Liverpooli ka shënuar fitore komode prej 2-0 si mysafir i West Bromwich Albion në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në The Hawthorns.Të Kuqtë i dhanë fund ndeshjes që në gjysmën e parë duke realizuar dy herë.
Një ndërhyrje të Thomas në Luis Suarezin, arbitri e ndëshkoi me penalti, ndërsa Charlie Adam ishte i saktë nga pika e bardhë për epërsinë e mysafirëve (9’).
Suarez ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi që asistoi te Andy Carroll, i cili e dyfishoi epërsinë (45’+1).
Kjo fitore e pozicionon Liverpoolin në vendin e pestë në tabelë, me dy pikë më shumë se Tottenhami që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon ndaj Queens Park.
Me rezultat prej 3-2, Milani e ka fituar njërin nga derbit e kësaj jave në Serie A, duke e turpëruar Romën para tifozëve të vet në Olimpico.
Një krosim të Alberto Aquilanit e pranoi Zlatan Ibrahimovic dhe e mposhti me kokë portierin Stekelenburg për erepsinë e parë (17’).Pas një harkimi nga këndi të Giallorossëve, Nicolas Burdisso u gjet më së miri për ta barazuar rezultatin (28’).
Mysafirët nuk lejuan që të shkonin në pushim me rezultat të barabartë, ashtu që pas një krosimi të Robinhos, ishte Alessandro Nesta lojtari që shënoi me kokë golin e dytë për kuqezinjtë (30’).
Dyshimit për fituesin i dha fund Zlatan Ibrahimovic, i cili sërish pas një harkimi të Aquilanit e mposhti me kokë portierin vendas (78’).
hjetë minuta më vonë, Bojan Krkic shfrytëzoi një top të kthyer për ta ngushtuar epërsinë, mirëpo vetëm sa për statistika.
Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet në krye të tabelës, me një pikë më shumë se Juventusi që zhvillon derbin kryesor të javës kundër Interit.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, u ka sugjeruar lojtarëve të tij që ta harrojnë fitoren e lartë ndaj Manchester Unitedit dhe të fokusohen në ndeshje tjera.“Ndjesia është e mirë, por ajo ndeshje i takon të kaluarës, është histori, mori fund. Ne duhet të fokusohemi për ndeshjet tjera tani. Për mua është më mirë të fitoj gjashtë derbi me rezultat 1-0 se sa një me rezultat 6-1”.
“Unë mendoj se po punojmë shumë që të bëhemi kampionë dhe mendoj se jemi duke shkuar në rrugë të duhur për ta bërë këtë”, potencoi italiani.
Mesfushori i Real Madridit, Nuri Sahin, duhet të presë edhe pak për ta bërë debutimin e plotë, pasi për trajnerin Jose Mourinho ai nuk është 100 për qind i gatshëm.“Sahin dëshiron të luajë, por ai nuk mund të luajë. Ai po e bën parasezonën e tij tani. Ai duhet ta rigjejë formën fizike dhe të më japë opsione më të mëdha. Unë nuk mund ta shoh atë menjëherë në lojë”.
“Fizikisht dhe mentalisht Sahin është në parasezonin e tij personal. Unë nuk e kam pyetur nëse ai është i gatshëm, pasi e di se do të më thotë ‘po’. Ne jemi të qetë me Nurin. Ai është lojtar me shumë kohë para tij dhe e konsiderojmë të rëndësishëm për ne”, u shpreh Mourinho para sfidës ndaj Real Sociedadit.
Manchester City ka regjistruar fitoren e radhës në Ligë Premier duke mposhtur Wolverhamptonin me rezultat 3-1.Të gjithë golat e ndeshjes së zhvilluar në Etihad Stadium u shënuan në gjysmën e dytë, ndërsa ishte Edin Dzeko lojtari, i cili pas asistimit të Kun Agueros i kaloi vendasit në epërsi (52’).
Aleksandar Kolarov dyfishoi epërsinë me ndihmën e David Silvas (67’), ndërsa më pas (75’), u akordua penalti për mysafirët dhe Vincent Kompany u përjashtua me karton të kuq. Stephen Hunt ishte i saktë nga pika e bardhë për të ngushtuar epërsinë.
Mirëpo, përkundër inferioritetit numerik në fushë, City arriti të shënojë edhe një herë, ndërsa realizues ishte Adam Johnson (90’).
