Mesfushori i Manchester Cityt, Gareth Barry, mendon se skuadra e tij nuk është larg të qenit një sfiduese kryesore për të fituar titullin e Ligës Premier pas një kohe shumë të gjatë.
City nuk ka qenë kampion i Anglisë që nga viti i largët 1968, mirëpo pas investimeve që ka bërë sheiku Mansour, klubi është bërë një fuqi reale në futbollin anglez dhe evropian.

Sezonin e kaluar ‘pasanikët’ e fituan Kupën FA, ndërsa Berry mendon se është vetëm çështje kohe kur në stadiumin Etihad do të festohet fitimi i titullit.

“Nëse shikohen përfundimet (e kampionateve), ishim të pestit, pastaj ishim të tretët sezonin e kaluar dhe e fituam Kupën FA”.

“Ky është një përparim i madh dhe nëse vazhdojmë kështu, atëherë titulli i ligës nuk do të jetë shumë larg nga ne. Fitimi i Ligës Premier do të ishte fantastik për këtë klub”, ka thënë Berry për faqen zyrtare të Cityt.
Andy Murray do të luajë përballë Rafael Nadalit në finalen e të dielës në Japan Open, pas një fitoreje komforte kundrejt David Ferrer.
Tenisti më i mirë britanik fitoi me rezultat 6-2 dhe 6-3 kundër spanjollit dhe është në rrugë të mirë për një titull tjetër pas triumfit në Thailand Open një javë më parë.

Ndërkohë, kampioni në fuqi i Japan Open, Nadal, fitoi kundër amerikanit Mardy Fish, me rezultat 7-5 dhe 6-1.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka thënë se mezi pret që të luajë bashkë me Nuri Sahin, i cili këto ditë është kthyer nga lëndimi.
Mesfushori turk iu bashkua Los Blancos nga Borussia Dortmundi për 10 milionë euro, mirëpo ende nuk ka debutuar për klubin si pasojë e lëndimit.

“Ai ka cilësi të mira, një këmbë të majtë të shkëlqyer dhe ai luan shpejtë futboll”.

“Ai ka po ashtu një qëndrim të shkëlqyer, mund ta kuptoni se dëshiron të integrohet dhe dëshiron të arrijë sukses. Unë pres të luaj me të, sepse duket në formë të mirë”, ka thënë Alonso për Radio Marca.
Sulmuesi veteran i Milanit, Filippo Inzaghi, ka deklaruar se ai meriton që t’i jepet më shumë hapësirë në skuadër.
38-vjeçari mungoi në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar kur Rossonerët e fituan Scudetton si pasojë e lëndimit të gjurit, mirëpo këtë sezon është në formë të mirë fizike.

“Qëllimi im është që të jem sërish lojtari që kam qenë. Unë meritoj të luaj dhe fansat e meritojnë këtë”.

“Përveç kësaj, unë nuk di se si të jetoj pa futboll, sepse jam si një fëmijë, i cili gjithmonë dëshiron të luajë dhe të mësojë më shumë”, ka thënë Pippo për revistën So Foot.
Ish-trajneri i Liverpoolit dhe Interit, Rafa Benitez, ka lëvduar Pep Guardiolan dhe skuadrën e tij për sukseset e jashtëzakonshme viteve të fundit.
“Çdo referencë është që Guardiola është punëtor i madh të cilit i pëlqen futbolli me pasion dhe ne po flasim për një trajner të madh, që ka një ekip të mrekullueshëm”.

“Më pëlqeu ekipi i Arrigo Sacchit, edhe pse Barcelona luan tepër mirë. Ata jo që fitojnë titujt sit ë tjerët, por ata luajnë shumë mirë”, deklaroi Benitez.
Futbollisti më i mirë shqiptar për momentin, Xherdan Shaqiri, ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Baseli, përkundër faktit e pas tij janë vënë gjysma e klubeve më të mëdha evropiane.
Asi kosovar është i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë Romën, Milanin, Interin dhe Bayernin. Por, në mungesë të një interesimi konkret për të, Shaqiri ka refuzuar që të flasë për të ardhmen.

“Unë nuk e di nëse do të kaloj te ndonjë klub i madh evropian. Jam te Baseli, dua ta fitoj kampionatin dhe dua të luaj në Ligën e Kampionëve me Baselin. Unë nuk e di çfarë do të ndodhë më vonë në të ardhmen, por jam me Baselin dhe kjo është mirë për mua”, u shpreh Shaqiri për Goal.
Tottenhami pritet që t’i ofrojë mesfushorit Luka Modric një kontratë të vlefshme 100 mijë funte java, që do ta mbajë atë në White Hart Lane deri në vitin 2017.
Modric besohet se është shumë pranë që ta pranojë këtë marrëveshje, por problemi është te dëshira e Spursave për t’ia zgjatur kontratën edhe një vit, një gjë që nuk e do kroati.

