Mediat angleze raportojnë se Interi është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Boltonit, Gary Cahill.
Oferta është për lojtarin, pasi sipas The Sun, Nerazzurët dëshirojnë ta marrin lojtarin në parametra zero në fund të sezonit.

Nuk përjashtohet mundësia që Interi me 7 milionë euro ta ketë mbrojtësin e talentuar në Meazza në janar.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards ka sugjeruar se Manchester City po bëhet ekip dominant në Angli dhe se kjo po frikëson rivalin Manchester United, para derbit që zhvillohet këtë fundjavë.
“United tani e di mirë, pasi nuk dëshiron ta thotë, se ne jemi ekip shumë i rrezikshëm për ta. Ne nuk jemi duke thënë se do ta fitojmë takimin, por ata na quajnë fqinj të zhurmshëm. Mendoj se ata kanë frikë”.

“Katër derbit e fundit ishin vërtet të nxehtë, por dy-tri vite më parë ishte qesharake. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, theksoi Richards.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli ka këmbëngulur se ai do të flasë në fushë dhe jo në media për derbin ndaj Manchester Unitedit, teksa thekson se s’ka kurrfar problemi me tifozët e klubit rival.
Balotelli ka pasur telashe me lojtarët e Manchester Unitedit, sidomos me mbrojtësin Rio Ferdinand në gjysmëfinalen e FA Cup, por italiani nuk ka shfaqur shenja frike para duelit në Old Trafford.

“Ata mund të thonë çfarë të duan. Unë nuk do t’u them asgjë. Unë do të fokusohem në takim. Gjithë ajo që vlen është rezultati, asgjë tjetër. Pas ndeshjes unë mund të mendoj për tifozët, por jo gjatë apo para takimit”, u shpreh B45.
Pronari i Romës, Thomas Di Benedetto ka vazhduar me deklaratat e tij fantaziste duke e quajtur ekipin e tij të ngjashëm me Barcelonën.
“Natyrisht se ekziston skepticizëm. Mendoj se ka njerëz të cilët mezi presin të shohin rezultatin përfundimtar, ata nuk e dinë se çfarë po bëjmë”.

“Janë pjesë biznesore të cilat janë të pa njohura për shumicën e klubeve italiane dhe në futbollin tonë ne kemi stilin e Barcelonës, që është i panjohur për futbollin italian, kështu që duhet të presim për të bërë gjykimet”, ka thënë Di Benedetto.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka thyer heshtjen e tij pas deklaratave të presidentit Bianconer, Andrea Agnelli se ai do të largohet në fund të sezonit.
Del Piero deri tani kishte refuzuar të komentonte mbi këtë çështje, por ishte ndalur nga emisioni satirik italian “Striscia La Notizia”.

“Le të themi se presidenti ma kujtoi se kur skadon kontrata ime”, buzëqeshi 36 vjeçari legjendar.
Manchester City u është bashkuar skuadrave të interesuara për shërbimet e mesfushorit të Lille, Eden Hazard.
Mirror shkruan se zyrtari për zhvillim te City, Patrick Vieira e ka shikuar Hazardin ndaj Interit në Ligën e Kampionëve dhe atë nga shkallët e stadiumit.

Klubi francez Lille dëshiron që të fillojë ankandin me 40 milionë euro për të dhe City bashkë me Chelsean pritet të luftojnë për firmën e tij.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor para ndeshjes ndaj Sevillas në La Liga, pasi Cesc Fabregas është deklaruar i gatshëm për sfidën.
24 vjeçari pësoi një dëmtim para ndeshjes ndaj Sporting Gijonit, duke qenë kështu për tri javë jashtë fushave të lojës.

“Cesc Fabregas është i gatshëm përsëri. Të premtën ai ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit”, shkruan në një komunikatë të klubit Blaugran.
Ikona e Manchester United, Dwight Yorke beson se Ashley Young mund të jetë fituesi i takimit ndaj Manchester Cityt të dielën.
“Unë isha i interesuar të shoh se si do t’i përshtatej ai Manchester Unitedit dhe ai vërtet filloi shumë mirë. Kur e bëni këtë dhe luani me lojtarë fantastik përreth jush, atëherë shkoni duke u forcuar”.

