Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, u ka thënë gazetarëve pas ndeshjes ndaj Real Sociedadit se jo të gjitha takimet do të jenë të lehta për Los Blancos.
“Ndeshja në përgjithësi ishte e mirë. Në pjesën e dytë ne kemi pasur raste dhe ata nuk kanë pasur asgjë, edhe nëse ata kanë pasur më shumë topin”.

“Kjo tregon se jemi kompaktë dhe të aftë për të vuajtur. Jo të gjitha ndeshjet do të fitohen lehtë. Ne e kemi ditur se Real Sociedadi është ekip defensive. Ne e kemi ditur se ishte vend i vështirë – Barcelona barazoi këtu”, ka thënë Higuain.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e vlerësoi shumë të rëndësishme fitoren ndaj Romës në Olimpico, përkundër pranimit të dy golave.
“Mendoj se e kemi pasur përgjigjen më të mirë për të gjithë. Ne nuk vuajtëm shumë edhe pse goli i vonshëm i Romës e baraspeshoi takimin në fund”.

“Kur është dashur t’i bëjmë ballë presionit, ne qëndruam të bashkuar dhe vërtet më pëlqeu kjo qasje ndaj sfidës”, tha Allegri.
Bayern Munichu është goditur rëndë nga lajmi se Bastian Schweinsteiger mund të mungojë në ndeshjen e të mërkurës ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Gjermani pësoi një lëndim në ije në fitoren prej 4-0 ndaj Nurnbergut në Allianz Arena, ndërsa u zëvendësua për shkak të këtij dëmtimi.

“Ky është natyrisht lëndim i rëndë. Por, të presim zhvillimet tjera në ditët në vijim”, theksoi trajneri Heynkes pas takimit.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se fuqia mentale e skuadrës së tij ishte kyçe në fitoren prej 1-0 ndaj Real Sociedadit të shtunën.
“Në minutat e fundit, ne luajtëm me lodhje”.

“Ne humbën freskinë në pjesën e dytë, por ne e fituam ndeshjen me mendjen tonë që na ndihmoi ta kontrollonim takimin”, theksoi portugezi.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, e ka përshkruar fitoren ndaj Interit si fundamentale për shkak se pos tri pikëve u vërtetua puna e madhe në formën fizike.
“Kjo fitore është fundamentale, përpos vlerës që ka në renditjen tabelare. Loja e ekipit dhe rezultatet kanë qenë të karakterizuara nga niveli jonë i formës fizike. Mendoj se kjo është me rëndësi”.

“Ne po shikojmë tani tabelën dhe konsiderojmë se është rezultat i punës së madhe të bërë nga klubi dhe Conte. E ardhmja është më e qartë dhe ajo që ndodhi e kaluar”, tha Marotta.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka deklaruar se ai e ka ditur që skuadra e tij do të pësojë humbje nga Milani, pasi në asnjë moment nuk ndjeu se ekipi i tij do t’u bënte ballë Rossonerëve.
“Unë kurrë nuk e kam parë mundësinë për ta mposhtur Milanin. Ne kemi pasur shumë goditje në portë, më shumë se ata, por pa shpejtësinë që na nevojitej në këtë takim”.

“Gjërat shkuan mirë në pjesën e parë të takimit dhe edhe më mirë në pjesën e dytë, por ka edhe shumë punë për të bërë”, u shpreh Enrique.
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka lëvduar tentimet e skuadrës së tij në fitoren e vështirë në udhëtim te Sociedadi me rezultat 1-0.
“Ne nuk ishim aq efektiv sa jemi mësuar të jemi, por gjithashtu duhet të dini se ata janë mbrojtur me pesë lojtarë dhe ka qenë e vështirë të sulmohet”.

“Është mirë të dimë të fitojmë kështu, duke vuajtur. Rezultati është i mirë sepse luajtëm mirë, ekipi është i kënaqur. Kishte katër ndryshime në formacionin startues dhe kjo u vërejt. Ne kemi skuadër tepër të kompletuar”, deklaroi Arbeloa.
Ish-drejtori i Interit, Gabriele Oriali, ka thënë se Nerazzurët janë në telashe të mëdha pas disfatës nga Juventusi në Giuseppe Meazza.
Interi ka fituar vetëm dy ndeshje deri tani në nëntë javë në Serie A, duke pësuar humbje në pesë takime, ndërsa Oriali ndihet i shqetësuar për situatën e Interit.

