Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ka deklaruar se humbja në fushën e Catanias ishte një hap prapa për Nerazzurët teksa kriza zikaltër po thellohet.“Asnjëri prej nesh nuk e ka paramenduar një start të tillë të sezonit, dhe është e vështirë për t’u analizuar – jam i sigurt se është një kombinim faktorësh”.
“Është zhgënjyese pasi kemi filluar t’i kthenim gjërat në ndeshjet ndaj Bolonjës dhe CSKA-së, por tani jemi një hap prapa. Duhet të mbesim të qetë”, ka thënë Cambiasso.
Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Gomez, ka thënë se bavarezët do ta fitojnë Bundesligan nëse mbajnë formën aktuale.“Ne ishim shumë të mirë ndaj Herthas. Nëse luajmë kështu do ta fitojmë titullin dhe do të jem më i lumtur që unë kontribuova. Ne nuk lëshuam rezultatin edhe pse shënuam tri herë për 13 minuta. Sigurisht, në atë situatë qetësohemi dhe sulmojmë mençur”.
“Ne kemi stërvitur vetëm një herë pas ndeshjeve të kombëtareve, por kjo nuk është problem për ne. Ne jemi mësuar të luajmë çdo të tretën ditë, qoftë në Ligën e Kampionëve, qoftë për kombëtaren, sidomos pasi tetë prej nesh luajmë për Gjermaninë”, deklaroi Gomez.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka nënvizuar kredencialet për titull të Rossonerëve për këtë sezon, pas fitores së lartë ndaj Palermos në San Siro.“Milani është ekip i madh dhe ne kemi një skuadër që mund të luftojë për Scudetto”.
“Ne nuk jemi inferior ndaj asnjë ekipi”, tha Galliani.
Agjenti i mesfushorit të Napolit, Marek Hamsik, është duke synuar një largim nga klubi aktual.Milani dhe Interi ishin bllokuar nga Aurelio De Laurentiis që ta blejnë mesfushorin gjatë verës dhe tani duket se është vet sllovaku që kërkon largimin.
“Unë nuk e di nëse ky do të jetë viti i Hamsik te Napoli, por sigurisht se është burg për të”.
“Nuk më pëlqen kur lojtarët mbahen në klubet e tyre pa dëshirën e tyre. Nuk po flas vetëm për Hamsik, por edhe për Ibrahimovicin kur ishte te Barcelona”, theksoi Mino Raiola.
Chelsea është duke u përgatitur që ta shesë yllin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba.Sunday Mirror shkruan se është vet sulmuesi ai që kërkon të largohet në parametra zero gjatë verës së ardhshme pasi negociatat për kontratën e re dështuan.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i cili iu bashkua Chelseat nga Marseille për 24 milionë funte në vitin 2004 refuzoi rinovimin për një vit, duke kërkuar kontratë dyvjeçare.
Mesfushori i Milanit, Mark Van Bommel, është shumë i kënaqur që pa Interin dhe Napolin duke lëshuar pikë.“Ne duhet të shikojmë çfarë bëjmë ne, por është e vërtetë se nëse të tjerët lëshojnë pikë, atëherë kjo është gjë e mirë për ne”.
“Përforcime? Nëse vjen ndonjë lojtar i mirë, atëherë do të isha i kënaqur. Është gjithmonë mirë kur vijnë lojtarë të mirë te Milani”, potencoi Van Bommel.
Në një javë tejet të varfër futbollistike italiane, Juventusi nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim pa gola në transfertë te Chievo, duke iu bashkangjitur Napolit në radhën e ekipeve që dështuan këtë javë në Serie A.Përkundër dominimit gjatë pjesës më të madhe të takimit, Juventusi nuk arriti të shënonte asnjë gol të vetëm.
Me barazim përfunduan edhe të gjitha ndeshjet tjera të orës 15:00 (Atalanta – Udinese, Genoa – Lecce, Cagliari – Udinese), përpos Bolonjës që shënoi dy gola në fitoren ndaj Novarës.
Edhe pas javës së gjashtë Juventusi mbetet lider me 11 pikë në tabelën e Serie A, po aq sa ka edhe Udinese, ndërsa Napoli, Cagliari dhe Palermo janë në vendin e tretë me nga 10 pikë.
