Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se ai nuk është i interesuar për t’u hakmarrë ndaj Juventusit, pasi më shumë mendon për tri pikët e këtij takimi.
“Për mua do të jetë ndeshje e zakonshme. Vlen për tri pikë, asgjë më shumë. Vetëm pse Juventusi është ish-klubi im, kjo nuk ndryshon asgjë në nivelin emocional. Për mua është me rëndësi ndeshja ndaj Juventusit, por mendoj se Juve do të ndihet më i fortë sot”.

“Ata duan të bëhen përsëri të mëdhenj dhe ata po stërvisin shumë për këtë. Nga ana tjetër, ne filluam keq, por duam të kthehemi shpejt. Ne do ta luajmë këtë takim pa menduar për tabelën, por jam i bindur se ne do të jemi në maje në fund të sezonit. Mendoj se do të luftojmë për titull. Jemi ende duke u zhvilluar, por po shoh shenja pozitive”, tha Ranieri.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger është i bindur se ekipi i tij është në gjendje ta fitojë titullin përkundër startit katastrofal të Topçinjve.
“Vendi i katërt është minimumi për klubin tonë. Ne jemi larg prej Manchester Cityt, kështu që duhet të luftojmë për t’u kthyer në luftë për titull”.

“Me rëndësi është që të kthehemi në pozicion luftues. Kush do të përjashtonte nga gara për titull ndonjë ekip pas nëntë javësh? Sidoqoftë, ne duhet të jemi të sinqertë, pasi forma nuk ishte e mirë. Me rëndësi është të luftojmë dhe të kthehemi përsëri. Asnjë ekip nuk e ka fituar titullin pas nëntë ndeshjeve. Është i pa parashikueshëm titulli pas nëntë ndeshjeve”, theksoi Wenger.
Kreu i Chelseat, Bruce Buck u ka bërë thirrje lojtarëve të klubit nga Stamford Bridge që të mobilizohen dhe t’ua nxjerrin brinjt lojtarëve të Arsenalit.
Chelsea po kalon nëpër formë jo të mirë pas disfatës nga QPR dhe fitores së vështirë te Evertoni për Carling Cup, ndërsa telashet së fundmi me pronësinë e stadiumit vetëm as kanë nervozuar drejtuesit e Bluve të cilët kërkojnë fitore të shtunën.

“Ne do të takohemi me Abramovichin dhe do të marrim një vendim për situatën. Ne jemi të gjithë tifozë të Chelseat dhe shpresoj se të shtunën ne bëhemi bashkë dhe mbështesin klubin që t’ia nxjerrë brinjt Arsenalit”, theksoi Buck.
Ish-drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, ka gjetur kohë për të lavdëruar Cristiano Ronaldon, por ka shtuar se madrilenët nuk varen nga sulmuesi.
“Ronaldo është i aftë të shënojë nga dy ose tre gola çdo ndeshje pas momenteve të shkëlqimit individual. Megjithatë, gjëja më e mirë për këtë Madrid është se ata janë sërish një ekip i shkëlqyeshëm edhe nëse Ronaldo nuk është në formën e tij më të mirë”.

“Stili i tyre i lojës është shumë më i drejtpërdrejtë se ai i Barcelonës. Ata nuk i japin kohë mbrojtjes për t’u rigrupuar dhe ata kanë nevojë për vetëm tre pasime për të arritur te goli i kundërshtarëve. Ata kanë bërë shumë progres që nga sezoni i kaluar”, ka thënë argjentinasi për Marca.
Diego Maradona është i ngazëllyer për Sergio Agueron pas suksesit të tij te Manchester City.
Legjenda argjentinase është vjehrri i sulmuesit të Manchester City, i cili erdhi në Etihad Stadium verën e kaluar nga Atletico Madrid.

“Sergio është një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe është duke bërë paraqitje të shkëlqyeshme ndeshje pas ndeshje”, ka thënë Maradona.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka marrë disa lajme inkurajuese pasi Clarence Seedorf është rikthyer në stërvitje të rregullta pas po thuajse tre javësh jashtë fushe për shkak të një lëndimi në gju.
Holandezi 35-vjeçar për të fundit herë këtë edicion luajti në disfatën 2-0 nga Juventusi më 2 tetor. Megjithatë Rossonerët tash kanë bërë të ditur në faqen zyrtare se Seedorf ka qenë pjesë e stërvitjeve të enjten pa ndonjë problem dhe mund të rikthehet së shpejti në fushë.

