Ish-menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez beson se pasuria e Manchester United ka bërë që Sir Alex Ferguson të jetë aq i suksesshëm dhe jo aftësitë e tij prej menaxheri.“Suksesi i Ferguson? Jo, nuk mendoj se është për shkak të aftësive, por për shkak se ata kanë investuar. Nëse analizoni transferimet dhe historinë…Rooney, ose Ferdinand për shembull…nga 30 milionë euro të shpenzuara për një lojtar të ri apo qendërmbrojtës”.
“Çdo vit ata shpenzojnë shuma të mëdha. Nuk është për shkak të intervistave apo konferencave për shtyp, por suksesi i tij është për shkak të parave”, ka thënë Benitez.
Samir Nasri ka zbuluar se fjalët e Arsene Wenger ia kanë mundësuar shënimin e penaltisë kruciale ndaj Bosnjës, gjë që ia lejoi Francës kualifikimin direkt për në Euro 2012.“Unë i mendova fjalët e Arsene Wenger kur mora topin. Ai më tha sezonin e kaluar: ‘Mund t’i revanshohesh lojtarit që të rrëzoi në zonë”.
“Disa njerëz thonë se nuk mund të marr askush një penalti nëse të kanë rrëzuar në zonë. Por, ai më tha se është gënjeshtër. Dhe kjo funksionoi për mrekulli për mua”, tha Nasri që tani luan për Manchester Cityn.
Ish-ylli i Juventusit, Fabio Cannavaro ka thënë se Andra Pirlo është në gjendje që ta bëjë diferencën në garën për titull këtë vit në Serie A.Gjiganti torinez është në krye të kampionatit italian me 11 pikë nga pesë ndeshjet e para dhe Cannavaro beson se Juventusi është në gjendje që ta mbajë kreun me mesfushorin italian si lider.
“Transferi i Andrea Pirlos nga Milani te Juventusi e ka vënë baraspeshën në Serie A. ai është 32 vjeçar dhe në atë moshë unë fitova Topin e Artë. Në fillim të sezonit me Juventusin dhe Italinë, vërtet u befasova se si është përulur aq shumë një prej lojtarëve më të mirë të dekadës së kaluar”, theksoi Cannavaro.
Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka ringjallur interesimin e Barcelonës për të, gjithnjë sipas gazetës katalanase Sport.Andoni Zubizarreta besohet se po punon në fshehtësi për transferet e reja dhe një prej synimeve kryesore të tij është mbrojtësi gjerman, falë të cilit Dortmundi pranoi vetëm 22 gola sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, ka shumë arsye pse Barca do të ketë vështirësi në operacion. Është shuma e madhe që mund të kërkojnë gjermanët, lidhjet e lojtarit me Bayernin që mund të vijnë me rastin e rinovimit dhe konkurrenca nga Juventusi.
SDC akademia ndërkombëtare e futbollit, që mbështetet nga klubi anglez Arsenal, ka filluar regjistrimet për rreth 720 të rinj të cilët pritet të pranohen në këtë akademi.Interesimi për regjistrim në këtë shkollë është shumë i madh, mirëpo me regjistrimin që fillon më 24 tetor në La Carte Hotel, ekzistojnë vetëm 720 vende për të rinjt kosovarë të cilët do të trajnohen nga tri orë në javë nga.
“SDC IFA Community Program do të lansohet në vitin e ri, duke formuar lidhje me shkollat dhe klubet lokale. Aktivitet do të jenë të ndryshme, duke përfshirë trajnimet në shkollë, sesionet e futbollit në vikende, trajnimet në mbrëmje dhe trajnimet në kampet pushimore për fëmijë.”
“Dy anëtarë të SDC IFA do të jenë të vendosur në Kosovë, Drejtori i trajnimeve dhe trajneri kryesor, me një numër të trajnerëve të specializuar që do të arrijnë në Kosovë me orar të caktuar. Ne me padurim presim fillimin e këtij projekti dhe bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës, që t’i tregojmë Evropës sa sa shumë telentë ka Kosova.”, theksohet në komunikatën e shkollës së Arsenalit.
Shkolla në fjalë është e para e këtij lloji në Kosovë, ndërsa me t'u hapur ka tërhequr 1600 djem nën moshën 16 vjeçare që t'i provojnë aftësitë e tyre para trajnerëve të gjigantit anglez.
Drejtori për marrëdhënie institucionale i Real Madridit, Emilio Butragueno është shprehur se klubi është i kënaqur me trajnerin Jose Mourinho dhe e dëshiron qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu.“Mourinho ka edhe katër vjet në kontratën e tij dhe ai është trajner i madh. Vazhdimsia është me rëndësi dhe ne duam që ai të qëndrojë në klub”.
