Franca i është afruar kualifikimit në Euro 2012 pas fitores së lartë të realizuar ndaj Shqipërisë në Stade de France me rezultat 3-0.Ajo që është pritur në Stade de France ajo edhe ndodhi – kombëtarja jonë nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë kreativitetit të jashtëzakonshëm të Les Bleus në mesfushë.
Yohan Cabaye i ndihmoi Florent Maloudas që të shënojë golin e parë të takimit, para se Loic Remy të shënonte për 2-0 (38’) nga një kënd i vështirë, pasi Samir Nasri tejkaloi katër lojtarë në fanella kuq e zi për të bërë asistin e golit.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i francezëve, të cilët e vulosën fitoren me golin e Antoine Reveillere (67’), që shënoi në të njëjtën mënyrë sikur Loic Remy, por tani i ndihmuar nga Marvin Martin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0, kurse Franca ka siguruar kualifikimin në njëfarë mënyre pasi ka 20 pikë në krye të tabelës, një pikë më pak se Bosnja, pa gjasa për rivalët tjerë. Tani Francës i duhet vetëm një pikë për kualifikim, që do të duhet ta fitojë ndaj Bosnjës të mërkurën.
Gjermania ka shënuar fitore në ndeshjen kryesore të ditës ndaj Turqisë në transfertë me rezultat 3-1, kurse Holanda pati vështirësi me Moldavinë, para se të ndodhte e kundërta me Spanjën që me mjaft stil mposhti Çekinë në transfertë.Mario Gomez kaloi në epërsi gjermanët (35’) pas asistimit të Thomas Muller. Ishte pikërisht Muller ai që në pjesën e dytë dyfishoi epërsinë (66’).
Në lojë turqit i mbajti Hakan Balta (79’), kurse rezultatin përfundimtar prej 3-1 e vuri Bastian Schweinsteiger nga penaltia katër minuta pa përfunduar takimi.
Klas Jan Huntelaar e shënoi golin e vetëm të Holandës në ndeshjen ndaj Moldavisë, ku Oranje është pritur të ngadhnjejë më thellë. Sidoqoftë tulipanët nuk ishin nën presion pasi që moti kanë siguruar kualifikimin për Euro 2012.
Mata dhe Xabi Alonso ishin golashënuesit (6’ dhe 23’) në sfidën e zhvilluar në Pragë të Çekisë ku spanjollët shënuan fitore të lehtë me rezultat 2-0.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se klubi i tij ka të gjitha cilësitë e nevojshme për të fituar tituj këtë sezon.“Mendoj se është e mundur për ne të fitojmë një trofe këtë sezon nëse ka ende karakterin e viteve të kaluara. Kam besim në ekipin dhe trajnerin, kemi gjithçka për të vazhduar së fituari”.
“Jam i bindur se ne mund të vazhdojmë të bëjmë mirë këtë sezon. Ne kemi përzierjen e duhur të lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë, ndërsa Ranieri është trajner i madh. Ranieri di të mbajë bashkë grupin edhe në vështirësi”, theksoi Moratti.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka këmbëngulur se Zlatan Ibrahimovic nuk e ka problem motivimin e vetvetes për të luajtur për kampionin e Italisë.“Zlatan Ibrahimovic është shumë mirë. Ne nuk kemi mundur të bëjmë asgjë pos të qeshim kur e kemi parë se si mediat interpretuan intervistën e tij”.
“Ai nuk ka probleme me Milanin. Jam 100 për qind i sigurt se ai do të kthehet fuqishëm pasi të vijë nga ndeshjet me kombëtaren. Le të qëndrojmë të qetë. Ibra do të jetë ai që edhe njëherë do të jetë lideri i Milanit”, potencoi Galliani.
Agjenti i sulmuesit të Arsenalit, Theo Walcott, ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e lidhin 22 vjeçarin me një kalim te gjiganti i Serie A, Juventus.Anësori i shpejtë është lidhur me një largim nga Emirates dhe si destinacion për të është përmendur Juventusi.
“Juventusi kurrë nuk ka bërë ofertë për ne. Ne nuk kemi marrë telefonata nga Italia së fundmi”, theksoi agjenti i anglezit, Colin Gordon.
Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, beson se Cristiano Ronaldo është më shumë një lojtar i baraspeshuar, i cili ka hequr dorë nga të qenit vetjak vetëm për t’i ndihmuar ekipit.“Cristiano ka qenë shumë egoist, por tani ai po ndryshon. Ai po fillon të mësojë se nuk mund të arrish asgjë nëse luan për vete”.
