Agjenti i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka mohuar se klienti i tij po e shqyrton mundësinë e pensionimit pas deklaratave të tij se është lodhur nga futbolli dhe se nuk ka motivim.“Unë bisedova me të dhe ai nuk është dukur pa moral. Ai ishte thjeshtë i zhgënjyer pas humbjes nga Juventusi dhe prandaj bëri ato komente”.
“Nuk ka nevojë për brenga. Jam i bindur se ai do të luajë deri në moshën 35 vjeçare. Ai do të kthehet pas pak ditësh. Është normale që ai nuk ka energji si më parë. Thjesht ndodh kjo kur kalon kohë e gjatë”, u shpreh Raiola.
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Turqisë është shprehur se sfida ndaj turqve do të jetë shumë e vështirë pasi ai ka në ekip lojtarë me origjinë turke.“Mendoj se lojtarët gjermano-turk do të vuajnë në këtë takim. Ne nuk bëjmë premtime sa i përket asaj nëse ata nuk dëshirojnë të luajnë në këtë takim”.
“Ne pranojmë vendimet e lojtarëve, për ata turq që jetojnë në Gjermani. Ne kurrë nuk kemi parë ndonjë lojtar të luajë nën presion sa i përket kësaj. Madje as Mesut Ozil nuk ishte kurrë nën presion”, tha Low.
Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis ka pohuar se klubi nga Londra Veriore nuk ka nevojë që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për të pasur ekuilibër financiar.Gazidis thotë se do të ishte shumë pa kuptim që klubet të varen nga përfitimet në Ligën e Kampionëve edhe pse 26 milionë funte është shuma që Topçinjtë kanë përfituar nga gara më prestigjioze evropiane e futbollit.
“Ne duam të kualifikohemi, por edhe nëse nuk ndodh kjo, ne kemi një model mjaft të qëndrueshëm me të cilin mund t’ia dalim mbanë. Jo vetëm të përballojmë shpenzimet, por edhe të jemi shumë konkurrues”, theksoi Gazidis.
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Josip Kuzhe, thotë se pavarësisht dështimit për t’i arritur objektivat, imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar nën drejtimin e tij.“Ne nuk donim vetëm të ishim pjesëmarrës në këto kualifikime, por edhe të rëndësishëm, të bënim rezultate më të mira, të fitonin ndeshje, të mundnim ndonjë kundërshtar të fortë si Francën, Bosnjën apo Rumaninë. Edhe një trajner mendon në mënyrë irreale ndonjëherë”, ka thënë Kuzhe, raporton Sportin Shqiptar.
“Unë nuk mund t’ju them se ëndërroja që të kualifikohesha për në evropian, por ëndërroja që të arrija rezultate të mëdha që të vlenin për të ardhmen. Në shoqërinë e futbollit do të doja të flisnin më shumë për Shqipërinë. Sepse sjellja ndaj Shqipërisë nuk është korrekte. Shikoni gjyqtarët sesi na trajtojnë. Nuk na respektojnë si vendet e tjera”.
“Megjithatë, ne kemi ndryshuar diçka, sepse e kemi lëvizur disi Shqipërinë në renditjen e FIFA-s, por edhe në publicitet. Unë jetoj në Kroaci dhe njerëzit më flasin për Shqipërinë. Kjo më bën të lumtur, por do të isha akoma më i lumtur nëse gjithandej do të flisnin kështu”, ka shtuar kroati.
Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos, mendon se Xavi është lojtari më i rëndësishëm te Barcleona.Carlos, i cili së fundi u caktua lojtar-trajner i klubit rus Anzhi, mendon se nëse Xavi heshtet, mund të heshtet e gjithë Barcelona.
“Barcelona varet shumë nga Xavi. Të luash kundër Barcelonës ju duhet ta heshtni këtë djalosh, i cili është referencë. Xavi është gjeni”.
“Ai ka diçka më shumë se të tjerët, por njerëzit nuk e vlerësojnë atë sa duhet”, ka thënë Carlos.