“Ai ka fituar kampionate në vende të ndryshme dhe ka nxjerrë më të mirën nga ekipet e tij. Jose ka karakter shumë të fortë dhe një personalitet të jashtëzakonshëm. Ai nuk pranon atë që nuk i pëlqen dhe gjithmonë shprehet”, u shpreh Butragueno për AS.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka deklaruar se mesfushori Daniele De Rossi planifikon të qëndrojë te klubi italian për pjesën e mbetur të jetës së tij, duke thënë se kontrata e mesfushorit do të rinovohet në të ardhmen e afërt.“Unë kam biseduar me të shumë herë dhe qëllimi i tij është që të qëndrojë në Romë përjetë, sikurse unë”.
“Sidoqoftë, unë nuk mund të jap specifika, por shpresoj që ai do të arrijë marrëveshjen e re me klubin sa më shpejtë që është e mundur, më shumë për shkak se ka kaluar kohë e gjatë prej se po spekulohet”, theksoi De Rossi.
Bordi i asociacionit ndërkombëtar të futbollit (IFAB) u ka dhënë kompanive edhe një vit për të testuar teknologjinë e tyre të vijës fatale të golit, ndërsa kompania fituese do të përzgjidhet në vitin 2013.Faza e parë e testimeve pritet të mbahet muajin e ardhshëm dhe pritet të monitorohet nga instituti zvicëran për kërkime teknologjike EMPA.
Teknologjia e re e golit është projekt të cilin FIFA dëshiron ta aplikojë me fillim nga Botërori 2014, pas kërkesës së bërë nga shumë federate, të cilat u influencuan nga vendimet kontraverse të gjyqtarëve në Botërorin 2010.
Agjenti i sulmuesit të Anzhit, Samuel Eto’o ka refuzuar të përjashtojë një rikthim të kamerunasit në janar te Interi.Kemi raportuar të enjtën mbrëma se ishte vet sulmuesi që e kishte elefonuar presidentin e Interit, Massimo Moratti për t’i bërë të qartë se është në gjendje të kalojë te Interi gjatë dy muajve të pushimit në futbollin rus, nga janari e deri në mars. Hipoteza e cila në fillim ishte spekulim i rremë, tani duket të jetë reale.
“Pse të mos rikthehet te Interi kur kampionati rus është në pushim?”, theksoi Claudio Vigorelli, agjenti i kamerunasit.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është shprehur i bindur se koha është ende në favor të ekipit të tij për një rikthim në majat e tabelës së Serie A.“Ne nuk kemi fituar shumë pikë në pesë ndeshjet e para. Ne kemi pritur start më të mirë, por sezoni është i gjatë dhene kemi shumë kohë për t’u rikthyer”.
“Ne kthehemi nga ndeshjet e kombëtareve me disa lojtarë të rikuperuar nga lëndimet. Mendoj se vetëm me qetësi mund të rikthehemi dhe ta shmangim tensionin e krijuar në këtë fillim sezoni”, deklaroi Allegri.
Futbollisti nga Mitrovica, Fisnik Muharremi ka ndërruar jetë të enjtën pas një lufte të gjatë me kancerin në mushkëri, sëmundje me të cilën i ndjeri nuk arriti t’ia dilte mbanë.26 vjeçari ishte operuar në Prishtinë, por mjekët kosovarë i rekomanduan atij që të operohej jashtë vendit, ku përkundër disa operimeve nuk arriti të shpëtonte.
Iniciativa të shumta ishin organizuar për ta ndihmuar ish futbollistin e Trepçës 89’, por ai nuk arriti të shptëonte dhe sot ndërroi jetë.
Trupi i pa jetë i të ndjerit pritet të transferohet në Kosovë, përderisa varrimi do të bëhet në Mitrovicë. Futbolli dhe në përgjithësi sporti kosovar është veshur ‘zi’ pas rastit në fjalë.
Është hedhur shorti i play-offit për ekipet e mbetura të pa kualifikuara në Euro 2012 dhe ajo që pritet të shohim është një përsëritje e përballjes Portugali-Bosnjë, ashtu sikurse një klasike mes Kroacisë dhe Turqisë.Ndeshjet e para pritet të zhvillohen më 11 dhe 12 nëntor, kurse ato kthyese më 15 nëntor. Në play-off janë kualifikuar ekipet që kanë zënë vendin e dytë nëpër grupet e tyre gjatë kualifikimit.