“Po kemi probleme sa i përket nënshkrimit të kontratës. Ai është i lumtur që po luan për këtë klub dhe ka lënë prapa spekulimet. Në një botë ideale, secili klub do të dëshironte që krahas ngritjes së pagës të rinovonte kontratën edhe për një vit”, theksoi Modric.
Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, është duke u penduar tepër që nuk e transferoi anësorin Ashley Young, teksa shpreh hapur xhelozinë ndaj Manchester Unitedit për transferimin e bërë.
“Ashley Young është lojtar i mirë, aq i talentuar. Unë tentova ta transferoj disa vite më parë dhe mbrëmë e konfirmova pse është dashur ta bëj”, theksoi ai.

Young u transferua te Manchester United nga Aston Villa për një shumë prej rreth 20 milionë funtesh, ndërsa forma në këtë fillim sezon e të riut anglez është e jashtëzakonshme.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është tepër i nervozuar me dënimet e shpërndara nga UEFA për klubin e tij, pas ndeshjes së Superkupës së Evropës.
Barcelona u dënua me 110 mijë euro nga UEFA për shkak të ndezjes së dhjetë fishekzjarrëve nga tifozët blaugranë dhe për shkak të hyrjes me vonesë prej dy minuta në fushë pas pushimit të pjesës së parë. Kjo për Rosell është tepër e pa pranueshme.

“Ne e respektojmë ligjin, por mendoj se dënimet ishin të pa drejta dhe të tepërta. Sa i përket vonesës është paksa e tepruar pasi që në minutën e fundit dikush bën dush e fliten shumë gjëra. Për fishekzjarrë është dënim i pa drejtë pasi nuk jemi përgjegjës për atë që tifozët sjellin në stadium”, theksoi Rosell.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se Nerazzurët e kanë kërkuar yllin e Napolit, Ezequiel Lavezzi.
Zikaltrit transferuan Diego Forlanin dhe Mauro Zaraten pas largimit të Samuel Eto’os, por dështuan të transferojnë argjentinasin e Napolit.

“Është e vërtetë. Un kam biseduar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, mikun tim të dashur, për sulmuesin Lavezzi. Ai ka talent të mrekullueshëm dhe ndërrim të shkëlqyer shpejtësie. Sidoqoftë, ai është shumë i lidhur me Napolin”, u shpreh Moratti.
Ikona e Liverpoolit, Alan Hansen e vlerëson Luis Suarezin si blerjen më të mirë të këtij viti.
“Luis Suarez ishte i jashtëzakonshëm ndaj Evertonit dhe për mua, ai është tranfseri më i mirë që klubi ka bërë vitin e fundit”.

“Nuk ka lidhje kush është kundërshtari, ai gjithmonë di ta influencojë takimin. Ai është lojtar i shkëlqyer dhe unë me qindra herë kam dëgjuar fansa të ekipeve tjera duke thënë se ekipet e tyre nuk e transferuan Suarezin. Liverpooli është aq me fat që e ka atë, pasi ai për mendimin tim do të bëhet superyll”, u shpreh Hansen.
Portieri i kombëtares shqitpare, Samir Ujkani ka shfaqur paraqitje jashtëzakonisht të dobët ndaj Francës në ndeshjen e djeshme, e cila përfundoi me fitore të lartë për Les Bleus.
Ujkani ishte fajtor për dy golat ndaj Francës, bëhet fjalë për golin e dytë dhe të tretë, ku Ujkani kishte pozicionim katastrofal, në të dyja rastet.

Gabimet e Ujkanit vazhdojnë të përsëriten edhe pas ndeshjes së parë kur pranoi një gol tepër të pa nevojshëm nga Karim Benzema. Në fund të takimit, portieri i kombëtares shqiptare mori notën 4, pra, ishte më i dobëti në këtë takim.
Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ishte i ngazëllyer me golin e tij të shënuar ndaj Serbisë të premtën mbrëma në barazimin me rezultat 1-1.
“Jam dëmtuar pak, por nuk më dhemb dhe aq”, theksoi ai i pyetur pas dëmtimit të lehtë të pësuar në këtë takim.

“Bashkëlojtarët e mi më ndihmuan ta tejkaloj problemin. Kam thënë dje se unë e kam kërkuar këtë gol dhe ai erdhi në një vend të vështirë. Ekipi luajti shumë mirë, duke mbajtur nën presion Serbinë. Unë jam në formë të mirë dhe gjithçka po shkon mirë edhe me Italinë edhe me Juventusin”, përfundoi ai.
Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello ka hedhur poshtë faktin se Wayne Rooney ka probleme serioze me nervat pas kartonit të kuq të marrë ndaj Malit të Zi.
Albionët u kualifikuan në Euro 2012 edhe me barazimin prej 2-2 në Podgoricë, ndërsa Rooney u përjashtua nga takimi pasi goditi me qëllim një kundërshtar.

