Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka zbuluar se oferta e Arsenalit prej 20 milionë funtesh për të në vitin 2010 ishte refuzuar nga pronarët e atëhershëm Tom Hicks dhe George Gillet për shkak se ata kanë ndjerë se me shitjen e spanjollit do t’u dërgohej sinjal i keq blerësve potencial.
“Arsenali bëri përpjekje për të më transferuar duke ofruar 20 milionë euro për mua, një shumë fenomenale për një portier. Unë e kam shqyrtuar të ardhmen edhe pse shumë e kam pasur të vështirë”.

“Kur Liverpooli pranoi ofertën, ata e refuzuan. Kjo nuk ishte për shkak se më është thënë se jam tepër i mirë për t’u larguar. Por, unë isha në klub për shkak se qëndrimi im ishte vendimtar për shitjen e klubit. Isha thjeshtë një mjet që i shërbeu procesit të shitjes së klubit”, u shpreh Reina.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka shprehur synimet e tij për të mbajtur trajnerin Pep Guardiola në klub, në mes të spekulimeve se ai do të kalojë te Interi.
Mediat italiane kanë raportuar gjatë të shtunës se Massimo Moratti ka akordin verbal me Guardiolën për të nënshkruar në fund të sezonit. Kjo hipotezë është hedhur poshtë nga Rosell që nuk e sheh trajnerin aktual të Barcelonës të larguar në fund të sezonit.

“Ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur Guardiolën. Ai është trajneri më i mirë në histori të klubit dhe po ashtu person shumë i mirë. Ne do të bëjmë çmos për ta mbajtur”, tha Rosell për La Repubblica.
Një prej krerëve të Chelseat, Bruce Buck, i ka sugjeruar klubit që të ketë kujdes në transferime për shkak të Fair Playt Financiar.
Chelsea regjistroi humbje prej mbi 70 milionë funtesh, por është e çuditshme se si shpenzoi përsëri 70 milionë funte tjera në afatin kalimtar veror. Buck thotë se kjo duhet të marrë fund, pasi jo gjithmonë klubi mund të varet nga Abramovich.

“Edhe para Fair Playt Financiar e kemi ditur se jo gjithmonë mund të varemi nga Abramovich. Ne e kemi ditur se do të vijë koha kur duhet të qëndrojmë në këmbë nga fitimet. Ne duhet të ngrisim të ardhurat nga sponsorët, duhet të ulim shumat e transferimeve, të ulim shpenzimet dhe të ngrisim fitimet për ndeshje”, deklaroi Buck.
Kampioni i Italisë, Milani besohet se është vënë në ndjekje të sulmuesit të Internacional, Leandro Damiaos.
La Gazetta dello Sport shkruan se Damiao është një prej talentëve më të mëdhenj për momentin në Brazil, pasi shënoi 37 gola në të gjitha garat.

Damiao ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por Ariedo Braida, drejtori i Milanit, do të udhëtojë në Brazil për të vëzhguar nga afër Damiaon, ashtu sikurse mesfushorin tjetër Oscar.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka thënë se Wesley Sneijder është Francesco Totti i Interit, pas humbjes në miqësoren ndaj Luganos me rezultat 2-0.
“Unë nuk kam dyshime se Sneijder është Totti i Interit, pasi sa herë është në fushë ndodh diçka magjike”.

“Ishte miqësore e mirë përkundër disfatës, na lejoi të bëjmë testime të disa lojtarëve të cilët janë kthyer na lëndimet”, u shpreh Ranieri.

Interi është në pozitën e 17-të në Serie A me vetëm pesë pikë nga shtatë ndeshje.
Manchester United dëshiron të hapë bisedime të reja kontraktuale me Tom Cleverleyn dhe Danny Welbeck.
Sunday Mirror shkruan se forma fantastike e dy të rinjve ka ndikuar te drejtuesit e Manchester United që të mendojnë për rinovimet e tyre.

