Mbrojtësi i dikurshëm i Juventusit, Moreno Torricelli, e ka krahasuar ekipin aktual të Antonio Contes me atë të kohës së tij kur e udhëhiqte Marcello Lippi.Torricelli ka luajtur për Juven ndërmjet viteve 1992-1998, ndërsa një nga titujt më të rëndësishëm që ka fituar në këtë periudhë ka qenë Liga e Kampionëve (1996).
“Të dyja skuadrat kanë shumëçka të ngjashme, por unë mund t’i shoh edhe dallimet”.
“Ngjashmëritë mund të shihen në vendosmërinë e të dyja ekipeve. Ata asnjëherë nuk heqin dorë nga intensiteti i lojës, sikurse Juventusi im i vjetër”.
“Tek ekipi i Contes ka lojtarë të fortë dhe kjo u tregua në fitoren prej 2-0 kundër Milanit”, ka thënë Torricelli.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, ka deklaruar se është i lumtur në Old Trafford dhe e do klubin që e përfaqëson.“Jam i lumtur këtu. Familja ime është së bashku në Mançester. I dëgjoj njerëzit duke u ankuar për motin për të cilin s’mund të bësh asgjë dhe për ushqimin”.
“Por për mua nuk është ashtu. Unë luaj për një klub që e dua, klubin më të madh, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, ka thënë bullgari për MUTV.
Menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, beson se Wayne Rooney do ta thyejë rekordin e Bobby Charlton si golashënuesi më i mirë te Manchester Unitedi.Aktualisht Rooney ka të shënuar 156 gola me fanellën e United, ndërsa Charlton mban rekordin me 249 gola, por Ferguson mendon se 25-vjeçari mund ta thyejë këtë rekord.
“Ai është vetëm 25 vjeçar, prandaj ai do të luajë së paku edhe pesë vite në nivelin më të lartë”.
“Dhe nëse kujdeset për veten sikur Ryan Giggs, ai mund të luajë mirë edhe në të tridhjetat. Prandaj ekziston mundësia për të dhe koha është në anën e tij”, ka thënë Sir Alex.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është rikthyer në stërvitje të plota pasi ka kaluar testet e stafit mjekësor.Spanjolli ka munguar në tri javët e fundit si pasojë e një lëndimi që pësoi në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
Ndërsa faqja zyrtare e Barcës njofton se gjatë të martës Iniesta është stërvitur me ekipin B të Blaugranëve.
Milani vazhdon ta përcjellë situatën për rikthimin e Ricardo Kaka në San Siro, ndërsa edhe lojtari tjetër i Real Madridit, Sami Khedira, është në shënjestër të Rossonerëve.Sipas Mundo Deportivo, drejtori i Milanit, Ariedo Braida, kishte udhëtuar në Spanjë për ta shikuar lojën e brazilianit kundër Espanyolit, ndërsa edhe pse Kaka po e kundërshton largimin nga Bernabeu, spekulimet nuk po ndalen rreth të ardhmes së tij.
Nga ana tjetër, Milannews.it raporton se mesfushori gjerman, Sami Khedira, është po ashtu në radarin e Rossonerëve.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, dëshiron të sigurojë minutazh më të gjatë me kombëtaren e tij në përballjen ndaj Kilit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2014.“Shpresoj që ky start i ciklit të fillojë shumë mirë”, u ka thënë Higuan gazetarëve në aeroport.
“Në rastin tim, për dallim nga më herët, tash e kam mundësinë që të luaj nga fillimi dhe shpresoj të përfitoj nga mundësia”, ka shtuar ai.
Ndoshta në fund të sezonit futbollistik goli i turkut Eren Derdiyok mund të konsiderohet goli më i bukur i vitit. Futbollisti i Bayern Leverkusen ka arritur të shënoi me lëvizje akrobatike në zonën e rreptësisë duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm për të gjithë tifozët.Ai shënoi këtë gol në minutën e 62′ në ndeshjen pëballë Volfzburgut, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Bajern Leverkusen.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka zbuluar se ai është i befasuar nga fillimi impresiv i sezonit i rivalit lokal, Manchester City."Ata janë një ekip i mirë dhe ata gjithmonë do të ishin aty. Sergio Aguero është përshtatur shumë mirë, pas arritjes në Ligën Premier, pasi ai është një kërcënim aq i madh për golin në zonën e penaltisë. David Silva po ashtu është një lojtar shumë i mirë"
"Ne vetëm duhet të sigurohemi të jemi të gatshëm për Cityn kur të takohemi me ta", ka thënë Ferguson për Inside United.
Përzgjedhësi i Francës në futboll, Laurent Blanc, ka emëruar zëvendësimet për lojtarët e lënduar në prag të kualifikimeve për Euro 2012 kundër Shqipërisë dhe Bosnjë e Herzegovinës.Blanc ka ftuar Djibril Cisse dhe Jeremy Mathieu në vend të të lënduarve Kevin Gameiro, Karim Benzema, Franck Ribery dhe Blaise Matuidi.