“Ai veprim më befasoi. Para meje ai goditi një kundërshtar. Mendoj se kartoni i kuq erdhi për shkak se ai nuk ishte i kënaqur me paraqitjen dhe kur ai humbi topin e goditi kundërshtarin. Problemet e tij në jetën private u reflektuan në fushë”, tha Capello.
Kapiteni i Anglisë, John Terry ka pranuar se bashkëlojtarët e tij ishin të zhgënjyer që barazuan me Malin e Zi, përkundër kualifikimit në Euro 2012.
“Është gjë e mrekullueshme që të arrijmë aty ku kemi dashur që një kohë të gjatë dhe për këtë kemi punuar vërtet shumë. Në pjesën e parë jemi zhgënjyer që pranuam aq vonë golin. Ne kemi pasur kontrollin e lojës”.

“Menaxheri tha pas pjesës së parë se ishte tepër lehtë për ne dhe fatkeqësisht lejuam që ata të shënojnë në fund, por jemi të kënaqur me kualifikimin”, potencoi Rooney.
Përzgjedhësi i Francës, Laurent Blanc ka folur për rëndësinë e fitores ndaj Shqipërisë, duke thënë se ajo u jep besim francezëve para sfidës vendimtare ndaj Bosnjës.
“Kjo ndeshje do të na japë shumë besim. Ne do të kënaqemi me këtë fitore, por me masë, pasi na pret javë e vështirë. Kam shumë lojtarë të lënduar para ndeshjes të martën”.

“Ne do ta shikojmë situatën dhe do të ftojmë edhe disa lojtarë nëse është e nevojshme”, u shpreh Blanc.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka këmbëngulur se që ai të luajë si zëvëndësues nuk është aspak problem, pasi Roberto Mancini ka shumë lojtarë për të përzgjedhur.
Përkundër faktit se ai shënoi tetë herë në nëntë ndeshjet e fundit, Aguero beson se vendimet e trajnerit duhet të respektohen, e jo sikur Carlos Tevez që refuzoi të luante ndaj Bayernit.

“Kjo është punë e menaxherit dhe është e komplikuar kur ke të zgjedhësh aq shumë lojtarë. Por, nëse është radha ime për të qëndruar në stol, në çfarëdo ndeshje, atëherë unë do ta bëj. Ka shumë lojtarë që mund të luajnë në pozitat tona, kemi shumë lojtarë të mirë” tha Aguero.
Dje janë zhvilluar disa ndeshje të vlefshme për kualifikim në Euro 2012, dhe pos kombëtares tonë që pësoi humbje kishte edhe ndeshje tjera tepër interesante golat e të cilave sfida jus jell Telegrafi.
Kemi bërë një përmbledhje të pesë ndeshjeve më interesante të ndara në pesë video ku pos golave mund të shihni në detaje edhe rastet më të mira të ndeshjeve:

Francë 3-0 Shqipëri



Serbi 1-1 Itali



Portugali 5-3 Islandë



Turqi 1-3 Gjermani



Mali i Zi 2-2 Angli

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka sqaruar arsyet se pse ai punon me kontrata njëvjeçare.
“Dëgjoni, çdo ditë unë mendoj se nesër do të largohem. Kur menaxhoni diçka, duhet të mendoni se nesër mund të largoheni”.

“Unë punoj më mrië nëse kam lirinë për të vendosur vet të ardhmen time. Nëse nënshkruaj kontrata shumëvjeçare atëherë unë humbas pasionin dhe frika rritet për sukses. Plane për të ardhmen nuk kam, nëse më duan qëndroj, nëse jo, largohem”, tha Pep.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, për një moment ka harruar momentet kontraverse të së kaluarës me Jose Mourinhon, duke thënë se portugezi meriton monument për atë që arriti me klubin italian.
“Nuk jetoj me xhelozi. Mendoj se Mourinho na ka komplimentuar kur e mposhtëm CSKA Moskën në Ligën e Kampionëve. Ai dhe Herrera meritojnë dy monumente në Appiano Gentile”, theksoi Ranieri për La Gazzetta dello Sport.

Interi ka telashe të mëdha me rezultatet në këtë fillim sezoni pasi ka vetëm pesë pikë pas shtatë javësh dhe është në vendin e 17-të.
Interi e ka në plan qe ta shesë Wesley Sneijderin gjatë janarit për të arritur deri te fondet që do të shfrytëzohen për rindërtimin e skuadrës.
Interi shpreson që të ringjallë bisedimet me Manchester United dhe Manchester Cityn për holandezin, i cili vlen jo më pak se 25 milionë funte.

Nerazzurët janë të interesuar që të transferojnë brazilianët Lucas Leiva dhe Casemiron, ashtu sikurse asin gjerman Mario Goetze.
Robin Van Persie nuk ka dhënë garanci se ai do të qëndrojë te Arsenali edhe një kohë të gjatë. Kjo deklaratë e holandezit vjen pas spekulimeve se Manchester City e kërkon RVP-n.
“Unë nuk e di çfarë do të bëj, nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Të gjithë bëjnë vet historinë e vetvetes dhe vetëm më pas mund të shihni se si shkoi”.

“Unë nuk e di vërtet sa i përket Cityt. Sa për koincidencë, kur erdha te Arsenali ne mposhtëm menjëherë Cityn. Sot ata janë forcuar dhe e kanë bërë Ligën Premier garën më atraktive në botë”, u shpreh RVP.