Arsenali ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Sunderlandit në ndeshjen e zhvilluar në Emirates që përfundoi me rezultat 2-1 për Topçinjtë.Arsenali e nisi për mrekulli këtë takim, kur Robin Van Persie shënoi në minutën e parë pas asistimit të Gervinhos.
Ndeshja vazhdoi me dominim të vendave, por Sebastian Larsson barazoi rezultatin pas gjysmë ore lojë (31’).
Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkonte drejt barazimit, kështu nuk mendoi Robin Van Persie (83’) i cili shënoi golin e fitores.
Arsenali me këtë fitore fillon të ngjitet dalëngadalë në majat e tabelave, pas krizës së rezultateve në javët e para.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Per Mertesacker mund të jetë një mbret në mbrojtjen e Topçinjve, ashtu sikurse legjenda Tony Adams.Mertesacher u transferua te Arsenali në fund të afatit kalimtar veror dhe e ka pasur vështirë të adaptohet megjithëse ndeshje pas ndeshje po shfaq formë më të mirë.
“Keni besim në gjermanët. Ai po adaptohet mirë. Ai është më agresiv tani. Ai është lojtar shumë inteligjent dhe që do të jetë aset i madh për ne. Ai është sikurse Tony Adams. Nuk është një prej mbrojtësve më të shpejtë, por e përdor trurin”, theksoi francezi.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho nuk ka dyshime se po punon me klubin më të madh në botë.Real Madridi kishte rënë në vendin e tretë të ranglistës së revistës Forbes për klubet më të vlefshme, me Manchester Unitedin para klubit nga Bernabeu. Sidoqoftë, kjo nuk vlen për portugezin.
“Kemi anketa të ndryshme. Pa marrë parasysh se cili vend është, Real Madridi është klubi më i rëndësishëm në histori të futbollit”, deklaroi Mourinho.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas e ka përshkruar barazimin e Manchester Unitedit me Liverpoolin si një mundësi për ekipin e tij që t’u rikthyer në luftën për titull.“Është një mundësi kjo. Na jep mundësinë për t’iu afruar Unitedit, që është dhe synimi jonë, por ne duhet të shkojmë në Anfield”.
“Unë e shoh se është pikë me rëndësi për Unitedin. Liverpooli mendoj se ka lëshuar dy pikë. Së paku ne kemi pasur mundësinë për t’u afruar edhe dy pikë. Ishte me rëndësi të fitojmë pas atij pushimi, sidomos sot kur pretendentët për titull luajtën mes vete”, ka thënë Villas Boas.
Sulmuesi brazilian i skuadrës së Fluminense Fred e ka mbyllur në mënyrë më të mirë mbrëmjen e tij magjinë, në ndeshjen kundër Coritibas. Ndeshja u fitua nga Fluminense 3-1, të tre golat u shënuan nga Fred ndërsa i treti që erdhi në minutën e 76 ishte për tu mbajtur mend.Rafael Sobis lëshon një top për të në zonën e rreptësisë ndërsa Fred me qetësinë më të madhe e merr topin me gjoks dhe më pas bën biçikletën apo siç njihet ndryshe rrafeshat.
Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini thotë se nuk do të ketë kurrfarë festimesh pas kalimit në krye të tabelës në Ligën Premier.“Ne kemi luajtur vetëm tetë javë dhe janë edhe 30 tjera, është rrugë e gjatë. Ne duhet të jemi të kënaqur që po shkojmë në Old Trafford si liderë, por duhet të kuptojmë se pozicionet mund të ndryshojnë çdo javë”.
“Është me rëndësi të qëndrojmë aty ose shumë pranë kreut. Ne do të luftojmë deri në fund. Ne kemi filluar mirë dhe fituam shumë ndeshje, por duhet të bëjmë më shumë”, pohoi Mancini.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka pranuar se ai është fans i madh i mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.Ferguson thotë se e ardhmja e Anglisë është në duart e të rinjve të ekipit të tij ashtu sikurse të ekipeve tjera, ku vë në theks të veçantë Wilsheren.
“Disa vite më parë e njëjta ishte thënë për shumë lojtarë anglezë, por kurrë nuk u materializua. Kështu që pritni dhe shihni se ky grup lojtarësh është shumë më i mirë se ai që doli më parë”, theksoi Fergie.
