Menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se nuk e kishte pasur idenë se kush ishte dhe nga vinte skuadra Otelul Galati kur ishte caktuar në të njëjtin grup me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma United është mysafir i ekipit nga Rumania, ndërsa skocezi ka thënë se e di se çfarë i duhet ekipit të tij për të fituar në dy ndeshjet e radhës (pas barazimeve ndaj Benficas dhe Baselit).

“Nuk e kisha idenë se nga ishin. Nuk e di nëse e kanë ndërruar emrin si shumë skuadra evropiane, por asnjëherë nuk kam dëgjuar për ta”.

“Tash dimë shumë dhe dimë mjaftë për ta. I kemi marrë të gjitha videot, por më e rëndësishmja është se e di që e kanë ndërruar fushën”.

“Ende është në duart tona dhe ne jemi të aftë për t’i fituar ndeshjet. Duhet t’i fitojmë këto dy ndeshje, sepse kemi marrë vetëm dy pikë, derisa Benfica dhe Baseli kanë marrë nga katër”, është shprehur Sir Alex.
Sulmuesi i Portos, Hulk, ka deklaruar se nuk u kushton shumë vëmendje spekulimeve që e lidhin atë me Interin, mirëpo nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga klubi portugez në të ardhmen.
disa klube tjera evropiane”.

“Unë jam i përqendruar për angazhimin te Porto. Nuk e di nëse diçka do të ndodhë në janar, sezonin e ardhshëm ose në dy apo tre vitet e ardhshme”.

“Nëse arrihet një marrëveshje, padyshim se do të jetë diçka e mirë për mua dhe Porton”, ka thënë braziliani për Radio Bandeirantes.
Mesfushori i Betisit, Fabio Lopes, beson se në një të ardhme të afërt do të nënshkruajë kontratë me gjigantin italian, Milan.
Lojtari i ri portugez është testuar te Rossonerët, ndërsa thuhet se ata janë të interesuar për shërbimet e tij.

“Shpresoj që të arrij marrëveshje me Milanin për t’iu bashkuar skuadrës. Sidoqoftë, nëse bisedimet nuk shkojnë siç pritet, unë kam alternativa tjera në Itali”, ka thënë Lopes për Antena 1.
Claudio Ranieri ka thënë se Interi doemos duhet ta fitojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lille.
Zikaltrit pozicionohen në vend të dytë në Grupin B me tre pikë pas dy ndeshjesh, ndërsa trajneri kërkon pikë të plota nga udhëtimi në Francë.

“Takimi i nesërm (e martë) kundër Lille do të jetë i rëndësishëm. Do të përballemi me një ekip të mirë me lojtarë të shkëlqyer”.

“Do të mundohemi të luajmë me mençuri dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka deklaruar 59-vjeçari.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ende nuk ka vendosur se kë do ta inkuadrojë në njëmbëdhjetëshin e parë në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Lyonit.
“Para dy javësh, thuhej se Higuain ishte keq dhe pyetnin pse nuk e transferuam Agueron, ndërsa sot gjithçka është ndryshe. Benzema është mirë, ai nuk është i lënduar dhe është e mundur të luaj me të dy sulmuesit në të njëjtën kohë”.

“Higuain dhe Benzema janë shumë të ndryshëm, por nëse ju them se kush do të luajë, debati juaj do të përfundojë, prandaj është më mirë që të presim deri nesër (e martë)”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp.
Agjenti i Fabio Quagliarellas e ka mohuar mundësinë që klienti i tij ta braktisë Juventusin gjatë afatit kalimtar dimëror.
Sulmuesi italian ka munguar në gjysmën e sezonit të kaluar si pasojë e lëndimit, ndërsa në këtë fillimsezoni akoma nuk e ka fituar besimin e trajnerit Antonio Conte.

“Do të përgjigjem tash: Absolutisht jo”, ka thënë agjenti për Tutto Juve kur është pyetur për mundësinë e largimit të Quagliarellas.

“Quagliarella ka qenë, është dhe do të jetë sulmues i Juventusit. Porsa të kthehet në fushë, ai do të dëshmojë kualitetet që i shfaqi për skuadrën para lëndimit”, ka shtuar agjenti Giuseppe Bozzo.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka deklaruar se ndihet krenar që luan krahas lojtarëve më të mirë në botë.
Argjentinasi ka shënuar dy het-triqe në dy ndeshjet e fundit për Realin, ndërsa për suksesin e tij i konsideron meritorë edhe bashkëlojtarët.

