Babai i superyllit të Real Madridit, Mesut Ozil, ka kritikuar trajnerin Jose Mourinhon, duke thënë se portugezi nuk po arrin të nxjerrë më të mirën nga djali i tij.
“Shikoni se si Lionel Messi luan për Barcelonën. Ata kanë dhjetë lojtarë të cilët punojnë për Messin”.

“Te Real Madridi, Mesut është po ashtu numri 10, por të tjerët nuk punojnë për të. Ai vrapon nga 10 kilometra për ndeshje, duke marrë topa dhe duke asistuar. Kjo kërkon energji dhe djali im ka nevojë për pushim dhe racionalitet në shfrytëzim”, deklaroi babai i gjermanit.
Agjenti italian, Peppino Tirri ndjen se një rikthim i Carlos Tevez te Manchester United nga Manchester City është shumë i mundur.
“Unë vërtet mendoj se Tevez do të shitet në afatin tjetër kalimtar. Ku do të përfundojë? Unë mendoj se hipoteza më e qëndrueshme tani nuk është Interi: Interi nuk ka nevojë për të, ka shumë sulmues”.

“E njëjta gjë për Real Madridin. Ai ka gjasa të kalojë te Juventusi. Mos e mbyllni mundësinë e qëndrimit të tij në Angli dhe ndoshta një rikthim te United”, deklaroi Tirri për Calciomercato.
Mesfushori anglez, Jack Wilshere ndjen se Cesc Fabregas duhet të konsiderohet si legjendë e Arsenalit dhe shton se një rikthim i tij në Emirates nuk duhet të përjashtohet për të ardhmen.
“Unë ende flas me Cesc. Ai më ka shkruar sms me të mbaruar operacionin. Mendoj se kalimi i tij te Barcelona është shumë normal, pas gjithë atyre spekulimeve dhe lidhjes së tij me vendlindjen”.

“Sidomos këtë vit, Cesc kërkoi largimin dhe kur një lojtar kërkon të largohet, bosi mendoj se bëri gjë të mirë që e lejoi atë. Ai ishte i mrekullueshëm për ne, lojtari më i mirë. Ai është legjendë e Arsenalit dhe jam i sigurtë se tifozët do ta mirëprisnin në rast të ndonjë rikthimi”, potencoi Wilshere.
Skuadra nga MLS-i amerikan, Chicago Fire, është vënë në ndjekje të titanit të mbrojtjes së Manchester United, Rio Ferdinand.
Daily Mail shkruan se ekipi amerikan dëshiron ta ketë me çdo kusht në skuadër Rion, në mënyrë që të konkurrojë me ekipin e David Beckham, LA Galaxy.

Transferimi i Rios në SHBA është shumë i mundur, kjo për shkak të taksave amerikane, sipas të cilave klubit amerikan do t’i kushtonte një kontratë për anglezin njëjtë sikurse që e paguan sot Manchester United.
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka këmbëngulur se nuk ka problem mes tij dhe kryetrajnerit Jose Mourinho, pas polemikave të shkaktuara nga kartoni i kuq në disfatën minimale nga Levante.
“Jose Mourinho ka folur me mua për incidentin dhe më ka thënë se ai është i kënaqur me paraqitjen time dhe se përjashtimi i takon të kaluarës”.

“Kartoni i dytë i verdhë ishte gabim i keq nga unë. Jam i befasuar ende për polemikat. Mediat shkruajnë për futboll apo skandale? Unë vetëm mendoj për futboll dhe dëgjoj trajnerin, që punon me mua në baza ditore”, u shpreh Khedira.
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Hugo Sanchez është i bindur se ekipi i Jose Mourinhos është në gjendje që t’i japë fund dominimit të gjatë të Barcelonës.
“Reali kishte nevojë për një trajner si Jose Mourinho, që të rikthejë vlerat të cilat kanë munguar”.