“Young është bërë figurë kyçe te United. Ai po bëhet lojtar esencial dhe një lojtar për të cilin ke nevojë në ndeshjet e mëdha. Ai është më i mirë nga sa është menduar. Unë isha skeptik, por tani jam i bindur se ai mund të jetë vendimtar në derbi”, ka thënë Yorke.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka shprehur kënaqësinë e tij para takimit ndaj Sevillas në Camp Nou, duke thënë se do të jetë një test me rëndësi për ekipin e tij.
“Sevilla është ekip i mrekullueshëm, Ata janë të stërvitur për të fituar çdo ndeshje dhe në çfarëdo kushte. Ky është test i mirë të shohim se sa të mirë jemi. Ata janë vërtet shumë të fortë, trajneri i tyre ka treguar se është mjeshtër i taktikave defensive”.

“Ata kanë shumë sulmues të mirë në maje. Pas Real Madridit, ata janë skuadra me kundërsulmin më të mirë në kampionat”, ka thënë Guardiola.
FIFA ka konfirmuar datën e fillimit të Botërorit 2014 në Brazil, me ndeshjen e parë që pritet të zhvillohet në Sao Paulo.
Edicioni i 20-të i Kampionatit Botëror pritet të fillojë të enjtën më 12 qershor, 2014, me ndeshjen hapëse që pritet të fillojë në ora 17:00 të kohës lokale braziliane.

Ekipet pritet që të kenë udhëtime të gjata deri në 2000 kilometra pasi secili ekip duhet të pozicionhet në ndonjë prej qyteteve kryesore të Brazilit, pasi FIFA ka refuzuar që ekipet të jenë të pozicionuara pranë stadiumeve ku do të zhvillohet faza grupore.

Gjysmefinalet do të zhvillohen më 8 korrik dhe 9 korrik në Belo Horizonte respektivisht Sao Paulo, përderisa Brasilia do të jetë nikoqire e sfidës për vendin e tretë.

Finalja do të luhet në Maracana të Rio De Janeiros të dielën më 13 korrik, 2014 në ora 16:00 sipas kohës lokale braziliane.

Të gjitha 64 ndeshjet pritet të luhen në 12 qytete të Brazilit. Nikoqiri e ka fituar pesë herë trofeun, më shumë se çdo skuadër tjetër, përderisa Spanja është kampione aktuale e botës nga viti 2010 në Afrikën e Jugut.
Mesfushori i Interit, Thiago Motta shpreson që lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi në një të ardhme të transferohet te gjiganti italian, Inter.
29 vjeçari mendon se Messi mund të vendosë të largohet nga Camp Nou në të ardhmen, ndërsa beson se klubi italian do të ishte opsion i parë për të, pasi gëzon admirim të veçantë për zikaltrit.

“Nëse Messi largohet nga Barcelona, atëherë ekipi i parë të cilit ai do t’i bashkohej është Interi. Ai është i ri, por herët apo vonë do të vijë momenti i ndryshimit për të”, theksoi Motta.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani ka dhënë aludim të fuqishëm se Rossonerët do të tentojnë ta transferojnë legjendën e Juventusit, Alessandro Del Piero.
36 vjeçari ende nuk e ka konfirmuar nëse do të pensionoht nga futbolli në vitin 2012 dhe Galliani ka sugjeruar se në rast se legjenda italiane vendos që të vazhdojë të luajë, atëherë Milani do ta linte derën të hapur për të.

“Kurrë nuk është vonë? Unë kam mësuar që t’i definoj lojtarët si të talentuar dhe të këqinj, jo si të rinj dhe të moshuar. Pas gjithë sukseseve, lojtarët tanë Paolo Maldini dhe Costacurta u pensionuan në moshën 40 vjeçare. Inzaghi është 38 vjeç dhe ai ende luan për ne”, ka thënë Galliani i cili shtoi se Milani ishte pranë transferimit të Alex në vitin 1993 para se ai të kalonte te Juventusi.
Sir Alex Ferguson duket se nuk i pëlqen të qëndrojë prapa Cityt në tabelën e Ligës Premier.
Menaxheri i Manchester United ka thënë se deri i të dielës përballë Manchester Cityt duhet patjetër të fitohet.

“Gjithmonë i kam pranuar sfidat. Kjo ka ndodhur kohë pas kohe. Ata janë në maje të ligës. Ne duhet të bëjmë diçka për këtë”, ka thënë skocezi.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata mund ta fitojnë takimin e të dielës ndaj Manchester United dhe po ashtu ta fitojnë edhe trofeun e Ligës Premier.
“Ne mund ta mposhtim United vetëm nëse luajmë një futboll shumë të mirë. Tash në Ligën Premier ne jemi mjaft të fuqishëm”.

