Legjenda e Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka thënë se Jupp Heynckes është trajneri i përkryer për gjigantin nga Bundesliga.
Heynckes, i cili më herët kishte punuar te Bayern nga viti 1987 deri në vitin 1991 dhe si menaxher i përkohshëm në vitin 2009, u largua nga Bayer Leverkusen për bavarezët më herët gjatë verës, dhe ka shënuar disa rezultate impresive në muajt e parë të sezonit.

“Jupp është një trajner i jashtëzakonshëm. Ai është pjekur me vite dhe është bërë më i qetë. Ai është i përkryer. Gjërat mund të shkojnë më mirë se që janë”, ka thënë Beckenbauer në një intervistë për Sky.
Arsene Wenger ka zbuluar se Arsenali ka qenë në prag të falimentimit gjatë afatit kalimtar veror.
Wenger thotë se ai kurrë nuk është përballur me një situatë të tillë gjatë 15 viteve të tij në klub pasi lojtarët dëshironin të largoheshin pas largimit të Cesc Fabregas dhe Samir Nasri.

“Kjo verë ishte më e trazuara që mbaj mend. Gjysma e lojtarëve në dhomën e veshjeve dëshironin të largohen.

“Mendoj se ajo çfarë na shpëtoi neve është se jemi një klub i cili është tepër i qëndrueshëm dhe i bashkuar. Ka shumë klube të tjera të cilat do të kishin eksploduar”, ka thënë Wenger.
Presidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido, ka akuzuar dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madridin dhe Barcelonën, se ‘vjedhin’ nga ekipet tjera.
Del Nido është duke kërkuar një ndarje më të mirë të përfitimeve nga shitjet e transmetimeve të ndeshjeve në Spanjë dhe është i zemëruar me dominimin e Barcës dhe Realit.

“Ata vjedhin dhe unë do të dëshmoj: Real Madridi dhe Barcelona vjedhin nga ekipet tjera të La Liga. Do t’i them këto fjalë”.

“Dhe ata, Madrid dhe Barcelona, janë të vetëdijshëm se vjedhin pasi ata e dinë se marrin atë çfarë nuk është e tyre”, ka thënë Del Nido.
Mesfushori i Chelseat, Juan Mata, thotë se ai është shumë i kënaqur me muajt e parë në Angli.
Mata ishte impresiv në fitoren ndaj Evertonit gjatë vikendit dhe ka folur rreth këtij takimi dhe rreth adaptimit të tij te Chelsea.

“Jam kënaqur në ndeshje pasi ishte një lojë e rëndësishme për ne. Ne kishim nevojë për fituar për të qëndruar në maje të tabelës dhe ishte një ndeshje e mirë”.

“Që nga ndeshja e parë kam shënuar gol dhe kjo më ka dhënë vetëbesim, dhe po kënaqem në qytet dhe në klub”, ka thënë spanjolli.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzari, ka deklaruar se ekipi i tij nuk ka frikë nga Bayern Munich në prag të ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve.
“Bayern Munich është një ekip fantastik dhe ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm. Në 10 ndeshjet e fundit ata kanë mbledhur nëntë fitore dhe një barazim dhe ata janë vërtet në formë, por ne nuk kemi frikë, ne jemi të ngazëllyer për këtë”.

“Nëse Napoli fiton, kjo do të ishte një rezultat historik për këtë ekip dhe për këtë qytet dhe ne do të bëjmë gjithçka t’i japim kënaqësi tifozëve tanë”, ka thënë Mazzari.

Ndeshja tjetër e grupit A është ajo në mes të Manchester Cityt dhe Villarrealit në Etihad Stadium.
Wesley Sneijder është i bindur se Interi do të rikthehet në formë pas fillimit zhgënjyes të sezonit, pasi beson se baza e ekipit që fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2010 është ende e padëmtuar.
“Ne jemi i njëjti ekip si para dy vitesh, ai i cili fitoi gjithçka në fushë. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër por të punojmë. Nuk jam i shqetësuar për situatën, pasi besoj në këtë grup. Ne vetëm duhet të punojmë”.

“Mendoj se situata e tashme për ekipin nuk është më e mira, me katër pikë nga gjashtë ndeshje, por sezoni fillon tash, fitore pas fitore. Po ashtu, ekipi tash po rikthen lojtarët më të mirë, përveç mungesës së Forlan”.

“Nëse luajmë si dimë dhe dalim në fushë me shpirtin e duhur, rezultatet do të vijmë. Jam i sigurt. Të luaj nën presion kurrë nuk më ka frikësuar. Në të vërtet kam luajtur ndeshjet më të mira kur kam qenë nën presion”, ka thënë holandezi.
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka nënvizuar synimin e ekipit të tij për të fituar të dyja ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit.
“Ne kemi bërë një përmirësim gjatë vitit të kaluar duke arritur në çerekfinale dhe pastaj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Rekordi jonë kundër Lyonit nuk është në favorin tonë, por ne arritëm t’i mposhtim ata sezonin e kaluar dhe po ashtu të thyejmë tersin e çerekfinales”.

“Ata kanë ndryshuar lojtarët çdo vit, por ende kualifikohen. Ata janë një rival i vështirë dhe kjo do të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme. Të nxjerrim gjashtë pikë nga dy ndeshjet do të jetë shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Casillas.
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes e ka quajtur Napolin si ekipin më të mirë italian të momentit, në prag të takimit të sotëm të Ligës së Kampionëve.
“Ne kemi filluar këtë kampanjë të Ligës së Kampionëve shumë mirë dhe duam të vazhdojmë të luajmë futboll të mirë. E di se ne do të përballemi me ekipin më të mirë italian për momentin”.

