Milani ka shënuar fitore me rezultat 4-1 në takim ndaj Parmës në San Siro, përderisa Interi nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë nga udhëtimi i vështirë në Bergamo te Atalanta.Rossonerët e dominuan takimin e zhvilluar para tifozëve të vet, me Antonio Nocerinon që realizoi dy herë brenda dy minutave (30’ dhe 32’) për epërsinë Rossonere.
Zlatan Ibrahimovic në pjesën e dytë shënoi për 3-0, para se Giovinco të zvogëlojë rezultatin në 3-1. Se kjo ishte nata e Nocerinos e vërtetoi goli përfundimtar për 4-1 (90’) të cilin e realizoi mesfushori për të kompletuar hettrikun.
Nga ana tjetër Wesley Sneijder (32’) me një goditje nga distanca arriti të zhbllokojë rezultatin në Bergamo për 1-0 që ishte dhe epërsia e parë dhe e vetme e Interit në këtë takim. Kjo pasi German Denis shënoi me kokë për 1-1 në fund të pjesës së parë, rezultat që mbeti deri në fund të sfidës.Napoli me golat e Ezequiel Lavezzit (20’) dhe Christian Maggios (44’) kompletoi fitoren prej 2-0 ndaj Udineses në San Paulo, përderisa Roma nga ana tjetër pësoi humbje në Marrasi te Genoa.
Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e katërt me 14 pikë, kjo pasi Lazio barazoi me Catanian dhe mori një pikë sa për ta ruajtur pozitën e tretë me 15 pikë, një më pak se lideri Juventus. Interi mbetet në vendin e 17-të me vetëm tetë pikë pas tetë ndeshjeve, kurse të shtunën e pret liderin Juventus në Meazza.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka mbështetur Lionel Messin që të shënojë përsëri, duke këmbëngulur se lojtarët më të mirë në botë gjithmonë dinë të rikthehen.Messi ka dhjetë gola në La Liga këtë sezon, por dështoi të shënojë që dy ndeshje, duke ngritur zëra për rënien e formës së tij. Sidoqoftë, me këtë mendim nuk pajtohet Fabregas.
“Messi është më i miri dhe është fitues i lindur. Messi gjithmonë dëshiron të shënojë gola, por kjo nuk ndodhi të mërkurën. Sidoqoftë, gjëja e mirë në futboll është se lojtarët më të mirë nuk kanë nevojë për kohë. Të shtunën ai do të dëshmojë se është më i miri”, tha Cesc.
Ish-strategu i Milanit dhe i kombëtares italiane, Arrigo Sacchi, nuk ka dyshime se Antonio Conte është trajner i destinuar për suksese.“Ai po tenton që t’i japë ekipit të tij një lloj të ri futbolli. Unë shoh shenja të mira për të ardhmen. Antonio ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë trajner i madh – shkathtësi, entuziazëm, pasion dhe fantazi”.
“Ai po punon shumë për t’i dhënë Juventusit identitetin që i është humbur ekipit viteve të kaluara. Ai po kërkon që t’i japë ekipit stilin e lojës të cilin ata që moti nuk e kanë pasur. Atij i duhet vetëm durim nga klubi dhe fansat”, u shpreh Sacchi.
Sulmuesi i Interit, Diego Forlan, nuk ka caktuar një datë kur do të rikthehet nga lëndimi, por u ka premtuar tifozëve zikaltër se ai e ka në plan rikthimin të cilin ai mendon ta bëjë së shpejti.“Unë po rikuperohem dhe po bëj shumë fizioterapi kështu që unë së shpejti mund të rikthehem në fushë, pasi ky është objektivi im primar tani për tani”.
“Nuk kam qëndruar gjatë këtu, por jam adaptuar mirë. Jam i lumtur në Milano dhe ishte mirë të zhvendosem nga Madridi. Gjërat po shkojnë mirë, kemi lojtarë të mëdhenj te Interi të cilët më kanë ndihmuar të përshtatem”, tha Forlan
Javier Mascherano ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij Lionel Messi që nuk po mund ta gjejë rrjetën qe dy ndeshje.Messi dhe Barcelona kanë vuajtur në vizitën bërë Granadas duke fituar vetëm me rezultat 1-0, ndërsa sqarimin për mungesën e golave e kishte argjentinasi kontrovers.