“Edhe Florentino Perez edhe Jose Mourinho janë dy themelet e strukturës që kërkon t’i japë fund Barcelonës dhe ata janë në rrugë të mirë. Los Blancos duhet të mbështesin trajnerin e tyre”, deklaroi Sanchez për AS.
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere shprehet se Emirates për të është shtëpia e përkryer, duke aluduar në atë se largimet e Samir Nasrit dhe Cesc Fabregas nuk do ta inspirojnë atë për të bërë të njëjtën gjë.
“Nuk dua të shfaq mos respect ndaj Manchester Cityt, por Arsenali është shtëpia e përkryer për mua. Disa lojtarë morën atë që kërkurën, port ë jem i sinqertë, unë nuk e shikoj ashtu futbollin”.

“Unë mendoj vetëm për të luajtur në nivelin më të lartë në top garat, në mënyrë që të mas veten ndaj më të mirëve. Unë jam shumë i lumtur te Arsenali”, tha mesfushori anglez.
Stafi mjekësor i Portugalisë ka konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim para ndeshjes kruciale kualifikuese në shtëpi ndaj Irlandës që zhvillohet më 7 tetor.
26 vjeçari nuk mori pjesë në seancën kryesore stërvitore të kombëtares portugeze pas lëndimit të pësuar në legen ndaj Espanyolit, që duket se do t’ia pamundësojë atij participimin në ndeshjet vendimtare për vendin e tij.

“Cristiano ka një problem të vogël në legen, por ne kemi marrë nën kontroll situatën. Ka gjasa që ai edhe të luajë të premtën”, theksoi për Marca mjeku Henrique Jones.
Real Madridi ka marrë lajme shumë të mira nga stafi mjekësor, pasi mesfushori Nuri Sahin është deklaruar i gatshëm për lojë, raporton AS.
Sahin nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje në fanellën e Real Madridit këtë sezon në ndeshjet zyrtare, kjo për shkak të një dëmtimi që tani besohet se është tejkaluar.

Sahin do të jetë në fushë me të përfunduar ndeshjet e kombëtareve, ku ai do të mungojë për Turqinë në sfidat ndaj Gjermanisë dhe Azerbaixhanit.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se Kaka është në rrugë të mirë drejt formës më të mirë, por shtoi se prezenca e Mesut Ozil në Bernabeu mund t’ia shkatërrojë planet superyllit brazilian.
“Kaka është duke luajtur shumë mirë tani. Sidoqoftë, unë besoj se ai nuk është në nivelin që ishte te Milani. Hapi i ardhshëm për të është që të ketë më shumë minutazh”.

“Problemi i Kakas është se ai luan në të njëjtin ekip me Ozil, i cili është i ri dhe shumë i fortë. Nuk është e lehtë për Kakan të bëhet lojtar titullar i pa zëvëndësueshëm”, u shpreh Wenger.
Mjeku i Barcelonës, Ricardo Pruna e ka bërë të qartë se Franca nuk duhet ta shfrytëzojë mbrojtësin e lënduar Eric Abidal, për ndeshjet e ardhshme kualifikuese ndaj Shqipërisë dhe Bosnjës.
Abidal pësoi një lëndim në kofshë në fitoren minimale të Barcelonës ndaj Sporting Gijonit fundjavën e kaluar, gjë që ka bërë që ai të mos jetë në gjendje të luajë në ndeshjet për Francën, megjithëse është grumbulluar në kombëtaren Trikolore.

“Lëndimi i tij është një zgjatje e zakonshme dhe ai ka nevojë për pushim dhjetë ditor. Sidoqoftë, Federata Franceze e Futbollit (FFF) është e konsideron lëndimin si jo serioz dhe ka vendosur që ta grumbullojë në ekip. Shpresoj që ai të mos luajë dhe Franca të na respektojë”, tha Pruna për AS.
Britaniku Jenson Button ka nënshkruar kontratë të re shumëvjeçare me skuderinë e McLaren.
Lajmi u bë i ditur para garës për Çmimin e Madh të Japonisë që do të mbahet në Suzuka të Japonisë. Button momentalisht është i dyti në renditjen e ngasësve më të mirë prapa Sebastian Vettel.