Ndeshjet e play-offit janë:
Turqi – Kroaci
Estoni – Irlandë
Bosnjë – Portugali
Çeki – Mali i Zi
Ylli i Milanit, Robinho, thotë se ai është i gatshëm të rikthehet në fushë gjatë këtij vikendi kundër Parmës.“Jam mirë, jam i lumtur dhe jam rikuperuar. Tash stërvitem me skuadrën dhe shpresoj t’i jap një dorë ndihmuese bashkëlojtarëve që nga ndeshja e ardhshme”.
“Kur ndjeva dhimbjen e parë në gusht, nuk mendova se do të qëndroj aq gjatë me problemin. Kurrë nuk kam vuajtur ndonjë lëndim serioz në karrierë, por kjo shkoi në mënyrën si shkoi”.
“Tash ka përfunduar dhe mezi pres të dal sërish në fushë në San Siro dhe t’u kthehem fitoreve me Milanin”, ka thënë Robinho.
Hamdi Salihi thotë se kombëtarja shqiptare ka merituar më shumë se pozita e parafundit në grupin D kualifikues për Euro 2012.“Pikët nuk i përgjigjen punës që kemi bërë në kompleks, pasi po të merren të gjitha ndeshjet bashkë, mund të kishim pasur më shumë pikë. Kanë qenë momente të veçanta, ku kemi humbur përqendrimin dhe kemi gabuar. Për mua, e përgjithshmja e këtyre eliminatoreve është pozitive”, ka thënë Salihi për Sportin Shqiptar.
Sulmuesi i Rapidit të Vjenës ka përmendur disfatën nga Luksemburgu dhe lojën jo të mirë me Bosnjën si momente kyçe në rënien e kuqezinjve.
“Them se kemi bërë një ndeshje të dobët me Luksemburgun dhe një pjesë loje jo të mirë me Bosnjën, por pjesa tjetër ka qenë pozitive për këtë kombëtare. Ekipi kombëtar është i të gjithëve. Që nga humbja me Bosnjën, lojtarë, trajnerë, stafi, gazetarë e tifozë kanë lëshuar”.
“Pra, kombëtaren duhet ta mbajnë të gjithë, jo vetëm lojtarët që luajnë në fushë. Pasqyrë e kësaj është numri i paktë i tifozëve në stadium, për të parë takimin me Rumaninë. Faji është yni, por edhe i të gjithë faktorëve që përmenda më sipër. Ndeshjet e kombëtares duhet t’i shikojmë si festë”, ka shtuar 27-vjeçari.
Ylli i Manchester United, Wayne Rooney, ka një respekt të madh për trajnerin e ekipit rival, Liverpool, Kenny Dalglish.“E kam përcjellë shumë atë. Ai ishte një lojtar fantastik dhe, për mua, ai mbase është një prej lojtarëve më të mirë që kam parë, të jem i sinqertë. Ai shënonte gola, ai lidh lojën, për mua ai ishe një lojtar i madh”.
“Liverpooli ka bërë disa nënshkrime të mira dhe meqë nuk janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve, ata do të jetë të etur të rikthehen në të”.
“Ata do të tentojnë të futen në top katërshe, me nënshkrimet që kanë sjellë, ata janë të aftë ta bëjnë këtë. Andaj ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përpiqemi t’i mposhtim ata këtë herë”, ka thënë Rooney.
Sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, thotë se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të arrish sukses në futboll.“Kurrë nuk ka qenë e lehtë t’ia dalësh si futbollist profesionist dhe nuk po bëhet aspak më e lehtë. Këto ditë futbolli është shumë atletik si edhe i shkathtë – ju duhet të keni një trup të duhur për t’u përballur me ashpërinë e lojës”.
“Ju po ashtu duhet të jeni të shpejtë, ose do të mbeteni prapa. Ju duhet të keni vetëbesim dhe qetësi në top, dhe të keni një lexim të mirë të lojës. Ju duhen tmerrësisht shumë gjëra për të arritur sukses. Por mos lejoni kjo t’ju mposhtë”, ka thënë Owen.
Hamburg ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka caktuar ish-trajnerin e Baselit, Thorsten Fink, si trajner të ri të ekipit.Ish-mesfushori i Bayern Munichut ka nënshkruar marrëveshje me gjigantin e Bundesligës deri në verën e vitit 2014.
“Thorsten ishte zgjidhja jonë e parë absolute. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer te Hamburg me stilin e tij të punës dhe filozofinë e futbollit”, ka thënë drejtori sportiv i Hamburgut, Frank Arnesen.
