligën Premier.Me vetëm dy fitore në gjashtë ndeshje, Topçinjtë shijuan fillimin më të dobët të sezonit që kur francezi ka marrë nën drejtim skuadrën. Megjithatë Kroenke thotë se ai ende ka besim të plotë në menaxherin.
"Kam vetëbesim të tmerrshëm te Arsene. Ai është një prej menaxherëve më të mëdhenj në botë. Arsene është një prej njerëzve të mi favoritë të cilët i kam takuar në 20 vitet e fundit. Ai është një person i shkëlqyeshëm dhe e dua mënyrën se si ai e mban veten. Ai është një burrë shumë inteligjent", ka thënë Kroenke për The Daily Telegraph.
Pep Guardiola dëshiron që lojtarët e tij të ruajnë shpirtin garues dhe disiplinën gjatë gjithë sezonit dhe të marrin seriozisht çdo kundërshtar.Këto komente të Guardiolës vijnë pas fitores 5-0 ndaj klubit bjellorus, BATE Borisov, në Ligën e Kampionëve, që ishte fitorja e dytë radhazi e Barcës me të njëjtin rezultat, pas fitores ndaj Atletico Madrid në vikendin e kaluar.
"Shpresoj ata të mos e humbin shpirtin garues të cilin e treguan të mërkurën, dhe kjo e ka karakterizuar ekipin për një kohë të gjatë... këtë shpirt e kam parë për vite të tëra".
"Kjo është e ngulitur në ta. Unë jam shumë i bindur se ata e ndjejnë. Nuk ka rëndësi nëse ne fitojmë ose humbasim, por ne gjithmonë duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra", ka thënë Guardiola.
