“Është një nder i madh të luaj në një skuadër me Cristianon dhe top-lojtarët tjerë në futbollin profesionist”.

“Secilën herë që del në fushë me këta futbollistë të talentuar, e falënderon Zotin dhe kujton se çfarë privilegji është. Nëse luan me lojtarë të mëdhenj, edhe ti përmirësohesh”, ka deklaruar 23-vjeçari për Spox.
Anësori i Manchester Cityt, David Silva, mendon se skuadrës së tij i duhet fitorja ndaj Villarrealit në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve për të mbajtur hapin drejt kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.
City ka regjistruar një barazim dhe një humbje, ndërsa spanjolli thotë se ‘pasanikët’ nuk guxojnë të lëshojnë pikë.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne- duhet t’i fitojmë të tre pikët ose do të fillojmë të humbim hapin me ekipet lidere”.

“Është një grup i vështirë, por ne jemi aq të mirë sa të kualifikohemi në fazën e eliminimit direkt’, ka thënë Silva për faqen zyrtare të Cityt.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka lëvduar rivalin e të martës mbrëma në Ligën e Kampionëve, Bayern Munichun.
Pas barazimit si mysafir i Manchester Cityt dhe pas fitores kundër Villarrealit, Napoli gjendet në pozitën e dytë në Grupin A me dy pikë prapa bavarezëve.

“Bayerni është mbret i futbollit aktualisht. Ne kemi filluar nga fundi”.

“Kemi thënë se duhet të bëjmë gjëra të mëdha dhe kemi arritur në Ligën e Kampionëve, por e kemi grupin më të vështirë, prandaj duhet t’i mbajmë këmbët në tokë”, ka thënë De Laurentiis për La Gazzetta dello Sport.
Eric Abidal ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Camp Nou dhe ka thënë se është i bindur se do të arrijë marrëveshje me drejtuesit e klubit për zgjatjen e kontratës.
“Nuk mendoj se do të ketë problem për pagën. Po, dua të qëndroj, dy vite do të ishin mirë, një plus një. Jam i sigurt se do të arrijmë marrëveshje”, ka thënë mbrojtësi për Cope.es.

Ai ka sqaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe beson se ende mund të kontribuojë te Barca.
Legjenda braziliane, Pele, ka thënë se do t’ia dërgojë Lionel Messit dokumentarin për karrierën e tij.
Ylli i Barcelonës ka deklaruar së fundmi se nuk e ka parë kurrë Pelen duke luajtur, ndërsa ylli i dikurshëm i Santosit është zotuar se do t’ia dërgojë Messit xhirimet e tij.

“Është normale kur një lojtar krahasohet, nganjëherë ai nuk është i interesuar për krahasimet”.

“Nëse ai vërtet nuk më ka parë, do ta bëj atë që e kam bërë dikur me Maradonan: Do t’ia dërgoj videon 'Pele Eterno', dhe atëherë ai do të më shohë”, ka deklaruar Pele për Globoesporte.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mbetet në maje të renditjes Castrol EDGE Rankings pas një muaji të shkëlqyeshëm shtatori përfshirë edhe hat-trickun e shënuar kundër Osasunës.
Fituesi i Topit të Artë i vitit të kaluar është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në La Liga këtë sezon dhe një prej katër lojtarëve të Barcelonës që bëjnë pjesë në top 10 të Castrol EDGE Listës.

Mario Gomez ka ruajtur pozitën e dytë pasi po ashtu kaloi një shtator të shkëlqyeshëm me katër gola kundër Freiburg. Ylli i Bayern Munich është i vetmi lojtar krahas Edin Dzeko që ka shënuar katër gola në një ndeshje këtë sezon në pesë ligat më të mira evropiane.

Cristiano Ronaldo është ende në pozitën e tretë prapa Mario Gomez dhe Messi. Ylli i Real Madidit ka bërë më së shumti goditje drejt golit në LA Liga këtë sezon. Ai shoqërohet në Castrol EDGE top 10 nga bashkëlojtari Karim Benzema.
Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm, ka deklaruar se gjigantët nga Bundesliga janë të vendosur për të nxjerrë fitore në ndeshjen e grupit A të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.
“Ne duam të vazhdojmë formën aktuale. Ne udhëtojmë te Napoli me qëllim që të fitojmë ndeshjen e tretë në fazën e grupeve”.