“Ndeshja e mbrëmshme ka mundur të jetë pika kthyese e sezonit tonë, por kjo nuk ndodhi. Tani duhet të brengosemi pasi tabela është mjaft depresive”, theksoi Oriali.
Chelsea është vënë në kërkim të dy aseteve më të vlefshme sot në futbollin evropian, janë Eden Hazard i Lille dhe sulmuesi uruguaian i Napolit, Edinson Cavani.
Mirror shkruan se nga paratë e shitjes së Didier Drogbas në janar Chelsea do të tentojë që me para shtesë të finalizojë një marrëveshje me Napolin. Nuk përjashtohet as shkëmbimi me Drogban.

Sa i përket mesfushorit Hazard, Chelsea mbetet favorit për shkak të shumës së parave të gatshme për të ofruar për të dhe inatit të ngritur nga presidenti i Lille me Arsenalin për transferin e Park, e që mund të reflektohet në sagën e Hazard te Chelsea.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, është në përgatitje të një oferte për mesfushorin e Real Madridit, Esteban Granero.
Mirror shkruan se Wenger do të tentojë ta finalizojë marrëveshjen për 7 milionë funte, pasi 24-vjeçari nuk është startues te Los Blancos.

Granero është produkt i akademisë së Real Madridit, por nuk ka arritur të fitojë minutazh për shkak të prurjeve të reja në ekipin madrilen.
Dita e shtunë në futbollin evropian ishte jashtëzakonisht e larmishme sa u perket golave, pasi u shënuan një numër i madh i golave nëpër shumë kampionate.
Pos numrit të madh të golave vërejmë edhe bukurinë ndër to, të cilat nën orkestrimin e këmbëve më të mira të kontinetit na e bënë këtë fundjavë të duket tepër argëtuese, sidomos nëse marrim parasysh derbit evropianë.

Juan Mata (Chelsea 3-5 Arsenal)


Van Persie (Chelsea 3-5 Arsenal)


Theo Walcott (Chelsea 3-5 Arsenal)


Maicon (Inter 1-2 Juventus)


Gonzalo Higuain (Sociedad 0-1 Real Madrid)


Dani Alves (Barcelona 5-0 Mallorca)


Eto’o (Anzhi 2-1 Amkar)
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i kënaqur për kthimin në formë të mesfushorit fantastik Leite Kaka.
“Unë e njoh Kakan e vërtetë. Ai ishte lojtar fantastik në Itali”.

“Real Madridi kurrë nuk ka pasur një lojtar sikur ai dhe më në fund ai e gjeti baraspeshën fizike. Ai po kënaqet tani. Ai është i fortë dhe është i mirë në ndërrimin e shpejtësisë së lojës. Është e natyrshme për të të rikthehet në kombëtare dhe jam i lumtur për të pasi e ka bërë këtë me punë të madhe. Futbolli duhet të kënaqet me rikthimin e Kakas”, u shpreh Mourinho.
Tashmë kampioni i ri në Formula 1, Sebastian Vettel i Red Bull, ka realizuar fitoren e tij të 11-të këtë sezon në shtegun inaugurues të Iindisë.
I dyti përfundoi Jenson Button, ndërsa vendin e fundit në podium e zuri Fernando Alonso. Mark Webber edhe më tej ka zvogëluar shpresat e skuderisë për të përfunduar i dyti pas Vettelit në ranglistën e përgjithshme.

Ishte kjo fitorja e 11-të e Vettel me pole pozicionin e 13-të, duke vazhduar të shkruajë historinë e Formula 1.

Vettel tashmë është shpallur kampion me 374 pikë, ndërsa dilema mbetet për vendin e dytë që po luftohet mes Jenson Buttonit që ka 240 pikë, Fernando Alonsos së Ferrarit me 227 pikë dhe Mark Webberit me 221 pikë.

Në renditjen e konstruktorëve prin bindshëm Red Bull me 595 pikë para McLaren me 442 pikë. Në vendin e tretë është Ferrari me 325 pikë.
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Juventusit se Nerazzurët janë më të motivuar se kurrë për të fituar përkundër disfatës së pësuar në Derbi d’Italia.
Interi është në vendin e 16-të me 11 pikë larg kreut të tabelës dhe në rast se Novara dhe Bologna shënojnë fitore gjatë ditës, atëherë problemet do të shtohen pasi pas një kohe të gjatë Interi do ta shohë veten në pozitën e 18-të releguese në Serie B.