Mbrojtësi gjerman i Arsenalit, Per Mertesacker ka deklaruar se po ka vështirësi të mëdha për të komunikuar në gjuhën angleze me bashkëlojtarët e tij.“Unë po kam ende probleme me komunikimin, por duke parë rrethanat, kjo ishte e pa shmangshme. Për shkak të vonesës së transferimit, unë pak bëra për ta përgatitur veten”.
“Unë jashtë Gjermanisë kam qenë vetëm një muaj dhe prandaj është e vështirë për mua që të adaptohem me klimën. Anglinë nuk mund ta quaj ende shtëpi timen. Unë ende nuk kam shtëpi, nuk kam banesë timen. Por, ndihem në duar të mira këtu te Arsenali”, u shpreh ish-mbrojtësi i Werder Bremenit.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, është tepër i kënaqur me startin e sezonit në Ligën Premier, pasi Blutë aktualisht qëndrojnë në pozitën e tretë në tabelën e Ligës Premier.“Mendoj se gjërat kanë shkuar mirë. Ne kemi pasur start të mirë në ndeshjen ndaj Unitedit, por kemi qenë të pa fat me rezultatin”.
“Duke marrë parasysh rastet dhe të gjitha rezultatet tjera, mund të them se jam i kënaqur me rezultatet, pasi dallimi me vitet e kaluara është se tani janë bërë edhe më shumë skuadra që luftojnë për titull”, theksoi portugezi.
Sulmuesi i klubit rus Anzhi, Samuel Eto’o, ka pranuar se kalimi i tij në rusi ishte influencuar nga të hollat e majme, por ka këmbëngulur se të gjithë do të kishin marrë një vendim të tillë.“Unë kam marrë ofertë të rëndësishme dhe e pranova atë. Ne të gjithë punojmë për para dhe secili që thotë ndryshe është hipokrit”.
“Trajneri më i mirë? Për mua, trajneri më i mirë i të gjitha kohërave është Luis Aragones, përderisa Jose Mourinho është më i miri për momentin. Unë mësova shumë nga Aragonez, jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri”, u shpreh Eto’o për AS.
Milani është duke shikuar mundësinë për të transferuar mesfushorin Sami Khedira, i cili duket se më nuk është i kërkuar te Reali.Ariedo Braida, drejtori i Milanit, ishte në Spanjë gjatë fundjavës për ta shikuar Realin përballë Espanyolit, ku besohet se pos Kakas, ka shpresuar ta shohë në aksion edhe Sami Khediran.
E ardhmja e Khediras te Reali është në dyshim serioz pas kritikave publike të Mourinhos për gjermanin, pas kartonit të kuq ndaj Levantes.
Asi i Tottenhamit, Rafael Van der Vaart ka quajtur tifozët e Arsenalit si 'humbës të këqij' pas fitores në derbin e të dielës.“Ata janë humbës të këqij, më lejoni ta them këtë. Jo, nuk ishte lojë me dorë, unë e ndala topin me gjoks. Dhe a e keni parë se sa afër janë tifozët me fushën? Ku kam mundur të vrapoj?”.
“Nuk kam biseduar ende me Van Persien për atë që ndodhi në derbi”, theksoi Van der Vaart.
Babai i yllit të Manchester United, Wayne Rooney është një prej nëntë të arrestuarve në lidhje me parregullistë në baste gjatë një ndeshje të Ligës Premier të Skocisë vitin e kaluar.Wayne Rooney senior, 48 vjeç besohet se është arrestuar në shtëpinë e tij në Derbyn Perëndimor, pas një aksioni të organizuar të policisë së Liverpoolit. Është arrestuar edhe xhaxhai i Rooneyt, Richie, 54 vjeç.
Këto arrestime vijnë pas akuzave se ndeshja mes Hearts dhe Motherwell e zhvilluar më datë 14 dhjetor 2010 ishte manipuluar dhe ku besohet se janë përfshirë edhe të afërmit e sulmuesit më të mirë anglez për momentin.
Legjenda braziliani Socrates beson se Pep Guardiola duhet ta drejtojë kombëtaren e Brazilit.Socrates është i pakënaqur me punën e trajnerit Mano Menezes dhe do të dëshironte që trajneri i Barcës të marrë nën drejtim kombëtaren para Kupës Botërore 2014.
