Olympique Lyonnais është përmirësuar shumë që nga humbja prej 4-0 nga Real Madridi - ka thënë trajneri Remi Garde.“Ne jemi përmirësuar falë ndeshjes në Madrid”.
“Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për ne, por nuk do të jetë vendimtare. Humbja do të na linte në një situatë të palakmueshme”.
“Real Madridi është në formë të shkëlqyer, por ne nuk kemi ndonjë plan specifik për këtë takim”, ka thënë Garde gjatë konferencës për media.
Skuadra e Milanit nuk ka arritur të shënojë fitore si mysafir i BATE Borisovit. Takimi i zhvilluar në Stadyen Dynama në Minsk ka përfunduar me rezultat 1-1.Rossonerët kaluan të parët në epërsi me anë të Zlatan Ibrahimovicit, i cili pranoi një krosim të ulët të Robinhos, për të realizuar golin e mysafirëve (22’).
Mirëpo, ndërhyrjen e Abates në Artyom Kontsevoin, arbitri e ndëshkoi me penalti, dhe i saktë nga pika e bardhë ishte Renan Bressan (55’) për t’ia siguruar një pikë të artë skuadrës së tij.
Milani aktualisht gjendet në krye të Grupit H me një pikë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon si mysafir i Viktoria Plzen.
Treshja e Real Madridit, Marcelo, Kaka dhe Alvaro Arbeloa, do të mungojnë në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Lyonit që zhvillohet të mërkurën mbrëma.Klubi ka konfirmuar se lojtarët po vuajnë nga probleme të vogla muskulore, ashtu që nuk do të udhëtojnë në Francë për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për Grupin D.
Ndërkohë, Esteban Granero dhe Raul Albiol janë rikuperuar dhe janë pjesë e skuadrës që do të përballet ndaj Lyonit.
Liverpooli ka konfirmuar se Steven Gerrard do të mungojë së paku dy javë për shkak të një infeksioni të nyjës, që do të thotë se ai do të mungojë edhe në dy ndeshjet e përfaqësues së Anglisë- kundër Spanjës dhe Suedisë.West Brom të shtunën, ndërsa nuk ka luajtur për Redsat që nga barazimi ndaj Manchester Unitedit më 22 tetor.
Tashmë është e sigurt se ai do të mungojë në përballjen ndaj Swansea Cityt, ndërsa, sipas të gjitha gjasave, kjo do të bëjë që edhe Fabio Capello të mos e përfshijë në ekipin bazë gjatë Kampionatit Evropian të futbollit në vitin e ardhshëm.
Roberto Mancini ka deklaruar se do t’ia falte Carlos Tevezit, nëse sulmuesi i Manchester Cityt do të kërkonte falje për refuzimin që të luajë në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.“Gjithçka varet nga Carlos. Nëse ai i kërkon falje skuadrës dhe mua, atëherë gjithçka do të jetë si më parë”.
“Nëse ai nuk e bën këtë, atëherë Tevez ka një çmim të cilin të gjithë e dinë dhe diçka do të ndodhë në janar”.
“Ai është tërësisht i papërgatitur dhe i keq këshilluar. Unë nuk dua që të jetë kështu dhe unë do të isha i pari për t’ia falur”, ka thënë trajneri për Corriere della Sera.
Bayern Munichu ka aftësi për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve- ka deklaruar trajneri Jupp Heynckes, duke e lëvduar angazhimin e lojtarëve të tij.Menaxheri i bavarezëve ka theksuar se ekipi i tij është dominues në grup, prandaj skuadrat tjera tentojnë që t’i arrijnë. Ai ka lënë të kuptohet se arritja në finale është objektiv për ta.
“Ka disa skuadra të forta, por pse të jetë e pamundshme finalja për ne”, është shprehur Heynckes.
Bayern Munichu të mërkurën mbrëma zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin A kundër Napolit.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka shprehur kënaqësinë që është përfshirë në listën e ngushtë për çmimin FIFA Topi i Artë duke thënë se dëshiron që ta fitojë trofeun për të tretën herë radhazi.Presidenti aktual i UEFA-s, Michel Platini, është lojtari i vetëm që e ka fituar tri herë radhazi këtë çmim, ndërsa argjentinasi ëndërron që të arrijë rekordin e francezit.
“Jam shumë i vetëdijshëm për prestigjin e këtij çmimi dhe do të ishte një kënaqësi e vërtetë që ta fitoja sërish”.
“Do të më jepte krenari pafund që të konsiderohesha në nivel të njëjtë me Michel Platini”, ka thënë Messi për France Football.
Nga tri herë Topin e Artë e kanë fituar edhe Johan Cruyff dhe Marco van Basten, mirëpo ata nuk e kanë fituar radhazi.