“Leo ishte pa fat. Ai kishte raste. Me rëndësi është ekipi. Duhet të dimë se sit ë fitojmë dhe të ndalim kundërshtarin nga shënimi i golave”, potencoi Mascherano.
Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, ka intensifikuar përpjekjet e tij për të transferuar në Stamford Bridge mesfushorin e talentuar italian Sebastian Giovinco.Daily Mail shkruan se Villas Boas ka përcjellë rregullisht italianin që prej huazimit të tij te Parma, ku ai ka treguar formë të lartë pas dështimit te Juventusi.
Më parë Giovinco ishte lidhur me një kalim te Arsenali dhe West Hami.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka deklaruar se atij i pëlqen formacioni i Antonio Contes, të cilit edhe i ka dhënë përkrahjen.“Ne nuk jemi duke fshehur asgjë. Krasic nuk po kalon nëpër moment të mirë dhe për këtë arsye mospërfshirja e tij është normale”.
“Del Piero? Ai është kapiteni dhe lideri ynë, nuk ka lidhje nëse ai luan mirë apo keq. Ne kemi respektin më të madh për të, por është vendimi i trajnerit që nuk mund të vihet assesi në pikëpyetje. Kur ai ta ftojë Del Pieron, Alex do të jetë në fushë”, theksoi Marotta.
Bosi i Bayernit, Jupp Heynckes, nuk e di as vet datën e rikthimit të Arjen Robben, por ndjen se duhet ende kohë që holandezi të rikuperohet pas operimit në shpinë.“Ai po bën relativisht mirë. Ai ka filluar programin rehabilitues dhe jemi të bindur se ai do të rikuperohet plotësisht”.
“Sidoqoftë, unë nuk mund të them asgjë për atë se kur do të jetë në gjendje t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit për stërvitje të rregullta”, theksoi Heynckes.
Robben ka 30 gola në 42 paraqitje për Bayernin që pas kalimit nga Real Madridi, ndërsa holandezi është përcjellë rregullisht nga lëndimet që pas transferimit.
Ish-trajneri i Chelseat, Gianfranco Zola, mendon se Milani dhe Napoli janë pretendentët kryesorë për titull këtë sezon në Serie A, duke përjashtuar nga gara liderin aktual Juventus dhe klubin më të trofeshëm në dhjetë vitet e fundit, Interin.“Mendoj se do të jetë një duel mes Napolit dhe Milanit për Scudetto. Është një sfidë që përfshin investimin në të ardhmen dhe ata të cilët janë mësuar me suksese. Milani ka ekip të shkëlqyer”.
“Ne nuk duhet të harrojmë ekipet nga Roma. Roma ka projekt të rëndësishëm, përderisa Lazio nuk duhet të injorohet”, tha Zola.
Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer është i mendimit që Barcelona dhe fuqia e saj është shndërruar në efekt bumerang për vet klubin katalanas që po përballet me presion të madh.“Rivali më i madh i Barcelonës është vet Barcelona. Pse? Shumë thjesht – tifozët kurrë nuk mund të mjaftohen pas gjithë asaj që fitoi Barcelona dhe luajti aq mirë, ata nuk pajtohen për diçka më pak”.
“Ky ekip është më i miri që kam parë në jetën time, ata janë arsyeja pse Spanja fitoi Euro 2008 dhe Botërorin. Lionel Messi është larg lojtari më i mirë në botë, lojtari më vendimtar në ekip”, ka thënë Beckenbauer.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri nuk do të pajtohet me ndonjë rezultat më të keq se sa fitorja në sfidën ndaj Atalantës para takimit shumë të rëndësishëm ndaj Juventusit në fundjavë.“Atalanta nuk është që vetëm vrapon, por po luan duke u vështirësuar të gjithëve punët. Ata kanë startuar shumë mirë. Ndoshta dënimi prej gjashtë pikësh i ka stimiluar edhe më shumë. Ata do të ishin në vendin e dytë po që se nuk do të ishte dënimi”.
