Drejtori i Milanit, Adriano Galliani ka këmbëngulur se Zlatan Ibrahimovic dhe Antonio Cassano janë të lumtur në klub.“Unë kam biseduar me lojtarët (Ibrën dhe Cassanon) dhe gjithçka është mirë”.
“Unë kam biseduar vazhdimisht me Ibrën. Ai absolutisht kërkoi të luante për Suedinë dhe kemi qenë në gjendje që ta rikthejmë atë në stërvitje të hënën”, tha Galliani.
Milani ndeshjen tjetër e zhvillon të shtunën ndaj Palermos në San Siro.
Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento është në dijeni të rrezikut që e pret skuadrën e tij në përballjen me Bosnjën që vlen për play-off të kualifikimeve në Euro 2012.“Bosnja është kundërshtar sikurse të tjerët, ata meritojnë respektin tonë. Ne duhet të bëjmë punën tonë”.
“Tani, ne do të analizojmë ekipin e tyre, të shohim cili është potencialii tyre dhe të përgatitemi për mënyrën më të mirë të kualifikimit”, theksoi Bento.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney është dënuar me tri ndeshje suspendim nga UEFA, me ç’rast do të mungojë në ndeshjet hapëse të Euro 2012 pas përjashtimit në ndeshjen ndaj Malit të Zi.Rooney u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me qëllim Miodgrag Dzudovicin e Malit të Zi, ndërsa kjo duket se do t’i kushtojë shtrenjtë ish-sulmuesit të Evertonit.
Uefa ka konfirmuar dënimin me tri ndeshje me anë të një komunikate ku e ka lënë të hapur opsionin e apelimit të vendimit nga Federata Angleze e Futbollit (FA), e cila me anë të një komunikate tjetër ka thënë se do të presë dëshminë e UEFA-s për suspendimin.
















