Sulmuesi në formë i Juventusit, Alessandro Matri, është i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serie A, atë kundër Interit në Giuseppe Meazza.
Matri, i cili shënoi në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës gjatë të martës për të mbajtur Juven në maje të tabelës së kampionatit italian, ka parashikuar një ndeshje të madhe këtë vikend dhe është i etur për triumf.

"Është mirë të jesh në maje, por tash ne duhet të fokusohemi te Interi. Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e të shtunës".

"Ne mund ta ndjejmë këtë ndeshje dhe do të jetë si një shenjë dalluese se ku po shkojmë ne. Ne duam t'ia dalim mirë dhe jemi të etur të fitojmë", ka thënë Matri për La Repubblica.
Mbrojtësi i Interit, Lucio, thotë se Interi duhet të këndellet dhe të kërkojë fitore në derbin e fundjavës kundër Juventusit, ndeshje e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza.
"Juventusi është në një situatë të qetë, por ne duhet të mendojmë për formën tonë që nuk ka qenë aq e mirë, ne kemi nevojë të mbledhim sa më shumë pikë që mundemi".

"Synimi jonë është të fitojmë kundër Juventusit, pasi ne e dimë se duhet t'u kthehemi rrugëve të fitores sa më shpejt që mundemi. Ne duhet ta trajtojmë çdo ndeshje si një finale dhe e njëjta gjë do të vlejë edhe kundër Juventusit", ka thënë braziliani për La Repubblica.
Superylli i Real Madridit, Kaka, është përfshirë në skuadrën e kombëtares braziliane për miqësoret e radhës ndffaj Gabonit dhe Egjiptit.
29 vjeçari nuk ka luajtur për Brazilin që nga 2 korriku i vitit të kaluar dhe rikthimi i tij në kombëtare sigurisht se vjen pas formës së lartë të shfaqur në ndeshjet e fundit për Real Madridin.

“Unë gjithmonë kam thënë se po e përcjelli Kakan dhe se do ta rikthej kur ai të luajë rregullihst. Dhe tani ai e ka rastin”, u shpreh Menezes në një konferencë për shtyp.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur i bindur se sulmuesi Robin Van Persie do ta rinovojë kontratën e tij me klubin nga Emirates.
Van Persie vazhdimisht po lidhet me një largim nga Arsenali pasi ende nuk ka rinovuar, ndërsa duket se menaxheri francez është i sigurtë se holandezi do t’i përkushtohet Topçinjve.

“Ai ka 18 muaj në kontratën e tij dhe mendoj se ai do të rinovojë. Unë jam i bindur për këtë”, tha Wenger.
Super agjenti italian, Antonio Caliendo ndjen se ylli i Lille, Eden Hazard mund të përfundojë në Serie A sezonin e ardhshëm.
Belgu fantastik është cak 50 milonësh nga PSG, përderisa në Itali ai po lidhet me Milanin dhe Interin.

“Janë disa ekipe italiane të interesuara për të. Ai është lojtar i madh. Ai është lojtar me prespektivë të madhe, por jo kampion. Oferta prej 50 milionë eurosh nga PSG duket vlerë e ekzagjeruar”, theksoi Caliendo.
Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri ka lansuar një deklaratë sensacionale ku thotë se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka kopjuar taktikën e tij që e përdor me tri mbrojtës te Napoli.
“A po ndihem sikurse Guardiola i Italisë? Unë shikoj dhe studioj futbollin e tij, por mendoj se edhe ai na shikon neve, ai ka tentuar të mbrohet me tri mbrojtës. Ekziston respekt reciprok, pasi e kam komplimentuar atë për mënyrën se si e menaxhon ekipin t e tij”.

“Mendoj se ne nuk jemi ende të mbaruar. Ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve kanë qenë sinjal i qartë se Napoli di të jetë shumë kompetitiv.
Interi ka konfirmuar se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e portierit të parë, Julio Cesar, për supersfidën e të shtunës ndaj Juventusit që zhvillohet në Giuseppe Meazza.
32 vjeçari ishte zëvëndësuar nga Luca Castellazi pas pjesës së parë të sfidës që përfundoi me barazin ndaj Atalantës. Një skanim i bërë të enjtën në mëngjes zbuloi se ‘Julione’ vuan nga një tërheqje e shkallës së dytë në kofshën e majtë, që automatikisht e lë atë jashtë sfidës ndaj Juventusit.

