Barcelona është dashur të kënaqet me një pikë në derbin e kësaj jave kundër Sevillas, pasi takimi i zhvilluar në Camp Nou ka përfunduar pa gola.Ishte ky një takim i dy skuadrave të pamposhtura në La Liga, të cilat edhe pas kësaj jave vazhdojnë pa humbje.
Përkundër se Barcelona në gjysmën e parë të takimit luajti më mirë, megjithatë nuk shfaqi një lojë të kënaqshme, siç jemi mësuar të shikojmë. Prandaj edhe rezultati mbeti i pandryshueshëm.
Andaluzianët arritën që me sukses të frustrojnë ekipin vendas dhe të mos e lejojnë që të shënojë gola.
Edhe në gjysmën e dytë Blaugranët nuk rezultuan të suksesshëm e kjo sidomos për njeriun e ndeshjes, portierin Javi Varas.
Ndërhyrjen e Fazios në Andres Iniestan në minutat shtesë, gjyqtari e penalizoi me penallti, mirëpo as nga pika e bardhë Lionel Messi nuk arriti ta mposhtë të pamposhtshmin Varas.
Akordimi i penaltisë u shoqërua edhe me shfaqje nervoze, me ç’rast fillimisht u përjashtua me karton të kuq Frédéric Kanouté për shkak të goditjes së Fabregasit, ndërsa më vonë për një reagim u përjashtua edhe Fernando Navarro.
Pas këtij barazimi, Barcelona mbetet në vend të dytë me një pikë prapa Real Madridit.
Lideri i Kampionatit italian, Juventus, është ndalur sërish me barazim. Bianconerët kanë luajtur me rezultat 2-2 në shtëpi të vet kundër Genoas.Alessandro Matri krijoi avantazh për vendasit (6’) duke devijuar topin pas goditjes së Claudio Marchisios.
Mirëpo, krosimin e Alexander Merkel e shfrytëzoi Marco Rossi për ta nivelizuar ndeshjen dhe për ta mbyllur gjysmën e parë me barazim (31’).
Ishte sërish Matri lojtari që i gëzoi tifozët në stadiumin e Juventusit (58’), mirëpo Andrea Caracciolo ua shoi këtë gëzim (85’).
Zonja e Vjetër do ta mbajë kreun e tabelës së paku deri pas zhvillimit të ndeshjeve tjera të kësaj jave.

Yoav Ziv, mbrojtësi i Makabi Tel Aviv, pas humbjes së topit ka humbur edhe një këpucë. Dhe këtë ai më pas ia ka lëshuar arbitrit anësor, pasi sipas tij, ai duhet të kishte dhënë faull në favor të tij.
Ziv është ndëshkuar me karton të kuq për këtë veprim. Bëhet fjalë për ndeshjen që Maka Tel Aviv luajti me Stoken për Ligën e Evropës, që përfundoi 3-0 për ekipin anglez.
“Ishte një aksident. Unë kam marr vetëm dy herë në jetën time karton të kuq”, është shfajësuar në fund të ndeshjes lojtari i ekipit Izraelit.
Real Madridi ka regjistruar fitore prej 4-0 si mysafir i Malagas në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Estadio La Rosaleda.Mbretërit i dhanë fund takimit që në gjysmën e parë, ndërsa serinë e golave e filloi Gonzalo Higuain, i cili pas një asistimi të Di Marias, shënoi për epërsinë e parë (11’).
Golat e tjerë i realizoi portugezi Cristiano Ronaldo, i cili u barazua me Lionel Messin në listën e golashënuesve.Edhe në golin e parë të Ronaldos ishte asistues Di Maria (24’), ndërsa Xabi Alonso (28’) dhe Sergio Ramos (38’) i ndihmuan për ta kompletuar het-trikun.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi merr kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon kundër Sevillas.