Kapiteni i Shqipërisë në futboll, Altin Lala, do të heqë dorë nga kombëtarja dhe tashmë ka luajtur ndeshjen e fundit zyrtare, në barazimin 1-1 ndaj Rumanisë.Lala do të bëjë edhe një paraqitje lamtumirëse në ndeshjen miqësore ndaj Azejbajxhanit në muajin nëntor.
“Ndaj Rumanisë ishte ndeshja ime zyrtare e fundit me ekipin kombëtar. Në nëntor në miqësoren me Azerbajxhanin them se mund të jetë ndeshja ime e fundit me kuqezinjtë. Zemra ime rreh me ngjyrë të kuqe, kështu që do të vijoj ta mbështes kombëtaren”.
“Kam kaluar një kohë shumë të bukur dhe me shumë trajnerë. Prandaj dua t’i falënderoj të gjithë trajnerët, dashamirësit, tifozët, familjen që më ka ndihmuar gjatë gjithë këtyre viteve, dhe shpresoj që një ditë t’ia arrijmë qëllimit e të kualifikohemi evenimentet të mëdha”, ka deklaruar Lala për Sportin Shqiptar.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se ndeshja derbi përballë Manchester United nuk është më e rëndësishme se ndeshjet tjera të Ligës Premier.“Njerëzit thonë se kjo është ndeshja më e madhe e sezonit, por unë nuk e shoh asnjë ndeshje si të vogël ose të madhe. Kjo është edhe një ndeshje, edhe tre pikë të tjera për një fitore”.
“Dallimi i vetëm këtë herë është fakti se, nëse fitojmë, ne do t’u afrohemi më shumë atyre. Është një mundësi për të ndihmuar veten dhe për të penguar shanset e tyre në të njëjtën kohë”, ka thënë Dalglish.
Trajneri i Racing Santander, Hector Cuper, ka gjetur kohë për të lavdëruar Barcelonën në prag të ndeshjes së La Ligës që zhvillohet të shtunën në Camp Nou.Ish-menaxheri 55-vjeçar i Valencias dhe Interit ka deklaruar se fituesit e Ligës së Kampionëve janë ekipi më i mirë që ai ka parë ndonjëherë dhe ka shtuar se asnjë ekip tjetër nuk u afrohet atyre.
“Kam një opinion të qartë për Barcelonën. Që kur unë kam qenë në botën e futbollit, kurrë nuk kam parë diçka si ata. Ata janë në kulm. Ata janë ekipi më i mirë në botë, shumë larg prej të tjerëve”, ka thënë Cuper.
Sir Alex Ferguson thotë se ai nuk e ka në plan të pensionohet nga Old Trafford në një të ardhme të afërt, dhe është i fokusuar për të shijuar edhe një periudhë suksesi në klub.“Thjesht nuk mendoj për pensionim më. Kemi krijuar një ekip të ri dhe kemi shumë të rinj të klub si dhe një staf të tmerrshëm. E ardhmja është e mirë”.
“Kur keni qenë në punë rutinë për aq gjatë, 25 vite në rastin tim, dhe shëndeti im është mirë për momentin, e rëndësishme është vetëm të qenit menaxher i Manchester United, se sa të shqetësohesh për Alex Ferguson”.
“Një pjesë e madhe e imja ende pret të dalë në fushë me lojtarët dhe t’i stërvitë ata. Derisa ndryshon loja, duhet të ndryshoj edhe unë. Për shembull, shkenca sportive në dekadën e fundit ka shijuar një përmirësim fenomenal dhe kjo ka bërë edhe një zhvillim të madh në lojën”, ka thënë mes tjerash skocezi.
Mbrojtësi i Catanias, Nicola Legrottaglie, nuk ka frikë nga Interi derisa sicilianët përgatiten të presin ish-kampionin e Italisë dhe Evropës të shtunën në Stadio Massimino.Ish-lojtari i Juventusit dhe Milanit iu bashkua Catanias si lojtar i lirë gjatë verës dhe bëri debutimin kundër Novarës dy javë më parë. Ai tash do të përballet me Interin, që do të jetë sfida e parë serioze që kur ai iu bashkua klubit.
“Në letra Interi duhet të fitojë, por nuk është gjithmonë kështu. Gjithçka varet nga ne dhe mentaliteti jonë në kuptim të asaj se si ne i qasemi lojës. Por, ne duhet të mos mendojmë vetëm për mbrojtje ose ata do të shënojnë”, ka thënë Legrottaglie.