“Unë kurrë nuk jam ndjerë më shumë në shtëpi se sa te McLaren”, u shpreh Button pas rinovimit.
Portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, thotë se kuqezinjtë duhet të tentojnë të nxjerrin një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Francës.
“Pas rezultateve negative që kemi pasur në dy ndeshjet e fundit, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë Ujkani i pyetur nga Sporti Shqiptar për ndeshjen ndaj Francës.

Ujkani po ashtu ka thënë se forma e tij me kombëtaren është e ndryshueshme për faktin se ai ka pak kohë të stërvitet me ta, ndryshe nga rasti me klubin ku stërvitet gjithë kohën me të njëjtët lojtarë.
Miroslav Klose ka hedhur shikimin kah rekordi i të gjitha kohërave i golave të shënuar për kombëtaren, që aktualisht mbahet nga Gerd Muller.
Sulmuesi i Lazios ka shënuar 62 herë për ekipin kombëtar gjerman deri tash dhe ka nevojë vetëm për edhe gjashtë gola për të barazuar rekordin e Muller.

“Dua ta thyej rekordin me ekipin kombëtar tash”, ka thënë Klose për të përditshmen gjermane Bild.
Sven-Goran Eriksson e ka propozuar menaxherin e Arsenalin, Arsene Wenger, për pasues të Fabio Capellos në stolin e menaxherit të Anglisë.
“Arsene Wenger mund të adaptohet në gjithçka. Ai jeton për futbollin. Ju e shihni se sa shumë rëndësi ka për të çdo ndeshje, por ju po ashtu mund të shihni se kur zhvillohet Euro ose Botërori, ai punon në to, për televizionin francez, andaj atij nuk i ik asgjë”.

“Ky është pushimi i tij. Jam i sigurt se ai mund ta bëjë atë punë, por është vetëm një emër”, ka thënë Eriksson.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se pasioni i tij për futbollin po zbehet pasi kjo po bëhet një rutinë ditore për të.
“Futbolli nuk ndez më brenda meje sikur në të kaluarën. Të luaj futboll është bërë gjithnjë e më shumë si një punë rutinë për mua”.

“Është çështje e daljes në fushë, nxehjes, stërvitjes dhe pastaj rikthimit sërish në shtëpi. Megjithatë, më herët gjithmonë qëndroja atje pas stërvitjeve, pasi gjithmonë kishte diçka për të bërë”.

“Kam filluar të lodhem nga futbolli dhe nuk jam më i motivuar si më herët. Futbolli ishte gjithçka që unë mendoja kur isha i ri, por gjërat janë më ndryshe tash”, ka deklaruar Ibra për Il Corriere dello Sport.
Ervin Bulku është i dëshpëruar me rezultatet negative që Shqipëria pësoi së fundi dhe thotë se po të mos kishte qenë disfata nga Luksemburgut kuqezinjtë do të ishin më mirë të pozicionuar.
“Po të kishim marrë tri pikë ndaj Luksemburgut, e them me bindje se renditja përfundimtare nuk do të ishte kjo. Ne presim Rumaninë në fushën tonë dhe me një fitore mund të linim dy ekipe poshtë. Pra, humbja me Luksemburgun na ndëshkoi. Jemi të zhgënjyer nga ajo ndeshje, por kjo ka ndodhur tani dhe nuk mund të bëjmë gjë”, ka thënë Bulku në një intervistë për Sportin Shqiptar.