Mesfushori më i kërkuar në Evropë, Eden Hazard ka deklaruar se atë e kanë kërkuar gjigantët italianë, Interi dhe Milani.“Interi më bëri ofertë shumë të mirë gjatë verës. Sidoqoftë, kishte pa siguri se kush do të ishte trjneri dhe nëse Sneijder apo Eto’o do të qëndronte”.
“Interi nuk ishte ekipi i vetëm. Milani më bëri po ashtu ofertë. Ata më propozuan të qëndroj në Lille dhe të hapim biseda serioze në fund të sezonit”, tha Hazard.
Chelsea raportohet se e sheh sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, si zëvendësim për Didier Drogba.Menaxheri i bluve, Andre Villas-Boas thotë se ai e ka diskutuar kontratën e re me Drogba, por Tuttosport shkruan se portugezi është më i dhënë për të sjellë Cavanin si pasues të Drogbas.
Ndërkohë shpresat e Chelseat janë rritur për Cavanin javëve të fundit. Hajnat kishin thyer shtëpinë e tij në Napoli muajin e kaluar derisa ai ishte në detyrë me kombëtaren e Uruguait dhe mungesa e golave së fundi ka nxitur spekulime se ai është i parehatshëm te klubi italian.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke kërkuar anësorin e Real Madridit, Angel di Maria.Ferguson ka qenë fans i madh i Di Maria që nga koha kur ai luante te Benfica dhe mendon se loja e tij tashmë është duke u zhvilluar, veçanërisht në aspektin defanziv, nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Di Maria është ankuar për mungesën e progresit rreth negociatave për kontratën e re te Reali dhe është kritikuar nga bashkëlojtarët më herët gjatë sezonit për shkak se i kishte bërë publike frustrimet e tij.
Argjentinasi nuk është i preferuar as i presidentit Florentino Perez, i cili nuk kishte qenë shumë entuziast për të nënshkruar me të.
Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka gjetur kohë për të lavdëruar trajnerin kryesor, Antonio Conte, për të cilin thotë se ka bërë një start impresiv të sezonit.“Conte përfundimisht është një menaxher i klasit. Antonio ka pasur profilin e trajnerit të cilin ne e kërkonim. Ne ishim pas një njeriu i cili ka përvojë me fanellën dhe i cili e di se çfarë do të thotë Juventusi, karakteristika të cilat Conte i posedon dhe i përcjell te ekipi çdo ditë”.
“Ai është një menaxher i shkëlqyeshëm i grupit, i cili di si të punojë edhe në nivelin psikologjik dhe atë të motivimit”, ka thënë Marotta për mediat italiane.
Conte ka bërë 295 paraqitje për Juventusin gjatë karrierës së tij 12 vjeçare me klubin, që zgjati nga vitit 1992 deri në vitin 2004.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ai është i befasuar me veten që ka qëndruar aq gjatë në stolin e klubit spanjoll.“Ajo për çfarë jam krenar është që kam qenë këtu për aq gjatë, pasi është shumë e vështirë të qëndrosh katër vite me një ekip të madh si Barcelona. Nuk kam menduar se do të jetë kaq gjatë”.
“Jam krenar që i kam drejtuar këta lojtarë që nga dita e parë deri te e fundit. Kur fitoni 12 nga 15 titujt, kjo do të thotë se ju keni humbur vetëm disa ndeshje”, ka thënë Guardiola.
Guardiola është në sezonin e katërt të tij te Barcelona.
Chelsea është i gatshëm të ndajë plot 40 milionë funte për të transferuar yllin e Lille, Eden Hazard.Belgu ka qenë subjekt i interesimit të Chelseat në javët e fundit, që është konfirmuar edhe nga zyrtarë të klubit francez.
Dje Hazard deklaroi se ai do të largohet nga Lille, dhe nga Franca, në fund të këtij sezoni, duke refuzuar mundësinë që të transferohet te Paris Saint Germain për një shumë të spekulohet të jetë rreth 50 milionë funte.
Mediat angleze tash shkruajnë se në garë për francezin është edhe Chelsea, që ka bërë gati jo më pak se 40 milionë funte për të sjellë lojtarin në Stamford Bridge.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se Liga Premier kurrë nuk ka pasur kaq shumë sulmues kualitativ.“Njerëzit gjithmonë ankohen, por le të lavdërojmë sulmuesit dhe stilin sulmues në ligë. Nëse ju nuk shënoni gola, njerëzit pyesin, ‘pse nuk shënoni gola?’ Nëse shënoni gola ata kritikojnë mbrojtësit. Për momentin do të thosha se kjo është më shumë për shkak të stilit sulmues. A e preferoj këtë? Po, sigurisht”.