“Është vendimtare të marrim rezultate të mira në Ligën e Kampionëve. Ajo çfarë ndodh atje është ajo që vërehet nga ekipet tjera”, ka thënë mbrojtësi gjerman.

Bayerni aktualisht është lider i grupit A me gjashtë pikë nga dy ndeshje, derisa Napoli e ndjek me katër pikë.
Liverpool është duke kërkuar të merren masa kundër mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra, rreth supozimeve të tij për abuzim racist nga Luis Suarez.
The Guardian shkruan se Liverpooli i ka dhënë mbështetjen Suarez për mohimet e tij se ai e ka ofenduar Evran në baza raciste në takimin e të shtunës në Anfield.

Redsat tash kërkojnë që mbrojtësi i Manchester Unied të suspendohet nga Federata Angleze e Futbollit nëse akuzat e tij dëshmohen si të pavërteta.

“Luis është i bindur se ai nuk ka përdorur gjuhë të asaj natyre dhe klubi është plotësisht mbështetës për lojtarin”, ka thënë zëdhënësi i Liverpoolit.
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, thotë se do të ishte e padrejtë ta krahasojmë David De Gea me ish-portierin Edwin van der Sar.
“Ai duhet të mbushë këpucë të mëdha, dhe unë as që do të filloja të flas për krahasimin me të. Ai do t’ju tregojë vetë se ka shumë gjëra për të mësuar dhe shumë gjëra që ende duhet t’i bëjë në ndeshje, para se të fillojë të krahasohet me të”.

“Por jam i sigurt se ai ka dëshirë të mësojë. Ai tregon se pse klubi ka harxhuar aq shumë në të dhe pse ka dhënë aq shumë për ta marrë atë”, ka thënë Ferdinand.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se atij i kishte munguar të luajë futboll derisa kishte qëndruar jashtë fushe për shkak të lëndimit.
Gerrard u rikthye në fushë të shtunën duke shënuar në barazimin 1-1 ndaj Manchester United.

“Nuk kam kuptuar çfarë kam pasur [në duar] derisa ajo u morr nga unë për aq gjatë. Andaj jam i ngazëllyer që jam rikthyer dhe që jam në gjendje të përjetoj emocionet e ndeshjeve të mëdha sërish”.

“Kanë qenë gjashtë muaj frustrues duke shikuar djelmoshat nga tribuna dhe më shumë preferoj të jem atje duke pasur ndikim në ndeshje. Do të ishte një ditë e përkryer nëse goli im do të ishte ai i fitores, por nuk ndodhi kështu”, ka thënë Gerrard.
Edy Reja ka shprehur ngazëllimin e tij pas fitores ndaj Romës në Derby della Capitale gjatë mbrëmjes së djeshme.
Lazio shënoi fitoren e parë ndaj Romës nën drejtimin e Reja, duke përmbysur disavantazhin 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1.

“Ne vërtet kishim nevojë për këtë, edhe pse për një kohë kam menduar se nuk do të ndodhë. Ne goditëm shtyllën dy herë dhe kishim shumë shanse të mira, pastaj disa sekonda nga fundi topi përfundoi në rrjet”.

“Ne ua dhurojmë këtë moment kënaqësie fansave tanë të cilët na kanë përcjellë dhe mbështetur. Pas kësaj fitoreje, shpresoj se ne mund ta qetësojmë atmosferën dhe të bëjmë paqe me seksione të caktuara të fansave”.

“Tash le të shikojmë përpara, pasi jemi një pikë prapa liderëve të Serie A dhe kemi fituar derbin”, ka thënë Reja.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka lavdëruar autorin e dy golave, Lionel Messi, pas fitores 3-0 ndaj Racing Santander.
“Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ai gjithmonë na ndihmon neve të përmirësohemi”.

“Ne luajmë vërtet mirë dhe jemi të lumtur që kemi penguar Racing Santander të krijojë shumë shanse”, ka thënë Valdes.
Portieri i Novarës dhe kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, ka humbur dhëmbët gjatë një përplasje në disfatën nga Bologna.
Portieri është hedhur mbi bashkëlojtarin e tij Michel Morganella gjatë disfatës së djeshme 2-0 nga Bologna. Përsëritjet treguan dhëmbë që fluturonin në ajër dhe ai është tërhequr nga fusha pa vetëdije.