“Kush luan në mbrojtje për Barcelonën? Ata nuk shqetësohen për repartin mbrojtës. Brazili ka hequr dorë nga kultura e vet dhe tash duket si një budalla. Ne do të ishim shkatërruar nëse Neymar nuk do të ndizej kohë pas kohe”, ka thënë Socrates.
Real Madridi raportohet se planifikon të ‘vjedhë’ talentet të cilët dalin në qytetin e Milanos.Marca shkruan se Reali ka nënshkruar një marrëveshje me qeverisjen lokale për të ndërtuar një shkollë futbolli në zemër të Milanos.
Shkolla mendohet se do të strehojë rreth 128 lojtarë lokal dhe do të ishte një goditje për Interin dhe Milanin.
Canal+ bën të ditur se Kaka ka darkuar me drejtorin sportiv të Paris Saing Germain, Leonardo, gjatë mbrëmjes së të hënës në Paris.Dyshja janë miq të mirë që nga koha kur kanë qenë së bashku te Milani. Megjithatë, edhe bisedat për një transferim të mundshëm të Kaka te PSG mund të kenë qenë pjesë e darkës.
Pronarët arab të klubit francez janë të gatshëm të vazhdojnë të investojnë shuma të mëdha, pasi gjatë verës harxhuan plot 85 milionë euro në transferime të reja. Kaka thuhet se është pjesë e planeve të PSG dhe ai mund të joshet të punojë sërish me mikun e tij Leonardo.
Lorik Cana thotë se ndeshja e nesërme përballë Francës në “Stade de France” është një moment i veçantë për të, për shkak të karrierës së kaluar atje.Cana ka luajtur për dy nga klubet më të mëdha franceze, Paris Saint-Germain dhe Marseille, para se të transferohej te Sunderlandi në kampionatin anglez dy sezone më parë.
“Pas gjithë atyre viteve që kam luajtur në Francë, në një vend ku jam rritur si futbollist e si njeri, rikthimi në ‘Stade de France’ mbetet i veçantë për mua”.
“Aty kam luajtur katër finale të Kupës së Francës. Në Francë kam familjen time dhe shumë miq. Do të jetë një ndeshje e bukur, e veçantë, që do të mundohemi ta fitojmë, pastaj edhe të shijojmë momentin, pasi raste të tilla nuk vijnë shpesh për një futbollist”, ka thënë Cana.
Rafa Benitez thotë se regjimi i presidentit të Interit, Massimo Moratti, është i mbushur me gabime.“Pavarësisht faktit se unë fitova dy trofe – Superkupën e Italisë dhe Kupën Botërore të Klubeve – Nerazzurrët nuk u sollën mirë me mua. Ata nuk pranuan vlerën time si trajner dhe kjo është diçka që vazhdon të më lëndojë”.
“Moratti është një person i cili bën shumë gabime, mbase tepër. Nuk është koincidencë që atje ishin tre trajnerë pas meje”, ka thënë Benitez.
Trajneri i Fiorentinës, Sinisa Mihajlovic, thotë se ai është ndjerë i turpëruar pasi huliganët serbë bënë që ndeshja e sezonit të kaluar në mes të Italisë dhe Serbisë të anulohet.“Një vit më parë, pas ngjarjeve të zhurmshme në ndeshjen Itali-Serbi, për të parën herë isha i turpëruar që jam serb. Në atë kohë isha i zhgënjyer dhe i zemëruar, pasi ishte një prej faqeve të më errëta në historinë tonë të futbollit. Tash kam një ndjenjë tjetër, dëshirën për ta rregulluar atë”.
“Kam jetuar në Itali për po thuajse 20 vjet, andaj kjo (ndeshja e të premtes) është një ndeshje e rëndësishme për mua. Italia është një ekip i shkëlqyeshëm me një trajner të shkëlqyeshëm dhe ia ka dalë shumë mirë në këto kualifikime”, ka thënë trajneri serb për agjencinë e lajmeve ANSA.
Serbia nesër pret Italinë në ndeshjen e grupit C kualifikuese për Euro 2012.