Mathieu gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur për vendin e tij dhe ka marrë ftesën e parë për ekipin senior pas paraqitjeve të mira për Valencian.
Cisse është rikthyer në ekipin kombëtar pasi ka shënuar një gol në katër ndeshje për Lazion këtë sezon. Franca aktualisht qëndron e para në grupin D, një pikë më shumë se Bosnja dhe pesë më shumë se Rumania dhe Bjellorusia. Shqipëria aktualisht pozicionohet e pesta, me vetëm tetë pikë nga nëntë ndeshje. Prapa Shqipërisë mbetet vetëm Luksemburgu me katër pikë.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se ata do ta mposhtin Barcelonën këtë sezon, raporton AS.Reali përfundoi katër pikë prapa Barcës në tabelën e La Liga sezonin e kaluar, ndërsa u eliminua nga katalanasit edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët fituan Kupën e Mbretit sezonin e kaluar, ndërsa para fillimit të këtij sezoni u mposhtën në Superkupë. Por, Ronaldo mendon se këtë vit do të jetë një tjetër tregim.
“Qetësohu miku im, ne do ta mposhtim Barcelonën këtë sezon”, është përgjigjur Ronaldo i pyetur nëse Real Madridi është i aftë të mposhtë kampionin e Spanjës dhe Evropës.
Rafa Benitez beson se Juventusi është në mesin e favoritëve për ta fituar titullin e Seie A këtë sezon.Ish-trajneri i Liverpoolit dhe Interit është i impresionuar me ekipin e trajnerit Antonio Conte, që së fundi mposhti Milanin me rezultat 2-0.
“Juventus ka shanse të mira për ta fituar titullin. Milani dhe Interi nuk e kanë filluar sezonin mirë dhe nuk më duken super konkurrentë siç kanë qenë në të kaluarën”.
“Napoli sigurisht se është një ekip për t’u shikuar dhe është afër kreut të tabelës dhe do të luftojë deri në fund, por Juventusi është një klub i madh”, ka thënë Benitez.
Valencia është duke përgatitur një ofertë të janarit për sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.Daily Star shkruan se klubi spanjoll, i cili dështoi ta transferojë bullgarin gjatë verës, do të ofrojë 12 milionë funte në janar.
Berbatov haptas ka deklaruar se do të largohet nga Manchester United në afatin e ardhshëm kalimtar, pasi ka qenë nën hijen e sulmuesve Wayne Rooney, Danny Welbeck, Javier Hernandez dhe Michael Owen.
Alex Song thotë se Arsenali duhet të kalojë një seri të fitoreve për të shpëtuar sezonin e Ligës Premier.Arsenali ka shijuar fillimin më të keq të sezonit në disa dekada të fundit dhe aktualisht është në pjesën e fundit të tabelës pas disfatës nga Tottenhami.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër tash. Ne duhet t’i marrim gjërat e mira dhe të fitojmë çdo ndeshje. Ne kemi nevojë të fokusohemi më shumë tash, të përpiqemi të mbrohemi së bashku dhe të sulmojmë së bashku, pasi fansat kanë nevojë për këtë”.
“Ne kemi nevojë t’i bëjmë ata të kënaqur. Ne kemi nevojë të fitojmë ndeshjet tash. Pesë ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Ne kemi nevojë të fitojmë çdo ndeshje një pas një dhe të tregojmë se jemi të gatshëm të luftojmë për ligën”, ka thënë Song.
Paris St Germain raportohet se i ka ofruar Manchester Cityt një ofertë të majme për problematikun Carlos Tevez.portohet se i ka ofruar Manchester Cityt një ofertë të majme për problematikun Carlos Tevez.Pasanikët e PSG e kanë bërë Tevez cakun kryesor. Daily Star shkruan se PSG i ka ofruar Manchester Cytyt 40 milionë euro për argjentinasin.
Pronarët arab të klubit investuan mbi 85 milionë euro në përforcime gjatë verës dhe janë të gatshëm ta dyfishojnë atë nëse sigurojnë kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, me Tevez që do të ishte përforcimi i parë i radhës.
Ish-trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se pozita e Arsene Wenger te Arsenali është e kërcënuar.Ancelotti, i cili ka shprehur haptas dëshirën për të vazhduar të punojë në Angli, mendon se do të ketë edhe vende të tjera të lira së shpejti, kjo pasi ndonjëri nga trajnerët aktual anglezë që veprojnë në Premier, do të largohet për të marrë nën drejtim kombëtaren angleze.
“Është e qartë se stoli i Wenger është duke u lëkundur. Dhe pas disa muajsh një trajner anglez do të caktohet për të zëvendësuar Capellon në ekipin kombëtar, që do të lirojë një vend në një klub”, ka thënë Ancelotti.