“Ndoshta mbrojtësit janë më të frikësuar të pengojnë pasi ekipet janë më të lëvizshme dhe rregulli i ofsajdit është më i vështirë për t’u përballur. Dhe krahasuar me vitet e kaluara ka më shumë penalti për prekje topi me dorë”.
“Por kur shihni kualitetin e sulmuesve, ky është në kulm. Te Manchester City, lojtarët të cilët janë në stol, lojtarët të cilët nuk luajnë, kjo ju tregon pse. Ne kurrë nuk kemi pasur aq shumë sulmues të mirë në ligë”, ka thënë Wenger.
FIFA ka zbuluar listën e ngushtë prej 23 lojtarëve të cilët do të jenë në garë për të fituar çmimin më të çmueshëm individual të vitit për një futbollist, FIFA Ballon D’Or.Siç edhe është pritur, në listë janë përfshirë dy prej futbollistëve më të mirë në botë dhe kandidatë kryesor për ta fituar çmimin, Lionel Messi i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit.
Barcelona po ashtu ka numrin më të madh të nominimeve, tetë gjithsej nga 23 lojtarët, derisa Real Madridi ka pesë lojtarë. Lista po ashtu dominohet nga fituesit e Kupës së Botës 2010, spanjollët, me shtatë kandidatë për të fituar trofeun.
Fituesi i Copa America, Uruguai, ka dy lojtarë në listë, po aq sa Franca, Argjentina dhe Brazili, derisa Gjermania ka tre kandidatë.

Lojtarët e Barcelonës donimojnë listën
Sulmuesi i Anzhi Makhachkala, Samuel Eto'o, është i vetmi lojtar afrikan që është përfshirë në listë, derisa Wayne Rooney është i vetmi anglez. Ky i fundit shoqërohet edhe nga një bashkëlojtar i tij te Manchester United, Nani.
Në listë nuk është përfshirë asnjë lojtar italian.

Wayne Rooney i vetmi anglez në listë
Nga lojtarët e nominuar 15 kanë luajtur në kampionatin spanjoll sezonin e kaluar. Nga Liga Premier megjithatë ka tre kandidatë për kategorinë e trajnerit të vitit, Sir Alex Ferguson i Manchester United, pastaj menaxherin i Chelseat, Andre Villas-Boas dhe ai i Arsenalit, Arsene Wenger.
Fituesi do të zgjidhet nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve, krahas votave të përfaqësuesve të mediave ndërkombëtare të zgjedhura nga France Football. Lista do të ngushtohet në tre lojtarë më 5 dhjetor derisa fituesi do të zbulohet më 9 janar të vitit të ardhshëm në Zurich .
Fituesi i vitit të kaluar ishte Lionel Messi, i cili garoi me dy bashkëlojtarët e tij, Andres Initesta dhe Xavi Hernandez.
Lista e lojtarëve kandidat për FIFA Topin e Artë:
Spanjë: Iker Casillas, Cesc Fabregas, Andres Iniesta, Gerard Pique, David Villa, Xabi Alonso, Xavi
Gjermani: Thomas Muller, Mesut Ozil, Bastian Schweinsteiger
Francë: Eric Abidal, Karim Benzema
Argjentinë: Sergio Aguero, Lionel Messi
Portugali: Cristiano Ronaldo, Nani
Brazil: Dani Alves, Neymar
Uruguaj: Diego Forlan, Luis Suarez
Kamerun: Samuel Eto’o
Angli: Wayne Rooney
Holandë: Wesley Sneijder
Lista e plotë e kandidatëve për çmimin Trajneri i Vitit:
Vicente del Bosque (Trajneri i kombëtares spanjolle), Sir Alex Ferguson (Manchester United), Rudi Garcia (Lille), Pep Guardiola (Barcelona), Jurgen Klopp (Borussia Dortmund), Joachim Low (Trajneri i kombëtares gjermane), Jose Mourinho (Real Madrid), Oscar Tabarez (Trajneri i kombëtares së Uruguait), Andre Villas-Boas (Porto, Chelsea), Arsene Wenger (Arsenal).
Legjenda e Interit, Marco Materazzi thotë se ai është duke kërkuar personin i cili e largoi atë nga ekipi sezonin e kaluar, pas dhjetë vitesh në klub.“Kisha edhe një vit tjetër në kontratën time, por zgjidhja ishte bërë, dikush mbase nuk kishte guximin të ma thotë, dhe jo presidenti pasi bisedova me të shumë qartë”.
“Respekti duhet të jetë aty për një person i cili i ka dhënë dhjetë vite të jetës së tij për ekipin, duke marrë shumë, por po ashtu edhe duke dhënë shumë gjëra. Nuk do të luaj askund tjetër në Itali, edhe pse kam pranuar disa oferta, që do të ishte mosrespekt për fansat e mi dhe për veten”.