Jamie Carragher nuk beson se Anglia duhet të caktojë një trajner tjetër të huaj për të zëvendësuar Fabio Capellon, pasi e sheh këtë si ‘një formë tradhtie’.Capello pasoi Steve McClarenin pas dështimit të këtij të fundit për ta kualifikuar Anglinë në Euro 2008 dhe arriti ta dërgojë Anglinë në Botërorin 2010, ndërsa tashmë ka siguruar biletën edhe për Euro 2012.
“Nëse menaxheri juaj nuk është aq i mirë, ky është faji i vendit tuaj. Gjeni një menaxher më të mirë. Bëjeni stafin stërvitor më të mirë”.
“Mendoj se kjo është një formë tradhtie në futbollin ndërkombëtar dhe të jem i sinqertë është ca e turpshme”, ka thënë Carragher për Daily Mirror.
Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer,ka thënë se ai ende ka shumë punë për të bërë në klub dhe shpreson të mbetet në kryeqytetin holandez në dhjetë vitet e ardhshme, duke shtuar se do ta refuzonte edhe Barcelonën për një qëndrim në Amserdam.“A do të doja të mbetem te Ajax për dhjetë vitet e ardhshme? Kjo do të ishte mrekulli. Sigurisht ka edhe momente të këqija. Kur ne humbim pikë ose kur unë kam ndjenjën se ne po humbim kontrollin. Por momentet e mira me lehtësi i tejkalojnë të këqijat”.
“Edhe nëse Barcelona më kërkon nesër, nuk do të shkoja. Nuk kam përfunduar këtu. Jam në shtëpi dhe familja ime pëlqen të jetojë në Holandë, ata nuk e ndjejnë të nevojës të zhvendosen sërish”, ka thënë De Boer.
Ajax aktualisht qëndron në pozitën e katërt të tabelës së Eredivisie, gjashtë pikë prapa liderit, AZ, me të cilin përballet të shtunën e ardhshme (15 tetor).
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se ai ka menduar të largohet nga futbolli pas lëndimit të gjurit muaj më parë.“Këto ishin tetë muaj vuajtje. Kam kaluar kohë të vështira, pasi nuk kam parë zgjidhje: kam përjetuar humbje të fuqisë në këmbët e mia dhe nuk kam mundur të luaj”.
“Madje kam menduar edhe të largohem nga futbolli”, ka deklaruar spanjolli.
Anësori i Atletico Madrid, Arda Turan, beson se Turqia është favorit i lehtë për ndeshjen e nesërme të Grupit A kualifikues për Euro 2012, kundër Gjermanisë.“Fakt është se kjo ndeshje e luajtur në Turqi na jep neve një avantazh. Ne duam t’i bëjmë fansat tonë të lumtur”.
“Ne kemi 51 për qind shanse për ta fituar ndeshjen. Nëse fillojmë ndeshjen në një mënyrë agresive, ne do të jemi në gjendje të shfaqim stilin tonë. Gjermania është një ekip i shkëlqyeshëm, por nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, ka thënë Turan.
Pas Gjermanisë, që tashmë ka siguruar biletën për Euro 2012, Turqia do të përballet me Azerbajxhanin më 11 tetor në ndeshjen e fundit të fazës grupore.
Anësori i Tottenhamit, Gareth Bale, synon të zhvillojë më shumë lojën e tij pasi u emërua Futbollisti Uellsian i Vitit.Bale ka fituar këtë çmim për të dytin vit radhazi pas një sezoni impresiv 2010-11 dhe ka filluar në formë të mirë edhe sezonin e ri.
“Dua të luaj çdo ndeshje si me klubin ashtu edhe në nivel ndërkombëtar dhe gjithmonë jap 100 për qind. Është mirë të shpërblehesh, por si ekip më e rëndësishmja është të qëndrojë bashku dhe ne kemi bërë progres”.
“Pak po bëhem më i mohuar dhe po fitoj më shumë vetëbesim në lojën time, po mësoj dhe dua ta çoj këtë në një nivel tjetër, shpresoj se ka ende për të treguar”, ka thënë Bale, siç përcjell Sky Sports.
