Sir Alex Ferguson hapur ka shprehur dëshirën e tij për të nënshkruar kontrata pesëvjeçare me dy të rinjtë fantastikë.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, është i lidhur me ekipin e Barcelonës. Ai po zhvillon disa ndeshje mbresëlënëse me ekipin e Milanit, ku ka arritur të tërheqë edhe vëmendjen e Guardiolës.

Pas blerjes së Alexis Sanchez dhe Cesc Fabregas, Barcelona nuk ishte në gjendje të forconte mbrojtjen e saj për shkak të gjendjes së dobët ekonomike. Në merkaton e kaluar, Barcelona ishte e interesuar për Thiago Silven, por nuk arriti të bënte një nënshkrim zyrtar.

Puyol është në vitet e fundit të tij në futboll, ndërsa qëndrimi i Eric Abidal nuk është i sigurtë, sepse PSG ka shprehur interesim për të. Duke parë këtë situatë, sipas Goal.com, qëllimi i Guardiolës është që në merkaton e ardhshme verore, të nënshkruajë me mbrojtësin e Milanit, Thiago Silva.
Real Madridi është duke e studiuar mundësinë e një transferimi sensacional në janar të sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.
Il Corriere dello Sport shkruan se Jose Mourinho ka kërkuar nga Florentino Perez që të bëjë gati ofertën për transferimin e suedezit në janar.

Kohë më parë ‘Ibracadabra’ kishte deklaruar se e ka humbur motivimin për futboll te kampioni i Italisë Milani, duke ngritur spekulime për një pensionim të hershëm në fillim të sagës, e kurse tani duket se Ibra po ka një dëshirë krejt tjetër – të ribashkohet me Jose Mourinhon.
Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp nuk e ka përjashtuar transferimin e mesfushorit të LA Galaxy, David Beckham.
Deri tani ish-ylli i Real Madridit dhe Manchester United nuk ka rinovuar me klubin actual LA Galaxy, dhe për këtë arsye Redknapp shpreson që ta transferojë atë në Ligën Premier.

“Unë nuk e di nëse ai ka rinovuar për La Galaxy. Unë gjithmonë e kam pasur admirimin më të madh për të si lojtar, ai është shembull fantastik. Unë nuk pëjashtoj asgjë. Problemi i madh është se ku ta fus atë në mesfushë, kur kam shumë lojtarë”, tha Redknapp.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown e ka krahasuar mbrojtësin e ri të Manchester United, Phil Jones me yllin e Chelseat, David Luiz.
“Phil Jones vërtet ka besim, pothuajse nuk ka frikë fare. Ai duket shumë i sigurtë në pasime dhe stili i tij ma kujton shumë David Luizin”.

“Ai vërtet dëshiron të lë përshtypje të mirë dhe është talent i madh, por mua do të më kishte pëlqyer ta shoh atë më të shpejtë në golin e Malit të Zi”, tha Keown.
President nderi i Real Madridit, Alfredo Di Stefano është njeriu i parë që ka hyrë në Shtegun e të Famshmëve të sapo krijuar nga FIFA.
Ish-sulmuesi i Espanyolit, Real Madridit dhe River Plates e ka fituar dy herë Topin e Artë dhe fitoi pesë herë ligën e Kampionëve, ashtu si tetë tituj të La Ligas me Real Madridin, gjë që e bën atë njeriun më të suksesshëm në historinë e klubit mbretëror.

“Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe jam shumë falënderues për këtë gjest, edhe pse nuk është asgjë për individualitet në futboll. Ky është sport kolektiv dhe askush nuk është më i mirë se të tjerët. Duhet të kesh ekip të mirë për të fituar trofe”, u shpreh Di Stefano.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger është duke u përballur me telashe të mëdha nga tifozë të frustruar nga rezultatet e dobëta të klubit.
Sunday Mirror shkruan se tifozët e Arsenalit planifikojnë që të përshkallëzojnë masat e pa kënaqësisë ndaj menaxherit nën presion, Arsene Wenger dhe atë gjatë ndeshjes ndaj Sunderlandit në Emirates të shtunën.