Shqipëria u mposht me rezultat 2-1 në ndeshjen ndaj Francës në Qemal Stafa muajin e kaluar, ndërsa më pas u mposht me po të njëjtin rezultat edhe në udhëtim te Luksemburgu. Të premten kuqezinjtë udhëtojnë në Francë para se të presë Rumaninë gjatë të martës.
Menaxheri i Leicester Cityt, Sven-Goran Eriksson, shpreson të joshë David Beckham sërish në futbollin anglez duke i ofruar atij një rol të kombinuar të trajnerit dhe lojtarit.
Ish-ylli i Manchester United, Real Madrid dhe Milanit, do të mbyllë kontratën me Los Angeles Galaxy në fund të nëntorit dhe Eriksson shpreson që oferta për rolin e trajnerit dhe mundësia për të qenë më afër Olimpiadës 2012 ta sjellë Beckhamin në klub.

“Tashmë e kam diskutuar atë me të. Beckham, ai kurrë nuk më ka thënë jo mua – ai thotë, ‘Sven, do të shohim, do të shohim’”.

“Gjëja më e rëndësishme është çfarë ai do të dëshirojë të bëjë kur të mbyllë kontratën në LA. A do të dëshirojë të vazhdojë të luajë?”, ka thënë Eriksson.
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, ka pranuar se titulli i Ligës Premier do të vendoset në mes të Manchester Cityt, Manchester United dhe Chelseat.
“Ne nuk kemi limite dhe duam të qëndrojmë në top katërsh, por të fitojmë Ligën Premier do të jetë shumë e vështirë”.

“Arsyeja kryesore se pse kjo është e vështirë është se dy ekipet nga Manchesteri [United dhe City] dhe Chelase janë të paarritshme. Por ne mund të fitojmë kupat”, ka thënë Suarez.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, mendon se ekipi nga Torino duhet ta ruajë formën aktuale nëse dëshiron të arrijë sukses këtë sezon.
Biankonerët shënuan fitore 2-0 ndaj Milanit në Serie A gjatë vikendit dhe aktualisht qëndrojnë në pozitën e parë të tabelës.

“Juventusi ende nuk e ka arritur kulmin. Ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Milanit, por në fund, çfarë mbetet? Vetëm tre pikë, plus një injektim i vetëbesimin”, ka thënë Buffon mes tjerash për Tuttosport.
Trajneri i Al Wasl, Diego Maradona, është duke e nxitur klubin të transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, në afatin kalimtar të janarit.
Tevez, i cili së fundi djallosi karrierën e tij te klubi anglez, mund të fillojë karrierë të re në Dubai, me legjendën argjentinase Maradona që është i etur të nënshkruajë me të.

Tevez, 27-vjeçar, ka fluturuar në Argjentinë te familja e tij dhe Maradona dëshiron të flasë me të, derisa ai është larg Britanisë.

I mbështetur nga investitorë të pasur, Maradona është i bindur se ai do të mund ta ketë Tevez në radhët e veta.
Manchester United rreshtohet i dyti derisa Real Madridi i treti në listën e revistës Forbes si marka më e vlefshme në sport.
I pari në listë është klubi amerikan i bejsbollit New York Yankees, derisa Barcelona qëndron vetëm e shtata në listë.

Rritja e vlerës së dollarit amerikan krahasuar me funtën britanike ka ndihmuar Yankees të ngrihen në maje të listës, me Forbes që thotë se Djajtë e Kuq do të ishin ende në krye nëse vlera e shkëmbimit do të ishte e njëjta si në vitin 2007.

Prej klubeve evropiane të futbollit në listë janë edhe Bayern Munich (5), Arsenal (8) dhe Milan (9).

Top 10 markat sportive (jo klubet si të tëra, por vetëm vlera e emrit) sipas Forbes janë:

1. New York Yankees (MLB) me 340 milionë dollarë vlerë
2. Manchester United me 269 milionë dollarë
3. Real Madrid me 264 milionë dollarë
4. Dallas Cowboys me 193 milionë dollarë
5. Bayern Munich me 179 milionë dollarë
6. Boston Red Sox me 173 milionë dollarë
7. Barcelona me 172 milionë dollarë
8. Arsenal me 158 milionë dollarë
9. AC Milan me 147 milionë dollarë
10. New England Patriots me një vlerë prej 146 milionë dollarë.
Villarreali do të jetë pa sulmuesin Nilmar në shtatë javët e ardhshme për shkak të një operacioni në këmbën e djathtë.
27-vjeçari iu nënshtrua një operimi për të mjekuar një cistë dhe do të ketë nevojë për po thuajse dy muaj për t’u rikuperuar.