Ende nuk dihet se sa gjatë Cesar do të jetë jashtë fushave, por ndjenja në Itali është se ai do të mungojë deri në katër javë.

Interi është momentalisht në pozitën e 16-të me vetëm tetë pikë nga tetë ndeshje dhe me këtë bilanc të zezë hyn në derbi D’Italia ndaj Juventusit të shtunën, që është lider.
Legjenda e Arsenalit, Ian Wright ndjen se mbrojtësi i Chelseat, John Terry do të përballet me dënim të përjetshëm pasi do të ishte e vështirë për kapitenin e Bluve të paraqitej në sy të lojtarëve nëse vërtetohet se ka abuzuar në mënyrë racore me kundërshtarët e QPR-së.
“Vetëm Terry e di se çfarë ka thënë dhe në çfarë konteksti. Çfarë e di është se nëse Terry vërtetohet se është fajtor atëherë dënimi i tij më i madh do të ishte paraqitja para syve të bashkëlojtarëve, pasi ai është lideri i tyre”.

“Por, nëse vërtet ai shpallet fajtor, atëherë ai do të dënohet përjetë, ai kurrë, kurrë nuk do ta tejkalojë këtë situatë. Çfarë dënim do të ishte më i madh se ky?” u shpreh Wright.
Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka hedhur kategorikisht poshtë deklarimet e Frederic Kanoutes se e ka quajtur këtë të fundit terrorist në sfidën ndaj Sevillas në Camp Nou.
Mesfushori i Barcelonës u akuzua se e ka quajtur terrorist sulmuesin e Sevillas, duke shkaktuar polemika të mëdha nëpër mediat botërore. Sidoqoftë, ish-kapiteni i Arsenalit nuk i pranon akuzat.

“Unë bisedova me Kanouten dhe kemi thënë atë që kemi pasur për të thënë. Sikurse çdo futbollist tjetër, unë nuk jam shenjtor, por kurrë nuk kam thënë diçka raciste”, theksoi Cesc.
Interi është duke e përgatitur një ofertë shkëmbimi për mesfushorin se Arsenalit, Aaron Ramsey.
Il Corriere dello Sport shkruan se Interi është i gatshëm të testojë Arsenalin me një ofertë të vlefshme 17.5 milionë funte për Ramsey.

Besohet se Interi do ta ofrojë edhe mesfushorin Ricardo Alvarez, të cilin e kërkoi shumë Arsene Wenger gjatë verës. Argjentinasi ka dështuar të impresionojë në Meazza dhe prandaj shihet si alternativë për ofertën e Ramsey.
Roma është e gatshme që të bëjë një lëvizje serioze për mbrojtësin e Manchester United, Rio Ferdinand.
Sportmediaset raporton se marrëdhëniet e Ferdinand me drejtorin e Romës, Franco Baldini, që ende është edhe menaxher i kombëtares angleze, do të jenë kyçe në kalimin e 32 vjeçarit në Itali.

Ferdinand në fund të sezonit do të jetë transfer i lirë dhe kështu drejtuesit e Romës mund ta konkretizojnë transferin e liderit të ardhshëm të pankinës Giallorose.
Pele mendon se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në botë, ‘për momentin’.
“Është koha – secila gjeneratë ka lojtarët e vet të mirë. Messi pa dyshim sot është një prej lojtarëve më të mirë”.

“Ju e keni pasur kohë më parë Maradonën, ju keni Platinin, ju keni Zidane, e dini disa vite më parë Zidane ishte më i miri. Në çdo gjeneratë ju keni një dhe për momentin Messi është më i miri”, ka thënë Pele për Sky Sports News.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka qenë në humor të mirë pavarësisht disfatës nga Genoa gjatë takimit të mbrëmshëm.
Giallorossët dominuan ndeshjen në Marassi, por humbën shumë raste shënimi dhe u mposhtën me rezultat 2-1 në minutën e fundit të takimit.

“Sipas mendimit tim rezultati i duhur duhej të ishte fitorja jonë. Jam i lumtur me paraqitjen, pasi ne luajtëm mirë”.