Ai nuk pritet të luajë të shtunën kundër Romës, por mund të luajë në mesjavë ndaj Bate Borisov në Ligën e Kampionëve.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Djajtë e Kuq do të mbështeten në Wayne Rooneyn në ndeshjen e nesërme përballë Evertonit.
Ferguson thotë se United, që nuk ka fituar në Goodison Park që nga shtatori i vitit 2007, do të shikojë kah ish-lojtari i Evertonit, Rooney, për ta inspiruar ekipit t’u kthehet fitoreve, pas disfatës 6-1 nga Manchester City.

“Ne presim këtë çdo javë nga Wayne. Ai ka shënuar disa gola ndaj Evertonit në disa ndeshjet e kaluara, ai fishkëllehet si zakonisht. Ai u ndëshkua me karton në një ndeshje atje dhe unë e nxora atë, pasi nuk donim t’i jepnim mundësi gjyqtarit ta largojë nga ndeshja”.

“Ka shumë fokus në të çdo herë kur ai bën një sfidë ose diçka. Ai ka jo shumë fat atje, por ai ia ka dalë mirë në disa ndeshje atje dhe shpresojmë se kështu do të ndodhë sërish”, ka thënë Fergie.
Pronari i Udineses, Giampaolo Pazzini, thotë se Alexis Sanchez kishte refuzuar Manchester Cityn para se të transferohet te Barcelona.
“Çmimi i fundit ishte 26 milionë euro plus 11 milionë euro shtesë. Ai dëshironte vetëm Barcelonën dhe për këtë arsye negociatat nuk ishin të lehta”.

“Kishte oferta nga Anglia të cilat ishin më të larta, një 45 milionë euro nga Manchester City për të qenë më preciz”, ka thënë Pozzo.
Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, do të jetë i gatshëm të marrë pjesë në finalet e Euro 2012 verën e ardhshme, pavarësisht se do të mungojë në fushë për gjashtë muaj për shkak të një lëndimi.
Rossi dëmtoi një ligament të gjurit të djathtë gjatë disfatës 3-0 nga Real Madridi të mërkurën, me klubin spanjoll që zbuloi se italiani do të jetë gjashtë muaj jashtë fushe.

“Ka edhe gjashtë muaj para se të përfundojë sezoni, afërsisht tetë muaj para se turneu (Euro 2012) të fillojë, andaj ka kohë për t’u rikuperuar. Unë mund t’i siguroj fansat e Italisë se ai do të jetë i gatshëm për Euro 2012”, ka thënë agjenti i lojtarit, Federico Pastorello, për Sky Sport Italia.
Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të jenë më të vëmendshëm në prag të ndeshjes së vikendit përballë Interit.
“Mos iu besoni atyre... Interi ka filluar keq sezonin, por ata do të kenë një motivim të madh kundër nesh”.

“Ata mbeten një klub i madh me një skuadër të shkëlqyeshme dhe do të jetë një ndeshje me një luftë të ashpër. Ata do të risin tempon për të na ndaluar neve, por ne kemi kualitet për të vazhduar rrugën tonë edhe në San Siro”, ka thënë Marchisio.
Diego Milito ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të tij nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi 32-vjeçar ka dështuar të gjejë veten në formacionin startues të ekipit këtë sezon dhe nuk ishte as në bankën e rezervave në barazimin 1-1 ndaj Atalantas gjatë të enjtes.

Kjo ka shtuar spekulimet për një largim të tij, por argjentinasi e ka bërë të qartë se ai do të mbetet dhe do të japë gjithçka për klubin italian.

“Nuk kam probleme me askënd te Interi dhe kurrë nuk kam menduar të largohem nga klubi në janar. Të gjithë këto fjalë të largimit tim nuk janë të vërteta. Mund të siguroj secilin se jam i lumtur te Inter dhe do të jap kontributin tim për ekipin”, ka thënë Milito.

Interi të shtunën pret në fushë të vet Juventusin në derbin e javës në Serie A.
Dënimi i Carlos Tevez është përgjysmuar nga Manchester City pasi klubi i Ligës Premier pa shumë dëshirë ka pranuar një vendim të Asociacionit të Lojtarëve Profesionist (PFA).
Asociacioni në fjalë lëshoi një deklaratë në mbështetje të argjentinasit, duke thënë se ai nuk ka refuzuar të luajë në ndeshjen e muajit të kaluar të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, që rezultoi me ndëshkim prej katër javë mospagesë.

Në një deklaratë të fundit klubi anglez ka shprehur zhgënjimin me PFA që ka refuzuar të miratojë dënimin e klubit dhe ka thënë se mund të ketë konflikt interesi në mes të drejtorit ekzekutiv Gordon Taylor dhe procesit disciplinar.