Braziliani do të detyrohet të mungojë në disa ndeshje në La Liga, përfshirë edhe ndeshjet kundër Getafe dhe Real Madrid, ndërsa në Ligën e Kampionëve do të mungojë në dy ndeshjet kundër Manchester Cityt.

Nilmar ka bërë tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar dy herë.
I huazuari te Getafe, Pedro Leon, ka kritikuar trajtimin e trajnerit Jose Mourinho ndaj tij, duke thënë se ai ishte ndjerë ‘i poshtëruar’ te Real Madridi.
“Jam ndjerë i poshtëruar te Madrid. Nuk jam i vetëdijshëm se kam bërë diçka të gabuar. Kam bërë gjithë çfarë kam mundur, isha profesional, punoja fuqishëm”.

“Mendoj se çdokush i cili ka një kontratë duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë, por unë nuk kam arsye të ankohem për klubin”, ka thënë Leon.
Sevilla ka zbuluar se Alvaro Negredo ka nënshkruar kontratë të re e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2016.
"I kam thënë presidentit Jose Maria del Nido se nuk kam dashur të largohem, se vërtet më pëlqen të jem te Sevilla. Jam me fat dhe i lumtur që jam në klub, i cili më solli dhe më dha këtë mundësi”.

“Kurrë nuk kam marrë një vendim i cili ka qenë më i mirë se ky. Nuk kam nevojë të bindem. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur”, ka thënë Negredo.

Negredo, 26-vjeçar, iu bashkua Sevillas nga Real Madridi gjatë verës së vitit 2009.
Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny, ka deklaruar se është i lumtur në Emirates, por nëse do të duhej të largohej në të ardhmen, ai do të shkonte te Barcelona.
“Nuk mund të deklaroj se do ta kaloj gjithë karrierën time këtu, por nëse largohem do të kem një arsye të fortë, ose do të shkoj te Barcelona”.

“Nuk mund ta paramendoj një situatë që të largohem nga ky klub vetëm për para”, ka thënë 20-vjeçari për polskathetimes.pl, duke shtuar se planifikon të bëhet kapiten i skuadrës.

“Mendoj se jam në gjendje ta marr atë përgjegjësi. Gjithmonë kam dashur të jem kapiten dhe nëse ndonjëherë më jepet ky nder, do ta merrja me kënaqësi shiritin”, ka pohuar polaku.
Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, thotë se përfaqësuesja që ai drejton do të luajë për fitore në takimin ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.
Tre Luanët kanë nevojë për një pikë të vetme për ta siguruar kualifikimin për turneun që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë, mirëpo strategu italian nuk pajtohet me barazim.

“Do ta fitojmë këtë ndeshje, nuk do të kërkojmë barazim”.

“Nëse luan për të barazuar është një gabim i madh. Nuk përqendrohesh te loja. Luan për ta mbrojtur rezultatin”, ka thënë Capello.
Qendërmbrojtësi i Romës, Simon Kjaer, ka deklaruar se është i lumtur me jetën te klubi kryeqytetas.
Danezi iu bashkua Romës gjatë verës nga Wolfsburgu, ndërsa është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Luis Enriques.

“Është thjeshtë fantastike. Jam jashtëzakonisht i lumtur te Roma dhe ky është një çlirim i madh ”.