Pas kësaj fitoreje, Manchester City përforcon edhe më shumë kreun me pesë pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Manchester United.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka reflektuar për gjyqtarët para derbit ndaj Juventusit, duke thënë se Nerazzurët nuk kanë nevojë të viktimizohen.“Do të jetë ndeshje e rëndësishme në aspektin e besimit. Duhet t’i themi ekipit të shfaqë cilësitë e veta dhe t’i lë tri pikët në shtëpi”.
“Gjyqtarët? Ne nuk duhet të bëhemi viktima, por të jemi realist pasi që e dimë kur luajmë keq. Nuk jam aq i brengosur”, theksoi Moratti.
Ish-trajneri i Interit, legjendari Gigi Simoni, ka rikujtuar para derbit të madh që zhvillohet sonte mbrëma mes Interit dhe Juventusit situatën kontroverse në derbin vendimtar të vitit 97/98 kur Juventusit iu dha një penalti që nuk ekzistoi, e që në fund shpalli Bianconerët kampionë.“Ndeshja që zhvillohet sonte mbrëma është sfidë e madhe, edhe pse ekipet vijnë në rrethana të ndryshme. Interi duhet të rikuperohet dhe është momenti i fundit që të kthehet. Interi ka nevojë për një fitore të madhe, në të kundërtën në rast të humbjes menjëherë Interi është jashtë luftës për Scudetto”.
“Kanë kaluar shumë vite dhe karriera ime ka shkuar përpara. Sidoqoftë, unë nuk mund ta harroj atë rast dhe plagët do të duhen edhe vite të tëra për t’u shëruar. Gjëja e vetme që mund të them është se të gjithë ankohen për pa drejtësi ndaj Juventusit, ndërsa është harruar sezoni 1997-1998”, theksoi Simoni, trajner aktual i Gubbios.
Sir Alex Ferguson e ka lëvduar sulmuesin Javier Hernandez për golin e fitores të shënuar ndaj Evertonit në Godisson Park.“Në pjesën e parë ne kemi luajtur futboll fantastik dhe shënuam gol të mirë”.
“Është rezultat i mirë dhe ne punuam shumë për të. Është rezultat me rëndësi ky që e morëm në transfertë. Evertoni kurrë nuk është ekip i lehtë për t’u mposhtur, por Chicharito fantastik e bëri diferencën”, tha Fergie.
Arsenali ka shënuar fitore të madhe në Stamford Bridge ndaj Chelseat me rezultat 5-3, duke i bërë të gjithëve me dije se është serioz në luftën për titullin e kampionit të Anglisë.Ishte kjo një ndeshje e jashtëzakonshme që nga fillimi e deri në fund dhe Arsenali u dëshmua fantastik përballë mbrojtjes tmerrësisht të dobët të Chelseat.
Pjesa e parë filloi me dominim të Topçinjve, të cilët rrezikuan fillimisht me Gervinhon i cili nuk arriti të shënojë nga afërsia.
Megjithatë, një krosim të bukur të Juan Matas e shfrytëzoi më së miri Frank Lampard që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Chelseat në këtë takim.
Robin Van Persie (36’) përgjigjet duke shënuar për 1-1 pas pasimit të Gervinhos.
Një harkim të Frank Lampard nga këndi e konkretizoi John Terry (45’) që shënoi për 2-1 dhe epërsinë e dytë të Chelseat në këtë takim.
Në pjesën e dytë Arsenali riktheu gjithçka. Andres Santos (49’) u përkujdes që ndeshja të tensionohej pranë rezultatit 2-2, para se Theo Walcott fantastik në këtë takim të shënojë për 3-2.
Villas Boas përgjigjet duke bërë disa zëvëndësime, ndërsa golin e barazimit ekipi i tij e gjeti me anë të Matas (81’).
Kur të gjithë menduan se takimi do të përfundojë me barazim të pasur prej 3-3, kështu nuk mendoi Robin Van Persie që pesë minuta pa përfunduar takimi shënoi për 4-3. Por, hettrikun holandezi e kompletoi duke shënuar në minutën e fundit për 5-3 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Arsenali me këtë fitore sensacionale rikthehet në luftë për titull me 16 pikë në pozitën e katërt, ndërsa Chelsea me mbrojtjen katastrofale e ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier ndërsa rrezikon seriozisht pozitën e tretë në tabelë.