Mesfushori i Real Madridit, Kaka thotë se ai prekur nga dashuria e shfaqur nga tifozët në Santiago Bernabeu, pas fitores ndaj Betisit ku i gjithë stadiumi u ngrit për t’i bërë ovacione superyllit brazilian.“Ovacionet vërtet më bënë të ndihem i lumtur. Është me rëndësi për mua që të përmirësohem”.
“Mendoj se është ndeshja e tretë që po luaj pranë Ozilit. Ai është futbollist inteligjent. Është lehtë të luash pranë tij. Të gjithë jemi të kënaqur me formën e tij”, deklaroi Kaka.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka deklaruar pas fitores ndaj Palermos se ajo erdhi në momentin e duhur për të dalë nga kriza.“Të gjithë luajtën mirë. Ne në fillim të pjesës së parë shtruam autoritetin dhe më pas u shfaqën aftësitë individuale të lojtarëve tanë”.
“Ishte ndeshje me rëndësi sonte, të gjithë lojtarët e mi e kuptuan se pesë pikët në tabelë ishin pak dhe kështu është dashur të fitojmë. Ndoshta ndaj Juventusit ishim të lodhur, edhe pse kemi qenë në nivel të mjerrë teknik”, potencoi Allegri.
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez ishte tepër i kënaqur me barazimin 1-1 me Liverpoolin, duke thënë se ndihet krenar që prishi atmosferën fantastike në Anfield.“Ishte shumë ndeshje e ngushtë. Mendoj se ata janë hapur më shumë në pjesën e dytë, krijuan raste dhe shënuan një gol. Por, më pas ndeshjau hap edhe më shumë dhe ne shënuam një gol po ashtu”.
“Ky gol kishte domethënie më të madhe se sa ai i shënuar në humbjen 3-1. Shumë bashklojtarë më kanë folur për atmosferën në Anfield. Tifozët janë të mrekullueshëm kudo që luajmë, por këtu ishte e veçantë”, tha Chicharito.
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno ka lëvduar Cristiano Ronaldon, pas ndeshjes së 100-të të zhvilluar nga portugezi për fanellën e klubit nga Santiago Bernabeu.“Cristiano Ronaldo është profesionist impresiv. Sjellja e tij në fushë është shembullore”.
“Nuk më kujtohet asnjë gjest i vetëm jo sportive, as me kundërshtarët e as me gjyqtarët. Ai po ashtu trajtohet keq nëpër stadiume. Unë dua që njerëzit të kuptojnë se sa i sjellshëm është ai”, tha Butragueno.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka pranuar se ai e ka lënë në pankinë Wayne Rooneyn për ndeshjen ndaj Liverpoolit për shkak se sulmuesi ishte tepër i prekur nga suspendimi.Rooney është suspenduar me tri ndeshje nga UEFA, duke ia pamundësuar sulmuesit të luajë në Euro 2012, së paku në fazën grupore.
“Wayne është tepër i prekur nga ky suspendim. Ai mund të mungojë në Euro 2012 për shkak se askush nuk garanton që Anglia do të kualifikohet nga grupi. Anglia e ka pasur shumë të vështirë që të kualifikohet në kampionate të mëdha dhe për Rooneyn tri ndeshje suspendimi janë shumë”, deklaroi Ferguson.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka deklaruar se ekipi i tij duhet të reagojë pas disfatës turpëruese në udhëtim te Catania me rezultat 2-1.“Ne kemi pasur nevojë për pikë dhe kemi qenë në rrugë të mirë, por në pjesën e dytë pranuam gola nga dy kundërsulme”.
“Ne është dashur të qëndrojmë kompakt sin ë pjesën e parë, por tani duhet të mbesim të qetë dhe të punojmë shumë, sepse ka shumë punë për t’u bërë. Unë kam kërkuar nga ekipi të mbajë formën. Tani duam të reagojmë dhe të kthehemi në maje”, ka thënë Ranieri për Sky.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique do të jetë jashtë aksionit për dy javët e ardhshme, pas largimit të tij nga loja për shkak të dëmtimit në sfidën ndaj Racing Santander.24 vjeçari ishte rikthyer nga lëndimi, por u detyrua që për shkak të një dëmtimi tjetër në kofshë të largohej nga takimi vetëm tetë minuta pas inkuadrimit.