“Ne nuk e kemi humbur urinë, por në momente të caktuara nuk po mund ta kuptojmë se pse s’po mund të fitojmë. Tani duhet të mendojmë për Lillen dhe më pas për ndeshjen ndaj Genoas”, potencoi Zanetti.
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte nuk ishte aq euforik pasi mposhti edhe rivalin tjetër milanez, duke thënë se ai brengoset shumë për ndeshjen ndaj Napolit.
“Ishte ndeshje e shpejtë me shumë presion dhe me lodhje të të dyja skuadrave pas tri ndeshjeve në tetë ditë. Neve na mungon ende sensi i cinizmit: kjo ndeshje është dashur të përfundohej më herët. Ne vazhdimisht përmirësohemi”.

“Ndaj Napolit do të jetë tepër vështirë. Ata kanë një organizim shumë të mirë që i bën ata favoritë për titull”, deklaroi Conte. f
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri u shpreh i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra e tij në disfatën prej 2-1 ndaj Juventusit në Giuseppe Meazza.
Interi e dominoi takimin në tërësi me disa raste ideale të huqura, duke përfshirë këtu traversën e Pazzinit dhe dështimet e Zarates nga afërsia, kurse nga ana tjetër Juventusi me dy raste shënoi dy gola.

“Unë jam i kënaqur me paraqitjen, sidomos në pjesën e parë. Ata shënuan dy gola me dy raste të vetme. Ne nuk duhet ta shikojmë tabelën pasi janë edhe 84 pikë për t’u luftuar. Sigurisht se të fitosh është më mirë se të humbasësh, por janë edhe shumë pikë për t’u fituar”.

“A është Juventusi për Scudetto? Po, ai ekip po funksionon mirë. Por, unë nuk jam dorëzuar. Ndeshja ishte e barabartë. Dhe në përgjithësi, nuk e pash ndonjë dominim të Juventusit në këtë takim”, ka thënë Ranieri.
Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se Napoli nuk duhet të merret si një rival i lehtë për ndeshjen e radhës së Ligës së Kampionëve.
"Ne e respektojmë Napolin, që ka një ekip shumë të gjallë, të aftë për të na shkaktuar probleme. Ne duhet të fokusohemi dhe e dimë se nuk do të jetë e lehtë të luajmë kundër tyre, ne duam të fitojmë që t'i afrohemi 16-shes së fundit".

"Dhe në San Paolo, Napoli ka dha disa momente të vështira, ata nuk janë një kundërshtar që duhet nënvlerësuar", ka thënë Rummenige për Sky Sport.

Bayern Munich do të presë Napolin në Allianz Arena të mërkurën pas një fitoreje të thellë prej 4-0 ndaj Nurnberg.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka deklaruar për mediat spanjolle pas fitores ndaj Mallorcas ku ai shënoi hettrik se ai kurrë nuk ka qenë në krizë përkundër faktit se kaloi dy ndeshje pa shënuar.
“Ekipi luajti mirë përsëri. Ne shënuam shpejt dhe në pjesën e parë rezultati u konfirmua. Ne duhet të vazhdojmë kështu”.

“Ishte çmenduri të thuhet se isha në krizë vetëm pse nuk shënova në tri ndeshje. Unë nuk merakosem nëse shënoj apo jo, pasi ekipi duhet të fitojë”, potencoi Messi.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është shprehur tejet i kënaqur me fitoren heroike të ekipit të tij ndaj Chelseat në Stamford Bridge në atë përmbysjen masive që ka shpjerë drejt një rezultati 5-3 në favor të Topçinjve.
“Ishte fantastike të shikohet ky takim, pasi që ndjeva se të dyja ekipet luftonin për fitore. Në pjesën e parë, ne kemi pasur disa raste, por në pjesën e dytë ndjej se e dominuam takimin, duke krijuar rast pas rasti”.

“Ne forcuam mbrojtjen dhe në përgjithësi shfaqëm cilësi dhe fuqi mentale, të rikthesh rezultatin ndaj një ekipi si Chelsea shfaq mobilizimin e ekipit. Kjo është ajo që desha, një fitore të madhe në udhëtim”, tha francezi.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Nurnbergut, ku bavarezët fituan me rezultat 4-0.
“Natyrisht na ndihmoi epërsia e hershme, por tani ne po luajmë futboll të bukur. Ekipi luajti futboll të shkëlqyer, përderisa ishim mjaft të organizuar dhe mbajtëm mirë topin”.