“Në të kaluarën ai gjithmonë ka tentuar të jetë spektakolar, por tani ai luan edhe për bashkëlojtarët. Sidoqoftë, unë jam i lumtur për të sepse më mirë është vonë se kurrë. Ai është lojtar i madh”, tha Schuster.
Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, i është nënshtruar operimit për t’u rikuperuar nga një dëmtim muskulor.Robben është kthyer nga kombëtarja holandeze te stafi mjekësor i klubit gjerman për t’iu nënshtruar operimit, njofton faqja zyrtare e klubit bavarez.
“Arjen duket se po përjeton reaksion të dëmtimit të tij. Ne duhet të presim dhe të shohim çfarë thonë mjekët. Mendoj se federata holandeze ishte mjaft sensitive në këtë rast dhe falënderojmë për korrektësinë në këtë rast”, theksoi Robben.
Pronari i ri i Romës, Thomas Di Benedetto, është shprehur se ka plane të mëdha me klubin e tij të ri, duke synuar që Giallorosët t’i bëjë brend global.“Është një mundësi e mirë për mua dhe grupin tim, sepse ekziston mundësia e rritjes së një brendi, që ende nuk është i zhvilluar në nivel global”.
“Sidoqoftë, ne duhet të fillojmë të fokusohemi teknikisht, që është kruciale për ekipin. Ja pse kemi zgjedhur Franco Baldinin, Walter Sabatinin dhe Luis Enriquen. Baldini është menaxher i shkëlqyer, Sabatini skauter i mrekullueshëm. Luis Enrique është importuesi i stilit të Barcelonës”, deklaroi Di Benedetto.
Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, thotë se ai nuk e ka problem që rivalët po shpenzojnë shumë në afatin kalimtar veror, për dallim nga Arsene Wenger që ka një mendim tjetër.Wenger e ka quajtur shpeshherë mënyrën e shpenzimeve të Cityt dhe Arsenalit si doping financiar, por kështu nuk mendon bosi i francezit.
“Për mua, nuk po shoh asgjë të pa drejtë sa i përket pronarëve të cilët i vënë paratë e tyre në dispozicion të klubeve të tyre dhe për ne nuk ka asgjë të keqe në gjithë këtë”, theksoi Gazidis.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Alejandro Sabella beson se Barcelona do të ishte dominuese edhe nëse do të luante në rrafshin e ekipeve kombëtare.“Nëse i lejoni të veshin fanellat e ndonjë kombëtareje, ata do të ishin përsëri ekipi më i mirë”.
“Kemi disa liderë. Lionel Messi është lideri ynë në bazë të aftësive futbollistike. Ai kurrë nuk luan keq dhe të gjithë e respektojnë. Ai është pjekur shumë në vitet e fundit dhe shiriti i kapitenit do ta pjekë edhe më shumë”, theksoi Sabella.
Menaxheri i Corinthians, Edu, ka thënë se klubi i tij nuk e ka në plan transferimin e sulmuesit në largim të Manchester Cityt, Carlos Tevez.Carlos Tevez do të largohet gjatë janarit nga Manchester City pas refuzimit për të luajtur për klubin ndaj Bayernit, ndërsa si skuadra të përfolura pos gjigantëve italianë dhe spanjollë janë edhe ata brazilianë, të cilët kanë mohuar gjithçka.
“Për momentin nuk kemi plane për ta transferuar atë. Unë po filloj të mendoj për skuadrën e re të vitit 2012 dhe kam biseduar me trajnerin për atë që na duhet, Tevez nuk u përmend”, u shpreh Edu.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka refuzuar që të dorëzohet në luftë për titullin e kampionit të Italisë, duke thënë se gjithçka mund të pritet nga skuadra e tij.“Për mua, si gjithmonë, dy ekipet më të mira mbeten Milani dhe Interi, me Juventusin dhe Napolin tepër prapa nesh. Ne duhet ta rimarrim këtë rol, sepse unë jam i bindur se do ta fitojmë Scudetton”.
“Ne jemi prapa, ndoshta nuk do të fitojmë titullin, por do të ringjallemi. Si mund t’i vë kufinj një ekipi që fitoi gjithçka dy vite më parë dhe është ende kampion bote?”, u shpreh Ranieri.
Lorik Cana shpreson se Shqipëria mund ta befasojë Francën duke e fituar ndeshjen e sotme në “Stade de Rennes”.“Mund të ndodhë që ne të fitojmë, por duhet të mblidhen shumë gjëra bashkë. E para duhet të jemi të gjithë në një ditë shumë të mirë, të zhvillojmë ndeshjen perfekte dhe sigurisht që na duhet edhe shumë fat. Vetëm në këtë mënyrë mund ta mposhtim Francën”, ka thënë Cana.