Manchester United ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe minimale ndaj Evertonit në Godisson Park.Plagët nga fitorja e lartë e Manchester Cityt në Old Trafford u shëruan nga Javier Hernandez i cili u dëshmua të jetë hero me golin e shënuar në minutën e 19-të pas harkimit të saktë nga Patrice Evra.
1-0 mbeti dhe rezultati përfundimtar i këtij takimi pavarësisht dominimit të Evertonit.
Me këtë fitore Manchester United i afrohet në dy pikë liderit Manchester Cityt, që i shkon Wolvesit.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është shprehur shumë i kënaqur me formën nëpër të cilën po kalojnë Los Blancos, duke thënë se ata janë në rrugë të mirë për ta fituar La Ligën.“Unë nuk e di nëse jemi më të mirë se Barcelona, por po punojmë për këtë. Mendoj se ne jemi më të mirë si ekip dhe po vazhdojmë në këtë linjë”.
“E vërteta është se jam shumë i kënaqur. Për mua me rëndësi është të ndihem mirë. Lëndimet mbaruan dhe tani ndihem mirë”, tha Benz’.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka qeshur me ankesat e Interit për referimin, pas vendimeve kontraverse ndaj zikaltërve.“Interi po ankohet për referim? Më bën të qesh. Vitin e kaluar 18 herë na janë bërë padrejtësi dhe vetëm njëherë ishte diçka në favor tonin”.
“Penaltia e cila i ishte dhënë Atalantës të mërkurën do të ishte dhënë në vitet paraprake po ashtu, nuk shoh arsye për t’u ankuar”, tha Zamparini.
Manchester City është i gatshëm t’ia ofrojë menaxherit Roberto Mancini një super kontratë prej 22 milionë funtesh për katër vjet.The Sun raporton se Mancinit do t’i ofrohet kontrata e re katërvjeçare nga Manchester City në mënyrë që ta vazhdojë ciklin fitues me ekipin.
Nëse ai nënshkruan këtë kontratë, atëherë italiani do të bëhej strategu më i paguar në Ligën Premier, e që vjen si shpërblim pas qëndrimit 22 mujor në krye të ‘sheikëve’.
Drejtori i Bundesligas, Christian Seifert beson se Cristiano Ronaldo nuk do ta kishte aq të lehtë në Bundesliga sa e ka në La Liga.Gjermania ka përmirësuar shumë sistemin e akademive të klubeve dhe stërvitjet janë aq serioze sa që fuqia mentale dhe fizike në futbollin gjerman është përmirësuar. Kjo sipas Seifert do të kishte ndikuar keq te Ronaldo.
“Jam shumë i bindur se Cristiano Ronaldo nuk do të ishte superyll në Gjermani”, theksoi Seifert.
Ish-trajneri i Interit, Jose Mourinho u ka bërë thirrje të gjithë atyre tifozëve të Interit që kanë mundësi, të jenë të pranishëm në Giuseppe Meazza sonte mbrëma për ta përkrahur Interin, pasi mendon se kjo është e vetmja mënyrë që Interi mund ta mposhtë Juventusin.“Unë besoj në përvojën e Ranierit dhe po ashtu kam besim edhe në lojtarët. Siç e dini, unë e ndjek me interes Interin edhe nga Spanja”.
“Do të kërkoj një favor sot nga tifozët. Na duhet një mbrëmje prej atyre ku Interi nuk luajti vetëm me 11 njerëz, por me 60 mijë tifozë në tribuna”, theksoi Mourinho i cili po ashtu e ka telefonuar edhe trajnerin e Interit, Claudio Ranierin.
Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi pas pesë viteve ka marrë guximin që të enkurajojë Bianconerët për ta demoluar Interin dhe atë para tifozëve Nerazzur në Meazza.Moggi e ka karrierën të përfunduar pas skandalit të Calciopolit të cilin ai e ka krijuar, por për të cilin e akuzon Interin. Urrejtja për zi-kaltrit është shtuar te Moggi para derbit që zhvillohet sonte mbrëma.
“Pas Calciopolit, ata kanë thënë se vendimet e pa drejta duhet të pranohen për shkak të mënyrës se si janë bërë. E vërteta është se Interi nuk di si të humbasë, fillon të qajë dhe e humb toruan në vështirësinë e parë që i del përpara”.