“Gjatë pjesës së parë i luta lojtarët që të mbajmë portën të pastër dhe kështu edhe bëmë”, tha Heynckes.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka këmbëngulur se skuadra e tij duhet të luajë në 100 përqindësh çdo sezon, pas fitores prej 3-1 ndaj Wolvesit në Etihad Stadium.
“Në pjesën e dytë ne luajtëm shumë mirë, sikurse në pjesën e parë por e kemi pasur të vështirë të shënojmë. Ishte me rëndësi të mposhtim Wolves”.

“Pasi mposhtëm Unitedin, unë nuk dua që tifozët të mendojnë se çdo ndeshje do të jetë e lehtë. Secili takim është i vështirë”, theksoi Mancini.
Real Madridi ka fituar si mysafir i Real Sociedadid në një ndeshje ku u shënua vetëm një gol.
Gonzalo Higuain shënoi golin e tre pikëve pas asistimit të Fabio Coentraos, ndërsa ky ishte goli i dhjetë i argjentinasit këtë edicion.

Kjo fitore e pozicion Real Madridin në krye të tabelës, përpara Barcelonës dhe Levantes që të dielën e zhvillon ndeshjen e kësaj jave si mysafir i Osasunas.
Sergio Aguero ka zgjuar edhe njëherë krenarinë në mesin e futbollistëve të Manchester Cityt, duke thënë se klubi anglez është më i miri për të cilin ai ka luajtur ndonjëherë.
“Unë jam shumë i lumtur këtu, sepse ekipi ka lojtarë të mirë dhe është ekipi më i mirë në të cilin kam luajtur ndonjëherë. Shpresoj se mund të fitojmë shumë tituj”.

“Unë dua të shënoj shumë gola për tifozët. Të gjitha ndeshjet në Ligën Premier janë të vështira, por ne do të mundohemi t’i fitojmë të gjitha”, u shpreh Aguero.
Barcelona ka realizuar fitore prej 5-0 kundër Mallorcas, në një takim ku Leo Messi realizoi het-trik.
Ishte lojtari që e mban epitetin e më të mirit në botë ai qe e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë (13’).

Akoma pa u mbyllur pjesa e parë, Messi realizoi dy herë (21’ dhe 30’) për ta kompletuar het-trikun e tij dhe për t’u rikthyer i pari në listën e golashënuesve në La Liga.

Joan Isaac Cuenca (50’) dhe Dani Alves (90’) shënuan dy golat tjerë.

Me tre pikët e reja, Barcelona është pozicionuar në pozitën e parë, së paku derisa Real Madridi dhe Levante të zhvillojnë ndeshjet e kësaj jave.
Juventusi ka vazhduar me formën e mirë kundër skuadrave të mëdha duke e mposhtur Interin në Derby d’Italia me rezultat 2-1.
Në takimin e zhvilluar në Giuseppe Meazza, vendasit dukeshin më të rrezikshëm në fillim të ndeshjes, mirëpo ishin bardhezinjtë ata që realizuan të parët.Alessandro Matri goditi në drejtim të portës, ndërsa topin e kthyer e shfrytëzoi Mirko Vucinic për rezultatin 1-0 (12’).
Nerazzurët u angazhuan maksimalisht duke e dominuar lojën në minutat në vijim dhe kjo rezultoi me golin e barazimit.
Ishte braziliani Maicon lojtari, i cili me një supergoditje e nivelizoi takimin (28’).Mirëpo, gëzimi i tifozëve vendas nuk zgjati shumë, pasi që Bianconerët rikthyen epërsinë, pas një aksioni të bukur të Matrit dhe Claudio Marchisios, ndërsa ishte mesfushori italian ai që realizoi (33’).
Në gjysmën e dytë zikaltrit luajtën më mirë duke krijuar raste dhe duke tentuar që të realizonin, mirëpo mbrojtja mysafire u tregua më e suksesshme. Ndërkohë, ka pasur raste kur vendasit kanë mundur të ndëshkoheshin nga kundërsulmet e Juves.
Me këtë fitore, Juventusi rikthen pozitën e parë që e mbajti pak çaste Milani, ndërsa ka diferencë prej dy pikësh nga Rossonerët.