“Ndoshta një ditë do ta takoj (ish-trajnerin Gian Piero) Gasperini dhe do ta pyes se nëse ai vërtet ishte personi që zgjodhi një lojtar tjetër në vend të meje. Ne duhet të bëjmë një panel diskutimi me Leonardon, me Gasperinin, me Branca për të gjetur fundin e kësaj”, ka thënë Materazzi.
Villarreal është duke menduar të transferojë sulmuesin e Bayern Munich, Ivica Olic, në afatin kalimtar të janarit.Nëndetësja e Verdhë do të blejë në janar për të përforcuar sulmin pasi humbi dyshen Nilmar dhe Guiseppe Rossi me lëndime afatgjate.
Olic është kapur në radarin e Villarrealit, pasi kroati së fundi tha se do të largohet nëse nuk gjen hapësirë për të luajtur. Olic është vetëm mbulesë për sulmuesit Mario Gomez dhe Nils Petersen te Bayerni.
Trajneri i Olympique Marseille, Didier Deschamps, thotë se ndalimi i Robin van Persiet është çelësi për të mposhtur Arsenalin.“Nëse ai nuk është sulmuesi më i mirë në Evropë, sigurisht është një prej më të mirëve. Ajo çfarë kërkoni nga një sulmues është të shënojë gola dhe mesatarja e tij e golave është vërtet impresive”.
“Ndoshta ai ka një ekip që luan shumë për të. Ka disa lojtarë të cilët kur janë në ballë të golit më parë do të pasonin – Gervinho ose Walcott për shembull do të bënin këtë ndonjëherë. Por ai është një prej top lojtarëve në Evropë për momentin, sigurisht”.
“Të ndalosh atë do të ishte gjëja ideale për të bërë. Por ne duhet të pengojmë atë të pranojë shumë topa, ashtu që të mos ketë shumë mundësi”, ka thënë Deschamps.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany, është caku kryesor i dy gjigantëve evropianë, Real Madrid dhe Milan.The Sun shkruan se bosi i Realit, Jose Mourinho, shpreson ta sjellë mbrojtësin në radhët e veta verën e ardhshme për një shumë prej 20 milionë funte, derisa synon të ndryshojë dukjen e katërshes së fundit.
Vëzhgues të klubit madrilen e kanë përcjellë mbrojtësin Belg gjatë disa javëve të fundit derisa kërkojnë një zëvendësim afatgjatë për Ricardo Carvalhon, 33-vjeçar.
Milani po ashtu raportohet se është duke përcjellë 25-vjeçarin, por mund të dështojë të krijojë fonte të duhura për ta bindur Cityn të heqë dorë nga lojtari.
Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, e sheh Milanin si favorit për titull.Biankonerët ruajtën kreun tabelës gjatë vikendit duke shënuar fitore 2-1 ndaj Interit në Giuseppe Meazza, derisa Milani tash është i katërti me dy pikë më pak.
“Milani është kampion, ka lojtarë të mëdhenj dhe kjo është se pse ata ende janë favoritë për titull”.
“Ne vetëm duhet të përqendrohemi për të përfunduar sezonin në pozitën më të mirë të mundshme. Ne do të duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë sulmuesi për Studio Sport.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpreson që skuadra e ta shfrytëzojë rastin për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt që në përballjen e të martës ndaj Marseille.Topçinjtë janë nikoqirë të francezëve këtë xhiro, ndërsa me fitore eventuale dhe me humbjen e Olympiakosit ndaj Borussia Dortmundit, Arsenali thuajse do ta siguronte kualifikimin.
Wenger e di se Marseille do të shkaktojë probleme me kundërsulme dhe beson se do të jetë një ndeshje intriguese. Mirëpo, dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë për kualifikim.
“Për ne është një mundësi për t’u kualifikuar nesër (e martë) dhe kuptohet se ne duam ta shfrytëzojmë këtë rast”, ka theksuar Wenger.
Klubi i Milanit ka mohuar spekulimet se Antonio Cassano gjendet në spital pasi ka pësuar një goditje iskemike në tru.Agjencia italiane e lajmeve Ansa kishte cituar burime që kishin pohuar se sulmuesi italian kishte pësuar goditje në tru, ndërsa edhe pse akoma nuk e tregojnë diagnozën e lojtarit, përfaqësues të Milanit kanë lëshuar një komunikatë për të mohuar thashethemet në media.
Sipas asaj që thuhet në kumtesën zyrtare të Rossonerëve, njoftimet e mediave kanë qenë spekulime, ndërsa thuhet se lojtari është duke u përmirësuar.
Edhe agjenti i Cassanos ka thënë se klienti i tij është në gjendje normale pasi ka biseduar me të.
