“Në të vërtetë jam shumë i impresionuar me Napolin, pasi ata nuk luajnë në stilin tipik italian: ata kanë sulmues të shkëlqyeshëm, një 11-she të shkëlqyeshme startuese dhe opsione të mira në stol. Ata mund të bëjnë gjëra interesante në këtë garë”, ka thënë Heynckes.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është seriozisht i shqetësuar me performanat e ekipit të tij në muajt e parë të sezonit të ri, 2011-12.
Fituesit e Kupës së Italisë u ndanë nga trajneri Gian Piero Gasperini në shtator për shkak të rezultateve të dobëta, por as Claudio Ranieri nuk ka qenë në gjendje ta sjellë ekipin në vete deri tash.

“Është shqetësuese kur e gjen veten në situata të tilla pasi askush nuk dëshiron të duket keq. Dhe ju shpresoni të kuptoni si t’i vendosni gjërat si duhet. Ne thjesht duhet ta nxjerrim veten nga kjo”.

“A po kalojmë në një situatë të vështirë? Do të thosha po. Por besoj se gjërat janë në vend për ne që të punojmë më mirë. Ne duhet ta zgjojmë veten, kjo është e sigurt”, ka thënë Moratti.
Sulmuesi i Milanit, Robinho, thotë se klubi i tij është një kandidat serioz për të fituar titullin e Serie A dhe të Ligës së Kampionëve.
“Ka shumë ekipe në Itali të cilat janë vështirë të mposhtura. Por me gjithë respektin, nëse ne luajmë me të njëjtën uri siç luajtëm sezonin e kaluar, ne mund të fitojmë edhe një titull tjetër në ligë”.

“Nuk e di nëse jemi më të fuqishëm [se sezonin e kaluar], por është e qartë se jemi të fuqishëm. Ky është vetëm fillimi i ligës, ka shumë ndeshje të mbetura dhe ne duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që bëmë kundër Palermos”.

“Kur Milani luan, nuk ka qëllim kryesor. Duke shikuar në kualitetin e skuadrës, mendoj se mund ta fitojmë Skudetton dhe Ligën e Kampionëve. E di se nuk do të jetë e lehtë, por ëndrra jonë është të fitojmë gjithçka”, ka thënë Robhinho për Sky Sport Italia.
Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, thotë se ai pret që ekipi i tij të mposhtë Napolin gjatë ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve.
“Ne do ta fitojmë, mendoj. Mendoj kështu sepse në lojërat si kjo ne e duam atë që bëjmë”, ka thënë Muller.

Klubi bavarez aktualisht është në maje të grupit A me gjashtë pikë nga dy ndeshje, pasi ka mposhtur edhe Villarrealin edhe Manchester Cityn, të dyja me rezultat 2-0.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka deklaruar se ekipi i tij po i afrohet gjithnjë e më shumë Manchester Unitedit, por ka pranuar se përvoja dhe suksesi i rivalëve të përjetshëm vazhdon të jetë dallimi kryesor.
Në fundjavë, City udhëton në Old Trafford për të zhvilluar derbin e parë lokal të Mançesterit, ku përveç rivalitetit do të jetë edhe përballje mes dy skuadrave të para në tabelë.

“Ky është një moment i madh për ne. Jemi në krye të tabelës, por fatkeqësisht na mungojnë edhe 30 ndeshje deri në fund të sezonit”.

“Mendoj se jemi shumë pranë (Manchester Unitedit), por dallimi qëndron në atë se ata kanë fituar shumë trofe për shumë vite. Ata janë mësuar që gjithmonë të luajnë për kryesimin e Ligës (Premier), për Ligën e Kampionëve, dhe tash për tash këtu qëndron dallimi”.

“Ndeshja kundër Manchester Unitedit është një derbi, është një ndeshje ndryshe për të gjithë, gjithmonë. Shkojmë atje duke kryesuar, por e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, ka deklaruar trajneri italian.
Trajneri i Lyonit, Remi Garde, ka shprehur simpati për punën e homologut të tij te Real Madridi, Jose Mourinho, para takimit të të martës mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“E admiroj Mourinhon, sepse ai e di si t’i trajtojë lojtarët dhe ai mund ta sigurojë respektin e tyre”.

“Ai ka disa vite si trajner dhe ka fituar shumë tituj. Ai i trajton lojtarët në mënyrë individuale, por gjithmonë në kuadër të grupit”.

“Megjithatë, unë e identifikoj veten me Arsene Wengerin. Kam punuar me të për tre vite dhe ai më ka mësuar shumë”, ka theksuar Garde në një konferencë për gazetarë.
Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose, ka deklaruar se planifikon t’i japë fund karrierës së tij pas Kampionatit Botëror të vitit 2014.
“Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, unë do të luaj deri në vitin 2014 me Lazion. Para se të pensionohem nga futbolli, do të luaj në Kampionatin Botëror”.

“Ata që më njohin mirë e dinë se Kampionati Botëror është objektivi im”, ka thënë gjermani 33-vjeçar për Kicker.
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka deklaruar se preferon të luajë më shumë në qendër të mbrojtjes, sesa në rolin e mbrojtësit të krahut.
Lojtari gjerman është pozicionuar në krahun e djathtë të mbrojtjes nga trajneri Jupp Heynckes, derisa Daniel Van Buyten dhe Holger Badstuber e kanë siguruar qendrën e mbrojtjes.

“Kjo është zgjedhja e trajnerit. Ai e di se unë ndihem më mirë në pozitën e qendërmbrojtësit”, ka thënë 23-vjeçari Goal.com.