“Ata kanë lojtarë cilësorë sikurse Moralez dhe Deniz. Ata luajnë në mënyrë kompakte me lëvizshmëri të mirë. Por, ne jemi të bashkuar dhe do të shkojmë për të fituar e për të mbajtur portën të pa prekur”, deklaroi Ranieri.
Një qen e ka pushtuar fushën e futbollit gjatë ndeshjes së Kupës Amerikane ndërmjet Santa Fe-së dhe Botafogos.Ai ka dribluar me rend këdo që ka provuar ta ndalë dhe ta largojë nga fusha, duke përfshirë lojtarët dhe stafin e stadiumit.
Për mbi 3 minuta të gjitha përrpjekjet për ta larguar nga fusha dështuan derisa ai nuk vendosi të largohet vetë, pasi ofroi spektakël të vërtetë në fushë.Për më shumë shikojeni videon e lidhur më poshtë.
Është zbuluar se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dhe portieri Iker Casillas nuk i kanë folur njëri-tjetrit për një muaj të tërë.Punto Pelota raporton se ‘San Iker’ dhe Mou nuk kanë biseduar njëri me tjetrin për një muaj, pasi portugezi ishte i zemëruar me veprimet e portierit që bisedoi me lojtarët e Barcelonës për uljen e tensioneve pas Superkupës së Spanjës.
Gjakrat u qetësuan kur Florentino Perez, presidenti i klubit ftoi në takim sy më sy edhe Mourinhon dhe Casillasin, me ç’rast i pajtoi dhe bënë paqe, veprim që u ndikua shumë edhe nga rezultatet pozitive të arritura së fundmi nga klubi madrilen.
Chelsea dhe Barcelona kanë filluar të bëjnë planet e tyre për transferimin e Alexandre Patos nga Milani, pasi sulmuesi nuk konsiderohet më i pa shitshëm në Milanello.Problemet e rregullta me dëmtimet dhe forma e mirë e Zlatan Ibrahimovic, Antonio Cassanos dhe Kevin Prince Boateng e bën të vështirë rikthimin e brazilianit në planet e Allegrit.
Guardiola është i impresionuar nga Pato pas golit të hershëm të shënuar në Camp Nou, përderisa Roman Abramovich njihet si adhurues i yllit brazilian.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish mezi pret që skuadra e tij të hakmerret ndaj Stoke Cityt për humbjen në Ligën Premier më herët gjatë sezonit, në sfidën që zhvillohet sonte në kuadër të Carling Cup.“Ne nuk duam të krijojmë shprehinë se kemi luajtur mirë dhe nuk fituam asgjë. Ne duhet të luajmë mirë dhe të mësojmë. Sigurisht, secili njeri ka nevojë për fat, kështu edhe ne kemi nevojë për fat”.
“Nuk besoj se ata do të shfaqin përsëri paraqitje të njëjtë sikurse kur na mposhtën, pasi nëse ndodh kjo do të jetë shumë e vështirë”, ka thënë Dalglish.
Carlos Tevez pritet të bëjë ankesë ndaj vendimit të Manchester Citit që e shpalli atë fajtor për sjellje të pahijshme, shkruajnë mediat angleze.City zbuloi mbrëmë se Tevez është ndëshkuar me katër javë mospagesë për shkak se kishte refuzuar të luajë në ndeshjen kundër Bayern Munichut muajin e kaluar.
Press Association Sport tash bën të ditur se argjentinasi do t’i kundërshtojë dhe madje është duke menduar të akuzojë Roberto Mancinin për shpifje rreth komenteve të tij pas ndeshjes në Allianz Arena.
27-vjeçari qëndron pas bindjeve se fjalët e tij janë keqkuptuar dhe se ai nuk ka refuzuar të luajë por ka refuzuar të stërvitet para inkuadrimit, pasi ka menduar se kjo është e panevojshme.