“Unë nuk kam ndonjë problem me Interin, por shpresoj se Juventusi fiton me rezultat 10-0”, deklaroi Moggi
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lëvduar futbollistin më të mirë në planet, Lionel Messin për impaktin e tij në Camp Nou duke thënë se klubi katalanas nuk do të ishte aty ku është sot pa argjentinasin.“Messi e di shumë mirë çfarë ne të gjithë mendojmë, i gjithë stafi drejtues dhe njerëzit të cilët e shikojnë, madje edhe lojtarët tjerë. Ne jemi të gjithë të ngazëllyer për atë që ai bën, ka bërë dhe do të bëjë. Dhe natyrisht, asgjë prej asaj qe kemi bërë nuk do të ishte e mundur pa të”.
“Ai është lojtar më ndryshe, statistikat e bëjnë atë më ndryshe dhe ju fiton ndeshjet në të gjitha nivelet. Nuk ka ndeshje ku ai nuk krijon raste. Nuk besoj se ka nevojë të bëhen debate për formën e tij”, tha Guardiola.
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas u është përgjigjur pohimeve se kapiteni i Anglisë, John Terry nuk mund të jetë mentalisht i fokusuar për ndeshjen ndaj Arsenalit në Stamford Bridge.“Unë nuk shoh arsye pse jo, ai do të luajë pavarësisht rrethanave. Nuk mendoj se kjo do të ndikojë te ai”, theksoi Villas Boas.
John Terry po përballet me akuza të rënda nga FA për fyerje raciste ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka deklaruar para sfidës derbi ndaj Romës se dueli është i vlefshëm për titull dhe se pikët mund të jenë vendimtare.“Çfarë na pret në Olimpico është një duel direkt për ti4tull”.
“Nëse ne i marrim pikët ndaj Romës, atëherë kjo do të na lejojë që të qëndrojmë në maje të tabelës. Kështu, ndeshja është shumë e rëndësishme për ne”, tha Allegri.
Trajneri i Romës, Luis Enrique ka thënë se ai nuk mban inat ndaj zëvëndëstrajnerit të Milanit, Maruo Tassottit, pas përdorimit të bërrylit nga ana e këtij të fundit në spanjollin gjatë Botërorit të vitit 1994 që e la tani trajnerin e Romës me hundë të thyer.“Unë do të shtrëngoj duart e Tassottit, është turp të vazhdojmë të flasim për këtë pasi kanë kaluar 17 vjet dhe jemi 17 vjet më të moshuar”.
“Unë nuk kam probleme me Tassottin. Çfarë ndodh në fushë qëndron aty. Unë e di se Tassotti është penduar për atë që bëri. Ne duhet të shkojmë përpara”, theksoi Enrique.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte u ka thënë gazetarëve se Interi është favorit për derbin e të shtunës dhe favorit për ta fituar titullin.“Interi është ende favorit për titull. Tetë ndeshjet e para nuk duhet ta ndryshojnë knëtë. Ne duhet të kujtojmë se ata kanë ende ekipin që fitoi tituj në Itali dhe Evropëp viteve të kaluara”.
“Nuk është ajo ndeshja e madhe derbi e rivalëve të përbetuar. Janë vetëm tri pikë. Diçka tjetër do ta bënte këtë ndeshje provinciale. Kjo ndeshje duhet të jetë normale, të vazhdojmë zhvillimin e lojës tonë”, theksoi Conte.
Mesfushori i Real Madridit, Kaka është i ngazëllyer që është ftuar përsëri në skuadrën e Brazilit për miqësoret ndaj Gabonit dhe Egjiptit.29 vjeçari nuk luajti për Brazilin që nga 2 korriku i vitit të kaluar, kur Selecao u eliminua nga Botërori në Afrikën e Jugut, ndërsa rikthimin e tij në kombëtare me buzëqeshje e priti Kaka.
“Jam shumë i kënaqur me ftesën për kombëtaren braziliane. Pas një periudhe të gjatë kohore, të jem përsëri këtu është mirë. Dua të falënderoj të gjithë të cilët kanë pritur këtë moment sikur unë”, u shpreh Kaka.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili së fundmi ka marrë pseudonimin “Why Always Me?” sipas Mario Balotellit, ka folur për dënimin e Tevez.Ferguson u shpreh se City nuk ka mundur të thyejë rregullat e FA për të dënuar më shumë se dy javë me pagë sulmuesin.