“Sot ekipi luajti në mënyrën si unë doja të luajë dhe duhet t’i lavdëroj djelmoshat. Ne duhet të përmirësohemi në shumë aspekte, por kjo është Roma ime”, ka thënë Enrique.
Rafa Benitez raportohet se është afër për të marrë nën drejtim ekipin e Fiorentinës.
Corriere dello Sport shkruan se e ardhmja e trajnerit aktual të Violas, Sinisa Mihajlovic, është e pasigurt nëse ai nuk nxjerr një rezultat kundër Genoas këtë vikend.

Në mesin e emrave që janë duke u menduar nga klubi italian është edhe ish-trajneri i Interit dhe Liverpoolit, Benitez. Megjithatë, pengesë mund të jenë kërkesat e larta të spanjollit.
`
Po ashtu klubi italian është duke u menduar edhe për Luigi del Nerin, i cili ka qenë i papunë që kur është larguar nga Juventusi sezonin e kaluar.
Menaxheri i Milanit, Massimiliano Allegri, është i ngazëllyer me Antonio Nocerinon pas hat-trickut të tij në fitoren ndaj Parmës.
Rossonerët fituan me rezultat 4-1 në takimin e mbrëmshëm për të ruajtur formën e mirë që po kalojnë së fundi.

“Ai po ia del mirë dhe ne të gjithë jemi të kënaqur për të. Nocerino është duke luajtur në rolin e tij dhe po jep më të mirën”.

“Kjo mund të duket e çuditshme, por ndryshimi i pozitave ndikon në gjithçka, që nga lëvizjet drejt golit deri te pika e referimit dhe madje qëndrimi”, ka thënë Allegri.
Kaka është i ngazëllyer që është shkruar në listën e golashënuesve në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Villarrealit.
“Pak nga pak po përmirësohem dhe po fitoj vetëbesim. Jam i lumtur pasi ekipi ende është duke u përmirësuar dhe është duke luajtur mirë”.

“Fizikisht ndjehem më mirë dhe po bëj më shumë gjëra me topin. Tash mund ta ndihmoj ekipin në mënyrë të drejtpërdrejtë”, ka thënë Kaka.
Diego Forlan thotë se ai nuk është penduar aspak për shkak të transferimit të tij te Interi.
Sulmuesi uruguaian nënshkroi me Interin nga Atletico Madrid gjatë verës si zëvendësim i drejtpërdrejtë për Samuel Eto’o i cili iu shit klubit rus, Anzhi.

“Po adaptohem mirë. Kam ardhur në një Ligë në të cilën tashmë njoh shumë lojtarë. Ka disa lojtarë të shkëlqyeshëm dhe njerëz të mrekullueshëm te Interi, po ashtu”.

“Qyteti i Milanit është ca më ndryshe se ai i Madridit, por më pëlqen këtu dhe jam shumë lumtur”, ka thënë Forlan për Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Udineses, Francesco Guidolin, mendon se ata u mposhtën nga ekipi më i mirë në Itali në takimin e mbrëmshëm.
Udine u mposht 2-0 në fushë të Napolit duke humbur kështu edhe kreun, të cilin tash e mban Juventusi.

“Do të thosha se Napoli bëri diçka më shumë se që bëmë ne, veçanërisht pasi ata kërkuan rezultatin me një egërsi të madhe. Është vërtet për të ardhur keq që ne pranuam atë golin e dytë vetëm disa moment pas mbrojtjes së mrekullueshme të Morgan De Sanctis që na pengoi neve të barazojmë”.

“Mbetem me bindjen se Napoli është ekipi më i fuqishëm në Itali për momentin, që luan një futboll të bukur, dinamik dhe kualitativ”, ka thënë Guidolin.
Karim Benzema ka shprehur ngazëllimin e tij me fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Villarrealit në takimin e mbrëmshëm në Santiago Bernabeu dhe mendon se ekipi i tij tash është më i miri në Spanjë.
Francezi i dha epërsinë Madridin pas vetë pesë minutash, para se Kaka dhe Angel di Maria të vulosin gjithçka që në pjesën e parë.

“Më pëlqen Real Madridi të luajë futboll me prekje dhe po ashtu në kundërsulme. Ne dhamë një paraqitje të shkëlqyeshme, veçanërisht në pjesën e parë. Besoj se Real Madridi është ekipi më i fuqishëm në La Liga”.