Skuadra e Liverpoolit nuk ka fituar më shumë se një pikë në përballjen ndaj Norwich City. Takimi i zhvilluar të shtunën në Anfield ka përfudnuar me rezultat 1-1.
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), Craig Bellamy i kaloi vendasit në epërsi për t’i dërguar në pushim të qetë.
Mirëpo, në fraksionin e dytë të lojës (60’), Grant Holt e barazoi rezultatin, ndërsa deri në fund nuk pati gola të tjerë.
Aktualisht, Liverpooli e mban vendin e pestë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), Craig Bellamy i kaloi vendasit në epërsi për t’i dërguar në pushim të qetë.
Mirëpo, në fraksionin e dytë të lojës (60’), Grant Holt e barazoi rezultatin, ndërsa deri në fund nuk pati gola të tjerë.
Aktualisht, Liverpooli e mban vendin e pestë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.
Jorge Valdano i ka sugjeruar Real Madridit që të fokusohet në fushë për ta mposhtur Barcelonën dhe jo për të ofenduar dhe urryer katalanasit prapa shpinës.“Futbolli është shumë pasionues dhe jam më reflektiv pas largimit nga Reali. Unë do të doja ta shoh Realin në ditët më të mira triumfale, pasi i kam borxh të përjetshëm klubit”.
“Është vërtet fantastike se si tentoni të punoni me sfidën për ta mposhtur Barcelonën. Por, fakti që jam madrilen nuk më lejon ta urrej Barcelonën. Reali nuk duhet të dorëzohet, por energjia duhet të shfrytëzohet për ta mposhtur Barcelonën dhe jo për ta urryer”, u shpreh Valdano.
Sulmuesi i Anzhit, Samuel Eto’o, ka refuzuar që të hedhë poshtë një rikthim sensacional te Interi, duke shtuar kështu spekulimet për të ardhmen e tij.“Unë mund të përgjigjem vetëm në pyetjet për Anzhin dhe jo për tregun e transferimeve. Tani për tani jam këtu në Rusi, edhe pse unë nuk e di se çfarë do të ndodhë për një muaj”.
“Unë jam i fokusuar në të ardhmen me Anzhin dhe ajo që thuhet për Anzhin dhe Chelsean nuk më merakos”, theksoi ai.
Trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini, thotë se nuk ka asgjë për t’i dëshmuar Real Madridit apo Jose Mourinhos, përderisa bëhet gati për sfidën ndaj Los Blancos.“Unë nuk kam asgjë për t’i dëshmuar Mourinhos, unë kam pasur mundësi për të shkuar në shumë ekipe të mëdha dhe vendimi për të kaluar te Reali, ishte një prej vendimeve më të mira në jetën time”.
“Ne nuk do të lëmë që gjithçka të shkojë pa asgjë, ne do të jemi të kujdesshëm dhe do ta luajmë futbollin tonë. Real Madridi gjithmonë do të jetë favorit, por ata duhet ta dëshmojnë këtë”, tha Pellegrini.
Drejtori i Interit, Marco Branca, është shprehur i kënaqur me merkaton e klubit të tij gjatë kësaj vere.Prurjet e reja të Nerazzurëve gjatë verës si Jonathan dhe Alvarez kanë dështuar të impresionojnë, mirëpo Branca kërkon durim nga tifozët pasi do të vijë koha edhe për të rinjtë.
“Unë nuk jam i interesuar në atë që thonë njerëzit, unë jam i fokusuar në atë që bëj për klubin. Unë do t’i transferojë lojtarët e njëjtë edhe sot po të kisha mundësinë. Fytyrat e reja kanë nevojë për kohë. Për shembull, Jonathan do të fascinojë të gjithë posa të hyjë në ritëm me futbollin italian”, theksoi Branca.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, është tepër i interesuar për ta transferuar anësorin e Napolit, Christian Maggio.Portugezi dëshiron të shpenzojë në janar dhe, sipas Daily Mail, janë bërë gati 17 milionë funtet për Napolin.