Menjëherë mjekët e Barcelonës e kanë ekzaminuar mbrojtësin dhe kanë arritur të zbulojnë një zgjatje në kofshën e tij të djathtë, duke bërë që ai të qëndrojë dy javë jashtë fushave.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai nuk e ka aspak problem që ka në ekip edhe Gonzalo Higuain edhe Karim Benzeman, të dy në top formë.“Në futboll është e vështirë për dikë që ta lë në lojë një lojtar pesë ndeshje ose gjashtë radhazi. Benzema e filloi sezonin mirë dhe Higuain jo për shkak se mungoi në parasezonë, por tani Higuain është në formë dhe fatmirësisht ekipi i ka të dytë tani”.
“Benzema ishte në pankinë dhe do të inkuadrohej në rast të vështirësive. Ai do të luante po që se ndeshja do të kishte mbetur baraz, por nuk kishte arsye ta rrezikoj atë, pasi nuk kemi pasur probleme me rezultatin. Unë e di se njerëzit thonë që të kem dy sulmues në formë të mirë është problem, por unë mendoj se është e kundërta. Problem është të jetë vetëm njëri, apo asnjëri në formë”, ka thënë Mourinho pas fitores së lartë ndaj Betisit.
Federata Angleze e Futbollit (FA) ka bërë të ditur hapjen e hetimeve për deklaratat kontraverse në fund të ndeshjes derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.Patrice Evra u ka thënë mediave franceze se Luis Suarez i Liverpoolit vazhdimisht e ka ofenduar në mënyrë raciste, pohime këto të cilat do t’i hetojë FA.
Sipas Darren Tulett, gazetar i Canal Plus, Evra ka pohuar se uruguaiani së paku dhjetë herë e ofendoi në mënyrë raciste vetëm për ta shpërqëndruar nga ndeshja.
“Ka kamera dhe ju mund ta shihni atë duke më thënë fjalë të caktuara së paku 10 herë. Nuk ka vend për ato fjalë në vitin 2011. Gjyqtari e di këtë”, theksoi Evra.
Strategu italian, Giovanni Trapattoni, ka deklaruar se Napoli është favorit për titull, teksa thotë se Interit i ka përfunduar epoka.“Napoli është favorit për Scudetto. Ata janë thjesht shumë të fortë për pjesën tjetër, por kam frikë mos do t’i kaplojë entuziazmi”.
“Interi? Kam ndjesinë se epoka e tyre po merr fund. Më kujtohet kur i ndodhi Juventusit tim. Interit i duhet durim me vite tani. Interi duhet ta rigjejë veten”, tha veterani italian.
Janë rrahur dhe arrestuar mbi 30 tifozë të klubit shqiptar të Maqedonisë, Shkëndisë nga Tetova, pas derbit lokal ndaj rivalëve të Teteksit.Ndeshja përfundoi me fitore të maqedonasve të Teteksit, mirëpo përkundër fitores prej 2-0, të ashtuquajturit ‘vojvodët’ e Teteksit kanë fyer vazhdimisht ‘ballistët’ e Shkëndisë të mbledhur në impiant.
Sipas disa burimeve ‘ballistët’ nuk iu përgjigjën këtyre provokimeve, mirëpo jashtë stadiumit pas përleshjeve policia maqedonase mësojmë të ketë rrahur dhe arrestuar rreth 30 tifozë, fati i të cilëve ende nuk dihet.
Situata në Tetovë pas derbit raportohet të jetë e qetë dhe e sigurtë.
Milani ka shënuar fitore në njërën nga ndeshjet kryesore të kësaj jave në Serie A, duke e mposhtur Palermon me rezultat prej 3-0.Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Antonio Nocerino ngriti në këmbë tifozët në San Siro, pas asistimit të Alberto Aquilanit (40’).
Zlatan Ibrahimovic e gjeti për mrekulli Robinhon, i cili shmangu kurthin e pozitës jashtë loje për të realizuar golin e dytë për Rossonerët (55’).
Lojën e mirë të Milanit e kompletoi Antonio Cassano me golin e tretë për vendasit (63’).
Milani aktualisht gjendet në pozitën e dhjetë me tetë pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje.
