“Fitorja është shumë e rëndësishme për ekipin. Nuk është me rëndësishme nëse Pipa [Gonzalo Higuain] ose unë shënojmë. Misioni jonë është të shënojmë dhe të ndihmojmë ekipin .Gjëja më e rëndësishme në futboll është të fitosh”, ka thënë francezi.

Real Madridi qëndron në pozitën e dytë të La Liga me 22 pikë nga nëntë ndeshje, një më pak se Levante që befasisht kryeson tabelën.
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka shprehur frustrimin e tij në gjyqtarët e takimit pas barazimit zhgënjyes 1-1 të ekipit të tij te Atalanta, duke thënë se Nerazzurët edhe një herë janë trajtuar padrejtësisht.
Akuzat e tij erdhën pasi kundër Interit u akordua penaltia e pestë në ligë këtë sezon në çastet e fundit të takimit, edhe pse kjo u mbrojt nga portieri Luca Castellazzi.

“A jemi të zemëruar nga edhe një penalti? Jemi mësuar me këtë këtu te Interi. Ne shpresojmë se gjithë kjo të përfundojë së shpejti, veçanërisht pasi gjyqtari kryesor nuk e dha këtë penalti, por ishte asistenti i cili ngriti flamurin dhe mori përgjegjësinë për këtë”.

“Shikoni në përsëritjet, mendoj se Cristian Chivu dhe Guido Marilungo mbanin njëri-tjetrin për krahu, por kjo është mënyra se si shkojnë gjërat për ne këtë sezon”, ka thënë Ranieri.
Ivica Olic ka shprehur pakënaqësinë e tij me situatën aktuale te Bayern Munich, dhe ka zbuluar dëshirën e tij për t’u larguar nëse gjërat nuk ndryshojnë.
“Secilën herë ndjehem edhe më mirë [me formën time]. Por jam i zhgënjyer që nuk mund të luaja prej fillimi sot [mbrëmë kundër Inglostad në kuadër të DFB Pokal]. Në fund ishte kënaqësi të luaj për gjysmë ore”, ka thënë Olic.

“Gjithmonë shpresoj se do të luaj. Kam qenë i lënduar për një kohë të gjatë, ndoshta duhet të kem më shumë durim. Megjithatë, ndjehem mirë dhe gjithmonë kam thënë se nuk do të jem i lumtur nëse nuk do të luaj. Dhe do ta them sërish sot”.

“Kur do të shoh se nuk më jepet kohë për lojë, atëherë do të duhet të mendoj për ndryshim. Gjithmonë kam thënë se nuk do të jem i kënaqur të qëndroj në stol gjatë dimrit të karrierës time. Nëse nuk mund të luaj këtu, atëherë do të provoj diku tjetër”, ka shtuar sulmuesi kroat.
Mesfushori i Real Madidit, Xabi Alonso, është i ngazëllyer me paraqitjen e ekipit të tij në pjesën e parë të fitores 3-0 ndaj Villarrealit.
“Është e qartë se synimi ynë ishte të dalim sa më të fuqishëm; për t’ia lehtësuar gjërat repartit sulmues, dhe arritëm ta bëjmë këtë, siç bëmë të shtunën [kundër Malagas]”.

“Pjesa e parë ishte fantastike dhe ne arritëm të marrim kontrollin e ndeshjes mjaft herët. Ne gjithmonë duhet të përpiqemi të përmirësohemi. Ne po përparojmë, kontrollojmë ndeshjet dhe lexojmë lojën mirë. Ne ende mund të përmirësohemi”, ka thënë Alonso për Canal+.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, është i ngazëllyer që pa ekipin e tij të luftojë fuqishëm për të përmbysur rezultatin në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës Carling ndaj Stoke Cityt.
Redsat ishin në diasavantazh 1-0 në pjesë të parë pas golit të Kenwyne Jones, por u rikthyen në pjesë të dytë për ta fituar ndeshjen me rezultat 2-1 me dy gola të Luis Suarez.