Shqipëria udhëton në Francë pas dy disfatave, një pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm dhe një tjetër kundër Luksemburgut, të dyja me rezultat 2-1.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, nuk do të lejojë problemet familjare të ndikojnë në paraqitjen e tij të sotme për Anglinë.Rooney u trondit kur shtëpia e babait dhe dajës së tij ishin bastisur. Sulmuesi raportohet se i ka thënë një miku të tij se kjo për të ka qenë si ‘një rrufe në qiell të hapur’. Por ai është zotuar se do t’i lërë shqetësimet e familjes së tij anash kur të dalë në fushë kundër Malit të Zi.
“Të themi se ai ishte i befasuar është e pakët. Ai nuk e kishte idenë se kjo po ndodhte, por tash ai është krejtësisht i fokusuar në ndeshjen për Anglinë. Wayne nuk është aspak i përfshirë në asnjë mënyrë”, ka thënë burimi për Mirror.
Ish-mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, ka lavdëruar Andrea Pirlon duke e quajtur atë si një prej shtyllave të Biankonerëve.“Pirlo po tregon një vlerë shtesë për Juventusin, por po ashtu ka lënë edhe një zbrazëtirë të madhe te Milani”, citohet të ketë thënë Cannavaro për Tuttosport.
Cannavaro po ashtu ka thënë se Napoli mund të jetë rivali më i madh i Juventusit për titull këtë sezon.
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i kënaqur me progresin në dy muajt e parë të tij në Ligën Premier.Me pesë fitore, një barazim dhe një disfatë në ligë, një fitore e një barazim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe progres në Kupën Carling, Villas-Boas ka bërë një start impresiv në Stamford Bridge.
“Mendoj se gjërat kanë shkuar mirë. Ne kemi pasur një start të mirë, përveç ndeshjes në Old Trafford ku ne kishim një paraqitje të mirë, por ishim të pafat me rezultatin”.
“Ne nuk bëjmë asgjë tjetër përveç asaj që duhet të bëjmë. Ne pritet të fitojmë çdo ndeshje dhe kjo është sfida të cilën e kemi. Disa rezultate kanë shkruar sipas dëshirës tonë dhe të tjerat jo”, ka thënë Villas-Boas.
Aaron Ramsey e ka quajtur sezonin e deritashëm të Arsenalit si të papranueshëm.Mesfushori i Topçinjve thotë se është e dhimbshme për lojtarët të qëndrojnë 12 pikë prapa rivalëve të Ligës Premier, pasi kanë humbur katër nga gjashtë ndeshjet e para.
“Ka qenë një kohë e vështirë për klubin tim. Ka qenë shumë frustruese deri tash me problemet të cilat kanë ndodhur në disa ndeshjet e kaluara. Ne nuk kemi treguar rezultatet të cilat jemi të aftë t’i arrijmë”, ka thënë Ramsey.
Fabio Capello ka mohuar spekulimet se ai do të largohet nga stoli drejtues i Anglisë para fillimit të kampionatit evropian, Euro 2012.“Dëshira ime është të drejtoj në Euro. Absolutisht. Nuk dua të flas për atë çfarë ndodh atje derisa ne të kualifikohemi, pasi ky është paragjykimi im, por unë kam një kontratë”.
“Për këtë ndeshje, kam folur me lojtarët dhe iu kam thënë,’Ju duhet të luani të fitoni ndeshjen. Ju keni nevojë të luani me të njëjtin stil që keni luajtur jashtë shtëpisë dhe të mos mendoni për barazim’”.
“Të mendojmë për barazim do të ishte gabimi më i madh që mund ta bëjmë. Të dalim në fushë për të barazuar, ju luani për të humbur kohën dhe vetëm për posedim topi. Ne kemi nevojë për pikën për t’u kualifikuar në pozitën e parë. Kjo është e rëndësishme. Por ju duhet të luani për të shënuar gola, të sulmoni, jo vetëm të mbroheni, jo vetëm të keni posedimin”, ka thënë Capello.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se ai shfaq më të mirën si trajner kur nuk ka kontratë afatgjate.“Çdo ditë mendoj se mund të largohem ditën e ardhshme. Punoj më mirë kur e di se e kam këtë liri për të vendosur për të ardhmen time”.
“Ka rrezik që ju të humbni pasionin për atë që bëni kur nënshkruani kontratë afatgjate. E gjitha është te pasioni. Pasuria më e madhe që dikush mund ta ketë është të bëjë diçka që vërtet ju pëlqen. Kjo është esenca për gjithçka sipas mendimit tim”, ka thënë Guardiola për Sport.