Novara më vonë gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se Ujkani është dërguar në spital dhe rezultatet kanë treguar se ai ka thyer hundën dhe ka humbur katër dhëmbë.
Cesc Fabregas është në rrugë për t’u rikthyer pas lëndimit që mori dy javë më parë dhe mund të jetë në fushë në ndeshjen e vikendit kundër Sevillas.
Ish-ylli i Arsenalit morri një lëndim në gju gjatë një seance stërvitore para ndeshjes së Barcelonës kundër Sporting Gijon më 2 tetor dhe që atëherë ka punuar në rikuperim.

Fabregas pritet që sot ose nesër të zhvillojë seancë të rregullt stërvitore dhe mund të përfshihet për ndeshjen e ardhshme në La Liga.

Barcelona të mërkurën takohet me Viktoria Plzen në kuadër të Ligës së Kampionëve, por është me pak gjasa që 24-vjeçari të jetë i gatshëm për këtë takim.
Robinho ka kërkuar nga bashkëlojtarët të përpiqen t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura në Serie A këtë sezon dhe është i gatshëm të luajë sipas instruksioneve të trajnerit të tij.
Braziliani shënoi në fitoren 3-0 ndaj Palermos në San Siro mbrëmjen e të shtunës në ndeshjen e parë të tij këtë sezon, pas problemeve muskulore.

“Jam i lumtur që jam rikthyer dhe që jam në gjendje të ofroj dorën. Ne gjithmonë duam të fitojmë. Dhe ne shpresojmë se mund të vazhdojmë ta bëjnë këtë dhe t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

“E di se jam një lojtar i rëndësishëm, por të gjithë jemi. Dua të luaj më afër me Ibrën dhe Cassanon dhe të bëj atë çfarë kërkon trajneri. Vera ishte e vështirë për shkak të lëndimit. Tash mund të luaj një ndeshje të plotë fizike, por trajneri më nxori pasi u ndëshkova me karton”, ka thënë braziliani.
Mesfushori i Lazios, Hernanes, e ka përshkruar fitoren e mbrëmshme ndaj Romës si një ‘fitore çlirimi’.
Hernanes shënoi golin e barazimit për Lazion, pasi Pablo Osvaldo kishte kaluar Romën në epërsi, ndërsa ndeshja u vulos nga Miroslav Klose në çastet e fundit të takimit.

“Kjo është një fitore e cila na jep liri. Dhe, në fund ishte një asistim i shkëlqyeshëm nga Matuzalem për Klose dhe ai e bëri [shënoi]. Tash ne duhet të vazhdojmë kështu. Ekipi gjithmonë po përmirësohet dhe meritat për këtë i shkojnë trajnerit Edy Reja”, ka thënë braziliani.

Me tre pikët e reja Lazio ngjitet në pozitën e katërt me 11 pikë, derisa Roma qëndron në të 12-tën me tetë pikë.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka shprehur zhgënjimin e tij me disfatën 2-1 të ekipit të tij ndaj Lazios.
Një gol i shënuar nga Miroslav Klose në kohën shtesë të ndeshjes i dha fitoren Lazios, pasi Hernanes kishte neutralizuar nga penaltia golin e hershëm të Romës të shënuar nga Pablo Osvaldo.

“Oh, çfarë finale. Është turp që ne humbëm ndeshjen, duke marrë parasysh çfarë ndodhi”.

“Kur ne menduam se ndeshja do të përfundojë me barazim, ata shënuan. Ne mund t’ia kishim dalë më të mirë në pjesën e parë, ne bëmë një start të shkëlqyeshëm, por pas golit ne nuk luajtëm siç bëjmë zakonisht”.

“Pastaj Lazio e pa veten duke humbur, ata rrezikuan më shumë dhe na shkaktuan disa probleme, ka ende punë për t’u bërë”, ka thënë Enrique për Sky Sport Italia.
Sulmuesi i Chelseat, Daniel Sturridge, ka pranuar se ai është shumë i befasuar nga forma e tij pas edhe një goli të shënuar ndaj Evertonit.
“Në ekipin e parë është ndeshja ime më e mirë. Në ekipin e të rinjve dhe kategori tjera kisha formë të ngjashme, por befasohem se si po e bëj këtë për ekipin e parë. Unë po kënaqem dhe jam krenar që jam pjesë e ekipit të parë”.