Nuk do të jetë e lehtë që Maggio të bindet për të kaluar te Chelsea, pasi është ngushtë i lidhur me klubin nga San Paolo.
Rivalët e britanikut Lewis Hamilton duhet të kenë kujdes sezonin e ardhshëm, pasi pritet të përballen me një njeri tjetër.Hamilton është që dy sezone duarbosh dhe babai i britanikut beson se ndarja nga bukuroshja Nicole Scherzinger do të ndikojë që ai të kthehet në binarë.
“Ju e keni parë një Hamilton në moshë të re. Tani do ta shihni një Hamilton të ri. Ai është i talentuar dhe nuk besoj se dikush do t’ia dilte të rikthehej pas asaj që ai përjetoi këtë vit”, theksoi babai i britanikut.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ai mezi pret që t’i japë pushim kapitenit Robin Van Persie, por se ai thjeshtë nuk mund t’ia lejojë vetes këtë në mungesë opsionesh.“Të hënën unë vendosi që ta pushoj të premten, më pas të premten unë luaj me të. Është e vështirë të marr një vendim të tillë, por kurdo duhet ta bëj. Robin Van Persie ka shënuar 28 gola në 35 ndeshje në Ligën Premier kështu që gjithmonë e kam atë dilemë”.
“Në gjashtë muajt e fundit ai ishte tepër efektiv. Mund t’iu pëlqejë Van Persie pasi ai nuk është golashënues tipik. Kur e shikoni duke luajtur, nuk ju shkon në mendje se ai është golashënues. Për të gjithë golashënuesit tjerë mendoni të kundërtën”, theksoi francezi.
Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello ka pranuar se ai kurrë nuk do të mund të pranonte postin e trajnerit të Interit.Capello ka fituar titullin e kampionatit italian me Milanin, Romën dhe Juventusit, ashtu si La Ligan me Real Madridin, dhe përkundër faktit se emri i tij po lakohet si favorit për postin e trajnerit të Interit sezonin e ardhshëm, Capello ka refuzuar të pranojë një gjë të tillë.
“Ka klube të cilave nuk jeni në gjendje t’u bashkoheni. Unë isha 18 vjeç dhe Helenio Herrera e ka pyetur Angelo Morattin të më transferojë, por presidenti i klubit tim Spal tha ‘jo’”.
“Edhe disa herë kam qenë afër Interit, por kurrë nuk kemi arritur në një konkludim. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë. Duket sikur jam duke e goditur vazhdimisht transverzalen nga pika e penaltisë, thjesht nuk shkon. Kështu jam unë me Interin”, deklaroi Capello për ANSA.
Legjenda argjentinase Diego Maradona ka përkrahur futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi, duke thënë se ai jep gjithçka për Argjentinën dhe jo siç kanë thënë kritikët e tij.“Vetëm lëreni të vetmuar dhe ndaloni të thurni tregime se ai është katalan. Ai është argjentinas edhe kur shkon në banjo, kështu që ndaloni me këto fjalë”.
“Nëse ai nuk mund të luajë për Argjentinën sikurse për Barcelonën, atëherë na duhet të presim. Ai do të lodhet nga këto kritika të lodhura nga njerëz të cilët kurrë nuk kanë prekur top futbolli. Këto gjëra janë normale, Messi është qenie njerëzore, por nuk kam dyshim se ai do të na dhurojë kënaqësi”, tha Maradona.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder në një intervistë për La Gazzetta dello Sport është shprehur optimist për të ardhmen e Interit, duke thënë se asgjë nuk ka përfunduar në luftën për titull në Serie A.Sneijder pos krizës së Interit foli edhe për situatën e tij kontraktuale gjatë verës kur u spekulua për një kalim te Manchester United, për të cilën thotë se kurrë nuk ka kërkuar të largohet ngan Interi.