“Mendoj se është paksa e çuditshme, por rregulat janë rregulla. Është fakt se maksimumi i dënimit që mund t’i jipni një lojtari me pagë është dy javë. Duket e çmendur në këtë situatë, por City nuk ka çfarë të bëjë”, tha Ferguson.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish beson se sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez u ka dëshmuar kritikëve se ai nuk është simulues.“Ai është futbollist fantastik që u lëndua duke tentuar të qëndrojë në këmbë, kur ai shkoi përreth Woodgate dhe ku kishte kontakt para pjesës së parë”.
“Mendoj se kjo hedh poshtë fjalët se ai është njeriu që rrotullohet në fushë. Nëse ai ishte aq i keq, do të rrëzohej, do të nxirrte penalti dhe Woodgate do të përjashtohej. Ishte gjest i mrekullueshëm nga Suarez”, tha Dalglish.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini u ka thënë pjestarëve të stafit të tij që të merren me përmirësimin e ekipit për të tejkaluar Manchester Unitedin, përkundër fitores së lartë në udhëtim ndaj rivalit lokal.“Manchester United mbetet top ekipi për shkak se ka qenë vazhdimisht i suksesshëm. Ne duhet të bëjmë njëjtë. Pas rezultatit të djeshëm, unë jam i sigurtë se ka shumë njerëz të lumtur të cilët po punojnë sot për klubin”.
“Por, ne nuk duhet të kënaqemi aq shumë pasi duhet të përmirësohemi për të punuar dhe shkuar tutje, duke vazhduar ndërtimi i asaj që duam të arrijmë”, u shpreh Mancini.
Mesfushori i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger është rikthyer nga i ftohti i kapluar disa ditë më parë që e mbajti atë jashtë aksionit për një javë, ndërsa pritet që të luajë ndaj Nurnbergut këtë fundjavë.Gjermani ishte pushuar në fitoren e lartë në kupë ndaj Ingolstadt për shkak të ftohjes dhe kishte dyshime nëse do të luante ndaj Nurnbergut në derbin bavarez.
Bayerni do të kërkojë fitoren në Allianz Arena ndaj Nurnbergut, pas humbjes së pësuar ndaj Hannoverit javën e kaluar.
Mesfushori kreativ i Bayernit të Munichut, Toni Kroos është i bindur se ai mund ta mbajë rolin startues edhe nëse rikthehet anësori holandez Arjen Robben nga lëndimi.“Para së gjithash, unë nuk e di gjendjen e Robbenit. Unë nuk e di as kohën e përafërt kur ai do të jetë i gatshëm”.
“Gjëja tjetër është se unë kam pasur paraqitje të mira që nga fillimi i sezonit, kështu që nuk brengosem fare”, theksoi Kroos.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani ishte i ngazëllyer me hettrikun e Antonio Nocerinos të realizuar në mesjavë ndaj Palermos.“Nocerino ishte transfer me fat. Kur shkoni në pushim, ju nuk mund të merrni vendime të mira në situata të caktuara”.
“Kur jam informuar se Palermo ishte i gatshëm ta shiste Nocerinon, unë u bëra një ofertë që ata e konsideruan të ulët. Por, unë nuk u dorëzova dhe situata më pas u zhbllokua”, tha Galliani.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Miguel Angel Nadal ka thënë se ai nuk do të befasohej nëse Xavi do të bëhej një ditë trajner i Barcelonës.“A e shoh Xavin trajner të Barcelonës pas Guardiolës? Mirë, sigurisht se kurrë nuk e dini çfarë ndodh në të ardhmen”.
“Nuk do të ishte aq befasuese nëse Xavi do të bëhej trajner i Barcelonës në të ardhmen. Ai vërtet e do futbollin dhe nuk mendoj se ai do të largohej nga bota e futbollit pas pensionimit”.
“Varet shumë nga ajo se çfarë dëshiron të bëjë, por ai sigurisht ka filozofinë e futbollit për t’u bërë i suksesshëm”, tha Xavi.
Robin Van Persie pritet që të presë deri në qershor për të shqyrtuar rinovimin e tij me Arsenalin, gjithnjë sipas mediave britanike.Mirror shkruan se Van Persie nuk ka filluar ende negociatat me klubin, madje as bisedimet jo formale dhe kjo ka nxitur shumë ekipe që ta përcjellin nga afër situatën e holandezit.
PSG, Real Madridi dhe Bayerni i Munichut besohet se mund të jenë duke e monitoruar 28 vjeçarin.
