Një grup protestues i quajtur ArsenalFCnotPLC do të protestojë gjatë ndeshjes ndaj Sunderlandit, ku do të përdorin banerë për të bërë kauzën e tyre më të lehtë për t’u parë.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka mposhtur atë të Barcelonës, Pep Guardiola për trofeun “Miguel Munoz”.
Çmimi që jipet nga Marca për trajnerin më të mirë në Spanjë këtë vit i ka shkuar Mourinhos, i cili është madrileni i parë që e fiton këtë çmim.

“Rezultatet kolektive janë më me rëndësi se sa ky çmim që u takon të gjithëve. Sezoni i kaluar ishte interesant.. Ne fituam një trofe me rëndësi në një finale ndaj Barcelonës. Ne kemi qenë shumë të mirë sezonin e kaluar”.

“Shpresoj se këtë vit do jemi më të relaksuar sa i përket referimit. Unë kurrë nuk kam qëndruar aq gjatë në pankinë në Ligën e Kampionëve, por është mirë që të mos jem fare, pasi ashtu po i fitojmë ndeshjet. Gjyqtarët kanë bërë punë të mirë deri tani, gjë që na e bën më të lehtë”, deklaroi Mourinho me rastin e pranimit të çmimit të cilin e mori para pesë ditëve, por për të cilin u deklarua dje.
Legjendat e Real Madridit janë të kënaqur me progresin e Cristiano Ronaldos, duke lëvduar portugezin për aftësitë e tij golashënuese.
Ronaldo pranoi javën e kaluar çmimin e fituar sezonin e kaluar për golashënuesin më të mirë në La Liga.

Hugo Sanchez, ish sulmues i Realit tha: “Ai është lojtar i madh që njihet për shpejtësinë dhe ambiciet. Unë shpresoj se ai do të shënojë gola dhe do t’i ndihmojë Realit ta fitojë titullin”.

Veteranët Zico dhe Gento po ashtu janë shprehur duke thënë: “Ai është fenomen, lojtar që do të bëjë historinë”, tha Zico para se të shtonte Gento: “Ai është më i miri, ai është njeri që dominon këtë lojë”.

Cristiano Ronaldo shënoi plot 53 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat, duke thyer rekordin e golave të shënuar për një sezon dhe natyrisht duke mposhtur kështu edhe Lionel Messin në këtë kategori.
Sebastian Vettel i Red Bull ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit të Formula 1, duke u shpallur për herë të dytë radhazi më i miri, katër gara pa përfunduar sezoni.
Piloti gjerman zuri vetëm pozitën e tretë në garën për Çmimin e Madh të Japonisë, duke dalur prapa Fernando Alonsot të Ferrarit dhe kolegut të tij Mark Webber, por kjo nuk kishe fare rëndësi për gjermanin.

Vettel është piloti më i ri në histori të Formula 1 që fiton dy tituj të kampionit të botës radhazi, duke thyer rekordin e Fernando Alonsos sa ishte te Renault
Mesfushori i Arsenalit, Andrey Arshavin i ka sugjeruar Arsenalit që të shikojë për së afërmi sulmuesin e CSKA Moskës, Alan Dzagoev.
Arshavin e përshkruan Dzagoev si futbollistin më të talentuar në Rusi, duke thënë: “Ai është rusi më i mirë. Mendoj se klubi duhet të bëjë ç’mos për ta transferuar atë, interesimi duhet të fillojë që tani”.

Në garë Dzagoev është edhe Chelsea, pasi ai mbetet lojtari më i pëlqyer i pronarit të Chelseat, Roman Abramovich.
Manchester City është duke bërë plane për të shitur Carlos Tevezin në janar dhe këtë do ta bëj duke ulur klauzolën.
Daily Mail shkruan se City do të largojë klauzolën në kontratën e Tevez, nëse ai do të shitet për një shumë më të ulët, varet nga oferta.

City po ka frikë se nëse qëndron kjo klauzolë prej 40 milonë funtesh, shumë klube do të ngurojnë që të tentojnë për Tevez.