“Unë kurrë nuk kam dashur të largohem nga Interi. Gjatë verës më kanë telefonuar dhe më kanë thënë, se për shkak të çështjeve financiare, unë mund të largohem nga Italia. Kjo paksa më bëri t’i ndryshoj idetë, por kur fillova stërvitjet parasezonale të gjithë më bënë të ndihem i rëndësishëm në këtë klub”.
“Ne mund të rikuperojmë tetë pikët që na ndajnë nga kreu i tabelës, tani kur të gjithë lojtarët janë rikthyer nga lëndimet. Unë shoh si kundërshtar më serioz Napolin. Tani duhet të përqëndrohemi për ndeshjet ndaj Chievos dhe Atalantës, kështu që të hyjmë në ndeshjen ndaj Juventusit me shpirtin e duhur. Ne duhet të jemi më konkret dhe të tentojmë t’i përfundojmë ndeshjet më herët”, ka thënë holandezi.
Drejtori i Romës, Franco Baldini ka zbuluar se klubi romak e ka kërkuar trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola gjatë verës.“Unë e kam kërkuar Guardiolan. E kam pyetur atë nëse dëshiron të kalojë te Roma dhe ai më tha ndoshta pas disa viteve”.
“Më pas transferuam Luis Enriquen. Ai më pëlqeu nga fillimi. Kjo është përvoja e tij e parë serioze si trajner dhe është normale që ai të bëjë gabime. Ai do të jetë trajner i madh”, u shpreh Baldini.
Mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva ka shuar edhe më shumë spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Milani, duke thënë se ai synon shiritin e kapitenit te skuadra nga San Siro.27 vjeçari po kërkohet shumë nga Barcelona dhe ekipe tjera të mëdha të cilat kanë pyetur për çmimin e tij, por Thiago Silva dëshiron të bëhet kapiten i Milanit dhe jo të largohet.
“Spekulimet për mua? Unë do të jem te Milani për një kohë të gjatë dhe dua të jem kapiten”, ka thënë Silva.
Carlos Tevez është goditur me pesë akuza të ndara pas gjesteve të tij në Munich, në një seancë disiplinore të mbajtur dje.Nëse Tevez ka menduar se do të kalojë lehtë nga situata duke mohuar atë që ndodhi, The Sun raporton se kështu nuk mendon Manchester City, që në një seancë disiplinore e ngarkoi sulmuesin me pesë akuza.
Carlos Tevez mund të dënohet deri në 1 milionë euro nga klubi anglez për sjelljet e tij dhe ballafaqohet me largimin nga klubi.
Legjenda gjermane e Bayernit të Munichut, Gerd Muller e ka sfiduar sulmuesin aktual Mario Gomez që ta thyejë rekordin e tij prej 40 golave në një sezon të vetëm në Bundesliga.Muller kaloi 15 vjet te Bayerni, duke fituar shumë trofe, duke përfshirë titullin e sezonit 1971-1972 ku ai shënoi 40 nga 101 golat për Bayernin, një statistikë kjo e pa arritshme në Gjermani. Gomez ka shënuar 10 herë në nëntë ndeshjet e para, duke e bërë Mullerin të besojë se rekordi i tij mund të thehet.
“Unë dëshiroj që Mario ta thyejë rekordin tim. Jam çuditur me vite të tëra pse askush nuk ma theu rekordin prej 40 golave. Nëse rekordin ma thyen një lojtar i Bayernit, atëherë kënaqësia do të ishte e madhe për mua”, u shpreh Muller.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se së shpejti do ta rinovojë kontratën e tij me gjigantët e Serie A.Mediat italiane spekuluan se Allegri kërkon largimin pa marrë parasysh sukseset, një pohim të cilin e hedh poshtë vet strategu Rossoner.
“Unë do ta rinovoj kontratën kur klubi të më thërrasë. Ne tashmë kemi biseduar dhe takimi përfundoi me shtrëngim duarsh. Mungon vetëm nënshkrimi, i cili do të bëhet herët apo vonë”, theksoi Allegri për GQ.