“Ta fitojmë? Shpresoj. Lojtarët janë mjaft të fuqishëm, ata kanë përvojë për këtë. Ka qenë e rëndësishme ta fillojmë sezonin mirë dhe ne jemi në krye pas tetë ndeshjesh”.

“Caku ynë është të jemi më të mirë se vitin e kaluar. Mendoj se mund t’ia dalim më mirë. Është e rëndësishme të fitojmë një kampionat të fuqishëm dhe Liga Premier është më e mira në botë. Kjo e bën të vështirë, por do të jetë moment fantastik”, ka thënë Mancini për The Times.
Cristiano Ronaldo thotë se Real Madridi i ka lojtarët më të mirë në botë në rradhët e veta.
“Ne i kemi më të mirët në botë në këtë ekip. Kjo më bën mua të lumtur dhe më ndihmon të jem më i mirë. Ambicia ime është gjithmonë të përmirësohem çdo vit, dhe jam në klubin që ma garanton këtë”.

“Mendoj se të gjithë profesionistët e futbollit janë të talentuar, por ju kurrë nuk bëheni një lojtar i madh nëse nuk punoni për atë talent. Unë gjithmonë përpiqem ta bëj këtë. Përpiqem t’i dëshmoj kualitetet e mia në fushë në ndeshje dhe në stërvitje. Gjithmonë përpiqem t’i bëj gjërat mirë”, ka thënë Ronaldo për faqen zyrtare të Realit.
Mesfushori i huazuar te Atletico Madrid, Diego, nuk e di arsyen se pse ai nuk ishte në gjendje të tregojë veten te Juventusi.
Braziliani u transferua te Juventusi nga Werder Bremen gjatë verës së vitit 2009, në një marrëveshje afro 25 milionë euro, por u largua drejt Wolfsburgut vetëm pas një viti, pasi dështoi të tregojë veten.

“Çfarë shkoi keq te Juventus? Nuk e di, duhet t’ua bëni këtë pyetje shumë njerëzve. Do të isha i padrejtë të përmend vetëm një fajtor”.

“Shpresoj Juve t’ia dalë mirë këtë sezon. Tash jam i lumtur te Atletico Madrid. Gjithmonë kam dashur të luaj në Spanjë”, ka thënë Diego.
Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, thotë se Manchester City kurrë nuk do të arrijë profilin botëror të cilin e kanë Djajtë e Kuq.
“Ata (City) janë përfundimisht një kërcënim, por nëse ata kanë bërë mjaft ose janë të gatshëm ta fitojnë titullin e ligës, nuk jam i sigurt”, ka thënë ish-mesfushori për Daily Star.

“Ata ende nuk kanë luajtur me një ekip të kreut! Kur kam shikuar në orarin e ndesjee, kam menduar se ata do t’i fitojnë shumicën e ndeshjeve të para”.

Por ata do të fillojnë të ngatërrohen tash e tutje dhe mund të bien ca. Vetëm se nuk mund t’i shoh ata duke na tejkaluar neve, ose edhe Chelesan. Ne kemi gjithçka këtu. Historia, suksesi, fakti se çdokush na respekton dhe kemi shpirt ekipor”, ka shtuar Scholes.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se ai është më i uritur se kurrë më parë për të fituar tituj.
“Dua të vazhdoj të fitoj tituj. Do të doja trofeun e pestë në ligë, titullin e dytë të Kupës së Mbretit, edhe një titull tjetër të Kupës Botërore... Kjo është ambicia ime. Nëse ndonjëherë ndjehem i lodhur ose jo aq i ngazëllyer sa që jam tash, do të lejoj të tjerët të marrin përgjegjësitë me shpresat e tyre”.

“Çelësi për të fituar tituj janë ambiciet, forca shtytëse dhe shpresa. E para është shumë kërkuese së pari individualisht dhe pastaj kolektivisht. I këshilloj fëmijët të cilët e dëshirojnë këtë të luftojnë për ëndrrat e tyre. Si fëmijë shpresoja të jem portier i Real Madridit dhe ia arrita. Ajo çfarë është e rëndësishme, ata duhet t’ju shtyjë përpara”, ka thënë Casillas.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, i ka bërë thirje yllit të Lille, Eden Hazard, t’u bashkohet Nerazzurrëve.
Zanetti luajti kundër Hazard të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndeshje të cilën Interi e fitoi me rezultat minimal, 1-0.