“Mendoj se luajtëm ndeshje të mirë. Menaxheri na ka thënë të lëvizim shpejt topin me futboll me një prekje sa më shumë që kemi mundur dhe mendoj se e bëmë mirë”, tha Sturridge.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka deklaruar pas derbit ndaj Manchester United se vet zhgënjimi nga barazimi në Anfield flet më shumë se ku kanë arritur The Reds.
“Ne kemi mundur t’i marrim të tri pikët, pas një fillimi steril të takimit. Mendoj se është indikacion i vërtet ky zhgënjim në zhveshtore se ku kemi arritur vërtet, kemi harruar se kemi barazuar me kampionin e Anglisë. Kjo tregon se sa larg kemi arritur”.

“Unë kam parë në media se si De Gea kishte probleme, por sot kjo nuk ndodhi, ai ndali gola të sigurt”, ka thënë Dalglish.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se Interi është në krizën më të thellë ndoshta që nga themelimi dhe për këtë arsye është koha e fundit që lojtarët të bëhen bashkë drejt rikthimit në majën e futbollit italian.
“Ne nuk duhet të fokusohemi vetëm në penaltinë inekzistente”.

“Fatkeqësisht ishte një humbje tjetër pasi bëmë mirë në pjesën e parë. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Ne tentuam të rikthehemi, por nuk ishte e lehtë”.

“Ne jemi këtu duke folur për një humbje tjetër dhe për shumë gola të pranuar. Ne do të kthehemi aty ku e kemi vendin, ju premtoj”, u shpreh argjentinasi pas disfatës ndaj Catanias.
Skuadra e Lazios ka arritur ta përmbysë avantazhin e Romës nga pjesa e parë, për ta fituar me rezultat 2-1 derbin e kryeqytetit italian që u zhvillua të dielën mbrëma në Stadio Olimpico.
Roma krijoi epërsi të hershme me anë të Pablo Osvaldos, i cili u asistua nga Miralem Pjanic për të realizuar golin e avantazhit për Giallorossët (5’). Në vazhdim Lazio zhvilloi lojë më të mirë, mirëpo gjysma e parë përfundoi me epërsinë e Romës që ishte mysafir në këtë ndeshje.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Cristian Brocchi u ndalua brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga Simon Kjaer, i cili u përjashtua me karton të kuq dhe ua dhuroi Biancocelestëve një penalti. Përgjegjësinë nga pika e bardhë e mori Hernanes dhe u tregua i saktë për ta nivelizuar ndeshjen (51’).

Me epërsinë numerike në fushë, Lazio ishte skuadër më e rrezikshme duke krijuar raste, mirëpo e kishte të vështirë të vinte deri te goli i fitores.
Heroi i Giallorossëve rezultoi transferi i sivjetmë, Miroslav Klose, i cili në minutat shtesë (90’+3) realizoi golin e fitores pas asistimit të Matuzalem.
Milani ka bërë një hap para për mesfushorin e Sao Paulos, Casemiro, të cilin tashmë Rossonerët po e monitorojnë nga afër.
Ariedo Braida, bosi i transfereve të Milanit është në Brazil për të arritur paramarrëveshjet para zyrtarizimeve eventuale në janar.

Rossonerët mezi presin që ta finalizojnë marrëveshjen me mesfushorin që vlen 25 milionë euro, por kuqezinjtë kanë konkurrencë nga Interi dhe Juventusi.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, është shprehur tejet i kënaqur me het-trikun e tretë të realizuar këtë sezon dhe golin e nëntë në katër ndeshjet që pas rikthimit të tij.
“Unë jam shumë i kënaqur. Unë nuk kam luajtur një javë, por ndihem njëjtë si më parë. Trajneri do të vendosë nëse jam startues apo jo. Unë vetëm luaj, e bëj punën time”.

“Ne e kemi ditur se ndeshja do të jetë e vështirë. Betis kishte fituar tri ndeshje, por ne dëshmuam formën përkundër pushimit të shkurtër nga ndeshjet e kombëtareve”, tha ‘El Pipita’.