Gianluigi Buffon është lënë jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjen ndaj Genoas që zhvillohet të shtunën në kuadër të Serie A.33 vjeçari pësoi një lëndim në krah gjatë stërvitjes dhe kështu prpitet të mungojë deri në dhjetë ditë.
Buffon ka pasur probleme të shpeshta me lëndimet, gjë që ka bërë shumë analistë të futbollit italian të besojnë se Buffon nuk është më ai i vjetri.
Malaga ka marrë lajme jo të mira para sfidës ndaj Real Madridit, pasi Julio Baptista dhe Duda janë deklaruar jo të gatshëm për lojë.Dyshja sulmuese nuk do të jetë e gatshme për ndeshjen pasi janë duke u rikuperuar nga lëndimet e lehta.
Nuk do të jetë në lojë as Willy Caballero i cili është suspenduar pasi mori karton të kuq ndaj Levantes të dielën. Pellegrini në mungesë opsionesh ka ftuar Aponon, një lojtar që nuk ka luajtur që dy muaj dhe Pol, një portier nga akademia.
Malaga është në vendin e gjashtë në La Liga me 13 pikë nga shtatë ndeshje, tri më pak se Real Madridi që është në pozitën e tretë.
Arsenali është duke monitoruar për së afërmi progresin e të riut të VVV-Venlos, Ahmed Musa, me qëllimin për ta transferuar atë në Emirates.Daily Mail raporton se interesimi i Wenger për lojtarin kishte rënë pas performancave të mira të Chamberlain. Megjithatë, paraqitjet fantastike të të riut kanë bërë që Topçinjtë të ringjallin interesimin për të.
Kontrata e Musas me VVV-Venlon skadon në vitin 2013, por një ofertë prej 10 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për ta joshur anësorin.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri beson se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic e ka rigjetur motivimin për futboll, pasi pohoi se ishte lodhur nga futbolli.“Zlatan është sikurse çdo njeri tjetër. Ai ka pasur nevojë për fjalë dhe trajtim”.
“Ibra kurrë nuk dëshiron të humbasë dhe ndonjëherë ai merr përgjegjësi mbi vete për këtë, më shumë se sa që është e nevojshme. Por, ai është kampion që gjithnjë është i gatshëm të bëjë diferencën”, potencoi Allegri.
Haxhi Krasniqi, vëllai i boksierit të njohur Luan Krasniqi është shpallur kampion i Evropës në WBO të kategorisë së mesme.24 vjeçari është përballur me francezin Abdelhakin Derghal të cilin e mposhti brenda vetëm katë raundeve.
Ishte kjo fitorja e 36-të për boksierin nga Juniku, i cili garon për Gjermaninë, 13 prej të cilave janë me nokaut (KO).
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, këmbëngul se Cristiano Ronaldo nuk është lojtar egoist, përderisa Los Blancos po përgatiten për ndeshjen e tyre në La Liga ndaj Malagas.Ronaldo nuk ka shënuar në La Liga që nga hettriku i shënuar ndaj Rayo Vallecanos muajin e kaluar, ndërsa goli i fundit i tij është shënuar ndaj Ajaxit më 27 shtator. Kjo ka bërë shumë analistë të besojnë se Ronaldo nuk është më egoist, një konstatim të cilin e konfirmon Mourinho.
“Unë gjithmonë kam thënë se Ronaldo nuk është lojtar egoist. Ai e ka ADN-në e tij të cilën nuk mund ta ndryshoj dhe nuk dua ta ndryshoj. Ai ka karakteristika të caktuara. Ekipi po luan mirë, po duket mirë dhe sulmuesit po shënojnë gola. Nuk jam i befasuar që Ronaldo po ndihet mirë”, tha Mourinho.
