Thomas Vermaelen do të jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit të Arsenalit kundër Chelseat në Stamford Bridge pasi ka tejkaluar një lëndim të ri.Belgu u detyrua të largohet nga ndeshja e Kupës Carling përballë Boltnit në takimin e mbrëmshëm, që ishte paraqitja e tij e arë pas dy muajsh jashtë fushe.
“Ishte gjë e shkëlqyeshme të rikthehem dhe të fitoj kohë në fushë. Jam i freskët, jam OK dhe jam i gatshëm për takimin e të shtunës”, ka thënë belgu.
Sulmuesi holandez Dirk Kuyt dëshiron ta ftojë Kupën Carling me Liverpoolin këtë sezon.“Gjatë gjithë kohës time si lojtar i Liverpoolit kam qenë aq afër për të fituar trofe. Ishte finalja e Ligës së Kampionëve, gjysmëfinalja dhe po ashtu përfundimi në pozitën e dytë në Ligën Premier”.
“Ne e dimë se e kemi skuadrën për t’ia dalë mirë. Mospërfshirja në Evropë këtë sezon është një goditje e madhe andaj Kupa Carling është një trofe i madh për t’u fituar, pasi ne të gjithë jemi të paepur për trofe”, ka thënë Kuyt.
Redsat sonte udhëtojnë te Stoke City pikërisht në kuadër të Kupës.
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është në qiell pas fitores 2-1 ndaj Fiorentinës gjatë të enjtes dhe mendon se fitorja ishte mënyra e përkryer për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme kundër Interit.“Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshëm, veçanërisht një pjesë të parë të përkryer. Ne të gjithë jemi të kënaqur për fitoren, dhe fakti se kjo na kthen neve në maje të tabelës”.
“Kjo na lejon të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për ndeshjen e të shtunës kundër Interit”, ka thënë Bonucci për faqen zyrtare të Chelseat.
Franz Beckenbauer thotë se rregullat aktuale të ofsajdit duhet të ndryshojnë me qëllim që kjo të bëhet më pak e komplikuar.Gjermani, i cili është kryetari i komisionit Fifa Task Force Football 2014, mendon se ka nevojë për qartësim nëse një lojtar është në mënyrë aktive ose pasive në pozitë jashtë loje, pasi beson se situata aktuale shkakton konfuzion.
“Grupi ka diskutuar interpretimin e Ligjit 11 sa i takon pozitës aktive dhe pasive jashtë loje. Kryetari i bordit ka kërkuar nga anëtarët të vijnë me sugjerime për një rregull të qartë, të kuptueshme deri në takimin e ardhshëm të grupit”.
“Në kohën time, ishte më e thjeshtë, pozita jashtë loje ishte pozitë jashtë loje, nuk ishte e rëndësishme ku është topi. Tash është e pakuptimtë, është shumë e komplikuar. Ne kemi një situatë me momentin aktiv dhe pasiv”.
“Mendoj se ne duhet të qëndrojmë larg nga shprehjet e komplikuara, ne duhet të shkojmë prapa për ta bërë atë më të thjeshtë, jo si ishte në fillim por diçka në mes”, ka thënë Beckenbauer.
Simone Pepe ka shprehur ngazëllimin e tij pas paraqitjes së Juventusit në 45 minutat e para të fitores 2-1 ndaj Fiorentinës në derbin e mbrëmshëm."Ne luajtëm një pjesë të parë fantastike dhe mund të kishte përfunduar me një avantazh prej dy ose tre golash për ne, duke pasur parasysh mundësitë e shumta që kishim".
"Ajo çfarë nuk duhet të bëjmë, megjithatë, është ajo që bëmë në 10 minutat e para të pjesës së dytë ndaj Fiorentinës. Ishte sikur luanim në terr", ka thënë Pepe.
Mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon, është i bindur se ata ende janë në garë për titull.Interi mund të ketë mbledhur vetëm shtatë pikë nga 21 të mundshmet deri tash, por kjo nuk është arsye për t'u shuar shpresat e Maicon për titull.
“Ne do të besojmë në Scudetton deri në fund. Fitorja ndaj Chievos gjatë të shtunës ishte vendimtare dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë nëse dëshirojmë të ngjitemi në tabelë”, ka thënë braziliani për Sky Sport Italia.