“Çdo fitore është e rëndësishme, por mendoj se gjëja më e rëndësishme ishte se ne qëndruam aty. Në pjesën e parë mendoj se humbëm gjashtë shanse, të cilat normalisht ju pritni të shënohen – së paku një ose dy prej tyre – por pastaj ata shënuan një”.

“Në pjesën e dytë djelmoshat depërtuan thellë dhe u mbrojtën mirë. Djaloshi i vogël [Suarez] shënoi një gol fantastik dhe pastaj një tjetër gol me kokë. Ne jemi të zhgënjyer që pësuam një gol, por mënyra se si u rikthyem është më e rëndësishme për ne”, ka thënë Dalglish.
Mbrojtësi i Interit, Maicon, është i kënaqur me paraqitjen e ekipit kundër Atalantas në barazimin e mbrëmshëm 1-1 në Serie A, por ka shtuar se rezultati përfundimtar ishte i padrejtë.
“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si luajtëm të gjithë, ne duhet të vazhdojmë kështu. Ne luajtëm me zemër dhe kështu ne do të kthehemi në maje të tabelës sërish. Është turp që ne nxorëm vetëm një pikë sot (e mërkurë)”.

“Ne kishim një pjesë të parë të shkëlqyeshme dhe pastaj fatkeqësisht ata shënuan një gol. Por pastaj ne u përgjigjëm mirë”, ka thënë braziliani.

Me barazimin e mbrëmshëm Interi pozicionohet i 16-ti në tabelë, me tetë pikë nga po aq ndeshje. Përballja e radhës e Interit është ajo kundër Juventusit në Giuseppe Meazza.
Real Madridi ka mposhtur me lehtësi me rezultat 3-0 Villarrealin në supersfidën e kësaj mesjave në La Liga të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Ishte kjo një seancë e zakonshme stërvitore për ekipin e Mourinhos, që mbylli sfidën në ndeshjen e parë.

Ylli i ndeshjes pa dyshim ishte Angel Di Maria. Argjentinasi asistoi në minutën e gjashtë për Karim Benzeman që gjeti portën për të zhbllokuar rezultatin.

Kaka (11’) shënoi për 2-0 dhe vazhdimin e formës së tij prej mesfushori fantastik, pas shumë e shumë vuajtjeve, përsëri me ndihmën e Di Marias.

Ndeshjen e mbylli për 3-0 në minutën e 31-të vet Angel Di Maria të cilit ia ktheu asistimin Karim Benzema (31’).

Deri në fund të takimit nuki pati ndonjë ndryshim të theksuar si në rezultat ashtu dhe në lojë, ku Reali natyrisht se nuk shfrytëzoi raste, të cilat në fund ishin të pa rëndësishme.
Chelsea ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Carling Cup vetëm pas vazhdimeve, pasi në kohë të rregullt Blutë nuk arritën të mbajnë epërsinë e krijuar ndaj Evertonit në Godisson Park.
Kalou së pari kaloi në epërsi Chelsean (38’) për ta bërë ndeshjen të duket e përfunduar.

Në pjesën e dytë sidoqoftë Turnbull ndëshkohet me karton të kuq dhe e lë Chelsean në vështirësi.

Luis Saha shënoi për 1-1 në minutën e 83-të me ç’rast e dërgoi ndeshjen në vazhdime, ku në Godisson Park kualifikimin e zorrshëm të Bluve e siguroi Daniel Sturridge në minutën e 116-të.
Liverpooli ka shënuar fitore sensacionale në transfertë te Stoke City duke përmbysur disavantazhin, përderisa Manchester City zhvilloi seancë stërvitore me Wolves.
Pa dyshim heroi i Liverpoolit në këtë takim ishte Luis Suarez. Fillimisht, Jones kaloi në epërsi Stoke Cityn në fund të pjesës së parë (44’).

Luis Suarez shënoi dy herë në minutën e 54 dhe 85-të për fitoren e madhe të Liverpoolit dhe kualifikimin në çerekfinale të Carling Cup.

Edin Dzeko dy herë (40’ dhe 64), Nasri (39’) dhe Johnson (37’) ishin shënuesit për Cityn përderisa një autogol shënoi De Vries (50’) dhe dy gola të pa rëndësishëm shënuan edhe vendasit në fitoren prej 5-2 të Cityt dhe kualifikimit të sheikëve në çerekfinale të Carling Cup.