Kaka ka deklaruar se trajneri Jose Mourinho ka luajtur një rol kyç në kthimin e tij në formë.“Unë mund të them vetëm gjëra të mira për Mourinhon. Ai kishte mundësinë [t’i japë fund karrierës time] duke menduar, ‘Një lojtar i cili ka shumë përgjegjësi në shpinë nuk po ia del mirë, ne do ta shesim atë dhe të sjellim dikë tjetër në vend të tij, ai nuk është lojtari me të cilin unë nënshkrova’”.
“Por në fund, ai gjithmonë më ka ndihmuar. Është normale në futboll që trajneri të ketë besim në lojtarët, por ky besim është fituar në fushë dhe në stërvitje. Besoj se po fitoj besimin e trajnerit, pak nga pak. Ka qenë shumë vështirë pasi duhej të praktikoja seanca të cilat ishin tmerr për mua”, ka thënë braziliani.
Sulmuesi brazilian Neymar ka shprehur admirimin e tij për yllin e Barcelonës, Lionel Messi, duke thënë se ai ka ende shumë punë për të arritur nivelin e argjentinasit.Duke folur para gazetarëve sulmuesi brazilian ka reaguar për të korrigjuar sugjerimet e tyre të cilat e quajtën atë një prej lojtarëve më të mirë në botë.
“Ende kam shumë për të bërë për ta arritur atë, më i mirë është Messi”, ka thënë ylli i Santos.
I riu po ashtu ka lavdëruar edhe bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Brazilit, Ronaldinhon.
Trajneri i Francës, Laurent Blanc, thotë se problemet mes tij dhe mesfushorit Samir Nasri janë e kaluar.“Më pëlqen të fokusohem në të tashmen dhe të ardhmen, por ne duhet të analizojmë çfarë kemi bërë në të kaluarën dhe të mësojmë të bëhemi më të mirë”.
“Samir ka përparuar shumë së fundi por unë kurrë nuk kam pasur problem me të. Vërtet jam i impresionuar nga qasja e tij së fundi krahasuar me atë që kam parë më herët”.
“Ai ka treguar inteligjencë duke u bërë më i vetëdijshëm për gjëra të caktuara dhe tash shpresoj se kjo mund të përkthehet në performancën në fushë”, ka thënë Blanc.
Franca sonte pret Shqipërinë para se të udhëtojë te Bosnjë e Hercegovina të martën.
Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos, thotë se Anzhi është duke kërkuar dyshen e Real Madridit, trajnerin Jose Mourinho dhe sulmuesin Cristiano Ronaldo.“Do të doja të nënshkruaj me Cristiano Ronaldon. Kam folur me lojtarin e Santos, Neymar, dhe nëse Madrid dhe Barcelona dështojnë të nënshkruajmë me të, ne do ta bëjmë”.
“Objektiv është të nënshkruajmë edhe me Mourinhon, por jo vetëm me të. Ne përpiqemi të flasim me trajnerë të ndryshëm me përvojë të cilët janë mirë të njohur. Ne duam ta bëjmë Anzhin si Real Madrid dhe Barcelona dhe e them këtë me synim”, ka thënë Carlos.
Mbrojtësi i Interit, Maicon, thotë se ai kurrë nuk ka menduar të largohet nga Interi.“Kurrë nuk kam menduar të largohem nga Interi. Ka pasur njerëz që kanë thënë se unë do të largohem, por asgjë nuk ka të vërtetë sa i takon meje dhe tregut të transferimeve”.
“Unë jam i lumtur te Inter, por shpesh gjërat që nuk janë të vërteta për mua rreth të ardhmes, dalin në pah. Jam i lumtur këtu”, ka thënë Maicon.
Sulmuesi i Bayernit të Munichut, Ivica Olic ka pohuar se Arjen Robben duhet të përmendet në të njëjtën frymë sikurse asi Lionel Messi dhe ylli i Realit, Cristiano Ronaldo.“Kur Robben është mirë, ai mund të luajë ndaj cilitdo ekip në botë. Kur ai është i përgatitur fizikisht ai është në një nivel me Messin apo Ronaldon dhe unë dua ta shoh atë përsëri në formë”, theksoi Olic për Bild.
Ivica Olic dhe Arjen Robben ishin dy lojtarët kryesorë të suksesit të Bayernit para dy viteve në Ligën e Kampionëve, ku bavarezët arritën në finale para se të mposhten nga Interi.
