“Ai është një lojtar që më pëlqen shumë dhe e di se klubi po e kërkon atë. Sipas mendimit tim, ai është në nivelin e duhur për të vazhduar karrierën e tij te Interi”, ka thënë Zanetti.
Legjenda e Real Madridit, Guti, thotë se ai nuk është tifoz shumë i madh i Jose Mourinhos.
Guti tash është duke luajtur për turqit e Besiktas, pasi u detyrua të largohet nga trajneri portugez, i cili nuk e përfshiu atë në planet e tij.

“Ka gjëra rreth tij të cilat nuk më pëlqejnë. Principi i Madridit është se klubi duhet të jetë mbi njerëzit. Mourinho është një person me karakter të fuqishëm, i cili mbron gjërat që ai mendon deri në vdekje. Kjo është gjë e mirë, pa këtë ju asgjësoheni në futboll”, ka thënë Guti.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është një fans i yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, por thotë se Lionel Messi është më i miri.
“Nuk kam asgjë të them për atë se çfarë mendojnë dhe thonë tifozët, por Cristiano për mua është një lojtar i shkëlqyeshëm, një prej më të mirëve në botë”.

“Për momentin, nuk ka dyshime se Messi është numër një. Këto gjëra nuk më shqetësojnë, ajo për çfarë shqetësohem është të jap më të mirën për Barcelonën që të vazhdojë të fitojë tituj”.

“Nuk luaj të jem më i miri në botë dhe nuk shqetësohem nëse jam ose jo. Luaj futboll pasi ky është pasioni im, pasi jam në klubin më të mirë në botë, pasi jam i lumtur kur fitoj tituj dhe kur shoh njerëz që gëzohen me suksesin tonë. Nuk luaj për t’u dëshmuar para njerëzve”, ka thënë Iniesta.
Mario Balotelli mendon se derbi i Manchesterit së shpejti do ta tejkalojë derbin Barcelona – Real Madridi si ndeshja më e shikuar në planet.
Balotelli udhëton në Old Trafford gjatë të dielës me Manchester Cityn në një derbi që po josh gjithnjë e më shumë vëmendje. Dhe 21-vjeçari mendon se derbi anglez tashmë ka kaluar derbin milanez në mes Interit dhe Milanit dhe së shpejti do ta tejkalojë edhe El Classicon.

“Ndoshta tash, City v United është një ndeshje më e mirë futbolli se Milan v Inter. Nëse do të qëndroja në shtëpi dhe mund ta shikoja vetëm njërën prej dy ndeshjeve, mendoj se do ta shikoja United v City”.

“Barca v Real Madrid është ndeshja më e madhe e historisë – por së shpejti United v City do të jetë deri më i madh në botë”, ka thënë italiani.
Zinedine Zidane shpreson që ish-bashkëlotjari i tij te Real Madridi, David Beckham, të regjistrojë një pjesë të karrierës së tij si futbollist edhe në Francë.
Ylli i Los Angeles Galaxy është cak i francezëve të Paris Saint Germain, ndërsa për të janë të interesuar edhe klubet angleze si Tottenham dhe QPR.

“Beckham te PSG? Do të ishte mirë. Sigurisht, shqetësimi për moshën e tij është gjithmonë aty, por ai është një profesionist i madh i cili jep gjithçka për ekipin e tij dhe gjithmonë lufton. Kjo është e rëndësishme, gjëja kryesore”.

“Ne do të duhet të shohim nëse ai ruan atë kapacitetin e patjetërsueshëm, por nëse ekipi e dëshiron, atëherë pse ai nuk duhet të nënshkruajë për PSG??”, ka thënë legjenda franceze e futbollit.
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, thotë’ se vetëbesimi po rikthehet pas fitoreve të fundit.
Ramsey shënoi golin e fitores ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve, që ishte fitorja e dytë e javës pas asaj të vikendit të kaluar ndaj Sunderlandit.

“Ne nuk kemi pasur fillimin më të mirë të sezonit, por shpresoj se ne e kemi kthyer kahen duke shënuar disa fitore dhe ne duam të vazhdojmë kështu. Nuk ka dyshime se vetëbesimi ynë po rikthehet tash”.

“Në disa ndeshjet e kaluara ne mund të ishim mbrojtur më mirë si ekip dhe është disi e vrazhdë të fajësojmë mbrojtjen. Mendoj se ata kanë bërë një punë të shkëlqyeshme ndaj Marseille”, ka thënë Ramsey.