Interi raportohet se është duke përcjellë situatën e Angel di Maria te Real Madridi.Anësori është duke kërkuar biseda për kontratë të re dhe ka humbur statusin e zgjidhjes së parë ndaj Kaka në javët e fundit.
Il Sussidiario shkruan se Interi është i vetëdijshëm për frustrimin e lojtarit dhe është duke shqyrtuar mundësinë për ta sjellë atë në Itali gjatë afatit kalimtar të janarit.
Interi thuhet se do të caktojë një limit prej 25 milionë euro për të bindur Realin të ndahet nga ish-ylli i Benficas.
Lionel Messi thotë se ai ka përjetuar shumë dështime me ekipin kombëtar të Argjentinës dhe ka porositur bashkëvendësit t’u kthehen sukseseve që nga kampanja kualifikuese për Kupën Botërore.“Rezultatet që kërkojmë ende nuk po materializohen, ne kemi përjetuar një numër të madh dështimesh. Shpresoj kundër Kilit të fillojmë të fitojmë”, ka thënë Messi.
Argjentina pret Kilin në Estadio Monumental gjatë të premtes, para se të udhëtojë në Karakas për t’u përballur me Venezuelën gjatë të martës së ardhshme, që të dyja ndeshjet të vlefshme për kualifikimet për Botërorin Brazili 2014.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, e vlerëson Napolin si një ekip më superior se Juventusin.Napoli është një pikë poshtë liderëve pas fitores kontroverse 3-0 ndaj Interit gjatë të shtunës.
“Napoli është një ekip më i fuqishëm për momentin. Ky ekip i Napolit vlen më shumë se Juventusi për momentin, në aspekt të teknikës dhe fuqisë së skuadrës”, ka thënë Zamparini.
Ineri është goditur me gjoba dhe suspendime pas mbrëmjes së të shtunës kur ata u mposhtën 3-0 nga Napoli në Giuseppe Meazza.Trupi drejtues i futbollit italian, Lega Serie A, ka zbuluar se trajneri i Interit, Claudio Ranieri, është suspenduar për një ndeshje për shkak të komenteve ndaj gjyqtarit në pauzën mes pjesëve, derisa mesfushori Joel Obi po ashtu është suspenduar për një ndeshje pas kartonit të kuq në çastet e fundit të pjesës së parë.
Për më tepër, klubi është ndëshkuar me 8 mijë euro për sjelljet e fansave gjatë ndeshjes, derisa Javier Zanetti, si kapiten, është ndëshkuar me 1500 euro për ngjarjet që ndodhën në Giuseppe Meazza.
Së fundi, edhe Diego Milito edhe Ivan Cordoba, janë ndëshkuar me nga €10 mijë euro për shkak të komenteve të bëra në lidhje me gjyqtarët pas ndeshjes.
Mesut Ozil është i bindur se ai nuk do të fishkëllehet nga publiku kur Gjermania përballet me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012 gjatë të premtes në Stamboll.Mesfushori i përfaqësueses së Gjermanisë dhe i Real Madridit kishte zgjedhur të luajë të luajë për vendin ku është lindur dhe rritur – Gjermaninë, edhe pse ai vjen nga një familje turke.
“Është e mundshme që njerëzit të fishkëllejnë, por kjo nuk më pengon mua. Mund t’ia dal me situata të tilla në mënyrë profesionale dhe t’i pengoj ato”.
“Mendoj se turqit janë krenarë me mua. Ata janë krenarë që kanë një lojtar të rregullt te Real Madridi. Unë kam përjetuar respektin që ata kanë treguar për këtë dhe shumë njerëz e pranojnë dhe respektojnë vendimin tim për të luajtur për Gjermaninë”, ka thënë Ozil.
Arsenali raportohet se do të bëjë edhe një tentim tjetër për të transferuar mesfushorin e Rennes, Yann M’Vila, gjatë afatit kalimtar dimëror.Klubi anglez u përpoq të nënshkruajë me francezin edhe gjatë afatit kalimtar veror, por dështoi në këtë përpjekje. Tash Arsene Wenger e ka identifikuar M’Villan si cakun kryesor, pasi javën e kaluar mori lajmin se Jack Wilshere do të jetë jashtë fushe për pesë muaj.
Arsenali madje raportohet se është i gatshëm të thyejë rekordin e klubit duke ofruar 29 milionë euro për 21-vjeçarin.
Legjenda braziliane Ronaldo ka porositur bashkëvendësin e tij, Neymar, të transferohet në Evropë për të vazhduar karrierën e tij.“Ne do të shohim evoluimin e tij që nga momenti që ai transferohet në Evropë, që do të jetë hapi më i rëndësishëm në karrierën e tij”.
“Ai ka bërë gjithçka që mundet këtu në Brazil me talentin e tij. Mendoj se do të ishte për të ardhur keq që ai të kufizojë veten vetëm në Brazil”, ka thënë Ronaldo.
