Interi sonte udhëton në fushë të Atalantas.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ishte i kënaqur me ekipin e tij pas fitores në Kupën Carling te Aldershot."Ata gjithmonë më japin shtytje. Është vështirë të zgjedhësh një ekip kur ke aq shumë lojtarë të mirë. Ne kemi një ekip fantastik. Kjo është arsyeja se pse duhej t'i luaj këta lojtarë sonte. Ata kishin nevojë për ndeshje, ata nuk kanë pasur shumë paraqitje në ekipin e parë, të jem i sinqertë, sepse qëndrueshmëria e ekipit ka qenë shumë e mirë – nuk kemi pasur nevojë të bëjmë ndonjë ndryshim".
"Por aty është Michael Owen – secilën herë që luan, ai shënon. Është një rekord fantastik që ai ka. si është një profesionist. Dimitar Berbatov ka pasur një ndeshje fantastike sot dhe shënoi një gol të tmerrshëm nga një futboll i shkëlqyeshëm".
"Andaj ata të gjithë ia kanë dalë mirë, Valencia, Thomas Cleverley i kthyer është një gjë e mirë për ne pasi ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Vida fitoi edhe 90 minuta të tjera. Mendoj se ai kishte nevojë", ka thënë Fergie.
Manchester City ka shqiptuar dënimin me heqje të pagës për katër javë për sulmuesin Carlos Tevez, për shkak të refuzimit të tij për t'u stërvitur në ndeshjen kundër Bayern Munich."Pas hulumtimit të detajuar dhe dëgjimeve, paneli disciplinar ka mbështetur akuzat për sjellje të pavend. Pesë thyerje të ndryshme të kontratës kanë ndërtuar bazën e vendimit të panelit".
"Si rezultat Carlos Tevez është ndëshkuar dhe është suspenduar për një periudhë prej dy javësh (që tashmë është kaluar). Ai ka pranuar një paralajmërim me shkrim për sjelljet e tij në të ardhmen", thuhet në deklaratën e Cityt.
Tevez tash ka dy javë kohë për t'u ankuar.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer me mënyrën se si Topçinjtë fituan ndeshjen e Kupës Carling kundër Bolton Wanderers.Topçinjtë kishin nevojë për dy gola të shënuar nga Andrey Arshavin dhe Park Ju-young, për të përmbysur disavantazhin prej 1-0 dhe për ta fituar takimin, duke vazhduar serinë si të pamposhtshëm në Emirates në garat e Kupës.
"Në pjesën e parë besoj se kishim shanse për të shënuar, por në pjesën e dytë se u kapëm duke humbur topin në zonën tonë. Ata shënuan dhe nga ai moment ne u testuam pasi disa lojtarë më me përvojë morën në kontroll ndeshjen, si Park, Arshavin dhe Benayoun. Ata e bënë ndryshimin".
"Duhet ta uroj ekipin, pasi ne kishim dy mbrojtës të rinj të cilët zakonisht luajnë si lojtarë të qendrës, të cilët luajtën jashtë pozitës. Në mesfushë ne ishim shumë të rinj dhe treguam një shpirt të mirë kundër një ekipi të mirë të Boltonit", ka thënë Wenger.
Trajneri i Lazios, Edy Reja, thotë se top katërshi është synimi i tyre këtë sezon.“Sigurisht është një test i pjekurisë tonë. Kur shikon në një ekip të rëndësishëm dhe arrin rezultatet që ne kemi arritur, qëndrueshmëria është vendimtare. Edhe në vështirësi, kur ndërrohej për shkak të lëndimit, ekipi ende ishte i jashtëzakonshëm”.
“Scudetto? Unë shpresoj se ne mund të arrijmë në Ligën e Kampionëve. Presidenti ka harxhuar shumë para për të sjellë lojtarë kualitativ, pastaj ne do të shohim ku jemi në fund të sezonit. Nuk mund të them se ku mund të përfundojmë, por do të dëshiroja ky ekip të befasojë gjithkënd”, ka thënë Reja.
