Luis Figo nuk pendohet që ishte larguar nga Barcelona për rivalin e vjetër Real Madridin, derisa shikon prapa në karrierën e tij si futbollist në Spanjë.Figo luajti për Barcelonën nga viti 1995 deri në vitin 2000 para se të largohet në drejtim të Madridit ku kaloi pesë vite të tjera të shkëlqyeshme para se t’i bashkohet Interit. Mesfushori 38-vjeçar aktualisht është ambasador i Interit pasi hoqi dorë nga loja aktive në vitin 2009.
“Kishte shumë presion në mua, por kur shikoj prapa mendoj se kam marrë vendimin e duhur pasi kalimi te Real Madrid më lejoi mua të fitoj shumë trofe”, ka thënë portugezi.
Megjithatë Figo ka falënderuar edhe Barcelonën dhe ish-trajnerin Johan Cruyff, duke thënë se ata e kanë bërë një lojtar më të mirë”.
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në Old Trafford, e cila do t’i ndihmojë sulmuesit t’u bashkohet lojtarëve më të paguar në klub.“Ne e kemi rinegociuar kontratën e Javier dhe ai tash i ka dhënë besimin Manchester United për pesë vite”.
“Kontrata fillestare ishte e mirë për United dhe për Javier, pasi kjo u lejonte të dyja palëve të shohin nëse mund të përshtaten bashkë dhe nëse ai mund ta arrijë atë që pret nga vetja. Të dyja ekipet kanë dëshmuar se i plotësojnë pritjet dhe United kishte kënaqësinë ta shpërblejnë Javier pas performancave të mira sezonin e kaluar”, ka thënë agjenti i lojtarit, Eduardo Hernandez.
Sulmuesi i Anzhit, Samuel Eto’o besohet t’i ketë thënë presidentit të Interit, Massimo Moratti për të shqyrtuar një mundësi për një marrëveshje huazimi nga janari deri në mars, kur dhe fillon kampionati rus.ANSA raporton se ishte vet sulmuesi kamerunas ai që ka kontaktuar Morattin për t’ia bërë të qartë opsionin e ri vetëm e vetëm për t’i ardhur në ndihmë ekipit të zemrës.
Samuel Eto’o kaloi nga Interi te Anzhi për 28 milionë euro, kurse me klubin rus fiton 20 milionë euro në vit.
Përfaqësuesja e Zvicrës U-17 e cila përbëhet 80% nga futbollistë shqiptarë, ka demoluar Islandën me rezultat 5-1, ku katër nga pesë golat i shëuan futbollistët shqiptarë.Fillimisht Tarashaj (10’) kaloi në epërsi ekipin përfaqësues të Zvicrës, para se Mazreku (19’) të dyfishonte epërsinë. Për 3-0 reazlizoi Garetto (22’), kurse Asmundsen e mbylli pjesën e parë me golin e nderit për Islandën.
Në pjesën e dytë shqiptarët e zyrtarizuan fitoren. Tali (69’) dhe Sulejmani (80’) shëuan dy gola tjerë për rezultatin përfundimtar 5-1, të sfidës që vleu për kualifikimet për evropianin U17.
Ky ekip i përfaqësueses së Zvicrës fitoi së fundmi Kampionatin Botëror për U-17 dhe konsiderohet si një prej ekipeve më më prespektivë të botës në rrafshin ndërkombëtar.
Arsenali është duke kërkuar me ngulm rinovimin e kontratës së Robin Van Persiet, pas spekulimeve se City po e përcjell holandezin.Daily Express shkruan se Topçinjtë do të tentojnë që të hapin bisedime për yllin e tyre muajin e ardhshëm, pas zërave se ai po e kërkon largimin.
Madje ishte vet Van Persie ai që ngriti dyshimet për të ardhmen e tij, duke thënë se pa mundësia për të fituar trofe do ta detyronte t’i shqyrtonte opsionet.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani është duke e ringjallur interesimin për asin e Bayernit, Bastian Schweinsteiger.Il Corriere dello Sport shkruan se Galliani ka mbajtur bisedime me Massimiliano Allegrin për startin katastrofal të sezonit dhe të dy janë pajtuar se mungon një lider në mesfushë.
Pos Schweinit, Milani po e përcjell edhe situatën e Sami Khediras dhe Riccardo Montolivos.
Manchester Untied i është bashkuar Arsenalit në garën për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Riccardo Montolivo.Montolivos i skadon kontrata në qershor dhe ai po refuzon ta rinovojë atë, duke bërë të pa shmangshëm shitjen në janar.
Calciomercato raporton se Arsenali dhe Manchester United kanë angazhuar skautët e tyre për të monitoruar situatën e mesfushorit italian.
