Megjithatë City ka pohuar se ndëshkimi ndaj Tevez tash do të jetë vetëm dy javë mospagesë.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, mendon se ata do ta mposhtnin Barcelonën nëse dy ekipet do të përballeshin sot.
“Ne po ia dalim mirë dhe futbolli ynë është në rrugë të duhur. Tash do të ishte koha e mirë për t’u përballur me Barcelonën”.

“Tash po shijojnë formën më të mirë të gjithë lojtarët dhe trajneri po nxjerr maksimumin nga ne. Ju mund të shihni se ekipi është shumë i kënaqur, por ne duhet ta mbajmë kokën poshtë”, ka thënë Ramos.

Reali ka shënuar 19 gola derisa Barcelona shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit.
Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Cesare Prandelli, e ka përshkruar sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotellin, si një prej lojtarëve më të fuqishëm në botë.
Mesazhi i Prandellit vjen vetëm disa ditë pasi Roberto Mancini tha se lojtari mund të jetë po aq i mirë sa Lionel Messi i Barcelonës.

“Pajtohem me Mancinin, Balotelli është një prej lojtarëve më të fuqishëm në botë”, ka thënë Prandelli për Sky Sport Italia.
Anësori i Chelseat, Florent Malouda ndjen se ekipi londinez shfaqi ambicie dhe mentalitet fituesi në sfidën e vështirë për Carling Cup ndaj Evertonit gjatë të mërkurës.
“Ne e kemi lëvizur topin shpejt nëpër zonë dhe unë kam pasur një hapësirë, kështu që e shfrytëzova. Portieri e ndali, por Sturridge e kishte nuhatjen për gol dhe me një finish të mirë mbaroi takimin”.

“Është ndjenjë e mirë kur ne japim gjithçka, vrapojmë për bashkëlojtarët, njerëzit vijnë nga pankina, flas për Petr Cech që ndali penaltinë, dhe Sturridge që erdhi dhe shënoi gol. Kjo ndeshje shfaqi ambicien tonë”, tha Malouda.
Portieri i Chelseat, Petr Cech është shprehur krenar me paraqitjen e tij ndaj Evertonit, pasi ndaloi një penalti pasi u inkuadrua në ndeshje pas një ore lojë.
“Ne jemi pajtuar me menaxherin që do të më pushonte në atë takim pasi agjenda jonë ishte e ngjeshur. Sidoqoftë, Turnbull luajti dhe shfaqi paraqitje të mirë, deri para përjashtimit”.

“Më pas ndodhi ajo penalti dhe megjithëse hyra në lojë pa u nxehur mirë, unë ndala penaltinë, e lexova goditjen e Baines dhe më pas edhe topin e kthyer e devijova. Kjo ishte fitore shumë e madhe, ndihem krenar”, tha Cech.
Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, ka kritikuar Manchester Cityn për trajtimin që po i bën Carlos Tevezin, duke pranuar se ai është i lënduar që po e sheh sulmuesin të lënë jashtë fushe.
“Më lëndon kur e shoh çfarë po i ndodh atij si lojtar dhe si qenie njerëzore”.

“Nëse dëshirojnë ta dënojnë me para, atëherë mirë, por nuk duhet t’ia ndalojnë futbollin. Gjëja më e keqe që mund t’ia bësh një lojtari është ta ndalosh të luajë futboll”, theksoi Maradona.
Anësori fantastik i Real Madridit, Angel Di Maria ka premtuar formë edhe më të mirë në të ardhmen për klubin e tij Real Madrid.
Di Maria shfaqi formë të lartë ndaj Villarrealit me një gol dhe dy asistime, ndërsa kjo nuk mbeti pa u komentuar nga vet lojtari.

“Unë jam i kënaqur me fitoren ashtu si me golin tim, sepse unë nuk kam shënuar që një kohë të gjatë. Unë kam pasur rastin për të shënuar sonte dhe ishte gjë e bukur për mua”.

“Unë jam shumë e lumtur sepse gjërat shkuan mirë për mua. Unë kam besim përsëri, gjë që është me rëndësi për mua. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë mirë për mua”, tha Di Maria.
Mesfushori i Milanit, Antonio Nocerino thotë se fakti që ai shënoi hettrik ndaj Parmës të mërkurën e bën atë të mendojë se është ende duke e jetuar një ëndërr.
“Si ndihem? Sinqerisht, menoj se hettriku nuk ishte realitet. Më parë, unë shënoja tri gola tërë sezonin”.

“Nuk dihet kush do të jetë golashënuesi më i mirë, por sigurisht se sulmuesit tanë do të shënojnë edhe shumë gola që do të na bëjnë kampion, madje do ta vendosim fatin që para pushimit dimëror”, u shpreh Nocerino.