“Kam kaluar një periudhë frustuese në Gjermani, e dija se do të shitem. Më vjen keq që Thomas Kahlenberg ka mbetur ende atje”, ka thënë 22-vjeçari për Vocegiallorossa.it.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Danny Welbeck, planifikon që të vazhdojë me shënimin e golave për Djajtë e Kuq, ndërsa pohon se qëndrimi pozitiv i klubit nënkupton se ata gjithmonë mendojnë për fitore.
“Është shumë me rëndësi te United, sepse ekziston ai mentalitet fitues. Të nxit të fitosh çdo ndeshje në të cilën merr pjesë”.

“Ne po luajmë në ndeshje të ndryshme, por gjithmonë është një qëllim- ta fitojmë ndeshjen. Ne nuk e fillojmë një takim duke tentuar të marrim një pikë dhe të themi se është në rregull”.

“Te United gjithmonë dëshpërohesh nëse nuk i merr të tre pikët, sepse ekziston mendimi se mund të shkosh në secilën ndeshje dhe ta fitosh atë”, ka shpjeguar Welbeck për Stretford End.
Mesfushori i Fluminense, Deco, mendon se Barcelona është zgjedhja më e mirë për sulmuesin e Santosit, Neymar.
Braziliani 19-vjeçar po kërkohet nga gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona, ndërsa Deco që ka luajtur në Camp Nou gjatë viteve 2004-2008, thotë se Neymar duhet ta veshë fanellën e Blaugranëve.

“Neymari do ta kishte shumë më të lehtë te Barcelona sesa te Real Madridi”.

“Ai do t’i adaptohej shumë më mirë stilit të tyre (Barcës) të lojës, sepse ata kanë lojtarë shumë kualitativë”, ka deklaruar 34-vjeçari për Ona FM.
Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, është në dyshim për takimet e radhës kualifikuese të përfaqësueses së Italisë, pasi që ka pësuar një lëndim të gjurit gjatë një ndeshjeje miqësore në Coverciano.
Për shkak të lëndimit, Rossi u detyrua që të largohej nga përballja kundër ekipit të përpiluar nga lojtarët e Lega Pro nën 20 vjeç.

Në atë takim Rossi shënoi dy nga pesë golat e përfaqësueses së Italisë, ndërsa La Gazzetta dello Sport njofton se ekzaminimet mjekësore do ta përcaktojnë kohën e rikuperimit të tij.

Këto nuk janë lajme të mira për trajnerin e Cesare Prandelli, i cili nuk e ka në dispozicion mbrojtësin e Zenit St Petersburgut, Domenico Criscito, ndërsa Federico Balzaretti (Palermo) dhe Giampaolo Pazzini (Inter) janë në dyshim për takimet ndaj Serbisë dhe Irlandës së Veriut.
Drejtori teknik i PSV Eindhoven, Marcel Brands, ka thënë se Mark van Bommel është i mirëpritur të kthehet te klubi holandez.
Mesfushori i Milanit ka kaluar gjashtë vite PSV, duke fituar katër tituj të Ligës para se t’i bashkohej Barcelonës në vitin 2005, ndërsa së fundmi ka deklaruar se do t’i pëlqente ta mbyllë karrierën pikërisht te ai klub.

“Mark van Bommel është i mirëseardhur. Duke qenë se një klub nuk ka të drejtë të flasë me një lojtar deri gjashtë muaj para se t’i skadojë kontrata, ne nuk i kemi bërë ofertë Markut”.

“Mark dëshiron të kthehet dhe ne e duam të njëjtën”, ka thënë Brands për Voetbal International.
Louis van Gaal e ka refuzuar një ofertë për ta drejtuar klubin gjerman Hamburg, të cilën ia ka ofruar drejtori sportiv i HSV, Frank Arnesen.
Pas largimit të Michael Oenning, Van Gaal ishte njëri nga emrat që qarkullonin për ta marrë postin e trajnerit te Hamburgu.

Mirëpo, Kicker njofton se holandezi nuk do të angazhohet si trajner e ekipit gjerman, pasi që e ka refuzuar këtë punë.